> Faqja pare >Archive for the ‘Perëndi dytësorë’ Category

Astraios dhe perënditë e erës

Astraios

Astraios (1)

ASTRAIOS (latinisht: Astraeus) ishte perëndia titane e yjeve, planetëve, dhe e artit të astrologjisë. Ai është i biri i Kriusit dhe Euribisë. Astraios ishte gjithashtu perëndia i muzgut dhe, si i tillë, u martua me perëndeshën e agimit. Sëbashku ata linden shumë fëmijë të cilët shfaqen më shumë gjatë natës, pra ata krijuan të gjithë yjet e qiellit dhe katër erërat stinore: Zefirus, Boreas, Notus, Eosforus (ylli i mëngjesit). Ardhja e këtyre Erërave u lajmërua nga lindja e disa yjësive. Astraios kishte gjithashtu një vajzë të quajtur Astrea (Astraia) e cila ishte perëndesha e yllësisë së Virgjëreshës. Emri Astraios shfaqet Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Hermafroditi

HERMAFRODITI (njeriu me dy gjini)

Naiad1

Në mitologjinë greke, Hermafroditi ishte djali i Hermesit dhe Afërditës. Meqë Hermafroditi ishte i biri i Hermesit, dhe si rrjedhojë stërnip i Atlasit, nganjëherë ai quhej Atlantid. Poeti romak, Ovidi, na tregon se Hermafroditi u rrit nga najadat (nimfat) në shpellat e Malit Ida, një mal i shenjtë në Frigjia (Turqinë e sotme). Në moshën 15 vjeçare, ai filloi të merzitej me vendin që e rrethonte dhe mori udhën për në qytetet e Likias dhe Karias. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Miti i Narcisit

jehona-dhe-Narcisi

Narcisi dhe Jehona
Në mitologjinë greke, Narcisi (greqisht: Narkisos) ishte një gjahtar nga Thespia në Boetia (Greqia qendrore) i cili dallohej për bukurinë e tij. Ai ishte i biri i Kefisit (perëndisë së lumit) dhe i nimfës Liriopa. Ai ishte mendjemadh, dhe përbuzte ata që e donin (dashuronin). Ai i pëlqente shumë bredhjet e vetmuara nëpër pyje. Vazhdo…

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Plis apo lëvozhgë veze?

leda-kastor-polux.

Vëllezrit Dioskuri janë figura të mitologjisë greko-romake të njohur në gjuhën latine si Kastori dhe Poluksi. Emrat e tyre në mitologjinë greke janë Kastor dhe Polydeukes. Ata ishin vëllezrit e Helenës së Trojës prandaj paraqitën të tre shpesh me të njëjtën pamje, domethënë, me gjysëm-lëvozhgën e vezës në kokë. ‘Dioskuri’ rrjedh nga greqishtja e lashtë  që ka kuptimin “djemtë e Zeusit” (‘Dios’ = Zeusi, në formën gjinore dhe ‘kuroi’ = djalë, bir). Po ç’kuptim ka gjysëm-lëvozhga e vezës mbi kokën e tyre e cila ngjan si plis? Vazhdo…

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Neriti

Miti i Nerititneriti

Në mitologjinë greke, Neriti ishe një hyjni jo shumë i rëndësishëm i detit, i biri i Nereut dhe Dorisës, (me sa duket i vetmi djalë trashëgimtar i tyre) dhe vëllai i 50 Nereidave (nimfave të detit). Ai përshkruhet si një djalosh me një bukuri marramendëse.

Sipas Aelianit (autor romak i shek.III) Neriti nuk permendet asnjëherë nga poetët epikë si Homeri dhe Hesiodi, por ai ishte një figurë e zakonshme në ‘folklorin e marinarëve’. Aeliani përmend gjithashtu dy versione të mitit të Neritit, të cilët janë:

Në njërin version, Afrodita, para ngjitjes së saj nga deti në Olimp, ra në dashuri me Neritin. Kur erdhi koha që ajo t’i bashkohej perëndive të Olimpit, ajo deshi që të merrte me vete dhe Neritin, por ai nuk pranoi, duke preferuar të qëndronte me familjen e tij në det. Madje as fakti që Afrodita i premtoi atij një palë flatra nuk ia ndryshoi dot mendjen. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Dionisi – perëndia e verës

Dionysos

Dionisi – perëndia e verës dhe dëfrimit

Në mitologjinë greke, Dionisi u përshkrua si zot i verës, bimësisë, kënaqësisë dhe gëzimit. Dionisi shpiku verën dhe përhapi artin e kultivimit te rrushit. Ai kishte natyrë të dyfishtë, duke sjellë gëzim dhe ekstazi hyjnore,por nga ana tjetër,sillte zemërim brutal dhe të pamenduar, duke pasqyruar dy anët e natyrës se verës,e shIjshme kur e pi,dhe turbulluese kur dehesh. Dionisi rrinte i shoqëruar zakonisht me një grup demonësh dhe me Menadat (ndjekëset e Dionisit ose nimfat). Dionisi ishte bir i Zeusit dhe i Semelës. Dionisi tek romaket quhet Bakus. Vazhdo…

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Miti i Fanit

fani.

Fani me zodiakun perreth dhe veza kozmike

FANI – ai qe lindi i pari – dhe VEZA KOZMIKE

Fani ose Protogonos (Ai që lindi i pari), ishte hyjnia më i hershëm mistik i lindjes së jetës, i cili u fut në mitologjinë greke nga tradita orfike; Ai njihet gjithashtu me emrin Erikapeus (dhënës i jetës) në konceptin klasik orfik grek. Në këto mite Fani shpesh barazvlerësohet me Erosin dhe Mitran (perëndinë persiane të Diellit) dhe përshkuhej si perëndi që del nga një vezë kozmike, e cila rrethohet nga një gjarpër (i cili përfaqëson errësirën).
Ai kishte një helmetë dhe flatra të gjera të arta. Kozmogonia orfike është e çuditshme, dhe krejt ndryshe nga sagat (baladat) që kanë shkruar Homeri dhe Hesiodi. Studiuesit kanë dhënë mendimin që Orfizmi është një koncept “jo-grek” madje “aziatik”, për shkak të dualizmit të tij të qenësishëm. Fani quhet ndryshe dhe “Dielli i Madh” dhe krijuesi i dritës (ditës). Me urdhër të tij u krijuan yjet. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Miti i Panit

Pani.Ne mitologjine greke, Pani ishte perendia i natyres se eger, gjuetise, barinjve dhe tufave (grigjave), muzikes se fshatit dhe shoqerues i nimfave. Ai pershkruhet si gjysem njeri dhe gjysem cjap, ashtu si Fauni, ekuivalenti i tij romak. Nuk eshte e qarte se cili eshte i ati, por nena e tij mund te kete qene nje nimfe e quajtur Driopa, ose Penelopa e cila ishte gruaja e Odiseut. Sipas mitit Penelopa, ne mungese te bashkeshortit te saj, Odiseut, fjeti me 108 shoket e tij dhe i dha jete Panit, si rezultat.
Mendohet qe emri i tij rrjedh nga greqishtja e lashte, nga fjala ‘Pain’ qe ka kuptimin “kullos”. Me vendlindjen e tij në Arkadia (Peloponez), ai njihet gjithashtu si zot i fushave, korijeve, dhe luginave me pyje; për shkak te kesaj, Pani lidhet me pjellorine dhe me stinen e Pranveres.
Adhurimi i Panit nisi në Arkadia i cili ishte gjithmone vendi kryesor i adhurimit te tij. Arkadia ishte nje zone me malesore, kulturalisht te ndare nga greket e tjere. Gjahtaret greke zakonisht fshikullonin statujen e perendise nese ato deshtonin ne gjueti. Duke qene nje zot per fshataret dhe malesoret, Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook