> Faqja pare >Archive for the ‘SHENJAT ZODIAKALE’ Category

Dashi

DADashiSHI
(21 mars – 19 prill)

Dashi është shenja e parë e zodiakut, është shenjë zjarri, mashkullore-pozitive, themelore dhe sundohet nga planeti Mars. Është shenjë krejtësisht misterioze sepse në të përmblidhen të gjitha tipologjitë parësore të zodiakut, prandaj është shumë e vështirë të kuptohet. Dashi konsiderohet si shenja e fillimit të jetës dhe që buron nga dy tendenca të veçanta: një materialiste dhe një krijuese. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Demi

DemiDEMI

(20 prill – 20 maj)
Demi është shenja e dytë e zodiakut, është shenjë e tokës, femërore-negative, e qëndrueshme, dhe që udhëhiqet nga planeti Venus (Afërdita). Konsiderohet si shenja e bukurisë, e natyrës, e artit dhe e muzikës. Është shenjë e qartë që kuptohet lehtë. Demi është shenja e jetës ku ndikimi i edukimit familjar të fëmijërisë ndjehet në mënyrë të veçantë. Si pak shenja të tjera ka një hijeshi të rrallë. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Binjakët

Binjakët  BINJAKËT

(20 maj – 20 qershor)

Binjakët janë shenja e tretë e zodiakut. Është shenjë ajri, e paqëndrueshme, pozitive-mashkullore, e drejtuar nga Mërkuri. Është një shenjë që ka simbol njerëzor, të tjerat janë Virgjëresha dhe Ujori. Kjo është shenja e gjallërisë, e lëvizjes, e paqëndrueshmërisë. Sipas astrologjisë ezoterike, shenja e Binjakëve përfaqëson natyrën dyfishe të qenies: shpirtin dhe materien. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Gaforrja

Gaforrja       GAFORRJA

(22 qershor – 22 korrik)

Gaforrja është shenja e katërt e zodiakut, është shenjë e ujit, themelore, femërore-negative, e drejtuar nga Hëna; Gaforrja është shumë komplekse dhe kuptohet me vështirësi, sepse natyrat e ndryshme të saj bien vazhdimisht në kundërshtim me njëra-tjetrën. Është shenja e amësisë dhe e lindjes… logjika e saj është krejtësisht e veçantë. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Luani

luani        LUANI

(22 korrik – 22 gusht)

Luani është shenja e pestë e zodiakut, shenjë zjarri, fikse, mashkullore-pozitive, e sunduar nga Dielli. Luani është shenjë e vendosmërisë dhe udhëheqjes, në simbolikën e përgjithshme përkon me ardhjen në botë të njeriut, ndërsa me lindjen e krishtërimit u shndërrua në simbol të rilindjes. Shenja paraqitet me bishtin e luanit. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Virgjëresha

Virgjëresha    VIRGJËRESHA

(23 gusht – 22 shtator)

Virgjëresha është shenja e gjashtë e zodiakut, shenjë toke, femërore-negative, e ndryshueshme dhe drejtohet nga Mërkuri. Është shenja e dytë njerëzore dhe është shenjë e kritikës, e analizave dhe e përdorimit të shkëlqyer të arsyes. Tipari më i dallueshëm i saj është sensi praktik. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Peshorja

Peshorja        PESHORJA

(23 shtator – 22 tetor)

Peshorja është shenja e shtatë e zodiakut; shenjë e ajrit, themelore, mashkullore-pozitive, e qeverisur nga planeti Venus (i njohur ndryshe si Afërdita ose Venera). Në jetën e të lindurve në shenjën e Peshores periudhat më të rëndësishme janë prej 14 – 20 dhe nga 36 – 42 vjeç. Ky rregull vlen vetëm për këtë shenjë. Peshorja është shenjë e partneritetit, e estetikës dhe finesës me të cilën nuk është e lehtë të kuptohesh pasi është disi e paparashikueshme në sjelljen e saj. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Akrepi

Akrepi      AKREPI

(23 tetor – 21 nëntor)

Akrepi është shenja e tetë e zodiakut, simboli i të cilit është një m që përfundon me një shigjetë, është shenjë e ujit, fikse, femërore-negative,  që drejtohet nga planetet Mars dhe Pluton. Është një një shenjë shumë sekrete dhe misterioze, është simbol i formave sekrete të njeriut. Pikërisht tek Akrepi ka vend konflikti ndërmjet pasionit dhe arsyes dhe personalitetit do të jetë gjithmonë shumë i vështirë për t’u interpretuar. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Shigjetari

Shigjetari  SHIGJETARI

(22 nëntor – 21 dhjetor)

Shigjetari është shenja e nëntë e zodiakut; shenjë zjarri, e ndryshueshme, mashkullore-pozitive dhe e drejtuar nga Jupiteri. Shigjetari është gjithmonë një e mesme midis më të mirës dhe më të keqes, midis vesit dhe virtytit: në fakt simboli i kësaj shenje është centauri, domethënë një figurë gjysëm-njeri dhe gjysëm-kalë. Kjo është shenja e njerëzve që qëllojnë drejt e në shenjë. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Bricjapi

Bricjapi      BRICJAPI

(22 dhjetor – 20 janar)

Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut; shenjë e tokës, themelore, femërore-negative, që drejtohet nga Saturni. Kjo është shenjë e të menduarit, e pjekurisë, e mbylljes në vetvete dhe e vetmisë. Uni i Bricjapit është shumë i fortë, me prirje për të komanduar dhe që kërkon me ngulm shumë të madh të arrijë synimet e veta. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook