> Faqja pare >Archive for the ‘Revolucioni Diellor’ Category

Revolucioni Diellor

diell

REVOLUCIONI DIELLOR (RD)

Revolucioni Diellor (RD) ndodh gjithmonë kur Dielli rikthehet përsëri në të njëjtat gradë dhe minuta ashtu si në momentin e lindjes suaj, kjo ndodh përafërsisht në datëlindjen tuaj dhe kërkon llogaritje kompjuterike. Pozicioni i planëteve, i shtepive apo aspektet planetare që ndodhin ne atë moment parashikojnë fatin tuaj për një vit, pra deri në rikthimin e Diellit ne datën e lindjes suaj. Rikthimi i Diellit quhet pra Revolucion Diellor, dhe është llogaritur më “saktë” për herë të parë në Francë në vitet ’70, Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Revolucioni Diellor – Ciro Discepolo, pj.1

Dymbëdhjetë Shtëpitë që mund të përshtasni në Revolucionet Diellore
Ciro Discepolo (astrolog i famshëm italian)

Që kur kam filluar të studjoj Revolucionet Diellore, kam kuptuar që interpretimi i tyre tradicional – që unë e përkufizoj si një sistem ‘shkollor’ analize – nuk është i mirë. Nga një libër për Revolucionet Diellore, shumica e njerëzve presin të udhëzohen me mënyra të tilla si kjo: “ Ashendenti i Revolucionit Diellor bie në shtëpinë e nëntë të lindjes, në shenjën e Dashit, ndërsa Mesqiellori i Revolucionit Diellor bie në shtëpinë e gjashtë të lindjes, në shenjën e Bricjapit, dhe Marsi është në shtëpinë e parë të Revolucionit Diellor, në shenjën e Demit…” Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Revolucioni Diellor – C. Discepolo, pj.2

Ashendenti i Revolucionit Diellor në shtëpinë e dytë të lindjes; – Stelium i Revolucionit Diellor në shtepinë e dytë të RD; – Dielli i RD në shtepinë e dytë të Revolucionit Diellor; -dhe/ose Marsi i RD në shtepinë e dytë të RD.
Në pothuajse të gjitha rastet, këto pozicione tregojnë një rritje, apo më shumë derdhje, të qarkullimit të parasë. Mund t’ju vijnë, por edhe t’ju ikin gjithashtu. Ashtu si me të gjitha shtëpitë e tjera, edhe në këtë rast duhet të veçoni disa elementë. Gjëja e parë është të merrni në konsideratë moshën dhe gjendjen e përgjithshme të personit. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Revolucioni diellor – C. Disceplo, pj.3

Ashendenti i Revoluconit Diellor në shtëpinë e shtatë të lindjes; – Stelium i Revolucionit Diellor në shtëpinë e shtatë të RD; – Dielli i RD në shtëpinë e shtatë të Revolucionit Diellor; – Marsi i RD në shtëpinë e shtatë të RD.
Kjo është një shtëpi tinzare (e rrezikshme), ndoshta më e keqja ndër ato shtëpi që vërtetë nuk i konsideroj si të rrezikshme. Kushtojini shumë vëmendje këtij Revolucioni, sepse mund të fshehë kurthe shumë të frikshme. Me këtë shtëpi që është e theksuar në hartën e RD, duhet të mendoni gjithmonë për ‘dokumentat e vulosura’, dmth. gjëra ligjore, probleme me burokracinë, probleme të mundshme me ligjin, debate të ashpra, grindje, ‘luftra’ të vogla apo të mëdha, akte të mundshme agresioni, , dhe/apo ndonjë armiqësi. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook