> Faqja pare >Archive for the ‘ASTRO-MITOLOGJI’ Category

Delfi – Qendra e Botës

Guri i Shenjtë i cili quhet “Kërthiza e Tokës” (Omphalos) është një monument prej mermeri që është gjetur në vendin arkeologjik të Delfit, Greqi.
Shumë popuj, sipas gurëve të tyre të shenjtë, pretendonin se ishin qendra e botës, por grekët e lashtë besonin që Delfi ishte qendra e botës (Tokës). Sipas mitit, Zeusi, në përpjekje për të caktuar qendrën e Tokës, lëshoi dy shqiponja nga dy skajet e botës, dhe shqiponjat, duke u nisur në të njëjtën kohë dhe duke fluturuar me shpejtësi të barabartë, u takuan në Delfi, pikërisht aty ku gjendet Tempulli i Apollonit. Nga kjo pikë takimi, Zeusi lëshoi nga qielli një gur, i cili që prej asaj kohe u konsiderua si qendra e botës, apo “kërthiza e tokës” (greqisht: Omfalos).
Në shekullin e dytë pr.e.s, gjeografi grek Pausanias udhëtoi në zonën e Delfit dhe na ka lënë të dhëna të rralla përmes veprës së tij për këtë gur. Ai na thotë që guri kishte formën e gjysëm-vezës dhe mbahej në një vend të shenjtë brenda faltores së Apollonit, pranë Orakullit. Ai ishte mbështjellë me një rrjetë (pëlhurë) të leshtë dhe mbi të qëndronin dy shqiponja të arta. Një figurë e tillë me dy shqiponja anash gurit është gjetur në një pllakë mermeri në Sparta.
Sot guri ruhet në muzeun e Delfit i mbuluar me një lloj kutie të rrumbullakët, ku shpesh ekspozohet për vizitorët që shkojnë ta shohin e ta prekin si diçka të shenjtë.

kerthiza

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Miti i yjësive zodiakale

  Emërtimet mitologjike të shenjave

Emrat e yjësive nga të cilat morën emrat shenjat e zodiakut rrjedhin nga mitologjia klasike ashtu si shumë yjësi të tjera që nuk ndodhen në zodiak. Në fakt yjësitë kanë lëvizur paksa, saqë shenjat nuk ndodhen më në yllësinë nga e cila kanë marrë emrin, por kjo nuk ka asnjë rëndësi në astrologji. Në qiell jan emërtuar plot 88 yjësi, që i keni në tabelën në fund, por 12 shtrihen pranë zodiakut.

 Miti i Dashitdashi1

Shenja e Dashit pëfaqësohet nga figura e dashit të artë, një simbol i kafshëve astrologjike që fillimisht shfaqet në rrethin e zodiakut te egjiptianët e lashtë. Më vonë,
në mitologjinë e lashtë greke, dashi i artë shfaqet përsëri si pasardhësi i jashtëligjshëm i perëndisë së ujrave, Poseidonit (i cili e kishte shndërruar veten në dash) dhe i bukuroshes së vdekshme, Teofanës (të cilën Poseidoni e kishte shndërruar në dele). Nofela, mbretëresha e Boetias, e gjeti dashin e artë, gjysëm-perëndi, duke shëtitur aty rrotull dhe u kërkoi fëmijëve të saj, Friksusit dhe Helës ta mbanin atë larg Kolçisit dhe ta thernin atë për nder të Aresit (Marsit), perëndisë së luftës. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Shpirti sipas konceptit ateist

ÇFARË ËSHTË SHPIRTI SIPAS KONCEPTIT ATEIST?AJRI

Dihet tashmë që, sipas përshkrimeve fetare, filozofike dhe mitologjike, SHPIRTI është një thelb apo esencë jomateriale e një qënieje njerëzore. Sinonim i fjalës fantazmë, hije.

Teologu katolik Thomas Akuinas i atribuonte “shpirt” (anima) të gjithë organizmave por argumentonte që vetëm shpirtrat njerëzorë janë të pavdekshëm. Hinduizmi dhe Jainizmi thonë që çdo organizëm biologjik ka shpirt, kështu mendonte dhe Aristoteli, ndërsa ka pasur mendime që dhe entitetet jobiologjike (si malet, lumenjtë, etj) zotërojnë shpirtra. Ky besim Vazhdo…

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Emrat mitologjikë të trupave qiellorë

MITOLOGJI ASTRONOMIKEnin1x2

EMERTIMET MITOLOGJIKE TE SATELITEVE NATYRORE

Pothuajse te gjithe trupat qiellore, yjesite (shenjat e zodiakut), yjet, planetet dhe satelitet e tyre, asteroidet etj, i kane marre emrat nga mitologjia greko-romake. Ne kete material, kam bere nje permbledhje vetem per satelitet e planeteve te sistemit tone diellor dhe lidhja e tyre se pse mbajne pikerisht keto emra. Ne sistemin tone diellor vetem Merkuri dhe Venusi nuk kane satelite. Nderkohe qe planeti yne Toka ka Henen.

SATELITET NATYRORE TE JUPITERIT
Satelitet e Jupiterit i kane marre emrat pikerisht nga te dashurat e tij ne mitologji (Jupiteri quhej Zeus ne mitologjine greke dhe ishte zot i qiellit dhe rrufese).
1) Europa – e dashura e Zeusit, ky i fundit e shnderroi veten ne dem per ta joshur ate.
2) Ganimedi – princ mitik i Trojes, Zeusi e shnderroi veten ne shqiponje per ta rrembyer ate dhe per ta bere per vete. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Sirenat

SIRENATmermaid.

Një sirenë është një krijesë legjendare ujore me kokën dhe trupin e një njeriu dhe me bishtin e një peshku. Sirena në gjuhën angleze quhet ‘mermaid’ që rrjedh nga fjala “mer” = det, dhe ‘maid’ =vajzë, pra me kuptimin “vajzë deti”; në gjininë mashkullore përdoret si ‘merman’ (djalë deti).
Sirenat shfaqen në folklorin e shumë kulturave në mbarë botën, përfshirë Lindjen e Mesme, Europë, Afrikë dhe Azi. Historitë e para të sirenës shfaqen në Asiri rreth vitit 1000 pr.e.s.Perëndesha Atargatis, nëna e perëndeshës asiriane Semiramis, u dashurua me një njeri (bari) dhe padashje e vrau atë. E turpëruar, ajo u hodh në liqen dhe mori formën e një peshku, por ujrat nuk e prishën bukurinë e saj. Më pas, ajo mori formën e një sirene – nga mesi e lart njeri, nga mesi e poshtë peshk. Grekët e njihnin perëndeshën Atargatis me emrin Derketo. Pak para vitit 546 pr.e.s, filozofi miletian Anaksimandri hodhi mendimin që njerëzimi kishte ardhur nga një lloj kafshe ujore. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Allahu – Perëndia i Hënës

Kush eshte Allahu?flamur-me-hene

Cila fe praktikon sot ritualet pagane te perendise-Hene? – Islami. Islami eshte feja qe po rritet me ritmet me te shpejta ne bote sot, per shkak te pjellorise (simbol i Henes). Shume here ka qene nje fe e dhunshme ne te cilen njeriu duhej te zgjidhte vetem njeren alternative: ose te konvertohej ne islam ose te vdiste. Feja e Islamit perqendrohet ne adhurimin e nje perendie te quajtur “Allah”. A e dini ju qe Allahu ishte nje perendi pagane e Henes ne Arabi para se te vinte Islami si fe?
Adhurimi i Henes ka qene praktikuar ne Arabi dhe ne Lindjen e Mesme qe rreth 2000 vjet pr.e.s. Hena ne rritje eshte simboli me i zakonshem i ketij adhurimi pagan henor. Perendia-Hene njihej gjithashtu si “Al-ilah”. Ne fillim ky nuk ishte nje emer i nje perendie te caktuar, por nje emer i pergjithshem qe kishte kuptimin “zot/perendi”. Secili fis arab do ta quante zotin e tij vendas pagan si “al-ilah”. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Etimologji mitologjike

<Kuptimi dhe etimologjia e emrave te perendive greko-romake dhe egjiptiane>

gods

*Kronos – ishte perëndia që lidhej me kohën në mitologjinë greke. Edhe sot grekët kohës dhe moshës i thonë “Kronos”. Nga kjo vjen dhe fjala kronometër (matës kohor) e kronologji.

*Afrodita – ishte perëndesha që lindi nga shkuma e detit. Edhe sot grekët shkumës së detit i thonë Afros.

*Helios (greqisht: ilios) – ishte perëndia e Diellit në Greqinë e lashtë. Edhe sot grekët Diellit i thonë “ilios”.

*Hygeia – ishte perëndesha e shëndetit në mitologjinë greke. Edhe sot grekët shëndetit i thonë ‘ygeia’. Prej saj rrjedh dhe fjala higjenë.

*Niks – ishte perëndesha e natës në mitologjinë greke dhe egjiptiane. Edhe sot natës grekët i thonë Nikta, po ashtu dhe anglezët Night. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Dielli në mitologji

apollonPothuajse çdo qytetërim e ka adhuruar Diellin si zot (perëndi). Ai shfaqet me një shigjetë në dorë dhe me flokë të artë. Perëndia Diell është një hyjni supreme, pasi flakët e tij mund të shkatërrojnë gjithçka. Sumerët (3000- 1400 pr.e.s) janë ndoshta popujt më të parë që kanë adhuruar Diellin si perëndi me emrin Utu. Tek asirianët perëndia-Diell njihej me emrin Beli, ndërsa në disa vende të tjera afrikane ai quhej Liza. Në Mesopotaminë e lashtë astrologjia ishte e përzier plotësisht me mitologjinë ku trupat qiellorë ishin perëndi. Egjiptianët zotin-Diell e quanin Aten (nga ku mund ta kete prejardhjen fjala “At” apo ‘Atena’ greke) dhe më vonë ai njihej si Amen–Ra, ose Horus, dhe e kishin zotin më të adhuruar. Sipas përfytyrimeve të grekëve të lashtë, botën e drejtonin zotat, që jetonin në malin Olimp, në Larisa të Greqisë. Apolloni, ishte djali i Zeusit dhe i Letos, vëllai binjak i Artemisës dhe njihej si perëndia e Diellit. Vazhdo…

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Amen-Ra

Fjala “Amen” dhe “Amanet” vijnë nga zoti i lashtë egjiptian Amen-Ra (ose Amon Ra).
Amen-Ra ishte perëndia-Diell i Egjiptit, i quajtur gjithashtu Horus. Kur njerëzit luteshin në tempullin e tij ata në fund të lutjes thonin “Amen”, ku ende thonë edhe sot nëpër kisha e xhamia (tempujt modernë të kultit). Ra do të thotë Diell. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Sol Invictus / Dielli i Pamposhtur

Perëndia Sol Invictus sol-invictus

Dielli ka qënë nderuar si perëndi nga qytetërimet e lashta në mbarë botën. Kur njeriu u bë bujk, duke u varur kështu nga ndryshimet ditore dhe stinore të motit, ai u kthye të adhuronte forcën e madhe që rregullonte këto ndryshime, dritën dhe nxehtësinë e Diellit. Jo vetëm si forcë dobiprurëse, në vendet e nxehta njerëzit kishin frikë gjithashtu fuqitë e tij shkatërruese. Në Egjiptin e lashtë perëndia-Diell RA paraqitet si një njeri që mbante një disk-diellor në kokën e tij, i cili ishte vendosur sipër një gjarpri-Uraeus. Ky zvarranik simbolizonte efektin përvëlues të Diellit. Krejt ndryshe ishte situata në Europën Qendrore dhe Veriore, Vazhdo…

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook