> Faqja pare >Archive for the ‘Zotat e mitologjisë’ Category

Miti i galaktikës sonë

galaktika

 

Fjala ’galaktikë’ rrjedh nga ’gala’ që nga greqishtja përkthehet qumësht. Prej saj mori emrin dhe galatika jonë ”Rruga e Qumështit”.

Sipas mitologjisë, Rruga e Qumështit u krijua nga qumështi i derdhur i perëndeshës Hera (bashkëshorte e Zeusit). Zeusi pati një lidhje jashtëmartesore me Alkmenën, e cila ishte njeri dhe jo perëndeshë. Nga kjo lidhje lindi Herkuli, i cili nga grekët njihet si Herakles (Irakles). Hera ishte shumë xheloze për lidhjet e Zeusit me gra të ndryshme. Për ta bërë djalin e tij, Herkulin, sa më hyjnor Zeusi e merr atë që të pijë pak nga qumështi i Herës kur ajo ishte në gjumë. Kur Hera u zgjua dhe pa një fëmijë të panjohur që po pinte qumështin e saj, e shtyu atë menjëherë duke bërë që qumështi i gjirit të saj të derdhej. Vazhdo…

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Festat në Greqinë e lashtë

Festat apo lojrat dedikuar 12 perëndive të OlimpitAncient_Olympia,_Greece2

*Për nder të Zeusit – Lojrat Olimpike ishin nje festë dedikuar Zeusit. Ato zhvilloheshin çdo katër vjet në Olimpia, Peloponez, duke filluar që nga viti 776 pr.e.s. Pjesa më e rëndësishme e kësaj feste ishin garat sportive. Meshkuj nga e gjithë bota greke garonin në lloje të ndryshme sportesh. Fituesit e lojrave trajtoheshin si heronj.

*Për nder të Herës – Heraia ishte festa që i dedikohej Herës. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

‘Teogonia’ e Hesiodit

perendite-greke

Theogonia

Theogonia, nga greqishtja, “gjenealogjia apo lindja e perëndive”, është një poemë e shkruar nga autori grek Hesiodi (rreth shekullit 8-7 pr.e.s) e cila përshkruan origjinën dhe gjenealogjinë (prejardhjen) e perëndive greke. Kjo vepër është kompozuar rreth vitit 700 pr.e.s, dhe është shkruar në një dialekt të greqishtes homerike.

Përshkrimet

Theogonia e Hesiodit është një sintezë e një shkalle të gjerë e një llojshmërie të madhe të traditave vendase greke lidhur me perënditë, organizuar si një tregim (rrëfenjë) që na tregon se si ato kanë ardhur për të vendosur kontroll të përhershëm në kozmos (botë). Është kozmogonia e parë mitike greke. Gjendja fillestare e universit është kaosi, Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Zotat e mitologjisë greke

Dionisi-dhe-menadat

Dionisi dhe Menadat

MITOLOGJIA GREKE

Njeriu e shpiku mitin dhe miti gjithnjë ruan diçka nga historia, e shumta trillimi dhe përralla. Eskili mitin e quajti si “Një histori e plotë, e treguar në një kohë të shkurtër”. Pastaj vazhdoi Aristoteli i cili te miti gjeti fillesën dhe shpirtin e tragjedisë. Çkado që lakohet për kuptimin, lindjen dhe qëllimin e mitit, në thellësi gjejmë marrëdhëniet me Zotat. Në mite “gjejmë shpjegim” pse fryn era, si krijohen dallgët, kuptimi i diellit, sëmundjet, vdekja… Vazhdo…

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Simbolizmi i kurorave të ndryshme dhe ulliri

KURORAT DHE LIDHJA E TYRE ME PERENDITË (1)

Kurorat me lule, gjethe apo degë pemësh lidhen ngusht me paganizmin dhe përdoreshin shumë nëpër festa të lashta pagane, sidomos nga priftërinjtë dhe fituesit e garave, veçanërisht kurora me degë ulliri dhe ajo me degë dafine. Sipas mitologjisë, ishte perëndesha Nike (Niki) ajo që lidhej me garat dhe mbante kurorën në dorë për t’ua vendosur në kokë fituesve. Vetë fjala “niki” në greqisht ka kuptimin “fitoj”. Në mitologjinë romake ajo njihet me emrin Viktoria. Por le të njihemi më thellë me kurorat e ndryshme, simbolikën e tyre dhe lidhjen e tyre me perënditë.

kurorat.

1) Kurora me gjethe lisi është simbol i Zeusit, mbretit të perëndive. Lisi simbolizon forcë, jetëgjatësi, ai tërheq vetëtimat që lidhen ngusht me atin qiellor, Zeusin. Përmes gjetheve të lisave të shenjtë në Dodonë jepeshin profeci në Orakullin e Zeusit. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Mitologjia ilire

PERËNDITË E ‘PANTEONIT’ ILIR

iliret
Mitologjia e ilire njihet vetëm përmes përmendjes së hyjnive ilire në monumentet  periudhës romake, disa me interpretim romak (Interpretatio Romana). Duket sikur nuk ka pasur ndonjë perëndi që mbahet si më i rëndësishmi tek ilirët dhe do të ketë pasur shumë ndryshime ndërmjet fiseve të ndryshme ilire. Ilirët nuk kanë zhvilluar një kozmologji të njëtrajtshme në të cilën ata të përqendronin praktikat e tyre fetare. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook