> Faqja pare >Archive for the ‘Apolloni’ Category

Perendia e Diellit dhe Dielli astrologjik

Apolloni1Ne kete artikull, Liz Greene e perqendron vemendjen e saj mbi parimin diellor te lidhur me Apollonin, perendine greke te Diellit. Duke analizuar ne menyre të qarte dhe te shkelqyer aspektet kryesore te mitit apollonian, ajo lidh me kuptimet e Diellit rolet kryesore që i caktohen perendise se Diellit: krijues i botes, profet,  shuajtes  i mallkimeve familjare,  sherues dhe sjelljes i kultures.

Miti dhe astrologjia jane, gjithmone, njera ne sherbim te tjetres, meqe te dyja shprehin perceptimin njerezor te kozmosit. Qe prej kohesh te Babilonasit e ne vazhdim, planetet, trupat e shndritshem qiellore dhe yjet fikse kane perfaqesuar jo vetem forcat apo faktoret qe ndikojne apo perfaqesojne aspektet e jetes njerezore, por edhe personazhet e historise qe shprehin, ne forme imagjinare, karakteristikat prototipe te qenesishme ne jeten dhe mendjen njerezore. Astrologu qe deshiron te eksploroje kuadrin mitologjik te planeteve mbeshtetet nga nje burim i pasur me njohuri dhe intuite qe mund te zgjerojne dhe te pasurojne te kuptuarit tone per simbolizmin astrologjik; dhe kjo, ne kembim, na ben astrologe me te mire meqenese na jep mundesine te depertojme ne boten e brendshme te klientit dhe per t’i komunikuar atij interpretimet tona permes nje gjuhe qe di te preke shume zemren aq sa dhe mendjen. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Tempulli i Apollonit – Orakulli i Delfit

delfi
Delfi është një vend arkeologjik në Greqi, i cili shtrihet në jug-perëndim të Malit Parnas, në luginën e zonës së Focisë. Gjatë periudhës klasike, Delfi ishte vendi i orakullit më të rëndësishëm në botën helene, një vend i famshëm ku adhurohej Apolloni, perendia e Diellit, arteve dhe muzikës.
Emri Delfi vjen nga e njëjta rrënjë greke ‘Delfi’ që ka kuptimin “mitër” dhe mund të tregojë nderimin arkaik të nënës dhe njëkohësisht perëndeshës Tokë, të njohur nga grekët si Gjea (Gaia).
Para se Delfi të ishte vendi i Apollonit, ky vend i shenjtë i përkiste perëndeshës Gjea (Tokës) dhe birit të saj, gjarprit Piton. Thuhet se aty ishte qendra e Tokës, ose mitra e Gjeas nga e cila doli gjarpri Piton. Në shumë kultura gjarpri është simbol i kultit të Tokës dhe lidhet gjithashtu me pjellorinë, ashtu si vetë Toka. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook