> Faqja pare >Archive for October, 2017

Mirësevini në mbretërinë e astro-mitologjisë

  • Twitter
  • Facebook

Festat në Greqinë e lashtë

Festat apo lojrat dedikuar 12 perëndive të OlimpitAncient_Olympia,_Greece2

*Për nder të Zeusit – Lojrat Olimpike ishin nje festë dedikuar Zeusit. Ato zhvilloheshin çdo katër vjet në Olimpia, Peloponez, duke filluar që nga viti 776 pr.e.s. Pjesa më e rëndësishme e kësaj feste ishin garat sportive. Meshkuj nga e gjithë bota greke garonin në lloje të ndryshme sportesh. Fituesit e lojrave trajtoheshin si heronj.

*Për nder të Herës – Heraia ishte festa që i dedikohej Herës. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Shenjat dhe planetet lidhur me kafshët

animals

 

 

Pushteti i planeteve mbi kafshët

 

Secili planet sundon kafshët përkatëse duke shfaqur në një fare mënyre karakteristikat e tyre. Më poshtë kemi paraqitur vetëm planetët tradicionalë.

 

  • Dielli: Luani, shqiponja, gjeli, në përgjithësi kafshët mbretërore dhe dominuese.

Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Odini – ekuivalent i Zeusit

Statuja e Odinit (Wotan) në Denkal, Hanover, Gjermani

Wotan_Hannover1
Në gojëdhënat (traditat) gjermanike dhe nordike Odini (nga norvegjishtja e vjetër Óðinn) është një perëndi që nderohet gjerësisht. Odini në anglishten dhe saksonishten e vjetër njihej si W?den, dhe në gjermanishten e vjetër (të zhvilluar) si Wuotan apo Wodan, që të gjithë rrjedhin nga teonimi i rindërtuar proto-gjermanik *wodanaz. Odini përshkruhet me një sy dhe me mjekër të gjatë, shpesh duke mbajtur një shtizë,Gungnir, dhe një mantel të zi, blu të mbyllur dhe të gjelbër dhe një kësulë të gjerë. Ai zakonisht paraqitet i shoqëruar nga disa kafshë – ujqit Geri dhe Freki dhe korbat Huginn dhe Muninn, të cilët i sjellin atij lajme nga i gjithë Midgardi – dhe Odini i grah kalit fluturues tetë-këmbësh Sleipnir nëpër qiell dhe në botën nëntokësore. Odini dëshmohet të ketë shumë djem me gruan e tij Frigg, ku më i famshmi është perëndia Bald, dhe njihet me mbi 100 emra. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Kur u krijua llogaritja e orës

LLOGARITJA E ORËS TE ROMAKËT E LASHTË
ORA

Romakët trashëguan nga etruskët agrimensurën, shkencën e matjes gjeometrike të kufijve, praktika shumë të dobishme për të vendosur kufijtë e pronave dhe të tokave të pushtura. Nga agrimensura vjen në fakt termi groma, instrumenti matës, instrument tjetër që vjen nga greqishtja ‘gnomon’ (orë diellore që formon hije).
Në fillim romakët vrojtonin kohën ditore mbi fenomenet e dukshme të agimit dhe muzgut, dhe ditën e quanin “dies”, ndërsa natën “noks”. Dita e nesërme quhej ‘postridie’ dhe e pasnesërmja ‘post diem tertium eius diei’ (dita e tretë pas asaj dite). Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook