> Faqja pare >Archive for the ‘Histori’ Category

Simbolizmi i kurorave të ndryshme dhe ulliri

KURORAT DHE LIDHJA E TYRE ME PERENDITË (1)

Kurorat me lule, gjethe apo degë pemësh lidhen ngusht me paganizmin dhe përdoreshin shumë nëpër festa të lashta pagane, sidomos nga priftërinjtë dhe fituesit e garave, veçanërisht kurora me degë ulliri dhe ajo me degë dafine. Sipas mitologjisë, ishte perëndesha Nike (Niki) ajo që lidhej me garat dhe mbante kurorën në dorë për t’ua vendosur në kokë fituesve. Vetë fjala “niki” në greqisht ka kuptimin “fitoj”. Në mitologjinë romake ajo njihet me emrin Viktoria. Por le të njihemi më thellë me kurorat e ndryshme, simbolikën e tyre dhe lidhjen e tyre me perënditë.

kurorat.

1) Kurora me gjethe lisi është simbol i Zeusit, mbretit të perëndive. Lisi simbolizon forcë, jetëgjatësi, ai tërheq vetëtimat që lidhen ngusht me atin qiellor, Zeusin. Përmes gjetheve të lisave të shenjtë në Dodonë jepeshin profeci në Orakullin e Zeusit. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Miti i Eneas

enea.

Ne imazh eshte Enea i cili po bisedon me Didon (Elisen), mbretereshen e pare te Kartagjenes (Tunizia e sotme) duke i rrefyer asaj per renien e Trojes.

 

Miti i Eneas (princ i Dardaneve te Anadollit)

Ne mitologjine greko-romake, Enea ishte nje hero dhe princ i Dardaneve te Anadollit, i biri i mbretit Ankiz, dhe i perendeshes Aferdite. I ati ishte kusheriri i pare i mbretit Priam te Trojes (sternip i Ilit, themeluesit te Trojes), duke e bere Enean kusheririn e dyte te Hektorit dhe Paridit (bij te Priamit). Per here te pare Enea permendet ne Iliaden e Homerit, por ai trajtohet me gjate ne mitologjine romake, kryesisht ne vepren Eneida te Virgjilit, ku ai eshte nje nga stergjysherit e Romulit dhe Remit. Ai u be heroi i vertete i Romes. Enea iku nga Troja për t’u mos u kthyer kurrë më. Udhëtoi drejt perëndimit, në kërkim të një atdheu të ri, duke kaluar nëpër Thrakë dhe Butrint. Peripecitë e tij nëpër Mesdhe zgjatën për disa vjet deri sa arriti pastaj në Lacium. Gjatë peripecive gruaja dhe babai i tij vdiqën, kurse i biri, Askani, themeloi qytetin Alba Longa që më vonë u bë atdheu i Romulit dhe Remit , themeluesve të Romës. Në Lacium, Enea u martua me të bijën e mbreti Latin, Lavinia dhe krijoi qytetin Lavinio.

mergimi-i-Eneas

Rruga qe ndoqi Enea nga Troja ne Rome me ane te vendbanimeve te tij

 

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Shkatërrimi i paganizmit helen nga të krishterët

temple

Masakrat e të  krishterëve ndaj paganëve gjatë historisë

Viti 314 – Menjëherë pas legalizimit të Krishtërimit, nisin sulmet e Kishës së Krishterë ndaj paganëve (jo-të krishterëve). Këshilli i Ankarasë (Ancyra) dënon adhurimin e perëndeshës Artemisa.

Në vitin 318 – Kostandini i Madh e ndau perandorinë Romake në katër prefektura të mëdha: italiane, gale, ilire dhe orientale. Greqinë dhe territoret helene i përfshiu në prefekturën e Ilirisë (Illyricum) që kishin si qendër qytetin Sirmium dhe më vonë Selanikun. Mbase Kostandini preferoi më shumë emërtimin ‘Prefektura e Ilirisë’ në vend të ‘Prefektura Greke’ dhe për faktin se ishte me origjinë ilire-dardane si dhe për shkak se termi ‘helen’ i kujtonte paganizmin politeist. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Kokino – vendi arkeo-astronomik në trojet ilire

Kokino, vendi arkeo-astronomik në trojet iliro-thrakeMegalithic_Observatory_Kokino

Vendi arkeo-astronomik, observatori megalitik “Kokino” ndodhet 19 kilometra në verit të qytetit të Kumanovës (Maqedoni) dhe në afërsi të fshatit Kokino. Ky vend u zbulua nga arkeologu maqedonas Jovica Stankovski, drejtor i Muzeumit kombëtar në Kumanovë, në vitin 2001.

Kjo kodër është formuar nga shkëmbinj vullkanik dhe ka një lartësi prej 1013 metra mbi nivelin e detit.

Natyra i ka vendosur këta shkëmbinj në një mënyrë të tillë saqë formojnë pothuajse blloqe ideale kubike shkëmbore të cilët banorët e lashtë parahistorikë mund t’i shndërronin lehtësisht në observatorë për të vrojtuar Diellin dhe Hënën dhe për të kryer rituale fetare. Observatori megalitik “Kokino” paraqet një kompleks origjinal dhe përbërës të formuar 3900 vjet më parë, në një zonë iliro-thrake që para 2500 vitesh mbante emrin Paeonia.  Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Kush janë Pellazgët?

 Problemi pellazgjik

“…Më të rëndësishmit ndër helenët (grekët) janë Athinasit dhe Spartanët (Lacedemonianët). Të parët vijnë nga fisi jonik, të dytët – nga fisi dorik. Jonianët janë me origjinë pellazge, ndërsa Dorianët – me origjinë helene”  (I, 56.)

Ky informacion i përket Herodotit, i cili shkroi “Historinë” e tij në shekullin V pr.e.s. Pellazgët nuk hasen shpesh në dorëshkrime të ndryshme të hershme greke saqë ne nuk dyshojmë se ata jetonin faktikisht në Greqi. Teoria më e përhapur në lashtësi ishte që pellazgët ishin popullsi para-greke në Ballkanin Jugor dhe në ishujt e Egjeut. Autorët grekë e vendosnin vendbanimin e tyre kryesisht në Thesali, në Greqinë veriore dhe atë qëndrore, dhe në pjesën më të madhe në Detin Egje.

Sipas grekëve, në shekujt V dhe IV pr.e.s. Pellazgët jetonin ende në disa zona të Greqisë, në disa ishuj, dhe flisnin një gjuhë që helenët nuk e kuptonin dot. Më vonë ata u asimiluan krejtësisht, duke mos lënë në fakt asnjë mbishkrim, asnjë libër, asnjë shenjë të gjuhës së tyre në Greqi, në përjashtim të disa përshkrimeve që grekët i bënë vetë pas tyre.

Pelasgians

Vendbanimi me i besuar i pellazgeve

Por a ishin ata indo-europianë?

Dihet mirë që vala e parë e migrantëve indo-europianë që erdhi për t’u vendosur në Kretë, ishujt e Egjeut dhe në Greqinë kontinentale nga Azia e Vogël ishin Akejtë (Achaeans), të ashtuquajturit “vala e parë e migrantëve grekë”, rreth 1900 vjet pr.e.s. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Historia e Shqipërisë

Historiku i shtetit shqipëtar

Shqipëria njihej si Iliri nga romakët të cilët pushtuan këtë vend në vitin 168 pr.e.s. Pas rënies së perandorisë perëndimore romake në 467, ajo bëhet pjesë e Perandorisë së madhe Bizantine. Fiset serbe dhe bullgare pushtuan këtë krahinë (në Maqedoni, Mal i zi, Kosovë) në shekullin IX ( e nëntë) dhe ndërmjet viteve 1271 dhe 1368, Shqipëria udhëhiqej nga mbretëria e Siçilisë. Shqipëria ra në duart e ushtrive osmane në 1468, pas vdekjes së Skënderbeut, dhe ishte në të vërtetë e panjohur si shtet deri me 28 nëntor 1912.

Tirana u themelua në vitin 1614 nga turqit osmanë. Tirana e shpalli pavarsinë me 26  nëntor 1912 dhe u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë me 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushjes dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet me 11 shkurt 1920.  Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese.

 

Epiri-i-ri

ALBANIA APO EPIRI I RI?

Emri Albania vjen nga nje fis ilir i quajtur “Albanet” qyteti i te cileve quhej Albanopoli dhe qe shtrihej prane Krujes (sot fshati Zgerdhesh). Ky vend dhe ky fis permendet per here te pare nga Ptolemeu (shek.II e.s).

Permendja e pare e padiskutueshme e e shqiptareve si nje grup etnik (me emrin arber/Albanians) ne dokumentat historike daton nga gjysma e dyte e shekullit te 11te, ku ata njihen si banore te Arbanonit ne Shqiperine qendrore. Principata e pare e Arbrit e njohur si Arbanon ose Albanon u formua ne 1190 dhe zgjati deri ne 1255 me kryeqytet Krujen. Gjate kesaj kohe, permendja me e hershme e shqiptareve ne zonen e e Epirit eshte shenuar ne nje dokument venecian te vitit 1210 ku thuhet qe ata ishin banore ne zonen perballe ishullit te Korfuzit. Megjithate, levizjet e medha te popullatave shqiptare ne kete zone nuk permenden para vitit 1337. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Mitologji dhe etimologji vendesh

Cyclops_Polyphemus_&_Galatea_Family_Tree_(Greek_Mythology)_(English)Shumica e emrave të vendeve të ndryshme përreth Mesdheut rrjedhin nga mitologjia greke. Megjithatë, nuk dihet nëse vendasit e këtyre popujve e quanin veten me të njëjtin emër siç i quanin dhe historianët greko-romakë nëpër dokumenta të ndryshme. Për shembull, grekët e quajnë veten “helenë”, ndërsa bota u thërret “grek”. Ne e quajmë veten shqiptar, por bota na thërret “Albanë”. Emërtimet e mëvonshme të kombeve janë latine. Ja t’i hedhim një sy vendeve që na interesojnë më shumë:

ILIRIA – rrjedh nga emri Ilirios,(latinisht: Illyrius). Sipas mitologjisë greke Ilirios, që në shqip e përshtasim Iliri, ishte i biri i Kadmit dhe Harmonisë i cili përfundimisht sundoi në territoret ilire dhe u bë paraardhësi eponim i gjithë popujve të Ilirisë. Iliri pati shumë fëmijë të cilët ishin: Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Origjina lindore e plisit

PLISI NUK ESHTE SHQIPTAR POR I BERE I TILLE ME VONE

Plisi nuk eshte tradite e lashte shqiptare por eshte bere i tille pas pushtimit turk (shekulli 15 e ne vazhdim), ashtu si edhe feja myslimane. Nuk ka asnje prove te besueshme qe kjo kesule e bardhe prej shajaku eshte perdorur ne trojet e sotme shqiptare para shekullit 15. Nuk ka asnje pikture, reliev, skulpture, monedhe apo diçka tjeter te gjetur ne vendin tone qe tregon perdorimin e plisit nga te paret tane iliro-dardane. Jo vetem ne trojet shqiptare, por as ne trojet ku banonin iliret (nga Epiri deri ne Kroaci) nuk ka prova per kete. Edhe nese eshte gjetur ndonje figure e tille e hershme, kjo nuk do te thote qe eshte domosdosmerisht plis, por mund te jete dhe helmete bronzi me forme gjysem-veze si imazhi me poshte.

helmeta-plis

Helmeta forme plisi ishte bere prej bronzi ne te njejten forme si plisi qe me sa duket nganjehere vishej nen helmete per rehati, duke i dhene keshtu helmetes forme konike. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook