> Faqja pare >Archive for the ‘Etimologji’ Category

Etimologjia e emrave te famshem

heroj-grek

KUPTIMI I EMRAVE TE HERONJVE DHE UDHEHEQESVE TE GREQISE ANTIKE (Perfshire qytet-shtetet greke, Maqedonine, Epirin dhe Egjiptin)

*Herkuli = ne greqisht njihet si Herakles qe ka kuptimin “Lavdia e Heres” (Hera = bashkeshortja Zeusit & Kleos = Lavdi).

*Leonidas = ka kuptimin “Bir i Luanit” (ne greqisht: leon = luan & idas = bir). Kete emer mbante nje nga mbreterit me te lavdishem luftetar te qytet-shtetit grek te Spartes.

*Kleomenes = Lavdi e fuqishme (Kleo = lavdi & menes= fuqi). Kete emer mbante nje nga mbreterit e Spartes.

*Akileus = Emer qe rrjedh nga Akelous, perendia greke e ujrave. Akili eshte nje nga heronjte e luftes se Trojes. Gjithashtu dhe nena e Akilit, Thetis, njihet si nimfa e ujit. Nje version tjeter thote qe rrjedh dhe nga fjala “Akej”, greket e pare.

*Patrokles = Lavdia e babait (greqisht: Pater=baba & Kleos = lavdi). Kete emer mbante shoku me i mire i Akilit. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Mitologji dhe etimologji vendesh

Cyclops_Polyphemus_&_Galatea_Family_Tree_(Greek_Mythology)_(English)Shumica e emrave të vendeve të ndryshme përreth Mesdheut rrjedhin nga mitologjia greke. Megjithatë, nuk dihet nëse vendasit e këtyre popujve e quanin veten me të njëjtin emër siç i quanin dhe historianët greko-romakë nëpër dokumenta të ndryshme. Për shembull, grekët e quajnë veten “helenë”, ndërsa bota u thërret “grek”. Ne e quajmë veten shqiptar, por bota na thërret “Albanë”. Emërtimet e mëvonshme të kombeve janë latine. Ja t’i hedhim një sy vendeve që na interesojnë më shumë:

ILIRIA – rrjedh nga emri Ilirios,(latinisht: Illyrius). Sipas mitologjisë greke Ilirios, që në shqip e përshtasim Iliri, ishte i biri i Kadmit dhe Harmonisë i cili përfundimisht sundoi në territoret ilire dhe u bë paraardhësi eponim i gjithë popujve të Ilirisë. Iliri pati shumë fëmijë të cilët ishin: Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Etimologji mitologjike

<Kuptimi dhe etimologjia e emrave te perendive greko-romake dhe egjiptiane>

gods

*Kronos – ishte perëndia që lidhej me kohën në mitologjinë greke. Edhe sot grekët kohës dhe moshës i thonë “Kronos”. Nga kjo vjen dhe fjala kronometër (matës kohor) e kronologji.

*Afrodita – ishte perëndesha që lindi nga shkuma e detit. Edhe sot grekët shkumës së detit i thonë Afros.

*Helios (greqisht: ilios) – ishte perëndia e Diellit në Greqinë e lashtë. Edhe sot grekët Diellit i thonë “ilios”.

*Hygeia – ishte perëndesha e shëndetit në mitologjinë greke. Edhe sot grekët shëndetit i thonë ‘ygeia’. Prej saj rrjedh dhe fjala higjenë.

*Niks – ishte perëndesha e natës në mitologjinë greke dhe egjiptiane. Edhe sot natës grekët i thonë Nikta, po ashtu dhe anglezët Night. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Shpjegimi i emrave

EMËROLOGJIA

Emri Albania vjen nga nje fis ilir i quajtur “Albanet” qyteti i te cileve quhej Albanopoli dhe qe shtrihej prane Krujes (sot fshati Zgerdhesh). Ky vend dhe ky fis permendet per here te pare nga Ptolemeu (shek.II e.s). Me vone si territor Albania e njohur nga perendimi ishte vetem pjesa e quajtur nga shqiptaret Arberi (kryesisht Shqiperia e Mesme dhe lindore me qender Krujen).
Gjate shekullit te peste e.s pjesa me e madhe e Shqiperise quhej, nga romaket, Epiri i Ri dhe kishte kryeqender Durresin. Skenderbeu u quajt mbret i Epirit per shkak se pati nje periudhe kur romaket na quanin Epir, jo se ai kishte nen zoterim tokat e Epirit Jugor. Periudhe tjeter kur pjesa me e madhe e Shqiperise u quajt Epir ishte gjate sundimit te Pirros se Epirit (mbreti i fisit te Molloseve) ne shekullin e trete pr.e.s.i cili e shtriu territorin e shtetit te Epirit deri ne zemer te Shqiperise se sotme.

 Rrenja ‘alb; e fjales Alban ka dhe kuptimin “mal i larte”, vet fjala “alpe” vjen nga ‘alb’, por ka dhe kuptimin “i bardhe” ne latinishten e vjeter. Albania kaukaziane, e njohur si Alvank ne Armeni, Ardan ne Parthia, Arran ne Persi, dhe Al-Ran ne Arabi, ishte nje mbreteri e lashte, e cila ekzistonte ne territorin e asaj qe sot quhet Republika e Azerbaixhanit dhe Dagestanit jugor. Azerbaixhanet e sotem priren t’i konsiderojne Albanet e lashte si rrenjet e kombesise se tyre. Nga shekulli i peste pr.e.s deri ne vitin 387 ky shtet mbante emrin Albania. Ne kohen e paganizmit ky vend adhuronte tre perendi: Diellin, Henen dhe Zeusin. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Prejardhja e fjalës ‘Amen’ dhe “Amanet’

Ra-the-Sun-God
Fjala “Amen” dhe “Amanet” vijnë nga zoti i lashtë egjiptian Amen-Ra (ose Amon Ra).
Amen-Ra ishte perëndia-Diell i Egjiptit, i quajtur gjithashtu Horus. Kur njerëzit luteshin në tempullin e tij ata në fund të lutjes thonin “Amen”, ku ende thonë edhe sot nëpër kisha e xhamia (tempujt modernë të kultit). Ra do të thotë Diell.

Pra, fjala “Amen” (ose Amin) e përvetësuar nga fetë monotesite duke i dhënë kuptimin “ashtu qoftë”, nuk është gjë tjetër veçse një term që nënkupton perëndinë egjiptiane të Diellit, Amenin (Amonin). Po kështu edhe fjala ‘Aman’ (Amon në dialektore) ose ‘Amanet’ në disa krahina përdoret edhe sot me kuptimin “të lutem” që dikur thuhej “pash Diellin /Zotin”. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Emrat e njerëze

pagane

veshje ilire

Emrat e shqiptarëve ndahen në gjashtë lloje:

  • 1) Emra me origjinë iliro-arbror si: Arian, Albana, Ilir, Dardan, Ardian, Taulant, Teuta, Drane (Drandofille), Dafina, Dedë, Dodë, Nertila, Dorian, Arben, Arbër, Aranit, etj (dmth emra qe gjenden vetem tek shqiptaret).
     
    2) Emra te lashte greko-romak: Dionis, Afrodita, Artemisa, Hermes, Helios, Elio, Venera, Hera, Mitro, Klaudio, Diana, Marta, Angelo, etj.
     
    3) Emrat shqiptar që janë vendosur kryesisht gjatë regjimit komunist: Saimir, Shkëlqim, Gëzim, Kujtim, Arta, Flutura, Lirije, Jetmira, , Fatjon, Fatbardha, Diellza, Luljeta, Dritan,  Vjollca, Dëshira, Lindita, Majlinda, etj (emra vendesh, cilësish…)

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

IL dhe EL perendi diellore

IL dhe EL perendi diellore

11201917_10207940121163023_1041845798101004881_n
Tekstet hitite shpesh u referoheshin mbretërve si perëndi të Diellit. Perëndia Diell kishte një rol kryesor në në religjonin (fenë) e Europës së lashtë. Monumenti Stonehenge tregon që Keltët adhuronin Diellin më shumë se çdo hyjni tjetër. Dielli që lind i jepte klasës priftërore ilire dhe hitite paralajmërimin e ringjalljes pas vdekjes. Nga të gjithë popujt indo-europianë helenët, ilirët dhe ilionët (Trojanët, popull hitit) do të mbanin emrin e perëndisë Diell (Helios, Elios, Eli, El ose Ilios, Ili, Il).

Toponime që rrjedhin nga perëndia e Diellit IL ose EL (HEL):

Aq e fuqishme ishte ngasja e adhurimit të Diellit tek fiset greke saqë klasa sunduese e qytet-shteteve filluan ta quanin veten Helenikos. sipas perëndisë Diell Helios. I gjithë vendi quhej më pas Heladha dhe grekët Helenë. Grekët e vjeter gjithashtu emërtuan fqinjët e tyre me emrin “iliri” duke e ditur që ata adhuronin perëndinë e tyre Ili (Ylli, apo Dielli). Vetë fjala Diell në gjuhën e hershme ilire rrjedh nga “Die+illi” që ka kuptimin “ylli i ditës”.

Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook