> Faqja pare > Perëndi dytësorë > Hermafroditi

Hermafroditi

HERMAFRODITI (njeriu me dy gjini)

Naiad1

Në mitologjinë greke, Hermafroditi ishte djali i Hermesit dhe Afërditës. Meqë Hermafroditi ishte i biri i Hermesit, dhe si rrjedhojë stërnip i Atlasit, nganjëherë ai quhej Atlantid. Poeti romak, Ovidi, na tregon se Hermafroditi u rrit nga najadat (nimfat) në shpellat e Malit Ida, një mal i shenjtë në Frigjia (Turqinë e sotme). Në moshën 15 vjeçare, ai filloi të merzitej me vendin që e rrethonte dhe mori udhën për në qytetet e Likias dhe Karias. Ndodhi në pyjet e Karias, afër Halikarnasit që ai takoi nimfën Salmakisa, në pellgun e saj. Kur e pa ajo u dogj nga dëshira për djalin, i cili ishte tepër i bukur, ndonëse shumë i ri në moshë, dhe përpiqej ta joshte, por ai refuzonte. Kur mendoi se ajo kishte ikur, Hermafroditi u zhvesh dhe u fut në ujrat e pellgut. Salmakisa doli nga prapa një peme dhe u fut në ujë. Ajo u hodh në krahët e djaloshit, duke e puthur me zor atë dhe duke e ledhatuar. Ndërsa ai përpiqej ta largonte, ajo u kërkoi ndihmë perëndive që të mos ndahej më prej tij, pasi pasioni i saj i dashurisë ishte i madh. Dëshira e saj iu plotësua, dhe trupat e tyre u bashkuan përjetësisht në një trup të vetëm, “një krijesë me dy gjini”. Hermafroditi iu lut Hermesit dhe Afërditës që kushdo tjetër që lahet në këtë pellg të shndërrohej në të njëjtën formë, dhe kërkesa e tij u pranua. Që prej asaj kohe bota ka dhe njerëz të tillë që njihen me termin hermafrodit ose ndryshe androgjin (njeri me dy organe seksuale, mashkullore dhe femërore). Ky fenomen anormal haset kudo në botë, madje është vërtetuar dhe në Shqipëri. Megjithatë hermafroditi mitologjik është simbol i dashurisë së përjetshme pasionante, i fiksimit erotik dhe i biseksualizmit.

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento