> Faqja pare > Aksidentet & vdekja > Aksidentet

Aksidentet

                UraniMeqënëse Urani ndodhet në shenjën e Dashit, ai sjell surpriza pakëndshme për Dashin, Gaforrren, Bricjapin dhe Peshoren (shenjat e kundërta me pozicionin e tij), si divorce, pushime nga puna, dhe aksidente të ndryshme. Ai tani ndodhet rreth 16 gradë ne Dash dhe varet sa gradë i keni ju planetët në hartën e lindjes që t’ju prekë edhe juve. Do të marrim shembull dy ngjarje të aksidenteve të dy personaliteteve gjermane 1) Michael Schumacher (BRICJAP) dhe 2) Angela Merkel (GAFORRE):

Disa aspekte planetare per aksidente formohen nga:
1. Urani (planeti i te papriturave dhe aksidenteve)
2. Marsi (planeti i dhunes, gjakut dhe nxitimit)
3. Merkuri (planet i levizjeve, mendjes dhe udhetimeve).

 

a) Duke analizuar aksidentin e Michael Schumacher me 29 dhjetor 2013 gjejmë këto tranzite tipike për aksident:

Michael

 

Urani (8 gradë te Dashi) kuadrat me Diellin (dhe Hënën ) = kuptimi: rrezik për çarje, thyerje kockash, lodhje kardiake.
Marsi (10 grade te Dashi) kuadrat me Henen dhe Diellin = kuptimi: plage, pakujdesi, aksident.
Marsi opozite Uranit = kuptimi: mundësi për ndërhyrje kirurgjikale, prirje aksidentale.
Jupiteri opozite Diellit = kuptimi: do të keni një siguri të tepruar në vetvete, probleme me arteriet.

 

 

 

 

b) Tranzitet per aksidentin e kancelares gjermane Angela Merkel me datën 6 janar 2014:

angela

 

Merkuri opozite me Diellin = kuptimi: mungesë e qartësisë mendore, shpërqendrim, kujdes në lëvizje!
Merkuri opozite me Uranin = kuptimi: të papritura të pakëndshme në lëvizje.
Merkuri kuadrat me Neptunin = kuptimi: hutim , do të humbisni kontaktet me realitetin.
Uranin kuadrat me Merkurin = kuptimi: aktivitete të paparashikueshme, probleme të forta shëndeti, aksidente apo probleme me frymëmarrjen.

 

Urani kuadrat me Marsin e saj të progresuar = tipik për aksident dhe kirurgji.

 

(Klikoni mbi harta për t’u zmadhuar)

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.