> Faqja pare >Archive for the ‘Ashendenti dhe pikat’ Category

Zbuloni Ashendentin tuaj

SHENJA ASHENDENTEsun-rise

Ashtu si Dielli që përcakton shenjën e tij gjatë rrugës së ekliptikës, edhe Toka duke bërë rrotullimin e saj për rreth 24 orë në jep shenjën e saj e cila quhet Ashendent ose shenja e lindjes (e orës së lindjes).

Ashendenti është shenja zodiakale e cila po shfaqej në horizontin lindor në momentin e lindjes së njeriut (një individi) dhe zhduket në horizontin perëndimor.
Kjo shenjë e bazuar në orën e saktë të lindjes është po aq e rëndësishme sa shenja diellore, madje disa astrologë mendojnë se është edhe më e rëndësishme se Dielli. Në vende të ndryshme të botës, disa shenja duken se qëndrojnë më gjatë në horizont për shkak të Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Përshkrimi i Ashendentit

ASHENDENTI është pika ku fillon shtëpia e parë e horoskopit tuaj personal. Shtëpia e parë është “shtëpia e vetes” meqë ka të bëjë me fizikun e personit. Ashendenti ju tregon mënyrën se si e shikoni jetën. Shpesh, është përshtypja se si perceptoheni nga ata që ju rrethojnë. Ashendenti quhet ndryshe Shenja në Ngritje apo shenja që po lind në horizontin lindor (Shenja në Lindje).

 

Ashendenti te…

 

Dashi

Marsi, sunduesi i Dashit, jep një personalitet pozitiv, agresiv dhe konkurrues. Takti zakonisht mungon kur Dashi është në ngritje për shkak të mënyrës së nxituar dhe agresive të këtij ndikimi. Me Dashin Ashendent, diplomacia në përgjithësi duhet të mësohet apo të fitohet nga faktorë të tjerë në hartë. Marsi është planeti i veprimit direkt dhe i energjisë së lartë. Ndikimi i tij në horoskopin tuaj sugjeron që vendosmëria e vërtetë ju bën të zbatoni mendimet në momentin kur ato janë formuar, pa shumë hezitim. Ju hidheni nga ideja në veprim, pa e kthyer kokën pas.

Nuk jeni dikush që e shpenzoni kohën duke u marrë me plane. Ndonjëherë mund të merziteni apo të bëheni të paduruar nëse rezultatet nuk ju vijnë aq shpejt sa prisni, duke braktisur kështu një projekt për të nisur një tjetër. Ekziston një dëshirë për të provuar vazhdimisht vetveten përmes përpjekjeve të shumta të herëpas’hershme, qoftë kur diçka përfundohet apo jo. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

12 pikat e shtëpive në shenja (pjesa 1)

12 Pikat e Shtëpive në shenjën e Dashit

Meqënëse Dashi është shenjë zjarri themelore, ne priremi të jemi vetë-iniciator, energjik, dhe aktiv në lidhje me shtëpinë e cila bie te Dashi. Në këtë shtëpi ju keni nevojë të rriteni dhe të zhvilloheni. Keni nevojë të mësoni dhe të zbuloni për veten tuaj. Do të nisni gjëra të reja vazhdimisht. Në hartën tuaj personale, shtëpia që nis në Dash sundohet nga planeti Mars. Kështuqë, shikoni pozicionin e Marsit për më shumë të dhëna Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Pikat e shtëpive në shenja (pjesa 2)

vazhdim nga pjesa e parë…

12 Pikat e Shtëpive në shenjën e Luanit

Meqë Luani është shenjë zjarri, shtëpia pika e së cilës bie në këtë shenjë është ajo ku ne me kokëfortësi duam të shkëlqejmë. Në këtë shtëpi ju ndjeni një nevojë për zhvillim personal. Nëse po përdorni cilësitë pozitive të shenjës suaj diellore në punët që lidhen me këtë shtëpi, do të ndjeni një sens të thellë paqeje të brendshme dhe kënaqësie. Në hartën tuaj personale, shtëpia që nis në shenjën e Luanit sundohet nga Dielli. Prandaj, Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Pikat e shtëpive në shenja (pjesa 3)

 

vazhdim nga pjesa e dytë…..

12 Pikat e Shtëpive në shenjën e Shigjetarit

Meqë Shigjetari është shenjë zjarri, e ndryshueshme, ne kemi nevojë të zgjerojmë përvojat tona në fushat e shtëpisë që bie në Shigjetar. Mund të jeni ndjerë të kufizuar në çështjet e kësaj shtëpie (ndoshta, në kohët e mëparshme) prandaj tani ju keni nevojë të eksploroni disa fusha të qeverisura nga kjo shtëpi. Kujdes mos u hapni shumë! Në hartën tuaj të lindjes, shtëpia pika e së cilës fillon në shenjën e Shigjetarit sundohet nga planeti Jupiter. Prandaj shikoni pozicionin e Jupiterit në shenja për më shumë të dhëna në lidhje me fushat e shtëpisë në fjalë. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Bukuria fizike

BUKURIA FIZIKE SIPAS VLERESIMIT TE PLANETEVE

Raffaello-Balzo

Bukuria është forcë dhe forca është bukuri – të dyja shkojnë dorë për dore.

Ashtu si Merkuri që është treguesi kryesor i komunikimit në hartë ashtu edhe Ashendenti, i cili bazohet në pozicionin e planetit Tokë, është treguesi kryesor i bukurisë. Kjo nuk do të thotë që është I VETMI tregues, por është i pari. Çdo planet tjetër, kur është vendosur mirë, do të kontribuojë në bukurinë totale të individit, por gjithmonë njëri e bën më shumë se tjetri, prandaj studiohet koncepti i sunduesve. Një planet është vendosur mirë kur ndodhet në gjininë, elementin apo shenjën e tij. Dielli, për shembull, është vendosur mirë në një shenjë mashkullore (zjarri apo ajri), sidomos zjarri, dhe mbi të gjitha në Luan (shenjën të cilën drejton). Planetët e tjerë ndjekin të njëjtin rregull sipas shenjave që sundojnë. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook