> Faqja pare >Archive for the ‘Histori e astrologjisë’ Category

Origjina e astrologjisë

Historia dhe origjina e astrologjisë
Mesopotamia
Njerëzit e parë mbi tokë të quajtur homosapiens kishin frikë nga të gjitha fenomenet natyrore që shikonin. Në në vërtetë, shtërngatat, stuhitë, vetëtimat, tërmetet, vullkanet, eklipset, Dielli, Hëna, yjet, kometat etj. ishin dukuri që ata nuk i kuptonin. Këto dukuri (fenomene) që ata nuk kuptonin dhe që nuk dinin se si t’i kontrollonin (mposhtnin) u kthyen në forca të mbinatyrshme, në perëndi. Qielli që për ata ishte i paarritshëm, ishte vendbanimi i zotave. Pra, që prej mijëra vitesh, njerëzit kanë vëzhguar qiellin për të kuptuar mesazhet e perëndive (zotave). Vazhdo…

  • Twitter
  • Facebook

ORIGJINA MESOPOTAMIANE E ASTROLOGJISË

Të dhënat që paraqiten këtu vijnë kryesisht nga burime kryesore akademike, ndonëse ka gjithashtu disa spekulime në tema ku nuk ka shumë qartësi. Këtu ka shumë për të mësuar për historinë e astrologjisë.

Bazuar në gjykimet e autorëve astrologjia perëndimore ka ardhur në ekzistencë vetëm njëherë në jetë dhe në një vend; vendi është (afërsisht Iraku i sotëm) dhe kohën do ta diskutojmë më poshtë. Duke thënë këtë, një tjetër çështje duhet të trajtohet; ajo çfarë nënkuptojmë me “astrologjinë siç e njohim sot”, është astrologjia horoskopike, d.m.th astrologjia qëllimi i së cilës është përgjigjia e pyetjeve, parashikimi i ngjarjeve botërore, dhe shqyrtimi i fatit individual, të gjitha të bazuara në një dokument të veçantë, tema apo harta e lindjes. Dhe ajo hartë ka një gradë të veçantë apo shenjë e cila shënohet si fillimi i thelbit të shqyrtimit. Është zakonisht grada apo shenja që po lind, ndonëse për qëllime të hollësishme Dielli, Hëna, apo Pjesa e Fatit mund të përdoren gjithashtu.  

Astrologjia është pothuajse universale ndër popujt e lashtë dhe nuk është e kufizuar as në kohë as në vendin si pikë origjine. Pothuajse çdo popull i lashtë ka sistemin e tij të ekzaminimit të qiellit për qëllime parashikimi: amerikanët indigjenë, grekët (para se të takoheshin me astrologjinë mesopotamiane), popujt e Indisë, kushdo që ndërtuan Stonehenge dhe ‘New Grange’ në Ishujt Britanik, dhe popujt e lashtë nordikë, etj. Shumë nga polemikat e lidhura me antikitetin e astrologjive të popujve të ndryshëm buron nga konfuzioni mbi këtë çështje. Studimi i shenjave qiellore nuk përbën astrologjinë siç e njohim atë.   

 chaldean-astrology-talisman10

Origjina mesopotamiane

Mesopotamia, “Toka ndërmjet dy lumenjve”, është një nga të ashtuquajturat “djep” i qytetërimit, sëbashku me Egjiptin, Kinën, dhe Luginën e Indusit. Me sa duket ajo është më e vjetra ndër to. Provat tregojnë një civilizim urban që prej 4000 pr.e.s. Njerëzit e parë në atë zonë ishin një popull i njohur si Ubaidianët. Pothuajse nuk dimë asgjë për këta njerëz përveç asaj që në një periudhë shumë të hershme një popull tjetër filloi të zhvendosej në këtë zonë dhe të lidhnin martesa ndërmjet tyre. Këta ishin Sumerët të cilët u bënë mbizotërues dhe gjuha e të cilëve zëvendësoi gjuhën e Ubaidianëve cilado ishte ajo. Gjithashtu Sumerët shpikën formën më të vjetër të shkrimit, kuneiform, Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Historia e astrologjisë

Aleksander-SelanikMegjithëse njerëzit janë magjepsur gjithmonë nga qielli i natës, kultura e parë Perëndimore që u interesua për lëvizjet në qiell ishte ajo sumeriane në luginën e Mesopotamisë, 6000 vjet para erës sonë. Rreth vitit 2400 pr.e.s babilonasit (të njohur gjithashtu si kaldeas), formuan mbi këto vëzhgime tabelat e para astrologjke, dhe gjatë mijëra viteve ata zhvilluan sistemin e parë të astrologjisë

(e cila, gjithashtu, ishte njëkohësisht edhe astronomi: të dyja ishin sinonim deri në vitin 1800) të bazuar në vëzhgimet e cikleve planetare dhe se si ato lidheshin me ngjarjet e rëndësishme të qytetërimit të tyre.
Astrologjia babilonase ishte mjaft ndryshe nga astrologjia e sotme moderne. Sigurisht që në atë kohë nuk kishte kompjutera; dhe për më tepër ata nuk kishin lista të pozicioneve apo lëvizjeve planetare. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Historia e astrologjisë në epoka të ndryshme

Historia e astrologjisë mesopotame
Astrologjia është një praktikë e lashtë që civilizime të ndryshme me sa duket kanë zhvilluar në mënyrë të pavarur. Kaldeasit që jetonin në Babiloni konsultoheshin me të që prej 3000 vjet pr.e.s. (ndërsa kinezët e praktikonin që rreth 2000 vjet pr.e.s).
Duke vëzhguar Siriusin që ngrihej, egjiptianët parashikonin fryrjen e lumit Nil. Kur Siriusi ngrihej në qiell , ata e dinin që cikli vjetor rifillonte. Vazhdo…

  • Twitter
  • Facebook