> Faqja pare >Archive for the ‘Tranzitet planetare’ Category

Tranzitet planetare

transits

Tranzitet planetare përfaqësojnë sistemin teknikisht më të thjeshtë të parashikimit (gjithçka që duhet, janë efemeridet e sakta), i thjeshtë teknikisht, por jo nga pikëpamja e interpretimit. Për interpretimin, në fakt, duhet të merret gjithmonë parasysh situata e planetit të caktuar në hartën e lindjes. Kështu, për shembull, nëse në temën e lindjes Jupiteri ndodhet në aspekt negativ, Jupiteri i tranzitit, nuk do të sjellë efekte me deomos pozitive; nga ana tjetër, nëse Jupiteri i temës së lindjes ndodhet në aspekt pozitiv, një aspekt jo harmonik i tranziteve nuk duhet të interpretohet me deomos negativisht. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Tranzitet e Hënës

Ndikimi i Hënës në jetën tonë të përditshme
hena1
Kohëzgjatja e tranzitit me planetët dhe pikat: 3 orë e 10 minuta.
Domethënia e interpretimit: 2/10

Hëna, ngaqë lëviz shumë shpejt, duhet të konsiderohet si elementi lëvizës nga e gjithë skena planetare. Shpesh një katalizator i një situate të vendosur nga planetet më të ngadaltë, roli i saj është gjithashtu i vetë jetës, me kuptimin që ashtë ajo që ritmon ngjarjet më të vogla dhe orkestron atmosferën e përditshme, në mënyrë pozitive si edhe negative. Gjithashtu, mund të themi që Hëna përcakton bioritmin e secilit, gjatë udhës së saj në zodiak. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Tranzitet e Diellit

diell1DIELLI TRANZIT NË SHTËPITË QIELLORE TË LINDJES

Kohëzgjatja e Diellit në tranzit në një shtëpi: 30 ditë
Kohëzgjatja e tranzitit me planetët e tjerë: 2 ditë
Domethënia e interpretimit: 5/10

Dielli në tranzit në shtepinë e parë

Jeni të interesuar më shumë për çështjet personale sesa për ato të botës që ju rrethon. Ky qëndrim (sjellje) nuk diktohet nga egoizmi, por nga një nevojë e vërtetë introspektive për të mundur të zbuloni se për çfarë keni vërtetë nevojë për zhvillimin e mëtejshëm.
Meqënëse Dielli në një horoskop, është burimi i të gjitha energjive, dhe Ashendenti është projektimi i personalitetit, ky tranzit tregon periudhën në të cilën do të mund ta tregoni veten më me efikasitet se zakonisht. Pra, është një kohë e shkëlqyer për t’u bërë përshtypje njerëzve, por duhet të tregoni kujdes sepse mund të ndodhë të tregoheni të pandjeshëm ndaj të tjerëve. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Tranzitet e Merkurit

merkur1Tranzitet e Merkurit në aspekt me planetët e lindjes

Kohëzgjatja e tranzitit me planetët e tjerë: 1 ditë e 3 orë
Domethënia e interpretimit: 2/10

Merkuri është një planet i shpejtë dhe tranzitet e tij kanë, në përgjithësi, efekte kalimtare. Vetëm në rastin e lëvizjes retrogradë mund të ketë një domethënie më të theksuar. Kuptimet e tij lidhen me inteligjencën, intuitën, studimet, marrëdhëniet shoqërore, lëvizjet, udhëtimet dhe lajmet. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Tranzitet e Venusit

venus1Tranzitet e Venusit në aspekt me planetët e lindjes

Kohëzgjatja tipike e tranzitit me planetët e tjerë: 1 ditë e 16 orë
Domethënia e interpretimit: 3/10

Edhe tranzitet e Venusit janë më tepër të shpejta, përveç rasteve retrograde. Ato ndikojnë, sidomos, në jetën sentimentale, kohën e lire dhe kënaqësinë, jetën sociale dhe aftësitë dhe veprimtaritë artistike. Kalimet e Venusit në pika të ndjeshme të horoskopit të lindjes, shoqëruar nga tranzite të tjera të rëndësishme, rrisin edhe mundësinë e fatit. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Tranzitet e Marsit

mars1Tranzitet e Marsit në aspekt me planetët e lindjes

Kohëzgjatja e tranzitit me planetët e tjerë: 2 ditë e 13 orë
Domethënia e interpretimit: 4/10

Janë tranzite më tepër të gjalla dhe veprimi i tyre shprehet shpejt. Ato gjallërojnë tranzitet e planetëve të tjerë më të ngadaltë dhe të rëndë. Marrim një shembull. Neptuni i tranzitit është gjashtëkëndësh me Saturnin e lindjes, kur Marsi i tranzitit gjendet në gjashtëkëndësh me të dy planetët shkakton një “rizgjim” të efekteve të gjashtëkëndëshit Neptun-Saturn që deri në atë moment nuk ishin venë re nga personi në mënyrë konkrete. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Tranzitet e Jupiterit

jupiter1
Tranzitet e Jupiterit në aspekt me planetët e lindjes

Kohëzgjatja e tranzitit me planetët e tjerë: 30 ditë
Domethënia e interpretimit: 6/10

Tranzitet e këtij planeti, gjithnjë nëse Jupiteri i lindjes nuk ndodhet në aspekte të mëdha negative, duhet të konsiderohen pozitive dhe, zakonisht, tregojnë një periudhë me fat, zgjerimi dhe suksesi. Por, duke pasur parasysh këto karakteristika, mund të jetë një kalim i rrezikshëm në rastin e sëmundjeve kancerogjene (duhet marrë në konsideratë shenja, shtëpia dhe aspektet). Kalimet e tij, në shumicën e rasteve, tregojnë shpërblime (përfitime) në punë, rritje të ardhurash, dashuri të reja dhe martesë. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Tranzitet e Saturnit

saturn1
Tranzitet e Saturnit në aspekt me planetët e lindjes
Kohëzgjatja e tranzitit me planetët e tjerë: 45 ditë
Domethënia e interpretimit: 7/10

Saturni njihet shpesh si simbol i fatalitetit, i fatit të paepur dhe në fakt tranzitet e këtij planeti nganjëherë duken si diça e paepur, si një forcë që na pushton. Ato tregojnë kufijtë tanë, por, nga ky tranzit shumë i rëndë dhe ndëshkues, në të vërtetë mund të maturohemi (piqemi) dhe të bëhemi persona më të mirë, më të fortë. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Tranzitet e Uranit

uran1
Tranzitet e Uranit në aspekt me planetët e lindjes

Kohëzgjatja e tranzitit me planetët e tjerë: 60 ditë
Domethënia e interpretimit:8/10

Surpriza, spontanitet, shpërthim. Këto janë karakteristikat e tranziteve të Uranit, që shënojnë thuajse gjithmonë ndryshime të papritura në jetën e individit, madje edhe kur ka probleme serioze. Natyrisht, jo gjithça në sensin domosdoshmërisht negate; në të vërtetë, mund të flitet shumë mirë për një rizgjim të një goditjeje të shëndetshme. Kalimet e tij korrespondojnë me fazat më të rëndësishme të jetës së individit dhe vështirë se harrohen. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Tranzitet e Neptunit

neptun1
Tranzitet e Neptunit në aspekt me planetët e lindjes

Kohëzgjatja e tranzitit me planetët e tjerë: 75 ditë
Domethënia e interpretimit: 9/10

Kalimet e Neptunit misterioz dhe të paqartë nuk vlerësohen lehtësisht dhe efektet janë shpesh disi të fshehta (të mjegullta). Ndikojnë sidomos tek psiqika dhe mendja, duke sjellë herë pas here, frymëzim, por edhe iluzione dhe konfuzion, paqe të brendshme dhe ankth, ideale të nxitura dhe transformim. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook