Mirësevini në mbretërinë e astro-mitologjisë

  • Twitter
  • Facebook

Festat në Greqinë e lashtë

Festat apo lojrat dedikuar 12 perëndive të OlimpitAncient_Olympia,_Greece2

*Për nder të Zeusit – Lojrat Olimpike ishin nje festë dedikuar Zeusit. Ato zhvilloheshin çdo katër vjet në Olimpia, Peloponez, duke filluar që nga viti 776 pr.e.s. Pjesa më e rëndësishme e kësaj feste ishin garat sportive. Meshkuj nga e gjithë bota greke garonin në lloje të ndryshme sportesh. Fituesit e lojrave trajtoheshin si heronj.

*Për nder të Herës – Heraia ishte festa që i dedikohej Herës. [..]

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Shenjat dhe planetet lidhur me kafshët

animals

 

 

Pushteti i planeteve mbi kafshët

 

Secili planet sundon kafshët përkatëse duke shfaqur në një fare mënyre karakteristikat e tyre. Më poshtë kemi paraqitur vetëm planetët tradicionalë.

 

  • Dielli: Luani, shqiponja, gjeli, në përgjithësi kafshët mbretërore dhe dominuese.

[..]

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Odini – ekuivalent i Zeusit

Statuja e Odinit (Wotan) në Denkal, Hanover, Gjermani

Wotan_Hannover1
Në gojëdhënat (traditat) gjermanike dhe nordike Odini (nga norvegjishtja e vjetër Óðinn) është një perëndi që nderohet gjerësisht. Odini në anglishten dhe saksonishten e vjetër njihej si W?den, dhe në gjermanishten e vjetër (të zhvilluar) si Wuotan apo Wodan, që të gjithë rrjedhin nga teonimi i rindërtuar proto-gjermanik *wodanaz. Odini përshkruhet me një sy dhe me mjekër të gjatë, shpesh duke mbajtur një shtizë,Gungnir, dhe një mantel të zi, blu të mbyllur dhe të gjelbër dhe një kësulë të gjerë. Ai zakonisht paraqitet i shoqëruar nga disa kafshë – ujqit Geri dhe Freki dhe korbat Huginn dhe Muninn, të cilët i sjellin atij lajme nga i gjithë Midgardi – dhe Odini i grah kalit fluturues tetë-këmbësh Sleipnir nëpër qiell dhe në botën nëntokësore. Odini dëshmohet të ketë shumë djem me gruan e tij Frigg, ku më i famshmi është perëndia Bald, dhe njihet me mbi 100 emra. [..]

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Kur u krijua llogaritja e orës

LLOGARITJA E ORËS TE ROMAKËT E LASHTË
ORA

Romakët trashëguan nga etruskët agrimensurën, shkencën e matjes gjeometrike të kufijve, praktika shumë të dobishme për të vendosur kufijtë e pronave dhe të tokave të pushtura. Nga agrimensura vjen në fakt termi groma, instrumenti matës, instrument tjetër që vjen nga greqishtja ‘gnomon’ (orë diellore që formon hije).
Në fillim romakët vrojtonin kohën ditore mbi fenomenet e dukshme të agimit dhe muzgut, dhe ditën e quanin “dies”, ndërsa natën “noks”. Dita e nesërme quhej ‘postridie’ dhe e pasnesërmja ‘post diem tertium eius diei’ (dita e tretë pas asaj dite). [..]

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Kokino – vendi arkeo-astronomik në trojet ilire

Kokino, vendi arkeo-astronomik në trojet iliro-thrakeMegalithic_Observatory_Kokino

Vendi arkeo-astronomik, observatori megalitik “Kokino” ndodhet 19 kilometra në verit të qytetit të Kumanovës (Maqedoni) dhe në afërsi të fshatit Kokino. Ky vend u zbulua nga arkeologu maqedonas Jovica Stankovski, drejtor i Muzeumit kombëtar në Kumanovë, në vitin 2001.

Kjo kodër është formuar nga shkëmbinj vullkanik dhe ka një lartësi prej 1013 metra mbi nivelin e detit.

Natyra i ka vendosur këta shkëmbinj në një mënyrë të tillë saqë formojnë pothuajse blloqe ideale kubike shkëmbore të cilët banorët e lashtë parahistorikë mund t’i shndërronin lehtësisht në observatorë për të vrojtuar Diellin dhe Hënën dhe për të kryer rituale fetare. Observatori megalitik “Kokino” paraqet një kompleks origjinal dhe përbërës të formuar 3900 vjet më parë, në një zonë iliro-thrake që para 2500 vitesh mbante emrin Paeonia.  [..]

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Sirenat

SIRENATmermaid.

Një sirenë është një krijesë legjendare ujore me kokën dhe trupin e një njeriu dhe me bishtin e një peshku. Sirena në gjuhën angleze quhet ‘mermaid’ që rrjedh nga fjala “mer” = det, dhe ‘maid’ =vajzë, pra me kuptimin “vajzë deti”; në gjininë mashkullore përdoret si ‘merman’ (djalë deti).
Sirenat shfaqen në folklorin e shumë kulturave në mbarë botën, përfshirë Lindjen e Mesme, Europë, Afrikë dhe Azi. Historitë e para të sirenës shfaqen në Asiri rreth vitit 1000 pr.e.s.Perëndesha Atargatis, nëna e perëndeshës asiriane Semiramis, u dashurua me një njeri (bari) dhe padashje e vrau atë. E turpëruar, ajo u hodh në liqen dhe mori formën e një peshku, por ujrat nuk e prishën bukurinë e saj. Më pas, ajo mori formën e një sirene – nga mesi e lart njeri, nga mesi e poshtë peshk. Grekët e njihnin perëndeshën Atargatis me emrin Derketo. Pak para vitit 546 pr.e.s, filozofi miletian Anaksimandri hodhi mendimin që njerëzimi kishte ardhur nga një lloj kafshe ujore. [..]

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Hermafroditi

HERMAFRODITI (njeriu me dy gjini)

Naiad1

Në mitologjinë greke, Hermafroditi ishte djali i Hermesit dhe Afërditës. Meqë Hermafroditi ishte i biri i Hermesit, dhe si rrjedhojë stërnip i Atlasit, nganjëherë ai quhej Atlantid. Poeti romak, Ovidi, na tregon se Hermafroditi u rrit nga najadat (nimfat) në shpellat e Malit Ida, një mal i shenjtë në Frigjia (Turqinë e sotme). Në moshën 15 vjeçare, ai filloi të merzitej me vendin që e rrethonte dhe mori udhën për në qytetet e Likias dhe Karias. [..]

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Miti i krijimit të shiut

<Afërdita dhe Adonisi>

adonis
Afërdita ishte një nga perëndeshat më të admiruara nga njerëzit. Ajo ishte perëndesha e dashurisë. Njerëzit i luteshin asaj kur ndiheshin të vetmuar dhe kishin nevojë për ngushëllim. Zakonisht Afërdita i ndihmonte prandaj ata e donin shumë. Mirëpo, një ditë ishte vet Afërdita që e ndjeu veten të vetmuar; ishte lodhur duke i ndihmuar të gjithë të gjenin dashurinë e tyre, ndërsa për vete ndihej vetëm. Prandaj ajo vendosi të mos ndihmonte më askënd në jetën e dashurisë derisa ajo vetë të ishte e lumtur me dikë.
Për muaj të tërë ajo endet nëpër tokë e maskuar si një vajzë e bukur njerëzore. [..]

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Simbolizmi i kurorave të ndryshme dhe ulliri

KURORAT DHE LIDHJA E TYRE ME PERENDITË (1)

Kurorat me lule, gjethe apo degë pemësh lidhen ngusht me paganizmin dhe përdoreshin shumë nëpër festa të lashta pagane, sidomos nga priftërinjtë dhe fituesit e garave, veçanërisht kurora me degë ulliri dhe ajo me degë dafine. Sipas mitologjisë, ishte perëndesha Nike (Niki) ajo që lidhej me garat dhe mbante kurorën në dorë për t’ua vendosur në kokë fituesve. Vetë fjala “niki” në greqisht ka kuptimin “fitoj”. Në mitologjinë romake ajo njihet me emrin Viktoria. Por le të njihemi më thellë me kurorat e ndryshme, simbolikën e tyre dhe lidhjen e tyre me perënditë.

kurorat.

1) Kurora me gjethe lisi është simbol i Zeusit, mbretit të perëndive. Lisi simbolizon forcë, jetëgjatësi, ai tërheq vetëtimat që lidhen ngusht me atin qiellor, Zeusin. Përmes gjetheve të lisave të shenjtë në Dodonë jepeshin profeci në Orakullin e Zeusit. [..]

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook