Aforizma

THËNIE PËR ASTROLOGJINË

separatori_16
…..
….

  • Gjithçka është shkruar në qiell”. – Klaud Ptolemeu ( autori i “biblës” astrologjike).
  • Universi nuk mund të lexohet pa mësuar mëparë gjuhën e tij dhe pa u familjarizuar me simbolet në të cilat është shkruar. Universi është shkruar në gjuhën e matematikës, dhe shkronjat janë trekëndëshat, katërkëndëshat, dhe figura të tjera gjeometrike, pa të cilat do të ishte e pamundur për njerëzimin të kuptonte një fjalë të vetme”. -Galileo Galiei.
  • Astrologjia është një shkencë themelore e njerëzimit”. – Johannes Kepler.
  • Një mjek nuk është profesionist në qoftëse nuk njeh të paktën bazën e astrologjisë”. – Hipokrati (babai i mjekësisë).
  • “Një fizikant pa njohuri në astrologji nuk ka të drejtë ta quajë veten fizikant”. – Hipokrati.
  • “Astrologjia është një gjuhë e huaj. Nëse e kuptoni këtë gjuhë qielli flet me ju”. – Dane Rudhyar (astrolog i famshëm).
  • Tranzitet planetare dhe pozicionet e lindjes nxisin vetëm prirje, por kur, në të njëjtën pikë, bëhen disa prirje së bashku ato kthehen në forca detyruese duke i bërë ngjarjet konkrete.” – Nikolas Herceku
  • Astrologjia është nëna e astronomisë, e bija e mitologjisë dhe motra e madhe e psikologjisë”. -Nikolaos Herceku
  • Astrologjia është si një gjuhë e huaj, ku astrologu përkthen aq sa di dhe ndoshta jo aq sa mund të kërkojë klienti ” . -Nikolas Herceku
  • Astrologjia serioze është astronomi e përzier me psikologji”. -N. Herceku
  • “Dielli na dhuron jetën dhe jetën e drejtojnë planetët (trupat qiellorë). – Nikolaos Herceku
  • “Astrologjia është ndoshta ajo që pajton shkencën me religjionin, ajo është edhe shkencë edhe besim” – Nikolas Herceku.
  • Astrologjia nuk të jep siguri, por vetëm mundësi”.
  • Ne kemi lindur në një moment të caktuar, në një vend të caktuar, dhe ashtu si cilësia e prodhimit të verës në kohën e caktuar, ne kemi cilësitë e vitit dhe të stinës në të cilën kemi lindur. Astrologjia nuk pretendon gjë tjetër”. – Carl Jung.
  • Astrologjia është një mënyrë shumë shkencore arsyetimi” – OSHO
  • Astrologjia është e saktë po aq sa është i aftë astrologu”.
  • Kushdo mund të bëhet një milioner, por që të bëhesh një miliarder të duhet një astrolog”. – Xhon Pierpont Morgan (miliarderi i parë).
  • Nuk ka as edhe një njeri që të ketë lindur me një yll të keq. Fajin e kanë njerëzit që nuk dinë të lexojnë qiellin”. – Dalai Lama.
  • Nëse do të më pyesnin se cila është feja ime, do të përgjigjesha: astrologjia – Alexandre Volguine.
  • S’duhet të kemi turp të flirtojmë me zodiakun. Zodiaku ia vlen për të flirtuar.” – D.H Laurence.
  • Astrologjia është një shkencë në vete, që përmban një tërësi njohurish. Më ka mësuar shumë gjëra dhe i jam pafundësisht borxhli”. – Albert Einstein.
  • Kush ka nevojë për astrologjinë? Njerëzit e zgjuar ecin para me biskotat e fatit”. – Eduard Abei.
  • Trupat qiellorë janë shkaku i gjithçkaje që prodhohet në këtë botë tokësore, ato ndikojnë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë mbi veprimet njerëzore, por të gjitha efektet që ato prodhojnë, nuk janë të pashmangshme”. – Saint Thomas D’Aquin.
  • “Astrologjia është thjesht një gisht drejtuar realitetit”. – Steven Forrest.
  • S’ka varkë më të mirë se një horoskop për të ndihmuar një njeri të kalojë detin e jetës”. – Varaha Mihira.
  • “Janë yjet, yjet sipër nesh, që qeverisin rrethanat tona” – Uilliam Shekspir.
  • “Astrologjia është më fisnikja e shkencave” – Dante Aligeri.
  • Yjet në qiell krijojnë muzikë nëse do kishim veshë për t’i dëgjuar” – Pitagora.
  • Njerëzit duhet ta marrin njohurinë nga Dielli, Hëna dhe trupat qiellorë” – Ralph Waldo Emerson
  • Astrologjia është një zonjë e vjetër që josh inteligjencat më të mëdha”. – Eugène Brunet.
  • Astrologjia është një teknikë për të studiuar ciklet e jetës” – Dane Rudhyar.
  • Astrologjia është algjebra e jetës” – Dane Rudhyar.
  • Astrologjia nuk është teologjike; ajo është e drejtpërdrejtë, reale dhe eksperimentuese” – Steven Forrest.
  • Astrologjia është një përpjekje klasifikimi përvojash dhe diferencash njerëzore” – Christian Drouaillet.
  • Astrologjia është nëna e të gjitha shkencave, nëna e qytetërimit; është e para dhe më universalja e përpjekjeve të bëra nga njeriu për të zbuluar rregullin e fshehur nën çrregullimin e xhunglës tokësore, qoftë ajo fizike apo psikologjike” – Dane Rudhyar.
  • “Njeriu vetë është Dielli, ndjenjat e tij janë planetët” – Novalis.

thenie-astrologjike

  • Twitter
  • Facebook