> Faqja pare >Archive for the ‘HISTORIKU I KALENDARIT’ Category

Si u krijua kalendari

kalendariËshtë lëvizja e lakuar vjetore e tokës përreth Diellit ajo që formon stinët . Pranvera fillon me 21 mars (Dashi), në ekuinoksin pranveror, kohë kur dita dhe nata zgjasin njësoj. Vera fillon me 22 qershor (Gaforrja ), në solsticin e verës, kohë kur është dita më e gjatë e vitit. Vjeshta fillon me 23 shtator (Peshorja), në ekuinoksin vjeshtor, periudhë kur dita dhe nata janë të barabarta. Dimri fillon me 22 dhjetor (Bricjapi), në solsticin e dimrit, periudhë kur është nata më e gjatë e vitit (dhe dita më e shkurtër e vitit).

Koha që i duhet Tokës për të bërë një rrotullim të plotë rreth Diellit është mesatarisht  365 ditë e 6 orë. Rrotullimi i plotë i Tokës përreth Diellit quhet vit tropikal. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Kalendarë të ndryshëm në botë

Ndarja e kohës në muaj dhe javë

Këto nocione që ritmojnë jetën tonë datojnë që nga epoka kur besohej që Toka ishte qendra e Universit. Le të vendosemi një çast në vendin e njerëzve primitivë që vrojtonin qiellin mbrëmje pas mbrëmjesh, pa e kuptuar mirë se çfarë ndodhte sipër kokës së tyre… Mund të imagjinojmë që ata janë magjepsur nga qielli. Ata janë informuar ndoshta mjaft shpejt nga prania e Hënës, trupi qiellor më i shndritshëm i natës. Ata vrojtonin pa dyshim me habi shfaqjen e rritjeje të vogël të Hënës. Pastaj, natë pas nate, shikonin që kjo rritje zmadhohej derisa formonte një rreth ndriçues drite. Ishte Hëna e Plotë. Pastaj, kjo Hënë e plotë zvogëlohej çdo ditë e më shumë derisa zhdukej totalisht. Fatmirësisht Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Kokino – vendi arkeo-astronomik në trojet ilire

Kokino, vendi arkeo-astronomik në trojet iliro-thrakeMegalithic_Observatory_Kokino

Vendi arkeo-astronomik, observatori megalitik “Kokino” ndodhet 19 kilometra në verit të qytetit të Kumanovës (Maqedoni) dhe në afërsi të fshatit Kokino. Ky vend u zbulua nga arkeologu maqedonas Jovica Stankovski, drejtor i Muzeumit kombëtar në Kumanovë, në vitin 2001.

Kjo kodër është formuar nga shkëmbinj vullkanik dhe ka një lartësi prej 1013 metra mbi nivelin e detit.

Natyra i ka vendosur këta shkëmbinj në një mënyrë të tillë saqë formojnë pothuajse blloqe ideale kubike shkëmbore të cilët banorët e lashtë parahistorikë mund t’i shndërronin lehtësisht në observatorë për të vrojtuar Diellin dhe Hënën dhe për të kryer rituale fetare. Observatori megalitik “Kokino” paraqet një kompleks origjinal dhe përbërës të formuar 3900 vjet më parë, në një zonë iliro-thrake që para 2500 vitesh mbante emrin Paeonia.  Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Viti i Ri në Romën antike

janusNë Romën e lashtë Viti i Ri, i cili në fillim festohej në mars, u fiksua me 1 janar në vitin 191 pr.e.s nga Pontifex Maximus – autoriteti më i lartë fetar i Romës antike –Ligji i ndërhyrjes i referohet traditës së vendosur nga mbreti i dytë i Romës, Numa Pompilio. Janari iu përkushtua Janit (Janus), perëndisë me dy koka që vështronin në drejtime të kundërta: e para shikonte mbrapa, domethënë nga viti i kaluar, dhe e dyta para, domethënë nga viti i ri. Perëndia festa e të cilit
kremtohej në mbyllje të vitit ishte Saturni: gjatë festimeve të Saturnalive të dhjetorit padronët gatuanin për skllevërit dhe u shërbenin atyre bankete të kushtueshme. Ishte periudha e Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook