> Faqja pare >Archive for the ‘Zeus-Jupiteri’ Category

Zeus-Jupiteri (Ati-Qiell)

Zeus-Jupiteri në Perandorinë RomakeZeusi

Në kohët shumë të hershme antike, ishte Marsi ai që kryesonte në pantenonin romak. Muaji i parë i romakëve mbante emrin e tij. Më vonë treshja e re Jupiteri, Juno (bashkëshortja e Jupiterit), dhe Minerva (e bija e Jupiterit) morën kontrollin: të tre ndanin sëbashku tempullin Kapitolin, le të themi, secili me apartamentin (cella) e tij. Kjo treshe kapitoline u bë njëfarë simboli i Romës, dhe, në bazat e mëdha perandorake në Afrikë të shekullit të dytë dhe të tretë të erës sonë, tempujt e tyre dominonin pamjen, ashtu si në Thugga ( ku tempulli daton që prej viteve 166-67, ndërtuar me gur gëlqeror vendi, me një sallon të përsosur korinthian) apo Thuburbo Maius (ku në vitin 168 e.s. vendasit dhe romakët u bashkuan për themelimin e tij), apo Timgad, ose Lambaesis. Jupiteri ishte më i larti, dhe titulli i tij më i njohur ishte Jupiter Optimus Maximus, Më i Miri dhe Më i Madhi: aq i njohur saqë në çdo kohë nevojiteshin vetëm shkronjat inicialt IOM (Iupiter Optimus Maximus). Më vonë, veçanërisht pas kontakteve me Lindjen, ai shfaqet si Summus Exsuperantissimus, Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Shpella e Zeusit

shpella-zeusit

Shpella e Zeusit ne malin Ida (Krete, Greqi)

Shpella e Zeusit dhe Amalthea

Mali Ida ne Krete eshte maja me e larte e ishullit, i perkushtuar perendeshes Rea, nenes se Zeusit, dhe aty ndodhet shpella legjendare ne te cilen u fsheh Zeusi kur ishte foshnje, per te mos e ngrene i ati, Kronusi.

Sipas legjendes Kronusi ishte mesuar te gelltiste femijet e tij sa here qe bashkeshortja e tij i lindte ata. Por Rea e fshehu Zeusin pikerisht ne kete shpelle, ku thuhej se nje dhi e quajtur Amalthea e ushqeu ate me qumesht per t’u rritur. Me vone ai u rrit dhe shfronesoi te atin duke u bere keshtu mbret i perendive te Olimpit.

Ne mitologjine greke koha simbolizohej nga Kronos (edhe sot kohes greket i thone krono). Sipas legjendes Kronosi gelltiste femijet e tij. Ne te vertete kjo ka kuptimin qe koha nje dite i gelltit te gjithe.

Zeusi ishte bir i Kronosit i cili per fat shpetoi pa e gelltitur i ati. Zeusi njihej si ati qiellor (ishte zot i qiellit dhe rrufese). Ai u be mbret i perendive, me i madhi nga te gjithe. Nga ai linden shume perendi. Ne te vertete Zeusi eshte sot qielli, Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

SHQIPONJA E ZEUSIT

SHQIPONJA SI SIMBOL SHTETËROR DHE LIDHJA E SAJ ME DIELLIN dhe ME ZEUSINganymede

Shqiponja është i vetmi shpend (zog) që fluturon më afër Diellit dhe QIELLIT, që e ngre folenë në majat më të larta, atje ku Dielli është më pranë, është e vetmja që e shikon Diellin në sy, Diellin që simbolizon fuqinë supreme. Prandaj shqiponja ka qënë përdorur disa herë si simbol i shteteve dhe sundimtarëve për shkak të lidhjes së saj me pushtetin, fuqinë, udhëheqjen, dhe pozicionin e lartë në hierarki.

Sipas mitologjisë greke, Shqiponja lidhet me Zeusin (Atin-qiell), si lajmëtarja e tij. Ajo paraqitet dhe në mitin e Prometeut të cilit i shqyen mëlçinë.
Një version tjetër e lidh Shqiponjën me Zeusin nga historia e tij me Ganimedin e bukur. Ganimendi ishte një hero hyjnor që banonte në Trojë. Ai ishte djali i Trosit të Dardanisë (së Anadollit) dhe i Kaliroes. Aq i bukur ishte Ganimedi, saqë dhe Zeusi ra në dashuri me të, prandaj ai e shndërroi veten në një shqiponjë dhe rrëmbeu Ganimedin. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

FËMIJËT E ZEUSIT

Pasardhësit e Zeusitmitologjia-greke

Ndonëse fillimisht i martuar me Metisën titane dhe më vonë i martuar me Herën, Zeusi ishte një “donzhuan” në lidhjet e tij kurorëshkelëse, gjatë të cilave ai e shndërronte veten në forma të ndryshme mishërimi për të joshur prenë e tij. Prandaj, ai pati shumë pasardhës të cilët janë:

*Me Herën (gruan legjitime): ai lindi Hefestin, Aresin, Heben dhe Eileithian;

•Me Metisën: ai lindi Athinën e cila doli nga koka e Zeusit pasi ky i fundit i kishte ngrënë të ëmën;

•Me Letonë: ai lindi Apollonin dhe Artemisën (perëndinë e Diellit dhe të Hënës); Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Odini – ekuivalent i Zeusit

Statuja e Odinit (Wotan) në Denkal, Hanover, Gjermani

Wotan_Hannover1
Në gojëdhënat (traditat) gjermanike dhe nordike Odini (nga norvegjishtja e vjetër Óðinn) është një perëndi që nderohet gjerësisht. Odini në anglishten dhe saksonishten e vjetër njihej si W?den, dhe në gjermanishten e vjetër (të zhvilluar) si Wuotan apo Wodan, që të gjithë rrjedhin nga teonimi i rindërtuar proto-gjermanik *wodanaz. Odini përshkruhet me një sy dhe me mjekër të gjatë, shpesh duke mbajtur një shtizë,Gungnir, dhe një mantel të zi, blu të mbyllur dhe të gjelbër dhe një kësulë të gjerë. Ai zakonisht paraqitet i shoqëruar nga disa kafshë – ujqit Geri dhe Freki dhe korbat Huginn dhe Muninn, të cilët i sjellin atij lajme nga i gjithë Midgardi – dhe Odini i grah kalit fluturues tetë-këmbësh Sleipnir nëpër qiell dhe në botën nëntokësore. Odini dëshmohet të ketë shumë djem me gruan e tij Frigg, ku më i famshmi është perëndia Bald, dhe njihet me mbi 100 emra. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook