> Faqja pare >Archive for the ‘ASTROLOGJI TË TJERA’ Category

Astrologji të ndryshme në botë

ASTROLOGJITË SA, SI DHE PSE?

 

Pak histori….

Më e gjallë dhe intriguese se kurrë, sot astrologjia na paraqitet, një dhe e shumtë.

Një, sepse të gjithë astrologët dhe simpatizues të ndryshëm kanë të përbashkët faktin për të besuar që ekziston një lidhje ndërmjet njeriut dhe planetëve të sistemit diellor, e shumtë sepse kemi shumë funskione të saj.

Kjo shumëllojshmëri është fryt i vizionit të botës, i opsioneve filozofike dhe i praktikave të ndryshme, kontradiktore, madje të kundërta.

Kush nga ne ka pasur një moment hutimi përballë rafteve të librarive ku, duke shfletuar disa libra astrologjie, në fund ka pyetur veten se cilin të zgjedhë? Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Dorëshkrime zbuluar pranë Detit të Vdekur

f9Astrologjia në Dorëshkrimet e Detit të Vdekur dhe krishtërimi

Është me të vërtetë mahnitëse që Dorëshkrimet e Detit të Vdekur ia kanë dale mbanë të arrijnë deri në shekullin XXI. Tani kemi provat e lidhjes së dokumentave të vjetra, të judaizmit të shekullit të parë, të Kishës së Krishterë të zanafillës, dhe të astrologjisë së lashtë. 

Edhe studiuesit dhe njerëzit e kishës kanë mbetur të tronditur nga ky zbulim dhe nuk arrijnë ende të pajtojnë një praktikë të fshehtë të pabesueshme si astrologjia me versionin e saktë, të rishikuar e të sterilizuar, të fesë së krishterë të predikuar në të gjitha kishat bashkëkohore. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Astrologjia horare sportive

ASTROLOGJIA DHE SPORTIgermany-winner

Kjo faqe nuk shërben për të parashikuar ndeshjet e futbollit, por ju meson se si duhet ta bëni vetë këtë!
Së pari, duhet të keni pak përvojë në artin e astrologjisë horare.
Astrologjia horare mund të përdoret për të parashikuar zhvillimet sportive në dy mënyra:
• me anë të analizimit të hartave horare për kohën kur ndodh zhvillimi i ndeshjes.
• duke analizuar hartën horare për një pyetje të caktuar.
Për një ndeshje formohet gjithmonë harta me datën, orën dhe vendin ku ndodh ajo. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

CILËS YJESIE I PËRKISNI?

Zbuloni dhjetëditshin dhe yjësinë  tuaj sipas astro-mitologjisëyjesite

Grupe të caktuara yjesh që i ngjajnë një imazhi të caktuar formojnë atë që quhet yjesi (konstelacion). Dijetarët e lashtë dhe të mëvonshëm kanë emërtuar gjithsej 88 yjesi me emra mitologjik. Çdo shenjë zodiakale ndodhet përballë yjësive të caktuara. Rrethi zodiakal ka gjithsej 360 gradë, i ndarë me dhjetëditshe i bie të ndahet me 36 yjësi korresponduese. Zbuloni se në cilën yjesi keni lindur. Secila shenjë ndahet me nga tre dhjetëditsha, pra me nga tre yjesi.

Shenjat ndahen: 6 në mashkullore dhe 6 në femërore, pra duke nisur nga Dashi mashkullore, Demi femërore e kështu me radhë, një mashkullore e një femërore pa e prishur rregullin. Dhjetëditshat e parë të shenjave mashkullore shkojnë mirë me njëri-tjetrin, kurse ato femërorë Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook