> Faqja pare >Archive for the ‘Pamja fizike’ Category

Përshkrimi fizik i shenjave

 

downloadNgjashmëritë brenda së njëjtës shenjë astrologjike dhe brenda familjes biologjike

Sipas astrologjisë, një person i lindur në një ditë të caktuar të vitit,  mund të mos ketë ngjashmëri në pamje dhe në mënyrën e sjelljes, me vëllezërit apo motrat që kanë lindur jashtë shenjës së tij të zodiakut. Por, në qoftë se ju ta krahasonit atë me një person tjetër të panjohur,  por të njëjtën shenjë yjore, do të gjeni ngjashmëri të dukshme. Astrologjia nuk pretendon se ky është një rregull i pandryshueshëm dhe as të hedhë poshtë  gjenetikën, pasi është e qartë që personi mund të ketë shumë karakteristika të fytyrës dhe mënyrave të sjelljes të ngjashme me dikë nga familja e tij.

Është e habitshme sesi pamjet e përshkruara për secilën shenjë astrologjike shfaqen dhe shprehen qartazi në personat e lindur në këto shenja zodiaku.  Në këtë artikull, ju do të njiheni me tiparet dalluese të personalitet dhe fizikut të të gjitha  shenjave të zodiakut. Ndonjëherë ky informacion do t’ju ndihmojnë të merrni me mend se çfarë shenjë horoskopi është dhe cilën ashedente ka personi që keni përballë. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Bukuria fizike

BUKURIA FIZIKE SIPAS VLERESIMIT TE PLANETEVE

Raffaello-Balzo

Bukuria është forcë dhe forca është bukuri – të dyja shkojnë dorë për dore.

Ashtu si Merkuri që është treguesi kryesor i komunikimit në hartë ashtu edhe Ashendenti, i cili bazohet në pozicionin e planetit Tokë, është treguesi kryesor i bukurisë. Kjo nuk do të thotë që është I VETMI tregues, por është i pari. Çdo planet tjetër, kur është vendosur mirë, do të kontribuojë në bukurinë totale të individit, por gjithmonë njëri e bën më shumë se tjetri, prandaj studiohet koncepti i sunduesve. Një planet është vendosur mirë kur ndodhet në gjininë, elementin apo shenjën e tij. Dielli, për shembull, është vendosur mirë në një shenjë mashkullore (zjarri apo ajri), sidomos zjarri, dhe mbi të gjitha në Luan (shenjën të cilën drejton). Planetët e tjerë ndjekin të njëjtin rregull sipas shenjave që sundojnë. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Si të gjejmë shenjën astrologjike të dikujt

Si të gjejmë shenjën astrologjike të dikujt me anë të karakteristikave?

astronA e kemi gjetur tashmë shenjën tuaj astrologjike? Është një akt heroik mjaft befaues që kërkon kërkime dhe praktikë. Megjithëse jo të gjithë besojnë se kjo është e mundur dhe as nuk i japin rëndësi shenjave të zodiakut, ekziston një lojë zgjuarsie për të bërë që ata të besojnë. Megjithatë duhet të merrni parasysh që kjo bazohet vetëm në shenjat diellore. Do të ishte ndryshe nëse do të flisnit për ashendentët, sepse këto të fundit përfaqësojnë pamjen e një personi para se të jemi mësuar ta njohim. Nuk bëhet fjalë as për shenjën hënore, e cila të sjell ndërmend personalitetin intim, emocionet dhe reagimet e një individi. Duhet pra të mbani këtë në një objektiv të saktë kur duhet të përcaktoni shenjën astrologjike të dikujt.

Që të dini se cilat janë karakteristikat bazë të një personaliteti astrologjik. Studioni veçoritë e ndryshme që i atribuohen secilës shenje. Një mënyrë e thjeshtë që ju sjell ndërmend karakteristikat është të vini re personat që njihni në secilën shenjë. Mendoni nëse këto karakteristika u korrespondojnë apo jo atye. Për më tepër do të bëni krahasime ndërmjet personave që ju njihni sipas tipareve dalluese të shenjës së tyre dhe më tej do të jetë e lehtë të rikujtoheni se çfarë përshkruan secila shenjë. Personat e lindur në Pranverë – pra Dashi, Demi dhe Binjakët – priren të kenë një fytyrë joshëse – por jo domosdoshmërisht të bukur, thjesht me tipare që bien në sy. Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook