> Faqja pare >Archive for the ‘SHPJEGIMI I ËNDRRAVE’ Category

Shpjegimi i ëndrrave ([Pjesa 1, a-i)

A

ABAZHUR

Në qoftë se ju shihni një abazhur prej letre, mund të tregojë vetëm trishtim dhe depresion shpirtëror. Por nëqoftëse ky abazhur përbëhej nga çdo lloj metali tjetër kjo do të thotë se fati do të tregohet i butë me ju dhe gjithçka do të shkojë drejt përmirësimit.

ABORT

Në qoftëse në ëndërr s’keni rrugëdalje tjetër veçse të jeni dakort me një operacion, duhet realisht të jeni të kujdesshëm, për të mos lejuar gabimin që mund të sjellë me vete telashe mjaft të mëdha, por po qe se ju jeni mjeku apo e përfytyroni veten të tillë në ëndërr dhe jeni të detyruar t’ia bëni vetë këtë operacion dikujt, kjo tregon se sa u tha më lart, i përket në mënyrë të veçantë sferës së interesave tuaja.Në qoftë se se je në të vërtetë shtatzënë dhe sheh se aborton, do të kesh një lindje të mirë. Në qoftë se se nuk je në të vërtetë shtatzënë dhe sheh se aborton do të kesh hidhërime të mëdha.

ACID

Në qoftëse shikoni acid të pastër, do të thotë që së shpejti do të zbuloni një marrëdhënie të fshehtë, kundër jush. Në qoftë se i merr erë për të vdekur, do të vështirësoheni në një çështje tuajen. Në qoftë se thjesht i merr erë, do të keni mërzi të mëdha.

 

ADOLESHENT

Në qoftë se shikon sikur je adoleshent dhe je i pamartuar, do të martohesh. Në qoftë se je e martuar do të lindni një djalë. Në qoftë se je plak do të vdesësh shpejt. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Shpjegimi i ëndrrave (pjesa 2, j-o)

J

JASEMIN

Jasemini zakonisht tregon zënie në një dashuri kalimtare. Por në disa raste kjo lule e bukur si dhe aroma e saj, lajmërojnë një jetë erotike të lumtur. Në qoftë se shihni që ju ofrojnë ose afroni jasemin, së shpejti ju pret një lidhje e bukur që do të ketë zgjatje. Parashikohet një martesë e lumtur dhe jetë familjare e qetë. Do të përparoni në mënyrë të sigurt në punë dhe në gjendjen ekonomike.

 

JASTËK

Në qoftë se shihni që flini me një jastëk të bardhë dhe të pastër, keni mendime të mira, në qoftë se është i pisët, keni mendime të këqija. Në qoftë se jastëku është me ngjyra do të mërziteni nga njeriu që dashuroni.

 

JASHTË SHTETIT

Udhëtimi jashtë shtetit në ëndërr, parashikon ndryshime të këndshme, njohje të reja, ndjenja të reja dhe fat të mirë. Perspektiva të reja dalin në pah në fushën profesionale. Kini kujdes zgjedhjet që bëni, në mënyrë që të keni sukses. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

shpjegimi i ëndrrave (pjesa 3, p-zh)

P

PAAFTËSI

Ta ndjesh veten në ëndërr krejtësisht të paaftë tregon se po bëni një punë që dëmton shëndetin dhe sjell shqetësim shpirtëror. Pas një ëndrre të tillë ia vlen të rishikoni veset tuaja dhe të ndryshoni mënyrën e jetesës.

PABANUAR (i)

Në qoftë se gjendesh në një vend të tillë, do të të lenë shokët në baltë. Në qoftë se banon dhe ke frikë, do të keni fitime të mëdha.

 

PADIS

Në qoftë se padit dikë, do të bësh shoqëri me të dhe kjo shoqëri do të jetë me shumë interes. Në qoftë se të padisin kundërshtarët, mundohen të bëjnë keq në punët tuaja të suksesshme, por nuk ia arrijnë qëllimit. Në qoftë se të padit një shok, thjeshtë do të ndërpritet lidhja. Në qoftë se ti padit dikë, do ta bësh shok.

 

PADREJTËSI

Nëse shikoni që dikujt apo juve ju bëhet padrejtësi do të keni dëme  të mëdha. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook