> Faqja pare >Archive for the ‘Perendeshat’ Category

Perendeshat greke

medusa2Miti i Meduzes

Meduza eshte nje figure perbindesh e mitologjise greke qe ne vend te flokeve kishte gjarperinj helmues. Sipas mitologjise, me shikimin e saj ajo i bente njerezit te ngurte te cilet me pas therrmoheshin. Sipas Hesiodit dhe Eskilit, ajo jetoi dhe vdiq ne nje ishull te quajtur Sarpedon. Ne fillim ajo ishte e bukur dhe me floke shume te gjate, saqe me keto floke joshi Poseidonin (perendine e detit) me te cilin lindi nje djale me emrin Pegasus (kale me flatra). Kjo e beri xheloze perendeshen Athina e cila e ktheu Meduzen ne Vazhdo…

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Sibela, nëna-perëndeshë

Sibela (greqisht: Kibela), është nëna-perëndeshë e Frigjisë së lashtë, e cila përfshin pjesën qendrore të Anadollit. Ajo është perëndesha e vetme e njohur e vendit, dhe ishte ndoshta hyjni e këtij shteti. Kulti i saj frigjian u adoptua nga kolonistët grekë të Azisë së vogël dhe u përhap në pjesën më të madhe të Greqisë së lashtë si dhe në kolonitë perëndimore të saj rreth shekullit VI pr.e.s.
Në Greqi, Sibela pati disa përzierje (shkrirje) me perëndesha të tjera të ngjashme. Ajo u asimilua pjesërisht me tiparet e perëndeshës-Tokës Gjea (Gaia), me ekuivalenten e saj minoane Rean, dhe me nënën-perëndeshë të të korrave Demetren (Dhimitren). Disa qytet-shtete, sidomos Athina, e konsideronte ate si mbrojtesen e qytetit, por të dhënat dhe ritualet e saj më të njohura e tregojnë atë si një perëndeshë të huaj, misterioze e cila vjen me një karro që tërhiqet nga dy luanë. Në Greqi, Sibela lidhet me malet, qytetin dhe muret e qytetit, natyrën pjellore dhe kafshët e egra, veçanërisht luanët. Bashkëshorti i saj ishte Atis, i cili në mitologjinë frigjiane ishte perëndia e bimësisë, vdekjes dhe ringjalljes.
Në Romë, Sibela njihet si Magna Mater (“Nëna e Madhe”). Shteti romak e adoptoi atë dhe zhvilloi një formë kulti për të si dhe një orakull. Mitografët romakë mendojnë që ajo ishte një perëndeshë trojane, dhe romaket e respektonin sepse mendonin qe e kishin prejardhjen nga Troja.

Sibela.

statuje romake dhe italiane e Sibeles

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Miti i krijimit të shiut

<Afërdita dhe Adonisi>

adonis
Afërdita ishte një nga perëndeshat më të admiruara nga njerëzit. Ajo ishte perëndesha e dashurisë. Njerëzit i luteshin asaj kur ndiheshin të vetmuar dhe kishin nevojë për ngushëllim. Zakonisht Afërdita i ndihmonte prandaj ata e donin shumë. Mirëpo, një ditë ishte vet Afërdita që e ndjeu veten të vetmuar; ishte lodhur duke i ndihmuar të gjithë të gjenin dashurinë e tyre, ndërsa për vete ndihej vetëm. Prandaj ajo vendosi të mos ndihmonte më askënd në jetën e dashurisë derisa ajo vetë të ishte e lumtur me dikë.
Për muaj të tërë ajo endet nëpër tokë e maskuar si një vajzë e bukur njerëzore. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Perëndesha Roma

Perendesha romake ROMA (nje tjeter legjende e qytetit)

Roma (fjale e cila vjen nga greqishtja antike ‘romi’ qe perkthehet “forcë” ose nga etruskishtja ‘Rumon”, fjale me te cilen ishte emertuar me pare lumi Tiber) eshte nje figure e mitologjise romake. Deri ne shekullin e dyte pr.e.s ajo personifikonte shtetin romak.
Sipas tradites me antike Roma ishte nje e burgosur e luftes trojane e mbyllur ne anijen e Uliksit (njohur nga greket si Odiseu). Pas ikjes nga lufta e trojes Uliksi (qe ne fillim ishte mbret i Itakes) dhe shoket e tij fillimisht vendosen ne Epir, ne token e Molloseve. Me vone ai niset me anije me shoket e tij per te kerkuar toka te reja, larg grekeve. Kur anijet e Uliksit per shkak te nje stuhie u detyruan te zbarkojne ne brigjet e Lacios, Roma dhe te burgosurat e tjera, te lodhura duke ndjekur Uliksin ne udhetimet e tij, vendosen t’u vene zjarrin anijeve, duke detyruar Uliksin dhe shoket e tij te vendoseshin perfundimisht ne Lacio, pikerisht mbi kodren Palatin. Aty u themelua qyteti i Romes per nder te te burgosures qe kishte detyruar Uliksin te mos shkonin ne brigje te tjera, duke i dhene jete keshtu nje qyteterimi te ri. Sipas gojedhenave te tjera Roma ishte e bija ose gruaja e Askanit, birit te Eneas.
Nje figure gruaje e veshur me helmete (e ngjashme me perendeshen greke Athina) eshte gjetur ne monedhat romake te viteve 280-276 dhe 265-242 pr.e.s. dhe mendohet te jete perendesha Romë. Tempulli i pare qe i eshte dedikuar perendeshes Roma ka qene ne Smirne (Izmirin e sotem) rreth 195 pr.e.s. Sipas autoreve jo vetem qe iu dedikua tempulli, por per nder te saj zhvilloheshin edhe dy lojra sportive vjetore. Me vone u ndertuan me urdher te Augustit tempuj te tjere te saj ne perandorine romake.

Roma

Ne imazh paraqitet perendesha Roma, dhe anash saj dy burra me mjeker te cilet perfaqesojne lumenjte qe rrethojne qytetin, Tibri dhe Anieni (‘Sheshi i Popullit’ ne Rome).

  • Twitter
  • Facebook