> Faqja pare >Archive for the ‘Shenja apo yjesi’ Category

Ndryshimi ndërmjet shenjave dhe yjesive

yjesite
PSE DUHET TË JENË 12 DHE JO 13 SHENJA?

Para 2500 vjetësh pikat e ekuinokseve ndodheshin në yllësinë e Dashit dhe Peshores. Në kohën e sotme, ato janë zhvendosur në yllësinë e Peshqve dhe Virgjëreshës dhe ky proçes quhet “lëvizja e ekuinokseve”. Me këtë fakt astronomët duan të hedhin poshtë astrologjinë. Ajo çfarë ata nuk kuptojnë është ndryshimi midis një shënje dhe një yllësie.
Një shenjë thjesht përshkruan një pjesë specifike prej 30 grade në zodiak; yllësia është thjesht figura (imazhi) që krijojnë shumë yje bashkë në qiell. Shenjat janë emërtuar sipas yllësive që u qëndronin pranë. Edhe pse yjësitë mund të kenë lëvizur kjo nuk ka rëndësi për Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Shenjat në Hemisferën Jugore

A janë shenjat e zodiakut të kundërta në Hemisferën Jugore të Tokës?

Një tokë e plotë, Gjashtë shenja të dyfishta, apo Zodiak pasqyrë:

Zodiaku siç e njohim atë, është një sistem i ndarjes në pjesë të qiellit, i quajtur eklipltikë, nëpër të cilën duket sikur kalon Dielli, Hëna dhe planetët. Ky sistem në fillim u shpik në vendet e Hemisferës Veriore, ku astronomët i emërtuan yjësitë sipas vrojtimeve rrethuese lidhur me stinët. Për shembull, yllësia që Dielli duket sikur kalon përmes saj çdo vit në fillim të Pranverës u quajt Dash, sepse “Dielli thyen akullin e tokës siç sulmon një dash me brirët e tij”. Po ashtu “…Në muajin e Demit qetë punojnë arat për të prodhuar mistrin apo grurin”.   southern-hemisfere

Problemi për të përdorur këtë sistem me prejardhje nga Hemisfera Veriore në vendet e Hemisferës Jugore, siç është Australia, Amerika e Jugut dhe Afrika e Jugut, është që nga Dashi te Peshqit shenjat që ne njohim, që sigurisht kanë ndryshuar, nuk përputhen me stinët. Ky problem bëhet i theksuar kur përpiqemi të përdorim zodiakun astrologjikisht, duke mbuluar sistemin origjinal matës stinor dhe bujqësor me korrespondenca okulti. Për shembull, shenja e Bricjapit në Zodiakun Tropikal nis në Solsticin e Dimrit, rreth 21 Dhjetorit, në Hemisferën Veriore, dhe kjo ka lidhje të thella okulti dhe mitologjike me kufizimin e dritës e cila lidhej me shenjën që sundon Saturni. Dielli thuhet që vdes në këtë shenjë, dhe pastaj rilind pas tre ditësh pasi drita nga Dielli fizik rritet. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

CILËS YJESIE I PËRKISNI?

Zbuloni dhjetëditshin dhe yjësinë  tuaj sipas astro-mitologjisëyjesite

Grupe të caktuara yjesh që i ngjajnë një imazhi të caktuar formojnë atë që quhet yjesi (konstelacion). Dijetarët e lashtë dhe të mëvonshëm kanë emërtuar gjithsej 88 yjesi me emra mitologjik. Çdo shenjë zodiakale ndodhet përballë yjësive të caktuara. Rrethi zodiakal ka gjithsej 360 gradë, i ndarë me dhjetëditshe i bie të ndahet me 36 yjësi korresponduese. Zbuloni se në cilën yjesi keni lindur. Secila shenjë ndahet me nga tre dhjetëditsha, pra me nga tre yjesi.

Shenjat ndahen: 6 në mashkullore dhe 6 në femërore, pra duke nisur nga Dashi mashkullore, Demi femërore e kështu me radhë, një mashkullore e një femërore pa e prishur rregullin. Dhjetëditshat e parë të shenjave mashkullore shkojnë mirë me njëri-tjetrin, kurse ato femërorë Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Miti i yjësive zodiakale

  Emërtimet mitologjike të shenjave

Emrat e yjësive nga të cilat morën emrat shenjat e zodiakut rrjedhin nga mitologjia klasike ashtu si shumë yjësi të tjera që nuk ndodhen në zodiak. Në fakt yjësitë kanë lëvizur paksa, saqë shenjat nuk ndodhen më në yllësinë nga e cila kanë marrë emrin, por kjo nuk ka asnjë rëndësi në astrologji. Në qiell jan emërtuar plot 88 yjësi, që i keni në tabelën në fund, por 12 shtrihen pranë zodiakut.

 Miti i Dashitdashi1

Shenja e Dashit pëfaqësohet nga figura e dashit të artë, një simbol i kafshëve astrologjike që fillimisht shfaqet në rrethin e zodiakut te egjiptianët e lashtë. Më vonë,
në mitologjinë e lashtë greke, dashi i artë shfaqet përsëri si pasardhësi i jashtëligjshëm i perëndisë së ujrave, Poseidonit (i cili e kishte shndërruar veten në dash) dhe i bukuroshes së vdekshme, Teofanës (të cilën Poseidoni e kishte shndërruar në dele). Nofela, mbretëresha e Boetias, e gjeti dashin e artë, gjysëm-perëndi, duke shëtitur aty rrotull dhe u kërkoi fëmijëve të saj, Friksusit dhe Helës ta mbanin atë larg Kolçisit dhe ta thernin atë për nder të Aresit (Marsit), perëndisë së luftës. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook