> Faqja pare >Archive for the ‘GJITHÇKA PËR DIELLIN’ Category

Lista e Hyjnive Diellore

apollo-chariot-1Një hyjni diellore është një perëndi apo perëndeshë që përfaqëson Diellin, apo një tipar të tij, zakonisht nga fuqia dhe forca tij e perceptuar. Hyjnitë diellore dhe adhurimi i Diellit mund të gjenden në pjesën më të madhe të historisë në forma të ndryshme të dhënash. Më poshtë keni një listë të hyjnive diellore:

Mitologjia afrikane

  • Anyanwu = perëndi e fisit Igbo që besohej se banonte në Diell.
  • Magec = perëndi e Diellit dhe dritës në ishullin Tenerife.
  • Mawu = perëndeshë e lidhur me Diellin dhe Hënën në mbretërinë Dahomey.
  • Ngai = perëndi të Diellit në grupet etnike Kamba, Kikuyu dhe Maasai.

Mitologjia australiane vendase Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Simboli i Yllit me Hënën në Rritje & Bizanti

ylli-hena.

Ylli dhe Hëna në rritje zakonisht janë gjetur në ikonografinë e periudhës helenistike në Pontus, Mbretërinë Bosporiane, dhe veçanërisht në Bizant rreth shekullit të dytë dhe të parë pr.e.s. Ky kombinim e ka origjinën në Mesopotami dhe Lindjen e Mesme, që nga kohët shumë të hershme, dhe përfaqëson Hënën dhe Diellin, apo Hënën dhe Yllin e Mëngjesit (Venusin). Monedhat me këtë paraqitje kanë një histori të gjatë. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Dielli në astronomi

sun_and_all_planets

Dielli është një yll sferik me përmasa gjigande. Ai përbëhet prej dy gazeve: 74% hidrogjen dhe 24% helium, dhe ndodhet në periferi të galaktikës sonë. Dielli ka lindur 4,6 miliard vjet më parë dhe bën rrotullimin e tij të plotë në galaktikë për rreth 220 milion vjet me një shpejtësi prej 217 km/sekond. Distanca e Diellit nga qendra e Rrugës së Qumështit mendohet të jetë mbi 25 000 vite dritë larg. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Dielli në mitologji

apollonPothuajse çdo qytetërim e ka adhuruar Diellin si zot (perëndi). Ai shfaqet me një shigjetë në dorë dhe me flokë të artë. Perëndia Diell është një hyjni supreme, pasi flakët e tij mund të shkatërrojnë gjithçka. Sumerët (3000- 1400 pr.e.s) janë ndoshta popujt më të parë që kanë adhuruar Diellin si perëndi me emrin Utu. Tek asirianët perëndia-Diell njihej me emrin Beli, ndërsa në disa vende të tjera afrikane ai quhej Liza. Në Mesopotaminë e lashtë astrologjia ishte e përzier plotësisht me mitologjinë ku trupat qiellorë ishin perëndi. Egjiptianët zotin-Diell e quanin Aten (nga ku mund ta kete prejardhjen fjala “At” apo ‘Atena’ greke) dhe më vonë ai njihej si Amen–Ra, ose Horus, dhe e kishin zotin më të adhuruar. Sipas përfytyrimeve të grekëve të lashtë, botën e drejtonin zotat, që jetonin në malin Olimp, në Larisa të Greqisë. Apolloni, ishte djali i Zeusit dhe i Letos, vëllai binjak i Artemisës dhe njihej si perëndia e Diellit. Vazhdo…

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Dielli në astrologji

Macedonian-sun
Në astrologji, për nevojë, Dielli quhet planet edhe pse dihet që teknikisht është yll. Ai është më i rëndësishmi bashkë me Ashendentin dhe Hënën. Dielli përfaqëson jetën, shpirtin, gjallërinë tonë, individualitetin, dëshirën për t’u dukur, vullnetin dhe energjinë krijuese, rrezatuese, dëshirën për të jetuar, egon, nderimet, personalitetin.Ai shpreh potencialin e energjisë që kemi, krijimtarinë, marrjen e një pozicioni në jetë. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Simbolizmi i përkrenares së Skënderbeut

Kodi i fshehtë i përkrenares së Skënderbeutskenderbeu

Helmeta e Skënderbeut është e përbërë nga metali, i zbukuruar me një shirit të veshur me ar. Në majë të saj gjendet koka e bronztë e një dhie me brirë, por që është e veshur me ar. Pjesa e poshtme përmban një shirit bakri me mbishkrimin * IN * PE * RA * TO * RE * BT * (Ihezus Nazarenus * Principi Emathie * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Regi Epirotarum * Benedictat Te)  që do të thotë  Jezusi i Nazaretit Te Bekon Ty o Princi i Matit, Mbreti Arberise, Tmerr i Osmaneve, Mbret i Epirit.

Po çfarë do të thotë përkrenarja e Skënderbeut me dy brirët e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe përse fisnikë të tjerë shqiptarë pas tij ose njëkohësisht me të nuk e mbanin atë simbol? Mos ndoshta duheshin merita të caktuara për të mbajtur një përkrenare me të tilla simbole? Përse kjo përkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt në muzeun e Vjenës? Në një moment të historisë sonë të diturit mund të kenë munguar në këto troje, por nëpër Europë kanë ditur të fshihen dhe të mbijetojnë. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Dita e Verës – festa e Diellit

dita-veres
DITA E VERES – FESTA SHQIPETARE NE NDERIM TE DIELLIT

Çështja hapet për një mbledhje të të gjitha mënyrave të festimit të Ditës së Verës sipas krahinave.

Si fillim disa sqarime në lidhje me datat dhe emërtimin:

1 mars, 14 mars, apo 21 mars? Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Prejardhja e fjalës ‘Amen’ dhe “Amanet’

Ra-the-Sun-God
Fjala “Amen” dhe “Amanet” vijnë nga zoti i lashtë egjiptian Amen-Ra (ose Amon Ra).
Amen-Ra ishte perëndia-Diell i Egjiptit, i quajtur gjithashtu Horus. Kur njerëzit luteshin në tempullin e tij ata në fund të lutjes thonin “Amen”, ku ende thonë edhe sot nëpër kisha e xhamia (tempujt modernë të kultit). Ra do të thotë Diell.

Pra, fjala “Amen” (ose Amin) e përvetësuar nga fetë monotesite duke i dhënë kuptimin “ashtu qoftë”, nuk është gjë tjetër veçse një term që nënkupton perëndinë egjiptiane të Diellit, Amenin (Amonin). Po kështu edhe fjala ‘Aman’ (Amon në dialektore) ose ‘Amanet’ në disa krahina përdoret edhe sot me kuptimin “të lutem” që dikur thuhej “pash Diellin /Zotin”. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Gjeli – simbol i Diellit

gjeli

Gjeli është një simbol universal diellor për shkak se e kënduara e tij lajmëron ardhjen e agimit. Në Indi, është atributi i Skandha-së, personifikimi i energjisë diellore.

Në Japoni, këndimi i tij, i shoqëruar me këngët e perëndive, joshi Amaterasu-në, perëndeshën e diellit, jashtë shpellës ku ajo ishte fshehur, që korrespondon me manifestimin e dritës.
Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

IL dhe EL perendi diellore

IL dhe EL perendi diellore

11201917_10207940121163023_1041845798101004881_n
Tekstet hitite shpesh u referoheshin mbretërve si perëndi të Diellit. Perëndia Diell kishte një rol kryesor në në religjonin (fenë) e Europës së lashtë. Monumenti Stonehenge tregon që Keltët adhuronin Diellin më shumë se çdo hyjni tjetër. Dielli që lind i jepte klasës priftërore ilire dhe hitite paralajmërimin e ringjalljes pas vdekjes. Nga të gjithë popujt indo-europianë helenët, ilirët dhe ilionët (Trojanët, popull hitit) do të mbanin emrin e perëndisë Diell (Helios, Elios, Eli, El ose Ilios, Ili, Il).

Toponime që rrjedhin nga perëndia e Diellit IL ose EL (HEL):

Aq e fuqishme ishte ngasja e adhurimit të Diellit tek fiset greke saqë klasa sunduese e qytet-shteteve filluan ta quanin veten Helenikos. sipas perëndisë Diell Helios. I gjithë vendi quhej më pas Heladha dhe grekët Helenë. Grekët e vjeter gjithashtu emërtuan fqinjët e tyre me emrin “iliri” duke e ditur që ata adhuronin perëndinë e tyre Ili (Ylli, apo Dielli). Vetë fjala Diell në gjuhën e hershme ilire rrjedh nga “Die+illi” që ka kuptimin “ylli i ditës”.

Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook