> Faqja pare > Horoskopi vjetor > Horoskopi i vitit 2018

Horoskopi i vitit 2018

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK PËR VITIN 2018 -(Për të gjitha shenjat)

DASHI NË PËRGJITHËSI NË 2018f118

Urani ka qenë në shenjën tuaj që nga viti 2010, por ai fillon të dalë në 2018, duke nisur udhën e tij në shenjën e Demit në mes të majit deri në fillim të nëntorit. Këto vite mund t’ju kenë sjellë shumë ndryshime dhe paqëndrueshmëri në jetën tuaj ose për veten, dhe kjo mund të fillojë të marrë fund sivjet. Ata Desh që kanë lindur pas 14 prillit, do të vazhdojnë të përjetojnë Uranin mbi Diellin e tyre në 2018, kështu që do të vazhdoni ta merrni ende dozën e fortë të energjisë ndryshuese në jetën tuaj dhe mund të punoni për të bërë ndryshime. Vetëm sigurohuni që të bëni detyrat e shtëpisë dhe tregohuni të zgjuar me ndryshimet që bëni. Nëse keni lindur përpara 14 prillit, keni përjetuar tashmë Uranin mbi Diellin tuaj, kështu që energjia nuk është aq e fortë për ju tani dhe mund të përqendroheni në ngadalësimin e ndryshimeve.

Ndërsa Urani po mbaron turneun në shenjën tuaj, asteroidi Kiron, sundues i plagëve tona, fillon udhetimin e tij në shenjën tuaj në mes të prillit deri në shtator. Ndërsa çliroheni nga energjia ndryshuese e Uranit, tani mund të përqendroheni më shumë në përpjekjen për t’u kujdesur për plagët e vjetra, për t’u shëruar dhe për të ecur përpara. Ju mund të filloni të gjeni fuqi në aftësinë tuaj për t’u shëruar, dhe kjo mund t’ju ndihmojë të bëheni më të fokusuar.
Marsi, sunduesi juaj, retrogradon (lëviz mbrapsht) në 2018 në fund të qershorit deri në fund të gushtit. Sa herë që sunduesi juaj retrogradon, ju mund të ndjeheni paksa të pakënaqur, kështu që mund të ndiheni pak keq (gjaknxehtë) nga mesi i vitit. Mund të zemëroheni shpejt dhe ta keni të vështirë të ruani durimin apo të bëni kompromise. Merkuri gjithashtu lëviz mbrapsht në shenjën tuaj në fund të marsit deri në mes të prillit, gjë që mund të jetë edhe kjo një periudhë ku ndjeheni nervozë, por mund të jetë më e dukshme kësaj here, dhe do të duhet të përpiqeni t’i bëni gjërat përsëri ose të punoni për zgjidhjen e problemeve të vjetra. Ata që kanë lindur më 4 deri më 7 prill mund të ndjejnë më së shumti fillimin e lëvizjes retrogradë dhe ata që kanë lindur nga 23 deri 26 mars mund të ndjejnë më shumë fundin e lëvizjes retrogradë (mbrapsht).

Do ta ktheni mendjen tek ëndrrat tuaja këtë vit me eklipsin diellor më 15 shkurt dhe me eklipsin hënor më 27 korrik në Ujor, dhe mund të përqëndroheni në një ëndërr të re në fillim të vitit dhe të shihni kulmet (realizimin) me eklipsin diellor. Sidoqoftë, Marsi lëviz mbrapsht pjesërisht në Ujor, në fund të qershorit deri në mes të gushtit, kështu që mund t’ju duhet të rregulloni apo ndryshoni disa gjëra përpara se të bëni ndonjë përparim të madh. Saturni u sjell pak trishtim, pengesa apo vonesa atyre që kanë lindur në dhjetëditshin e parë të Dashit, këtë vit.

 

DASHURIA DHE LIDHJET

Jupiteri mbetet në sektorin tuaj të intimitetit deri në nëntor, dhe ju mund të eksploroni intimitetin në marrëdhëniet tuaja, duke punuar për të zgjeruar intimitetin që keni dhe krijoni lidhje më të forta emocionale me njerëzit që ju interesojnë. Nuk do t’i duroni më në jetën tuaj njerëzit për të cilët nuk ndjeni asnjë lidhje emocionale dhe do të përqendroheni më shumë tek njerëzit të cilët me të vërtetë kanë rëndësi për ju. Marsi e fillon vitin në këtë sektor së bashku me Jupiterin dhe ju mund të gjeni energji shtesë për t’iu përkushtuar më shumë marrëdhënieve intime. Gjithashtu mund të jetë një kohë e mirë për t’u përqëndruar në afrimitetin seksual të marrëdhënies suaj, nëse jeni të lidhur. Nëse jeni vetëm, mund të dëshironi dikë me të cilin të ndjeni një lidhje intensive dhe një tërheqje të fortë seksuale. Venusi shkon retrogradë (lëviz mbrapsht) në këtë sektor në tetor, kështu që në këtë kohë ju mund të keni disa vështirësi në fund të udhës së Jupiterit në këtë sektor me Venusin retrogradë, dhe mund të dëshironi të ndiheni edhe më afër me partnerin, por do të përfundoni duke e ndjerë veten më larg, të jeni shumë të varur, apo të keni të bëni me dikë që është i tillë, ose mund të merreni me problemet intime që ju mbajnë të bllokuar. Merkuri lëviz retrogradë në këtë sektor javën e parë të dhjetorit, pasi Jupiteri ka dalë, kështu që mund të keni një problem të shkurtër në ndonjë lidhje intime, ose mund të shihni kthimin e një dashurie të vjetër.

Megjithatë Venusi nuk lëviz tërësisht mbrapsht në sektorin tuaj të intimitetit; ai gjithashtu retrogradon në sektorin tuaj të marrëdhënieve në gjysmën e parë të nëntorit dhe mund t’ju duhet të përqendroheni në çështjet e marrëdhënieve, të merreni me problemet e një lidhjeje ose të largoheni nga dikush. Nuk do të jeni aq të hapur për angazhim (fejesë), ose do të luftoni për të ruajtur qetësinë në marrëdhëniet tuaja. Jini të duruar me partnerin apo njerëzit që doni dhe sigurohuni që po i jepni vetes vëmendjen që ju nevojitet sepse kështu mund të jetë e lehtë të përqendroheni edhe tek të tjerët.

Sektori juaj i dashurisë merr pak vëmendje edhe me një eklips hënor më 31 janar, dhe ju mund të afroheni më shumë me dikë, të ndani dashurinë që ndjeni dhe ndiheni të frymëzuar nga dashuria. Një eklips diellor ndodh në sektorin tuaj të dashurisë më 11 gusht, por Merkuri lëviz retrogradë në këtë sektor në fund të korrikut deri në mes të gushtit, kështuqë eklipsi ndodh gjatë ecjes retrogradë. Eklipsi mund t’ju ndihmojë të përqendroheni ta shprehni këtë lëvizje retrogradë në mënyrat më pozitive, kështu që ju mund të rilidheni me të dashurit  tuaj apo me ndonjë partner të së shkuarës, të prekeni në zemër dhe të ndizeni flakë.

 

PUNA DHE PARAJA

Plutoni mbetet në sektorin e karrierës gjatë gjithë vitit, dhe ai tani shoqerohet nga Saturni në fillim të udhëtimit në këtë sektor. Kjo sjell energji të madhe në karrierën tuaj, në qëllimet tuaja, në rrugën e jetës tuaj dhe në drejtimin tuaj, dhe tani mund të jetë koha për t’u përqendruar fort, për t’u disiplinuar dhe për të punuar fort për të arritur atë që dëshironi në jetë. Plutoni dhe Saturni mund t’ju detyrojnë të punoni më shumë se sa keni menduar ndonjëherë, dhe ju mund të ndjeheni sikur po dorëzoheni në pika të ndryshme, por do të vazhdoni të ecni. Nëse besoni në qëllimin tuaj dhe është mirë për ju dhe jetën tuaj, vazhdoni të ecni përpara. Saturni dhe Plutoni ofrojnë shpërblime të mëdha për njerëzit që vazhdojnë të shkojnë përpara. Marsi bashkohet me të dy planetët në sektorin tuaj të karrierës nga mesi i muajit mars deri në mes të majit, duke ju sjellë më shumë energji dhe duke ju nxitur të përqëndroheni në këtë drejtim. Por Marsi pjesërisht lëviz retrogradë në këtë sektor gjatë gjysmës së dytë të gushtit, kështu që mesi i vitit mund të sjellë disa pengesa, vonesa dhe bllokime. Kjo mund të jetë koha e vitit ku duhet të rishqyrtoni planet dhe rrugën tuaj, dhe të merrni një tjetër drejtim për të arritur atë që dëshironi. Ruani disiplinën, përqendrohuni dhe bëni gjënë e duhur përmes saj, përndryshe mund të përjetoni probleme që duan kohë të rregullohen. Marsi mbetet në sektorin tuaj të karrierës deri në mes të shtatorit pas daljes nga retrogradët dhe ju merrni disa javë për t’u përqendruar në rrugën e duhur, për të rregulluar planet tuaja dhe për të bërë përparime. Bashkimi i Plutonit dhe Saturnit në sektorin tuaj të karrierës mund të sinjalizojë se jeni në një periudhë 2-3 vjeçare ku mund të arrini lartësi të mëdha. Sigurohuni që të mos bini.

Urani hyn në një shenjë tjetër në 2018, dhe kështu ai fillon turneun në një sektor të ri për ju, sektorin tuaj të parave. Kjo mund të sjellë ndryshime në jetën tuaj financiare dhe mund të filloni të fitoni para në mënyra të reja ose të bëni para në një mënyrë që lidhet me Uranin – me teknologji, punë humanitare, punë një grup, shoqata, etj. Urani do të jetë në sektorin tuaj të parave nga mesi i majit deri në fillim të nëntorit, prandaj bëhuni gati!

FAMILJA DHE SHTËPIA

Eklipsi hënor me 31 janar ndodh në sektorin që sundon fëmijët tuaj, kështu që nëse keni ndonjë fëmijë, mund të shihni se diçkaje në lidhje me ta po i vjen fundi, ose ata mund të bëhen tepër emocionalë. Mundohuni të mos keni ndonjë indinjatë shtesë në zemër. Merkuri retrogradon në këtë sektor nga fundi i korrikut deri në mes të gushtit, dhe gjithashtu me një eklips diellor në këtë sektor më 11 gusht fëmijët tuaj mund të bëjnë diçka negative përsëri, prandaj jepuni më shumë vëmendjen për të cilën kanë nevojë në lidhje me ndonjë problem. Dëfrehuni me ta, bëni foto me kujtime të bukura, dhe çlirohuni pak.

Një eklips diellor ndodh në sektorin tuaj të shtëpisë dhe familjes më 12 korrik dhe kjo mund të jetë një eklips i mirë për fillimin e projekteve të përmirësimit në shtëpi, daljen në një shtëpi të re, ripunime në shtëpi, rimodelime apo zbukurime, duke kaluar më shumë kohë me familjen tuaj, duke planifikuar një grumbullim familjar ose duke punuar në lidhjen tuaj me njerëz që i shikoni si familje. Mund të jeni më ushqyes dhe përkrahës dhe mund të ndjeheni më mirë emocionalisht kur jeni me familjen tuaj ose me njerëzit që mendoni si familje, ose në shtëpi apo në vendet që ndiheni më rehat.

GJENDJA MENDORE
Jupiteri në Akrep deri në nëntor vazhdon të qëndrojë në një sektor serioz për ju, dhe juve mund t’ju duket më i lehtë trajtimi i çështjeve (problemeve) që mbani thellë brenda vetes ose që janë shumë serioze për ju, apo që kërkojnë një lloj transformimi. Ky fokus serioz mund të jetë më i spikatur në muajin janar me Marsin gjithashtu në Akrep.Venusi lëviz retrogradë në Akrep në muajin tetor dhe Merkuri retrogradon në Akrep në javën e parë të dhjetorit. Ky mund të jetë një vit i mirë për të gërmuar thellë brenda vetes dhe për të bërë disa punë të vështira në brendësinë tuaj.

Jupiteri hyn në një sektor të lumtur kur të kalojë në Shigjetar në nëntor, dhe ju mund të keni një pikëpamje shumë më pozitive dhe të ngritur. Mund të përqëndroheni në zgjerimin e mendjes tuaj në mënyra të reja dhe të kuptoni më mirë se si funksionon bota. Me Merkurin në retrogradë në Shigjetar në fillim të gjysmës së parë të nëntorit, mund të mendoni të ktheheni në shkollë (studime), të mësoni diçka përsëri, ose të udhëtoni diku tjetër për të zgjeruar mendjen tuaj. Lëreni mendjen tuaj të hapur dhe kurioze!

Neptuni mbetet në sektorin që sundon mendjen tuaj subkoshiente (të fshehtë) gjatë gjithë vitit, dhe Marsi është në këtë sektor nga mesi i nëntorit deri në dhjetor, kështu që ju mund të përfundoni vitin duke gërmuar në mendjen tuaj subkoshiente, duke u marrë me probleme, motive dhe dëshira të fshehta (të paplanifikuara), ose duke punuar në çështje të së kaluarës të cilat duhet t’i hiqni qafet. Mund të kujdeseni për nevojat e fshehta, dhe të zhvilloni një lidhje më të fortë me mendjen tuaj subkoshiente.

DEMI NË PËRGJITHËSI NË 2018f119

 

Për ju, në vitin 2018 do të ndodhë një ngjarje astrologjike vërtet e madhe, pasi Urani fillon të shëtisë në shenjën tuaj. Urani kalon një kohë të gjatë në një shenjë, zakonisht 7-8 vjet, kështu që kjo mund të jetë një periudhë e madhe që fillon në 2018 për ndryshime për ju. Urani është planeti i ndryshimit dhe mund të përqendroheni në disa ndryshime në jetën apo në veten tuaj, duke shkundur gjërat ose duke ndryshuar perspektivën tuaj. Ju mund ta ndjeni këtë në një mënyrë të lehtë sapo Urani të hyjë në Dem në mes të majit (dhe të mbetet aty deri në fillim të nëntorit, për këtë vit), megjithëse ata që do ta ndjejnë më shumë energjinë ndryshuese të Uranit në 2018 do të jenë të lindurit para 25 prillit. Por Demi merr pak nga kjo energji duke filluar të mendojë për ndryshimet që dëshiron të bëjë për të përmirësuar jetën e vet dhe për të punuar në planet që ka, kështu që mund të bëni maksimumin gjatë kësaj kohe, për të ndryshuar diçka.

Neptuni gjithashtu mbetet në sektorin tuaj të miqësisë në vitin 2018 dhe mund të jeni më të dhembshur dhe të kuptueshëm me miqtë tuaj, të bëni më shumë për të ndihmuar të tjerët dhe të ndiheni më bamirës. Ky pozicion gjithashtu ju ndihmon të jeni më të hapur ndaj ndryshimit që Urani dëshiron, dhe intuita mund t’ju ndihmojë për t’u udhëzuar kur nuk jeni të sigurt se ku të fokusoheni.

Sunduesi juaj, Venusi, është gjithashtu retrogradë nga 6 tetori deri në mes të nëntorit në 2018, kështu që kjo mund të jetë një periudhë kur nuk do të merreni vetëm me problemet në marrëdhëniet tuaja (në tetor) dhe me punën (gjysmën e parë të nëntorit), por gjithashtu  do të ndiheni pak të pakënaqur gjatë gjithë lëvizjes retrogradë. Jepini vetes më shumë kohë, hapësirë dhe merrni pak pushim shtesë.

DASHURIA DHE LIDHJET

Jupiteri e fillon vitin 2018 në sektorin tuaj të marrëdhënieve partnerore, një vazhdim nga tetori 2017 që zgjat deri në nëntor 2018, dhe sjell energjinë e tij të zgjeruese dhe të dobishme në lidhjet tuaja. Ju mund të takoni njerëz të rinj, të gëzoni kalimin e kohës me të dashurit dhe të përmirësoni marrëdhëniet tuaja, sidomos kur viti fillon me Marsin në sektorin tuaj të marrëdhënieve në janar. Mund të jetë pak më e ngutshme në tetor kur Venusi është retrogradë në sektorin tuaj të marrëdhënieve dhe do ta keni të vështirë të shoqëroheni me të tjerët. Ka mundësi të provoni probleme me partnerin tuaj. Mund të jetë një kohë e mirë për t’u rikthyer me njerëz që i përkasin së kaluarës tuaj, por ato nuk mund të qëndrojnë përtej retrogradëve. Merkuri lëviz mbrapsht në sektorin tuaj të partneritetit javën e parë të dhjetorit, dhe ju mund të keni disa problemi komunikimi, mosmarrëveshje apo keqkuptime me njeriun e zemrës në atë kohë, kështu që përpiquni të dëgjoni më shumë.
Kur Jupiteri largohet nga sektori juaj i marrëdhënieve në fillim të nëntorit, ai do të hyjë në sektorin tuaj të intimitetit dhe ju mund të përpiqeni të afroheni më shumë nga ana intime me dikë që ju intereson dhe të keni lidhje më të forta emocionale me të. Marsi është në këtë sektor në fund të janarit deri në mes të muajit mars, kështu që ju mund të filloni herët vitin në përpjekje për t’u lidhur me dikë. Merkuri lëviz mbrapsht në këtë sektor atëherë kur sapo ka hyrë dhe Jupiteri aty, në gjysmën e dytë të nëntorit, dhe ju mund ta keni të vështirë të ndiheni të lidhur ashtu siç doni të jeni. Ndërsa disa nga ju do të ndihen shumë të lidhur dhe do të keni nevojë për më shumë hapësirë (liri).

PUNA DHE PARAJA

Eklipsi diellor më 15 shkurt ndodh në sektorin tuaj të karrierës dhe qëllimeve, dhe kjo mund të jetë një kohë e mirë për të punuar më fort me karrierën tuaj, për të bërë përparime në qëllimet tuaja dhe për të vendosur qëllime të reja. Ju mund të jeni më entuziast për rrugën tuaj, mund të filloni një drejtim të ri dhe mund të përfitoni nga mundësitë për të arritur qëllimet tuaja dhe për t’i bërë gjërat të ndodhin. E gjithë puna juaj e madhe dhe e mençur mund të kulmojë me eklipsin hënor të 27 korrikut në sektorin e karrierës dhe qëllimeve, dhe ju mund të shpërbleheni për punën e fortë dhe të mençur që keni bërë, dhe të përjetoni pak sukses.

Marsi do të jetë në sektorin tuaj të karrierës dhe qëllimeve duke filluar nga mesi i majit, dhe deri në qershor. Gjatë kësaj kohe do të ndiheni të disiplinuar dhe të përqendruar, dhe do të punoni fort për të realizuar gjëra tuaja ose për të përgatitur veten. Marsi lëviz prapa në këtë sektor në fund të qershorit deri në mes të gushtit. Në atë pikë, ju duhet të rishqyrtoni planet tuaja afatgjata dhe mund të përjetoni pengesa në qoftë se nuk i keni bërë gjërat në mënyrën e duhur ose nuk e keni marrë vërtet me pasion atë që po bëni. Marsi vazhdon rrugën e drejtë në sektorin e karrierës dhe të qëllimeve në mes të shtatorit deri në mes të nëntorit dhe ju mund të përqendroheni në rikthimin në rrugën e duhur dhe duke bërë hapa më të mëdha.

Venusi lëviz retrogradë në sektorin tuaj të punës në javën e parë të nëntorit, dhe kjo mund të jetë një kohë kur ju jeni duke u marrë me shumë punë, ose dëshironi të shmangni punën plotësisht, duke ndjerë se keni nevojë për një pushim. Nëse e keni lodhur vetveten gjatë gjithë vitit, një pushim i shkurtër mund të jetë ideja e duhur.

 

FAMILJA DHE SHTËPIA

Eklipsi hënor ndodh në sektorin tuaj të shtëpisë dhe familjes më 31 janar, dhe kjo mund të jetë një kohë kur ju jeni shumë më të shqetësuar për çështjet në shtëpi ose me familjen. Ju mund të përqendroheni më shumë në çështjet që kanë nevojë për drejtim dhe problemet që duhen trajtuar, dhe mund të përpiqeni për të eliminuar vështirësitë. Mund të jetë një kohë e mirë për të diskutuar probleme me familjen ose në shtëpi, dhe të punoni për të krijuar një marrëdhënie më të mirë me familjen apo për të pasur një bazë më të mirë në shtëpi. Eklipsi diellor ndodh në këtë sektor më 11 gusht dhe kjo mund të jetë një kohë e mrekullueshme për entuziazëm dhe emocion në shtëpi apo familje. Ju mund të planifikoni një mbledhje familjare, të bëni përmirësime në shtëpinë tuaj, të lëvizni ose të jepni mbështetjen tuaj për të afërmit.

Koha problematike për vitin mund të jetë fundi i korrikut deri në mes të gushtit kur Merkuri është në retrogradë në sektorin e shtëpisë dhe familjes tuaj. Ju mund të përjetoni probleme të vogla që dalin në shtëpi, si rubinetat që rrjedhin dhe prizat e djegura, ose çështje me familjen tuaj, keqkuptime, mosmarrëveshje apo grindje. Përpiquni t’i shprehni emocionet tuaja në një mënyrë të qartë, jo-luftarake dhe dëgjojeni më shumë familjen tuaj.

 

GJENDJA MENDORE

Eklipsi diellor më 12 korrik ndodh në një nga sektorët tuaj të mendjes dhe mund të dilni me ide të reja, të ndiheni më entuziast për idetë që keni dhe mund të jeni më shprehës dhe të hapur me atë që keni në mendje. Marsi është në sektorin tjetër që sundon mendjen nga mesi i marsit deri në mes të majit dhe kjo mund të jetë një kohë e mirë për ide të mëdha dhe plane të guximshme. Sidoqoftë, Marsi lëviz retrogradë në këtë sektor në gjysmën e dytë të gushtit, kështu që mund të keni nevojë të ribëni planet tuaja dhe t’i modifikoni idetë tuaja për të qenë më realiste. Marsi qëndron në këtë sektor deri në mes të shtatorit, kështu që mund të punoni për të shfrytëzuar sa më shumë mundësitë për të ndjekur idetë tuaja, veçanërisht nëse ato zgjerojnë jetën tuaj në mënyra të reja. Me Plutonin dhe Saturnin në këtë sektor, zgjerimi është i rëndësishëm, por ju duhet ta bëni këtë në mënyrë të përgjegjshme.

Urani është në fund të kohës së tij në sektorin që sundon mendjen tuaj subkoshiente, duke qëndruar këtu deri në mes të majit dhe duke u kthyer nga nëntori deri në fund të vitit dhe kjo ka qenë një kohë për ju për t’u marrë me probleme të papritura, motivime dhe dëshirat të fshehta, por në një mënyrë të pazakonta, dhe të hapni veten shpirtërisht. Kjo mund të fillojë të përfundojë tani, por mund t’ju duhet të punoni për të zgjidhur disa nga probleme përfundimtare apo bllokime kur Merkuri të jetë në retrogradë në këtë sektor nga fundi i marsit deri në mes të prillit.

 

BINJAKËT NË PËRGJITHËSI NË 2018f120
Sunduesi juaj është Merkuri, kështu që sa herë që ai është retrogradë, ju mund të ndiheni nervoz. Për vitin 2018, kjo ndodh nga fundi i marsit deri në mes të prillit (që sjell më shumë ndryshime në jetën tuaj, duke ju bërë të vini në diskutim ëndrrat tuaja, ose duke ju bërë të përjetoni vështirësi me miqtë apo grupet), nga fundi i korrikut deri në mes të gushtit (duke sjellë keqkuptime, luftë, grindje apo vështirësi me planet), dhe nga mesi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit (duke sjellë probleme me punën dhe marrëdhëniet). Është e rëndësishme që t’i jepni vetes kohë dhe të jeni më të duruar me të tjerët dhe me veten kur Merkuri të jetë retrograde. Bëhuni më elastik!

Urani gjithashtu po mbaron kohën e tij në sektorin e miqësisë, këtu qëndron deri në mes të majit dhe ri-hyn në fillim të nëntorit për udhëtimin e tij përfundimtar aty. Kjo mund të jetë koha që ju mund të takoni ata njerëz të pazakontë të fundit, të bëni ndryshime me ëndrrat tuaja ose të punoni për të qënë më humanitarë.

 

DASHURIA DHE LIDHJET

Viti 2018 mund të jetë më shumë për t’u përqëndruar në përpjekjen për të krijuar intimitet më të mirë dhe lidhje më të forta emocionale me njerëzit, pasi Saturni dhe Plutoni janë në sektorin e intimitetit tuaj për gjithë vitin. Ju mund të keni nevojë të heqni qafe disa njerëz nga jeta juaj, me të cilët nuk keni më lidhje të fortë dhe do të punoni për forcimin e lidhjes që mund të keni me dikë tjetër. Marsi është në këtë sektor nga mesi i marsit deri në mes të majit, duke sjellë më shumë vëmendje dhe energji në këtë fushë, dhe lëviz retrogradë në këtë sektor në gjysmën e dytë të gushtit, gjë që mund të sjellë probleme me marrëdhëniet intime që ju duhet t’i trajtoni me takt. Marsi mbetet në këtë sektor deri në mes të shtatorit, dhe ju mund të përpiqeni të ktheheni shpejt në rrugën e duhur.
Venusi është retrogradë në sektorin tuaj të dashurisë në gjysmën e parë të nëntorit dhe kjo mund të sjellë vështirësi ta shkoni mirë me të tjerët, të bëni zotime serioze, ose të sjellë problem me partnerin, dhe me njerëzit e dashur. Mund të keni nevojë të jeni më të durueshëm dhe bujarë, të përqendroheni më shumë në lidhjet tuaja dhe t’u jepni atyre vëmendjen që u nevojitet.

Marsi do të jetë në sektorin tuaj të marrëdhënieve nga fundi i janarit deri në mes të marsit dhe kjo energji mund t’ju nxisë të përqëndroheni tek njerëzit e dashur dhe marrëdhëniet tuaja në atë kohë. Jupiteri hyn në sektorin tuaj të marrëdhënieve në fillim të nëntorit dhe ju përfitoni një periudhë njëvjeçare ku mund të keni energji të dobishme për marrëdhëniet tuaja dhe mund të shijoni kohën që kaloni me të tjerët, të takoni njerëz të rinj, të merrni angazhime dhe partneritete të reja dhe të përmirësoni marrëdhëniet tuaja . Kjo mund të mos ndodhë në fillim kur Merkuri të jetë retrogradë në këtë sektor në gjysmën e dytë të nëntorit dhe mund të hasni në probleme të tjera komunikimi dhe keqkuptime, prandaj përpiquni të dëgjoni më shumë.

 

PUNA DHE PARAJA

Jupiteri mbetet në sektorin tuaj të punës për të filluar vitin me këtë dhe qëndron këtu deri në fillim të nëntorit, kështu që ky mund të jetë një vit i shkëlqyeshëm për ju kur bëhet fjalë për mundësitë e punës. Ju mund të ndiqni ato që ju janë paraqitur, ose të krijoni mundësi për veten për të bërë punët që doni. Kjo sidomos mund të ndodhë në janar me Marsin gjithashtu në sektorin tuaj të punës. Venusi lëviz retrogradë në sektorin tuaj të punës në tetor dhe kjo mund të jetë një kohë kur duhet të rishqyrtoni punën tuaj dhe siguroheni që jeni me të vërtetë duke bërë atë që doni. Merkuri shkon retrogradë në këtë sektor javën e parë të dhjetorit, dhe ju mund të keni nevojë të merrni një pushim kështu që puna nuk do t’ju zërë frymën.

Neptuni mbetet në karrierën tuaj dhe në sektorin e qëllimeve gjatë gjithë vitit, gjë që mund ta bëjë më të vështirë për ju të gjeni rrugën e duhur dhe atë që dëshironi të arrini në fund. Nëse është kështu, provoni ta dëgjoni brendësinë tuaj për udhëzime. Mund të jetë diçka e mirë të përqëndroheni në punët që lidhen me natyrën e Neptunit (me metafizikën, shpirtëroren, mjekësoren ose artistiken). Marsi do të jetë në këtë sektor nga mesi i nëntorit deri në dhjetor, kështu që mund të përqendroheni më shumë në drejtimin dhe qëllimet tuaja në përfundim të vitit dhe të punoni shumë për të bërë përparim, për të arritur sukses dhe për të ngjitur hapat tuaj.
Eklipsi diellor i 12 korrikut ndodh në sektorin tuaj të parave, dhe kjo mund të sjellë energji pozitive për ju nga ana financiare dhe mund të prezantoheni me mundësi të reja financiare, të filloni të fitoni para shtesë përmes një pune të shkurtër, apo të bëni një hobi fitimprurës.

 

FAMILJA DHE SHTËPIA

Venusi është retrogradë javën e parë të nëntorit në sektorin që sundon fëmijët tuaj, kështu që nëse keni ndonjë, mund të keni disa vështirësi me ta gjatë kësaj kohe. Ata mund të jenë tepër rebelë dhe të padisiplinuar dhe mund të kërkojnë më shumë vëmendje, por me sjellje të keqe dhe mund të keni nevojë të ushtroni më shumë durim me ta. Mundohuni t’u jepni atyre një rrugëdalje kreative për atë që ata ndjejnë, dhe një mënyrë për t’u shfryrë kështuqë ata nuk do të bërtasin shumë.

 

GJENDJA MENDORE

Eklipsi hënor i 31 janarit ndodh në një nga sektorët që sundojnë mendjen dhe mund të punoni në eliminimin e ideve që nuk kanë më dobi duke u fokusuar në atë që ju intereson. Mund të punoni për idetë tuaja më të mira dhe të zgjedhni ato që dëshironi të bëni. Eklipsi diellor i 11 gushtit ndodh në këtë sektor dhe mund të përqendroheni në ide dhe plane të reja, megjithëse Merkuri do të jetë retrogradë në këtë sektor nga fundi i korrikut deri në mes të gushtit, kështu që mund t’ju duhet të punoni me ide të së kaluarës, duke i freskuar apo modifikuar ato, ose do të riformoni planet tuaja.

Eklipsi diellor më 15 shkurt ndodh në sektorin tjetër që sundon mendjen tuaj dhe mund të dilni me ide të mëdha dhe të ndiheni më optimistë për gjërat që po bëni. Edhe eklipsi hënor i 27 korrikut ndodh në këtë sektor dhe mund të shihni që puna e vështirë dhe e mençur që keni bërë të shpërblehet dhe mund të përqendroheni më shumë në idetë dhe planet që shihni se mund të shkojnë diku. Marsi është në këtë sektor në mes të muajit maj, duke i sjellë më shumë energji dhe fokus mendjes suaj dhe do të jetë retrogradë në këtë sektor nga fundi i qershorit deri në mes të gushtit, kështu që mund t’ju duhet të punoni me ide të së kaluarës ose mund të jeni tepër mbrojtës të ideve tuaja dhe keni nevojë të jeni më të hapur. Marsi kthehet në këtë sektor nga mesi i shtatorit deri në mes të nëntorit, dhe ju mund të jeni më mendjehapur ndaj mundësive.
Urani hyn në sektorin që sundon mendjen tuaj subkoshiente nga mesi i majit deri në fillim të nëntorit, dhe ju mund të përqendroheni në problemet e fshehta, por në mënyra të pazakonshme, duke trajtuar në mënyra të pazakonshme çështjet apo problemet e së kaluarës, duke u çliruar nga bagazhet dhe karma (detyrimet).

 

GAFORRJA NË PËRGJITHËSI NË 2018f122

Eklipsi diellor ndodh në shenjën tuaj më 12 korrik dhe kjo mund të jetë një kohë e mirë për t’u përqendruar në fillimet e reja, mundësitë e reja, dhe gjërat që dëshironi të nisni. Mund të nisni një udhëtim të ri në jetë, dhe mund të jeni të ngazëllyer dhe entuziast për atë që po punoni. Mund të përqëndroheni në nevojat tuaja dhe gjërat që duhet të bëni, dhe të punoni për aktivitetet që i keni pasion, dhe të merrni guximin të ndërmerrni hapin e parë.

Urani është në sektorin tuaj të miqësisë dhe ëndrrave nga mesi i muajit maj deri në fillim të nëntorit dhe ky është fillimi i këtij tranziti i cili do të zgjasë deri në vitin 2026. Ky është sektori që Urani sundon në mënyrë të natyrshme, kështu që mund të mësoheni lehtësisht me ndryshimet, të dilni jashtë zonës me të cilën jeni mësuar tashmë, duke qenë të pavarur, duke takuar njerëz të rinj, duke zgjeruar rrethin tuaj shoqëror dhe duke u fokusuar në ëndrrat tuaja për të ardhmen tuaj. Saturni u sjell pak trishtim, pengesa apo vonesa atyre që kanë lindur në dhjetëditshin e parë të Gaforres, këtë vit.

 

DASHURIA DHE LIDHJET

Jupiteri mbetet në sektorin tuaj të dashurisë për të filluar vitin 2018, dhe ju mund të përdorni energjinë e tij të dobishme, zgjeruese për të sjellë më shumë dashuri në marrëdhënien tuaj, të ndani me dike dashurinë që ndieni dhe të bëheni më të dashur. Nëse jeni vetëm, mund të kënaqeni me çaste intime të rastësishme, apo duke njohur pretendentë të rinj. Nëse jeni në një marrëdhënie, mund të përpiqeni ta ndizni atë përsëri si në takimin e parë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ta nisur vitin edhe me Marsin në këtë sektor në janar. Në tetor, Venusi  lëviz mbrapsht në sektorin tuaj të dashurisë, dhe ju mund të përjetoni probleme me të dashurit, të ndjeni më pak dashuri për diçka ose dikë ose jeni të mërzitur se ju kushtojnë shumë pak vëmendje. Merkuri pastaj lëviz retrogradë në këtë sektor javën e parë të dhjetorit, dhe ju mund të përjetoni probleme në komunikim me të dashurit tuaj. Sigurohuni që të keni më shumë durim gjatë këtyre retrogradëve. Ato mund të jenë të mira vetëm nëse doni t’u riktheheni pasioneve të vjetra.

Marsi është në sektorin tuaj të marrëdhënieve nga mesi i marsit deri në mes të muajit maj, duke sjellë më shumë energji, stimulim në lidhjen apo martesën tuaj, dhe do t’ju bëjë të përqëndroheni në marrëdhëniet dhe njerëzit e jetës tuaj. Marsi kalon në sektorin tuaj të intimitetit në mes të majit, duke e bërë këtë një prioritet, por lëviz retrogradë në sektorin tuaj të intimitetit nga fundi i qershorit deri në mes të gushtit dhe më pas në sektorin tuaj të marrëdhënieve në gjysmën e dytë të muajit gusht. Kjo mund të sjellë disa vështirësi në një marrëdhënie apo të keni probleme me dikë me të cilin keni lidhje (apo bashkëshortin), dhe mund të ndjeni sikur po ju vënë në provë. Mund t’ju duhet të përpiqeni të gjeni rrugë të mesme dhe për t’u pajtuar, dhe evitoni argumentat e parëndësishme dhe justifikimet. Marsi do të jetë në sektorin tuaj të marrëdhënieve deri në mes të shtatorit dhe pastaj në sektorin tuaj të intimitetit deri në mes të nëntorit, kështu që do të shpenzoni një pjesë të mirë të vitit 2018 duke u fokusuar në marrëdhëniet tuaja. Kjo mund të jetë koha ideale për t’u përpjekur t’i përmirësoni ato, sidomos me Saturnin dhe Plutonin në sektorin tuaj të marrëdhënieve gjatë gjithë vitit. Shikoni se ku mund të përmirësoni, ku mund të transformoni diçka, dhe nga se keni nevojë të çliroheni. Saturni do t’ju bëjë të keni më pak çaste intime këtë vit.

Eklipsi diellor më 15 shkurt ndodh në sektorin tuaj të intimitetit dhe mund t’i sillni energji pozitive marrëdhënieve tuaja intime dhe të punoni për t’u hapur më shumë. Eklipsi hënor i 27 korrikut ndodh në këtë sektor, dhe ju mund të eliminoni problemet dhe të përpiqeni të çliroheni.

 

PUNA DHE PARAJA

Urani është në fund të udhëtimit të tij në sektorin tuaj të karrierës dhe të qëllimeve, këtu qëndron deri në mes të muajit maj dhe përsëri në fillim të nëntorit për një udhëtim përfundimtar. Urani ka sjellë një energji ndryshuese në jetën profesionale dhe qëllimet tuaja, dhe kjo mund të përfundojë këtë vit. Mund të jetë koha kur mendoni se duhet të bëni ndryshimet e minutave të fundit tani, ndërsa ende e keni mundësinë, para se energjia të largohet. Mund ta ndjeni *me të vërtetë* këtë gjendje kur Merkuri të jetë retrogradë në këtë sektor nga fundi i marsit deri në mes të prillit dhe mund të jeni më të paduruar dhe të doni të provoni diçka të re. Mundohuni të mos jeni impulsiv dhe të bëni ndryshime vetëm për hir të ndryshimit.

Jupiteri hyn në sektorin tuaj të punës në fillim të nëntorit dhe mund të çlirojë për ju më shumë mundësi pune dhe t’ju bëjë të përqendroheni në punën që doni në fund vitit, dhe kjo mund të nxitet nga Merkuri retrogradë në sektorin tuaj të punës në gjysmën e dytë të nëntorit duke ju bërë të keni më pak durim me punën që nuk ju pëlqen. Marsi do të jetë në sektorin tuaj të punës nga fundi i janarit deri në mes të marsit, kështu që ju mund ta keni më shumë mendjen në punë në fillim të vitit dhe mund të jeni shumë më produktiv.

Eklipsi hënor ndodh më 31 janar në sektorin tuaj të parave dhe mund të punoni për të eliminuar problemet financiare dhe të shikoni shpërblime për vendimet e mençura financiare që keni marrë dhe për përgjegjësitë tuaja. Një eklips diellor ndodh më 11 gusht në sektorin tuaj të parave, dhe kjo mund të jetë një kohë e mirë për t’u përqendruar në mundësi të reja financiare, por me Merkurin në retrogradë në sektorin tuaj të parave nga fundi i korrikut deri në mes të gushtit, mund të përpiqeni ta fitoni paranë në mënyra të vjetra.

 

FAMILJA DHE SHTËPIA
Venusi do të jetë retrogradë në sektorin tuaj të shtëpisë dhe familjes në gjysmën e parë të nëntorit dhe ju mund të përpiqeni të keni durim me familjen tuaj, të bëheni më të ftohtë me familjen apo shtëpinë tuaj dhe mund të dëshironi më shumë vëmendje, rehati dhe mbështetje. Mundohuni ta merrni më shtruar me familjen tuaj dhe të bëni përmirësime në shtëpi. Mund të jetë një kohë e mrekullueshme për rimodelim shtëpie apo blerjen e disa mobiljeve të rehatshme. Gjithashtu mund të jetë një kohë e mirë për t’u bashkuar me familjen për ata që kanë kohë pa e parë atë.

Nëse keni fëmijë, Jupiteri do të jetë në sektorin që sundon fëmijët në fillim të nëntorit, dhe ju mund të përpiqeni të përmirësoni marrëdhënien tuaj me ta dhe të gëzoni më shumë kohë me ta. Marsi është në këtë sektor në janar, dhe kjo është kohë kur ju mund t’u kushtoni më shumë vëmendje. Por Venusi është në retrogradë në këtë sektor në tetor dhe ata mund të jenë të padisiplinuar dhe të vështirë për t’u menaxhuar. Merkuri retrogradon në këtë sektor në javën e parë të dhjetorit dhe komunikimi me fëmijët mund të jetë i vështirë. Dëgjojini më shumë!

GJENDJA MENDORE

Neptuni vazhdon gjatë gjithë vitit në një nga sektorët që sundojnë në mendjen tuaj, duke ju ndihmuar që të keni një imagjinatë më aktive dhe të fantazoni më shumë. Ju mund të përfitoni nga udhëtimet këtë vit, dhe kjo mund t’ju hapë edhe më shumë përfitim. Marsi do të jetë në këtë sektor nga mesi i nëntorit deri në fund të vitit, kështu që mund të dëshironi më shumë kohë për pushime dhe mund të përqendroheni në mësimin e gjërave të reja, duke nisur studime të reja ose ndonjë kurs, duke dashur të kuptoni më shumë për botën, ose të dilni jashtë shtetit dhe të keni përvoja të reja nga të cilat do të mësoni dhe zhvilloheni më shumë.

 

LUANI NË PËRGJITHËSI NË 2018f123

Super i mirë për ju në vitin 2018 është eklipsi hënor që ndodh në shenjën tuaj më 31 janar dhe një eklips diellor përsëri në shenjën tuaj më 11 gusht. Eklipsi hënor mund t’ju shtojë emocionet dhe t’ju bëjë të përqëndroheni më shumë në atë që keni bërë mirë dhe gabim, kështu që mund të ecni përpara dhe të përjetoni sukses nëse keni punuar shumë dhe jeni treguar të zgjuar e të përgjegjshëm ose mund të përjetoni pengesa dhe vonesa nëse nuk keni qenë të tillë, apo nuk jeni kujdesur si duhet për atë që po punoni.

Eklipsi diellor zakonisht është një kohë e shkëlqyer për të punuar në projekte të reja, fillime të reja, udhëtime të reja dhe mundësi të reja, por ky eklips diellor ndodh ndërsa edhe Merkuri është retrogradë në shenjën tuaj nga fundi i korrikut deri në mes të gushtit. Kështu që është me të vërtetë mirë për shanset e dyta, dhe çdo gjëje që keni dashur t’i jepni një shans të dytë, por nuk e keni bërë ende, tani është koha e përkryer. Energjia do të jetë e shkëlqyer për një shans të dytë, prandaj mendoni gjatë dhe thellë për atë që keni dashur t’i jepni një mundësi tjetër. Por ta dini se gjatë lëvizjes retrogradë, mund të ndiheni mjaft të pakënaqur, dhe mund të shikoni disa gjëra të shkojnë keq dhe të ndiheni shumë të stresuar, prandaj kini durim me veten dhe mos ndëmerrni shumë gjëra gjatë rikthimit mbrapsht të planetit!

Ata Luanë të lindur nga 14 deri më 17 gusht mund të ndjejnë fillimin e lëvizjes retrogradë më shumë në fund të korrikut dhe ata që kanë lindur nga 2 deri më 5 gusht mund të ndjejnë fundin lëvizjes retrogradë në mes të gushtit.

 

DASHURIA DHE  LIDHJET

Marsi është në sektorin tuaj të dashurisë nga fundi i janarit deri në mes të marsit, i cili do t’ju nxisë e t’ju bëjë të përqendroheni në fushën e dashurisë. Mund të përpiqeni të jeni më të dashur dhe të afrueshëm, duke ndarë me të tjerët dashurinë që ndjeni dhe duke qenë më romantikë. Nëse jeni në një marrëdhënie, ju mund ta bëni partnerin të ndihet si në takimin e parë, dhe nëse jeni vetëm, mund të kaloni çaste intime të rastësishme. Jupiteri hyn në këtë sektor në fillim të nëntorit, dhe ju do të keni një vit kohë për të zgjeruar dashurinë në jetën tuaj dhe të jeni më të gjallë dhe të lumtur, por në fillim, Merkuri do të jetë retrogradë në sektorin tuaj të dashurisë gjysmën e dytë të nëntorit, kështu që mund të keni nevojë së pari të zgjidhni keqkuptimet dhe problemet në komunikimin me të dashurit tuaj.

Marsi do të kalojë në sektorin tuaj të marrëdhënieve duke filluar nga mesi i majit për te sjellë më shumë energji dhe rëndësi në marrëdhëniet tuaja dhe njerëzit e jetës tuaj, por do të jetë retrogradë në këtë sektor në fund të qershorit deri në mes të gushtit, gjë që mund të sjellë probleme me partnerët tuaj, apo në marrëdhëniet tuaja. Gjeni kohë për t’u marrë me problemet dhe për të përmirësuar lidhjen tuaj kështuqë do të jeni më të angazhuar pasi të kalojnë retrogradët. Marsi kthehet mbarë në këtë sektor nga fillimi i shtatorit deri në mes të nëntorit dhe ju doni të siguroheni që me të vërtetë jeni të përkushtuar ndaj njerëzve që ju interesojnë. Eklipsi diellor ndodh më 15 shkurt në këtë sektor, dhe ju mund të hyni në një marrëdhënie apo partneritet të ri dhe të mbështesni të dashurit tuaj nëse ato paraqiten me mundësi të reja. Një eklips hënor ndodh në këtë sektor më 27 korrik, gjatë Marsit retrogradë, dhe kjo mund të jetë koha kur do të jeni më të shqetësuar ose të stresuar ose do të përballeni me probleme në marrëdhëniet tuaja apo me ndonjë partner/e.
Neptuni mbetet në sektorin tuaj të intimitetit gjatë gjithë vitit, dhe ju mund të punoni të keni një lidhje më të fortë shpirtërore në marrëdhëniet tuaja intime. Marsi do të jetë në këtë sektor nga mesi i nëntorit deri në fund të vitit, kështuqë mund të fokusoheni që të keni lidhje më të forta emocionale me të tjerët, dhe të ndiheni sikur keni gjithashtu një lidhje shpirtërore.

 

PUNA DHE PARAJA

Urani fillon të kërcejë në sektorin tuaj të karrierës dhe qëllimeve në 2018, duke hyrë në këtë sektor shkurtimisht nga mesi i majit deri në fillim të nëntorit. Ky është fillimi i një tranziti të ri, dhe energjia e tij do t’ju bëjë që të ecni përpara nga ana profesionale. Mund të punoni në qëllime të reja, të futeni në në një rrugë të re ose të merrni një drejtim të ri, ose të kërkoni një ndryshim në karrierë. Ajo që ju mendoni dhe dëshironi mund të ndryshojë, dhe mbase as vet nuk e dini se çfarë doni tani. Thjesht diçka e re do të vijë për ju.

Ky është një vit i madh për ju në lidhje me punën, pasi Saturni dhe Plutoni janë të dy në sektorin e punës gjatë gjithë vitit. Ju mund të merrni më shumë punë dhe të ndiheni më shumë nën tension dhe mund të keni nevojë të bëni punët që doni dhe i keni me pasion. Nëse nuk e keni me pasion punën që bëni, ajo mund të bëhet shumë e merzitshme këtë vit dhe mund të kërkoni ta ndryshoni atë. Marsi do të jetë në këtë sektor duke filluar nga mesi i marsit deri në mes të muajit maj, duke sjellë më shumë energji dhe vëmendje për qëllimet, drejtimin dhe karrierën tuaj, dhe lëviz retrogradë në këtë sektor gjysmën e dytë të gushtit, dhe kjo është koha e vitit kur ju mund të ndiheni më pak të lidhur me atë që po bëni nëse nuk keni shumë interes për të. Ju mund të doni të bëni një ndryshim në atë pikë, por mos nxitoni në ndonjë gjë që nuk ju ka kryer punë më përpara. Sigurohuni që t’i keni vënë gjërat për vijë, dhe mos veproni impulsivisht nëse doni të bëni ndryshime. Marsi është në këtë sektor deri në fillim të shtatorit dhe ju mund të përqendroheni në rrugën e duhur.

 

FAMILJA DHE SHTËPIA

Jupiteri mbetet në sektorin tuaj të shtëpisë dhe familjes deri në fillim të nëntorit, duke sjellë energji pozitive dhe të dobishme në shtëpinë dhe jetën familjare. Ju mund të përmirësoni gjendjen tuaj të jetesës, të bëni ndonjë transferim, riorganizim ose rinovim ose do të planifikoni më shumë kohë për familjen, duke u përpjekur të jeni më mbështetës dhe inkurajues dhe duke u ofruar atyre rehati. Marsi është në këtë sektor që në fillim të vitit në janar, kështu që kjo është koha kur ju mund të merrni energjinë më të mirë për t’u përqëndruar në çështjet shtëpiake dhe familjare. Venusi lëviz retrogradë në këtë sektor në tetor dhe mund ta keni vështirë ta shkoni mirë me familjen, do të keni më pak durim dhe dashamirësi për shtëpinë tuaj. Mundohuni t’i jepni vetes një ngushëllim emocional. Merkuri do të jetë retrogradë në këtë sektor në javën e parë të dhjetorit, dhe ju mund të shihni disa gjëra të shkojnë keq në shtëpi ose do të keqkuptoheni dhe grindeni me familjen. Përpiquni të jeni më të duruar dhe të dëgjoni.
Jupiteri hyn në sektorin e fëmijëve në fillim të nëntorit, kështu që nëse keni fëmijë, kjo mund të sjellë energji të mirë në marrëdhënien tuaj me ta, dhe ju mund të punoni për t’u afruar më shumë dhe për të përmirësuar lidhjen tuaj me ta. Ata do të kenë mundësi të mira gjatë vitit, dhe ju mund t’i ndihmoni të jenë në qendër të vëmendjes. Marsi është në këtë sektor nga fundi i janarit deri në mes të marsit dhe fëmijët tuaj do të duken më shumë energjik apo pak më rebelë, prandaj përpiquni t’u jepni atyre vend që të jenë vetëvetja. Merkuri lëviz retrograde në këtë sektor në gjysmën e dytë të nëntorit, duke bërë që fëmijët tuaj t’ju ngrenë nervat, dhe duke i kthyer kundra jush. Ndoshta ata thjesht po kërkojnë më shumë vëmendje.

 

GJENDJA MENDORE

Urani po e mbaron kohën e tij në një nga sektorët që qeverisin mendjen këtë vit, duke qëndruar këtu deri në mes të majit dhe duke u kthyer për një udhëtim të fundit në fillim të nëntorit. Ky tranzit ju ka ndihmuar të hapni mendjen tuaj, të keni përvoja të reja dhe të dilni jashtë normalitetit në mënyra që ju kanë ndihmuar të mësoni dhe të bëheni më të pjekur. Merkuri lëviz retrogradë në këtë sektor në fund të marsit deri në mes të prillit dhe kjo mund të jetë një kohë e mirë për të rivizituar vendet ku keni qenë,  t’u riktheheni studimeve që keni lënë përgjysëm. Venusi lëviz retrogradë në sektorin tjetër që sundon në mendjen në gjysmën e parë të nëntorit, dhe kjo mund të jetë një kohë tjetër e mirë për të rishqyrtuar apo përsëritur disa gjëra, edhe pse dëshironi të bëni një pushim mendor.

Eklipsi diellor më 12 korrik ndodh në sektorin që sundon mendjen tuaj subkoshiente (të fshehtë), dhe ky mund të jetë një eklips i shkëlqyer për t’u përqëndruar në të kaluarën dhe për të shkuar përpara, për t’u marrë me probleme të fshehta dhe për të eleminuar pengesat. Do t’i trajtoni këto gjëra me një këndvështrim më pozitiv, dhe pastaj do të jeni më të gatshëm për punë.

 

VIRGJËRESHA NË PËRGJITHËSI NË 2018f124

 

Merkuri është sunduesi juaj, kështu që ju prireni të ndjeheni disi nervoz kur ai është retrogradë, prandaj shikoni periudhat retrogradë të Merkurit në 2018. Merkuri është në retrogradë nga mesi i marsit deri në mes të prillit (duke ndikuar në marrëdhëniet tuaja intime), nga fundi i korrikut deri në mes të gushtit ( duke bërë të hasni në problem të së kaluarës), dhe nga mesi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit (duke larguar mendjen dhe emocionet). Jini më të duruar me veten dhe me të tjerët.

Një eklips diellor ndodh në 12 korrik në sektorin tuaj të miqësisë dhe kjo mund të jetë një kohë e mirë për të takuar njerëz të rinj, të dilni nga jeta e zakonshme, për të bërë diçka të ndryshme, për të qenë më të pavarur, për të kaluar më shumë kohë me miqtë ose për t’u marrë me tema që i keni pasion. Gjithashtu mund të ndiqni mundësitë për të arritur ëndrrat tuaja dhe të përpiqeni të afroheni më shumë me atë që shpresoni të arrini.

 

DASHURIA DHE LIDHJET

Saturni dhe Plutoni janë në sektorin tuaj të dashurisë gjatë gjithë vitit, dhe kjo sjell më shumë vëmendje të përgjithshme në dashurinë në jetën tuaj. Tani mund ta merrni dashurinë shumë më seriozisht, duke u përqendruar në dashuri më të shëndetshme dhe duke u bërë më të afrueshëm me partnerin. Marsi është në sektorin tuaj të dashurisë nga mesi i marsit deri në mes të muajit maj, dhe mund të keni edhe më shumë energji dhe ta keni mendjen te dashuria juaj, por Marsi lëviz retrogradë në sektorin tuaj të dashurisë në gjysmën e dytë të gushtit dhe kjo mund të jetë një kohë e vështirë në fushën e dashurisë. Nëse jeni vetëm, mund ta keni të vështirë t’ia shprehni dashurinë dikujt, dhe ka mundësi të mërziteni me të tjerët. Mundohuni të jeni më të duruar dhe mbështetës. Marsi mbetet në sektorin tuaj të dashurisë deri në mes të shtatorit dhe mund të punoni në përmirësimin e marrëdhënieve tuaja.

Neptuni mbetet në sektorin tuaj të marrëdhënieve gjatë gjithë vitit, duke ju ndihmuar të përqendroheni në lidhje më shpirtërore dhe emocionale me njerëzit e jetës tuaj. Mund të jeni më të mëshirshëm, të kuptoni dhe të sakrifikoni për njerëzit që ju interesojnë, dhe kjo mund të jetë më e theksuar kur Marsi të jetë në këtë sektor nga mesi i nëntorit deri në dhjetor. Ju mund t’u jepni më shumë kohë dhe vëmendje njerëzve të dashur dhe doni të bëni gjithçka që keni mundësi për ta.

Urani është afër përfundimit të kohës së tij në sektorin tuaj të intimitetit, duke qëndruar këtu deri në mes të majit, pastaj duke u kthyer në fillim të nëntorit për udhëtimin e fundit aty. Ka mundësi ta keni përjetuar intimitetin tuaj në mënyra të ndryshme gjatë 7 viteve të fundit dhe çdo ndryshim përfundimtar mund të ndodhë tani. Merkuri lëviz retrogradë në sektorin tuaj intimitetit nga fundi i marsit deri në mes të prillit, dhe ju mund ta keni të vështirë të lidheni me të tjerët plotësisht, të ndani të njëjtat ndjenja ose të ndiheni afër. Atëherë, përpiquni të zgjidhni problemet intime, dhe të zhbllokoni situatën.

 

PUNA DHE PARAJA

Pjesën më të madhe të vitit 2018 do të përqendroheni më shumë te puna sesa te karriera  dhe financat në përgjithësi, dhe kjo fillon me një eklips diellor më 15 shkurt në sektorin tuaj të punës. Ndoshta do të kërkoni mundësi të reja pune, të nisni projekte të reja pune dhe ta keni më shumë vëmendjen për punën që keni bërë. Mund të përqëndroheni në përpjekjen për të bërë punën që ju pëlqen dhe që e keni me pasion. Marsi hyn në sektorin tuaj të punës në mes të majit, duke sjellë më shumë energji dhe fokus në jetën tuaj të punës dhe kthehet në retrogradë në fund të qershorit në këtë sektor, duke lëvizur mbrapsht deri në mes të gushtit. Kjo mund të sjellë disa probleme në punë dhe do të përjetoni vështirësi profesionale, me njerëzit me të cilët punoni, ose do të keni më pak dëshirë për punën që po bëni. Mundohuni të gjeni një zgjidhje se si ta përdorni energjinë negative. Një eklips hënor ndodh në mes më 27 korrik në sektorin tuaj të punës dhe kjo mund të jetë një kohë e mirë për të trajtuar problemet që keni në punën tuaj. Nëse e urreni punën që po bëni, kjo mund të duket koha e mirë për ta lënë, por sigurohuni që t’i keni bërë detyrat e shtëpisë tuaj së pari. Marsi kthehet në këtë sektor nga mesi i shtatorit deri në mes të nëntorit, dhe ju mund të përfitoni nga mundësitë e punës dhe projektet e reja.

Venusi lëviz retrogradë në sektorin tuaj të parave në gjysmën e parë të nëntorit dhe mund të keni vështërsi të ecni sipas buxhetit, apo të merrni vendimet e duhura financiare. Mundohuni të shmangni shpenzimet e shumta, dhe të mendoni për ditët e vështira.

 

FAMILJA DHE SHTËPIA

Marsi është në sektorin tuaj të shtëpisë dhe familjes nga fundi i janarit deri në mes të marsit dhe mund të përqendroheni më shumë në familjen tuaj ose në njerëzit që i shihni si familje. Ju mund t’u jepni më shumë kohë dhe vëmendje, përkrahje dhe inkurajim, dhe mund të përpiqeni më shumë të lidheni emocionalisht me ta. Jupiteri hyn në sektorin tuaj të shtëpisë dhe familjes në fillim të nëntorit dhe do të keni përpara një periudhë njëvjeçare ku mund të përfitoni nga mundësitë për t’u lidhur më mirë me familjen, për të zgjeruar familjen dhe për të kaluar më shumë kohë me familjen tuaj. Kjo mund të mos ndodhë menjëherë me Merkurin retrogradë në këtë sektor në gjysmën e dytë të nëntorit dhe mund t’ju duhet të përqendroheni në eliminimin e problemeve familjare.

Saturni dhe Plutoni janë në sektorin që sundojnë fëmijët tuaj, kështu që nëse keni ndonjë, duhet të jeni më pranë tyre këtë vit, të bëni më shumë për ta, ndërkohë që do t’i lejoni që të dalin më shumë dhe të mësojnë përgjegjësitë. Marsi do të jetë në këtë sektor nga mesi i marsit deri në mes të majit, dhe ju gjatë kësaj kohe mund të shpenzoni më shumë kohë me ta dhe t’u kushtoni më shumë vëmendje. Marsi retrogradon në këtë sektor në gjysmën e dytë të muajit gusht dhe fëmijët mund t’ju duken më rebelë e të pabindur. Mund t’ju duhet t’u jepni atyre më shumë hapësirë dhe t’i siguroni për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Marsi e lë këtë sektor në mes të shtatorit dhe mund të rregulloni marrëdhëniet me ta.

 

GJENDJA MENDORE

Jupiteri është në një nga sektorët që sundojnë mendjen deri në fillim të nëntorit, duke ju ndihmuar që të mendoni më shumë, të jeni më pozitivë, të krijoni ide të reja dhe plane të reja dhe të fokusoheni në përvoja të reja. Marsi është në këtë sektor nga fundi i janarit deri në mes të marsit, duke sjellë edhe më shumë energji mendore, ide të reja dhe plane të reja. Ju mund të ngazëlleheni nga idetë tuaja dhe doni t’i vini në punë. Venusi lëviz retrogradë në këtë sektor në tetor dhe juve mund t’ju mungojë përqendrimi mendor, disiplina dhe mund të bëni më shumë gabime. Merkuri lëviz retrogradë në këtë sektor javën e parë të dhjetorit, dhe ju mund të keni më shumë keqkuptime ose grindje, dhe duhet të dëgjoni më shumë të tjerët.

Urani fillon turneun e tij në sektorin tjetër që sundon mendjen nga mesi i majit deri në fillim të nëntorit, dhe kjo mund t’ju ndihmojë të keni ide edhe më të mëdha, dhe të dilni jashtë kornizës. Ju mund të jeni të hapur ndaj mënyrave të pazakonta se si e shikoni botën dhe për të mësuar se si funksionon bota, dhe mund të dëshironi të mësoni rreth temave të pazakonta.

Një eklips hënor ndodh në sektorin që sundon mendjen subkoshiente më 31 janar, dhe mund të gërmoni më thellë në mendjen tuaj të nënndërgjegjshme, të merreni me probleme të fshehta, të përpiqeni të çliroheni nga rëndesat dhe të shkëputeni nga e kaluara. Merkuri lëviz retrogradë në këtë sektor në fund të korrikut deri në mes të gushtit dhe problemet nga e kaluara mund të shfaqen ose duhet të punoni për të eleminuar diçka për herë të dytë dhe mund t’ju dalin sekretet. Eklipsi diellor ndodh në këtë sektor më 11 gusht dhe mund të punoni në përpjekjen për ta vendosur veten në rrugën e duhur dhe të përqëndroheni te e mira.

 

PESHORJA NË PËRGJITHËSI NË 2018f125

Sunduesi juaj, Venusi, lëviz retrogradë nga fillimi i tetorit deri në mes të nëntorit, dhe kjo mund t’ju bëjë të ndiheni paksa jo rehat. Mund ta keni të vështirë që të kryeni punët që keni, të nisni diçka tjetër, sepse do t’ju mbërthejë dembelizmi dhe delikatesa.Një pjesë e kësaj retrograde ndodh në shenjën tuaj në nëntor, dhe ju mund ta ndjeni edhe më shumë këtë efekt dembelizmi dhe mos-rehatie. Gjatë kësaj kohe do t’ju duket sikur gjërat po shkojnë keq. Përdorni energjinë për t’u përqëndruar në diçka nga e kaluara që dëshironi  t’i jepni një shans tjetër. Gjithashtu punoni për të zgjidhur problemet dhe pengesat me njeriun e zemres, koha e duhur është tani.

Eklipsi hënor ndodh më 31 janar në sektorin e miqësive dhe ëndrrave, dhe mund të zgjidhni problemet me miqtë ose grupet, të përparoni me realizimin  e një ëndrre tuaj ose të shkëputeni nga një mik, grup ose ëndërr tjetër. Një eklips diellor ndodh në këtë sektor më 11 gusht dhe mund të përqendroheni në ëndrra të reja për të ardhmen tuaj, të takoni njerëz të rinj dhe të bëni miq të rinj, të bashkoheni me grupe të reja dhe të ndiheni më të pavarur dhe e gatshëm për t’iu futur aktiviteteve të pazakonshme . Merkuri do të jetë retrogradë në këtë sektor nga fundi i korrikut deri në mes të gushtit, kështu që mund të përjetoni disa vështirësi me miqtë, grupet ose ëndrrat tuaja, por mund të jetë një kohë e mirë për t’u lidhur me miqtë e vjetër, për t’u bashkuar me grupet e vjetra ose për t’i dhënë një ëndrre të vjetër një tjetër mundësi. Saturni u sjell pak trishtim, pengesa apo vonesa atyre që kanë lindur në dhjetëditshin e parë të Peshores, këtë vit.

 

DASHURIA DHE LIDHJET

Një eklips diellor ndodh më 15 shkurt në sektorin tuaj të dashurisë dhe kjo mund të jetë një kohë e mirë për të kontaktuar me njerëzit e zemrës tuaj, për të përforcuar ndonjë lidhje aktuale, apo për të sjellë një dashuri të re në jetën tuaj. Marsi hyn në këtë sektor në mes të majit, duke sjellë më shumë vëmendje tek dashuria dhe kthehet në retrogradë në fund të qershorit deri në mes të gushtit në sektorin tuaj të dashurisë. Ju mund të hasni vështirësi me të dashurit tuaj, ta keni të vështirë të lidheni me njeriun e zemrës apo t’i shprehni dikujt dashurinë. Ka mundësi të debatoni me partnerin tuaj nën këtë ndikim. Një eklips hënor ndodh në sektorin tuaj të dashurisë më 27 korrik dhe kjo mund të jetë një kohë për të eliminuar një marrëdhënie dashurie që nuk është më e mirë për ju, ose do të përpiqeni të zgjidhni problemet sentimentale e për t’i përforcuar ato. Marsi kthehet në këtë sektor në mes të shtatorit deri në mes të nëntorit, dhe mund të përpiqeni të rilidheni dhe të shijoni shoqërinë e atyre që doni.

Urani është afër përfundimit të kohës së tij në sektorin tuaj të marrëdhënieve, duke qëndruar këtu deri në mes të majit dhe duke u kthyer në fillim të nëntorit për një rrugëtim të fundit. Ju keni kaluar shumë ndryshime në fushën e martesës (marrëdhënieve) dhe keni ndryshuar atë që keni dashur prej vitesh, por ndryshimet përfundimtare mund të vijnë sivjet. Merkuri do të lëvizë retrogradë në këtë sektor nga mesi i marsit deri në mes të prillit, dhe ju mund të përjetoni probleme komunikimi me njerëzit e jetës suaj, të keni vështirësi në një marrëdhënie ose do të shikoni që dikush nga e kaluara të kthehet. Përpiquni të jeni më të duruar.

Urani fillon të hyjë në sektorin tuaj të intimitetit këtë vit, nga mesi i majit deri në fillim të nëntorit dhe ju mund të filloni të shikoni për mënyra të reja për t’u afruar me partnerin emocionalisht. Ky ndikim mund të ndryshojë mendimin tuaj për intimitetin.

 

PUNA DHE PARAJA

Theksi në 2018 do të vihet mbi financat tuaja, dhe ju keni Jupiterin në sektorin tuaj të parave deri në fillim të nëntorit, duke ju sjellë mundësi të reja financiare, duke ju zgjeruar mundësitë financiare dhe duke ju shtuar ato që keni. Marsi do të jetë në këtë sektor në fillim të vitit në janar, dhe kjo mund të të ndihmojë ta filloni vitin në këmbë të djathtë nga ana financiare dhe të përfitoni nga mundësitë që keni. Venusi lëviz retrogradë në sektorin tuaj të parave në tetor, dhe mund të jeni më përtacë me financat tuaja, të hani apo pini më shumë se sa duhet, ose të blini gjëra për të cilat do pendoheni, të bëni shpenzime të kota. Mundohuni të keni para të lëna mënjanë kështu që ju mund të përballoni kohët e vështira. Merkuri shkon retrogradë në sektorin tuaj të parave javën e parë të dhjetorit, dhe ju mund të keni një kohë të vështirë për të qëndruar në krye të financave tuaja dhe do të keni nevojë për më shumë përqendrim, por ky ndikim do të jetë i mirë që të ndiqni mundësi të vjetra financiare apo të punoni në vende ku keni qënë përpara.

Neptuni mbetet në sektorin tuaj të punës gjatë gjithë vitit, duke ju bërë të keni një lidhje shpirtërore me punën që bëni, duke e bërë punën siç dëshironi vet pa pasur dikë mbi kokë. Marsi do të jetë në sektorin tuaj të punës nga mesi i nëntorit deri në mes të dhjetorit, dhe ju do ta përfundoni vitin 2018 duke kryer më shumë punë, duke ndjekur mundësi dhe projekte të reja pune, ose të përfitoni nga puna që bëni.

Eklipsi diellor ndodh në sektorin tuaj të karrierës më 12 korrik dhe mund të përqendroheni në qëllimet tuaja, të vendosni qëllime të reja, të gjeni mundësi për të arritur qëllimet tuaja, të bëni përshtypje të mira për njerëzit e duhur, ose të fitoni vëmendjen për suksesin që keni pasur në punë.

 

FAMILJA DHE SHTËPIA

Saturni dhe Plutoni janë në sektorin tuaj të shtëpisë dhe të familjes gjatë gjithë vitit dhe ju mund të merrni më shumë përgjegjësi në shtëpi, t’i mbushni mendjen lagjes në lidhje me disa gjëra, dhe të hiqni qafe sendet e vogla të parëndësishme, dhe të punoni një plan për të përmirësuar gjendjen tuaj të jetesës. Mund të ndiheni të kufizuar në shtëpi, ose mund të zgjedhni të zhvendoseni në një hapësirë më të vogël. Marsi do të jetë në sektorin tuaj të shtëpisë dhe familjes mes të marsit deri në mes të muajit maj, duke sjellë më shumë energji dhe përkushtim në shtëpinë dhe jetën familjare dhe duke ju ndihmuar të kaloni më shumë kohë në shtëpi ose me familjen. Marsi lëviz retrogradë në këtë sektor në gjysmën e dytë të muajit gusht dhe mund t’ju duhet të përqendroheni në problemet familjare dhe t’i rregulloni ato. Marsi qëndron në këtë sektor deri në mes të shtatorit, dhe ju mund t’i jepni shtëpisë dhe familjes vëmendjen që kanë nevojë.

Nëse keni fëmijë, një eklips diellor ndodh në sektorin që sundon fëmijët tuaj më 15 shkurt dhe ata mund të kenë mundësi të reja për veten e tyre, të jenë në qendër të vëmendjes, të nisin diçka të re apo të jenë më entuziastë dhe energjikë. Eklipsi hënor ndodh në këtë sektor më 27 korrik, dhe fëmijët mund të përfundojnë diçka, të ndalojnë diçka apo të jenë më emocionalë. Marsi është në këtë sektor duke filluar nga mesi i majit, dhe fëmijët tuaj mund të marrin më shumë energji, stimulim dhe entuziazëm, por Marsi lëviz retrogradë në këtë sektor në fund të qershorit deri në mes të gushtit. Kjo mund t’i bëjë fëmijët tuaj të duken më rebelë dhe shumë të lëvizshëm, dhe të kenë mbingarkesë energjie, kështu që përpiquni t’u gjeni atyre një aktivitet ku ta shkarkojnë gjithë këtë energji. Marsi rikthehet mbarë në këtë sektor nga mesi i shtatorit deri në mes të nëntorit, dhe mund të kaloni më shumë kohë me ta,  t’u jepni më shumë mbështetje, ose t’i shihni ata të bëjnë më shumë për veten e tyre.

 

GJENDJA MENDORE

Marsi është në një nga sektorët që sundojnë mendjen tuaj në fund të janarit deri në mes të marsit dhe mund të keni më shumë energji mendore, më shumë vëmendje, të gjeni shumë ide dhe plane të reja dhe të përpiqeni të vini në veprim idetë dhe t’i bëni ato realitet. Jupiteri hyn në këtë sektor në fillim të nëntorit, dhe ju fitoni një periudhë njëvjeçare të mbushur me ide të reja, duke marrë emocion nga këto ide, duke vënë në veprim planet. Kjo mund të vështirësohet në fillim nga Merkuri retrogradë në këtë sektor në gjysmën e dytë të nëntorit dhe mund të keni pak vështirësi në komunikim dhe mungesë përqendrimi. Provoni përsëri të vini në plan disa ide për t’u dhënë një tjetër shans.

 

AKREPI NË PËRGJITHËSI NË 2018f126

Jupiteri është në shenjën tuaj që para fillimit të vitit deri në fillim të nëntorit 2018, kështu që ky mund të duket si viti juaj në shumë mënyra. Ju mund të gjeni më shumë mundësi, ta zgjeroni jetën tuaj në mënyra të reja dhe të mendoni se mund të bëni më shumë gjëra. Marsi është në Akrep gjithashtu në fillim të vitit, kështu që ju mund të nisni vitin me janarin si një nga muajt më të mirë. Energjia dhe stimulimi do të jenë në nivele të larta, prandaj do të keni shansin të përjetoni një vit të mrekullueshëm.

Megjithëse jo të gjitha ditët janë me diell. Venusi do të jetë retrogradë në shenjën tuaj në tetor, dhe mund të jeni më dembelë, më të butë, tolerantë dhe kokëfortë, të fokusuar më shumë te vetja ose ta keni pak të vështirë ta shkoni mirë me disa njerëz. Mund të keni nevojë të zgjidhni problemet me veten, si dhe me dashurinë. Merkuri lëviz retrogradë në shenjën tuaj javën e parë të dhjetorit dhe mund të përjetoni probleme komunikimi, ta keni të vështirë t’ju kuptojnë, t’ju mungojë përqendrimi apo disiplina mendore dhe mund të përjetoni të gjitha llojet e gjërave të vogla që shkojnë keq. Ju duhet më shumë durim me veten dhe mund të përqëndroheni t’i jepni një shans të dytë diçkaje apo dikujt. Ata që kanë lindur pas 18 nëntorit mund ta ndjejnë më së shumti këtë efekt.

 

DASHURIA DHE LIDHJET

Neptuni mbetet në sektorin tuaj të dashurisë gjatë gjithë vitit, duke ju ndihmuar të përqendroheni në një lidhje më shpirtërore dashurie, dhe të jeni më të kuptuar nga të tjerët e më të dhembshur me të dashurit tuaj. Marsi do të jetë në sektorin tuaj të dashurisë nga mesi i nëntorit deri në fund të vitit dhe mund të përqendroheni për t’i shprehur dikujt dashurinë që ndjeni, duke sjellë më shumë dashuri dhe gëzim në jetën tuaj dhe duke u argëtuar më shumë. Kjo mund të jetë një kohë e mirë për takime të reja, nëse jeni vetëm, dhe nëse jeni në një lidhje, mund të rindizni pasionin fillestar.

Urani fillon të udhëtojë në sektorin tuaj të marrëdhënieve midis majit deri në fillim të nëntorit, dhe mund të filloni të përjetoni ndryshime në marrëdhëniet tuaja. Mund të shihni ndryshime me njerëzit në jetën tuaj, ose mund të filloni të dëshironi më shumë ndryshime në marrëdhëniet tuaja. Ajo që ju dëshironi nga njerëzit e tjerë mund të ndryshojë, dhe ajo që dëshironi të ketë një partner mund të ndryshojë. Mund të filloni tërhiqeni nga njerëz që normalisht nuk ju kanë interesuar më përpara, dhe mund t’i trajtoni marrëdhëniet në një mënyrë tjetër.

 

PUNA DHE PARAJA

Urani po vjen në fund të kohës në sektorin tuaj të punës këtë vit, duke qëndruar në këtë sektor deri në mes të majit dhe duke u rikthyer edhe njëherë për herë të fundit në fillim të nëntorit. Lloji i punës që keni kërkuar, puna që keni bërë dhe mënyra se si e keni bërë punën ka pasur ndryshime gjatë disa viteve të fundit dhe çdo ndryshim përfundimtar që dëshironi të bëni me jetën profesionale mund të ndodhë sivjet. Merkuri lëviz retrogradë në sektorin tuaj të punës nga mesi i marsit deri në mes të prillit dhe kjo mund të jetë një periudhë ndryshimi me punën tuaj, nëse nuk jeni të kënaqur me atë që po bëni. Mund të jetë mirë për të shkuar përsëri në punë diku ku keni qënë më përpara ose në një punë që keni bërë më parë.

Marsi është në sektorin tuaj të parasë nga fundi i janarit deri në mes të marsit, dhe gjatë kësaj kohe mund të ndiqni mundësi të reja financiare, mund të punoni për të përmirësuar financat dhe për të sjellë më shumë stabilitet dhe siguri në financat tuaja. Punoni mbi buxhetin, dhe planet ekonomike, dhe mbledhni këshilla e informacione financiare. Jupiteri hyn në sektorin e parave në fillim të nëntorit, dhe ju përfitoni një periudhë njëvjeçare që mund të jetë e shkëlqyer për të ndjekur mundësitë financiare, duke krijuar mundësi të reja, duke rritur financat dhe mirëqënien. Kjo ndoshta nuk mund të ndodhë në fillim për shkak të Merkurit retrogradë në sektorin tuaj të parave në gjysmën e dytë të nëntorit, dhe mund t’ju duhet të merreni me gjendjen e parasë dhe probleme të tilla.

Eklipsi hënor i 31 janarit ndodh në sektorin tuaj të karrierës dhe ju mund të bëni progres dhe të përjetoni sukses me qëllimet dhe ambiciet tuaja nëse keni punuar shumë, me zgjuarsi dhe me përgjegjësi, për diçka për të cilën jeni të pasionuar. Nëse nuk keni punuar shumë, nuk i keni bërë detyrat siç duhet, keni qenë përgjegjës dhe nuk jeni kujdesur për atë që bënit, mund të përjetoni pengesa dhe duhet të rregulloni gabimet e bëra. Eklipsi diellor më 11 gusht ndodh në sektorin tuaj të karrierës, dhe ju mund t’i vendosni vetes qëllime të reja, të ndiheni më ambiciozë, të merrni vëmendje për arritjet tuaja ose të takoni njerëzit e duhur në vendet e duhura.

 

FAMILJA DHE SHTËPIA

Eklipsi diellor i 15 shkurtit ndodh në sektorin tuaj të shtëpisë dhe familjes, dhe ju mund të planifikoni më shumë kohë me familjen tuaj, të dilni shëtitje me ta, të grumbulloheni në gëzime familjare dhe të punoni në përmirësimin e marrëdhënieve tuaja me familjen tuaj ose me njerëzit që mendoni si familje. Marsi hyn në sektorin e shtëpisë dhe familjes në mes të muajit maj dhe sjell më shumë energji dhe fokus në shtëpinë dhe jetën familjare dhe do të jetë retrogradë në këtë sektor në fund të qershorit deri në mes të gushtit dhe ju mund të krijoni debate familjare, ose duhet të merreni me probleme të vjetra në familjen tuaj. Eklipsi hënor ndodh më 27 korrik në këtë sektor gjatë rikthimit retrogradë, kështu që mund të punoni për të zgjidhur problemet me familjen ose në shtëpi. Marsi kthehet mbarë në këtë sektor nga mesi i shtatorit deri në mes të nëntorit, dhe ju mund të shkoni më mirë me familjarët duke u ofruar mbështetjen tuaj.

Neptuni është në sektorin që sundon fëmijët tuaj gjatë gjithë vitit, kështu që nëse keni ndonjë, ju mund të vazhdoni të jeni më sakrifikues, mirëkuptues dhe tolerant me fëmijët tuaj. Marsi do të jetë në këtë sektor në mes të nëntorit deri në fund të vitit dhe ju mund të kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj, t’u kushtoni më shumë vëmendje dhe ato mund të jenë më energjikë dhe entuziastë.

 

GJENDJA MENDORE

Plutoni dhe Saturni janë në një nga sektorët që sundojnë mendjen për ju gjatë gjithë vitit, duke e mbajtur mendjen dhe humorin tuaj më serioz dhe më të zymtë. Marsi është në këtë sektor nga mesi i marsit deri në mes të majit, duke rritur energjinë tuaj mendore dhe duke sjellë ide të reja, por ai lëviz retrogradë në këtë sektor në gjysmën e dytë të gushtit dhe ju mund ta keni të vështirë të përqendroheni, mund të hyni në konflikt me të tjerët ose të mbroni me çdo kusht idetë tuaja. Do t’ju duhet të jeni më të hapur. Marsi rikthehet drejt në mes të shtatorit dhe ju mund të rifokusoheni në planet tuaja, gjërat do të rregullohen.

Eklipsi diellor më 12 korrik ndodh në sektorin tjetër që sundon mendjen, dhe ju mund të jeni shumë më pozitiv dhe optimist me këtë eklips. Mund të mendoni më shumë, të punoni në plane për zgjerim dhe të hapni mendjen tuaj ndaj përvojave dhe njohurive të reja.

Venusi lëviz retrogradë në sektorin që sundon mendjen tuaj të nënndërgjegjshme në gjysmën e parë të nëntorit dhe mund të bëheni përtacë për t’u marrë me problemet e së kaluarës dhe çështje të fshehta, veçanërisht ato që ndikojnë në marrëdhëniet tuaja. Punoni për të zgjidhur problemet në vend që t’i shmangni më tej.

 

SHIGJETARI NË PËRGJITHËSI NË 2018f127

Marsi është në shenjën tuaj në fund të janarit deri në mes të marsit dhe energjia juaj mund të rritet shumë kësaj kohe. Mund të jeni më të stimuluar dhe entuziast dhe mund të shfrytëzoni mundësitë më të mëdha. Gjithashtu mund të merrni iniciativën dhe të filloni diçka të re. Jupiteri, sunduesi juaj, hyn në shenjën tuaj në fillim të nëntorit, për të qëndruar aty vitin pasardhës, dhe mund të ndjeheni shumë më mirë, optimist, me ide të mëdha, duke dashur të zgjeroni dhe të eksploroni dhe përjetoni pjesë të reja të jetës. Kjo mund të mos ndodhë menjëherë, pasi Merkuri do të jetë retrogradë në shenjën tuaj në gjysmën e dytë të nëntorit, dhe ju mund të ndjeheni nervoz dhe konfuz, dhe të shikoni disa gjërave të rastësishme të shkojnë keq. Mund të jeni tepër të stresuar dhe të provokuar, prandaj jepini vetes pushime dhe merreni lehtë. Megjithatë, është koha e duhur për t’i dhënë një shans të dytë diçkaje, prandaj mendoni për diçka që mund të provoni përsëri. Fillimi i lëvizjes retrogradë mund të ndikojë më shumë tek ata që kanë lindur nga 4 deri më 7 dhjetor.

 

DASHURIA DHE LIDHJET

Urani po vjen në fund të kohës së tij në sektorin tuaj të dashurisë, duke qëndruar këtu deri në mes të majit dhe duke u rikthyer aty në fillim të nëntorit. Ju keni përjetuar shumë ndryshime në marrëdhëniet tuaja të dashurisë dhe keni ndryshuar atë që doni nga dashuria, gjithashtu keni ndryshuar dhe mendimin se çfarë është dashuria për ju. Vitet e fundit mund të keni kaluar lidhje krejt ndryshe nga pjesa më e madhe e shoqërisë, por kjo do të marrë fund tani. Këtë vit do të ndryshoni stilin tuaj në dashuri.

Merkuri do të jetë retrograde në sektorin tuaj të dashurisë nga mesi i marsit deri në mes të prillit dhe mund të përqendroheni në problemet sentimentale për t’i ndrequr ato, si dhe mund të ndjeni nevojën për më shumë ndryshime në fushën e romancës, por përpiquni të mos nxitoni në ndonjë gjë duke vepruar shpejt.

Eklipsi diellor më 12 korrik ndodh në sektorin tuaj të intimitetit dhe ju gjatë kësa kohe do të gjeni mënyra të reja se si të hapeni nga ana erotike dhe emocionale për të forcuar më shumë lidhjet sentimentale që keni me të tjerët. Mund të jeni më të gatshëm të hapeni dhe mund t’i merrni seriozisht premtimet tuaja në dashuri.

 

PUNA DHE PARAJA

Saturni dhe Plutoni janë në sektorin tuaj të parave gjatë gjithë vitit, duke ju ndihmuar të merrni seriozisht financat tuaja dhe të përqëndroheni në problemet që keni nevojë të trajtoni. Ju mund të ndiheni më të pasigurt financiarisht, por mund të hyni në rrugë të mbarë nëse jeni të përgjegjshëm me paratë. Këtë radhë do mendoni më seriozisht dhe ta kurseni paranë më shumë nga frika se mos mbeteni pa to. Këtu ju ndihmon Saturni në sektorin tuaj financiar. Marsi do të jetë në sektorin tuaj të parave nga mesi i marsit deri në mes të majit dhe ju mund të përqendroheni në mundësi të reja financiare dhe të punoni për të përmirësuar financiarisht pozicionin tuaj. Sidoqoftë, Marsi shkon retrogradë në këtë sektor në gjysmën e dytë të gushtit dhe mund t’ju duhet të merreni me probleme financiare ose situata që kërkojnë më shumë vëmendje. Marsi qëndron në këtë sektor deri në mes të shtatorit, dhe mund të jeni më të sigurt nga ana e parasë dhe të bëni zgjedhje më të mira.

Urani fillon një udhëtim në sektorin tuaj të punës në mes të muajit maj deri në fillim të nëntorit dhe mund të filloni të përjetoni ndryshime në punë. Çfarë lloj pune ju doni të bëni, mundësitë e punës që ju paraqiten, dhe lloji i njerëzve me të cilët hasni gjatë punës tuaj mund të fillojnë të ndryshojnë dhe të jenë ndryshe nga herët e mëparshme. Ka mundësi të shkëputeni nga puna aktuale nëse nuk jeni të kënaqur me të, sidomos në vitet e ardhshme. Gjithsesi do ndryshoni disa lloje pune brenda shtatë viteve.

 

FAMILJA DHE SHTËPIA

Neptuni është në sektorin tuaj të shtëpisë dhe familjes gjatë gjithë vitit dhe mund të jeni më të dhembshur dhe të kuptueshëm me familjen tuaj. Qëndrimi në shtëpi do t’ju shtojë më shumë fantazinë. Marsi do të jetë në sektorin tuaj të shtëpisë dhe familjes në mes të nëntorit deri në dhjetor dhe mund ta përfundoni vitin të përqendruar në shpenzimin e më shumë kohe në shtëpi ose me familjen, duke u ndjerë energjik, ku do të keni mbështetjeje dhe do të ndani emocionet me të tjerët.

Urani po mbaron kohën e tij në sektorin që sundon fëmijët tuaj, duke qëndruar këtu deri në mes të majit dhe duke u kthyer në fillim të nëntorit, dhe gjërat me fëmijët tuaj ka mundësi të kenë ndryshuar gjatë viteve, marrëdhënia juaj me fëmijët ka pësuar ndryshime dhe paqëndrueshmëri. Merkuri lëviz retrogradë në këtë sektor nga mesi i marsit deri në mes të prillit, dhe fëmijët tuaj (nëse keni) mund të jenë më rebelë, por duan më shumë vëmendje, prandaj përpiquni të jeni përkrahës por të vendosur dhe kaloni më shumë kohë duke dëgjuar!

 

GJENDJA MENDORE

Eklipsi diellor më 15 shkurt ndodh në një nga sektorët që sundojnë mendjen tuaj dhe mund të përqendroheni në ide të reja, të krijoni plane të reja dhe të keni një mendje më aktive. Eklipsi hënor i 27 korrikut ndodh në të njëjtin sektor, dhe ju mund të analizoni idetë dhe planet tuaja dhe të përqendroheni në atë për të cilën jeni të apasionuar. Marsi është në këtë sektor duke filluar nga mesi i majit, duke rritur energjinë dhe fuqinë tuaj mendore dhe, pasi lëviz mbapsht në këtë sektor në fund të qershorit deri në mes të gushtit, mund të keni mungesë përqendrimi, ta keni të vështirë t’i përmbaheni planeve tuaja dhe të hyni në konflikt me njerëz . Marsi kthehet mbarë në këtë sektor nga mesi i shtatorit deri në mes të nëntorit, dhe mund të gjeni energji të reja dhe të vini në punë planet dhe idetë e tuaja, dhe të jesh më të hapur me to.

Eklipsi hënor i 31 janarit ndodh në sektorin tjetër që sundon mendjen tuaj dhe ju mund të finalizoni planet tuaja për zgjerim dhe të punoni për të bërë përparim me idetë e mëdha. Edhe eklipsi diellor i 11 gushtit ndodh në këtë sektor dhe mund të punoni në zhvillimin e jetës tuaj, duke hapur mendjen, duke mësuar gjëra të reja dhe duke fituar një perspektivë të re.

Jupiteri është në sektorin tuaj që sundon mendjen tuaj subkoshiente në fillim të nëntorit dhe kjo mund të jetë një kohë e shkëlqyer për t’u zhytur në mendjen tuaj subkoshiente dhe për të eksploruar problemet, motivet dhe dëshirat tuaja të fshehta. Mund të përpiqeni ta kuptoni më mirë mendjen tuaj subkoshiente dhe do të përpiqeni të çliroheni nga rëndesa e problemeve të tilla sekrete. Gjithashtu do ta filloni vitin me Marsin në këtë sektor në janar, dhe ju mund të jeni më energjik dhe entuziaste për të. Venusi lëviz retrogradë në këtë sektor në tetor, dhe ju mund të jeni përtacë për t’u marrë me këto çështje në këtë kohë, prandaj jepini pak pushim mendimeve tuaja sekrete dhe relaksohuni. Merkuri shkon retrogradë në këtë sektor javën e parë të dhjetorit, dhe ju mund të shihni probleme nga e kaluara që rikthehen dhe duhet të merreni me probleme të fshehta.

 

BRICJAPI NË PËRGJITHËSI NË 2018f128

Plutoni dhe Saturni mbeten në shenjën tuaj gjatë gjithë vitit, dhe ju mund të vazhdoni të punoni për t’u transformuar dhe evoluar me Plutonin, veçanërisht ato që kanë lindur më 8-12 janar. Me Saturnin, sunduesin tuaj, mund të ndiheni si në shtëpinë tuaj me energjinë e tij dhe mund të punoni për të qenë më përgjegjës, për të marrë më shumë kontroll mbi jetën tuaj dhe për t’i bërë gjërat në mënyrën e duhur. Ata që kanë lindur para 2 janarit mund të ndiejnë Saturnin më shumë këtë vit.

Marsi është në shenjën tuaj nga mesi i muajit mars deri në mes të majit, duke rritur energjinë dhe stimulimin mbi ju, por do të shkojë retrogradë në shenjën tuaj në gjysmën e dytë të gushtit duke ju bërë më debatues, më mbrojtës, argumentues, të paduruar dhe impulsiv. Mundohuni të keni më shumë durim me veten dhe të tjerët, dhe të gjeni një rrugë si të dilni nga acarimi. Ata që kanë lindur pas 17 janarit mund ta ndiejnë këtë më së shumti. Marsi qëndron në shenjën tuaj deri në mes të shtatorit, dhe ju gjatë kësaj kohe mund të punoni për t’u kthyer në rrugën e duhur dhe të filloni projekte dhe plane të reja.

 

DASHURIA DHE LIDHJET

Urani fillon rrugëtimin e tij në sektorin tuaj të dashurisë këtë vit, duke hyrë në mes të muajit maj deri në fillim të nëntorit dhe gjatë viteve të ardhshme, ajo që dëshironi në dashuri mund të ndryshojë, lloji i njerëzve që doni mund të ndryshojë, mënyra se si e shfaqni dashurinë mund të ndryshojë dhe këtë herë mund të përjetoni lidhje jo shumë të zakonshme.

Eklipsi diellor më 12 korrik ndodh në sektorin tuaj të marrëdhënieve dhe ju mund të eliminoni problemet e marrëdhënieve, të afroheni më shumë me dikë që e doni, të largoheni nga një marrëdhënie apo partneritet që s’ju pëlqen më, ose të shprehni më shumë emocione me të dashurit tuaj.

Eklipsi hënor i 31 janarit ndodh në sektorin tuaj të intimitetit dhe mund të punoni në eliminimin e problemeve intime dhe për forcimin e lidhjeve emocionale që keni me të dashurit tuaj. Mërkuri lëviz retrograde në këtë sektor nga fundi i korrikut deri në mes të gushtit dhe problemet e intimitetit mund të jenë më të forta dhe kanë nevojë t’i zgjidhni. Mund të bëni luftë për të qënë më afër me njeriun tuaj të zemres. Eklipsi diellor ndodh në këtë sektor në 11 gusht në mes të udhëtimit retrogradë dhe ju mund të punoni në forcimin e lidhjeve emocionale.

 

PUNA DHE PARAJA

Eklipsi diellor më 15 shkurt ndodh në sektorin tuaj të parave dhe mund të punoni për të ndjekur mundësi më të mira financiare, të ndiheni më të sigurt financiarisht dhe mund të eksploroni mënyra të reja për të fituar më shumë para. Marsi do të jetë në sektorin tuaj të parave duke filluar nga mesi i majit, dhe ju mund të jeni më energjik dhe të fokusuar në financat tuaja, por shkon retrogradë (mbrapsht) në këtë sektor në fund të qershorit deri në mes të gushtit duke bërë të lindin vështirësi financiare dhe mund t’ju duhet të përballeni me vendime të nxituara. Marsi rikthehet mbarë në këtë sektor nga mesi i shtatorit deri në mes të nëntorit dhe ju kësaj here do të jeni në rrugën e duhur.

Venusi lëviz retrogradë në sektorin tuaj të karrierës në gjysmën e parë të nëntorit, dhe ju mund të bëni përshtypje jo të mira tek të tjerët, t’ju mungojë dëshira për të ndjekur qëllimet tuaja, ose të përjetoni një pengesë apo vonesë. Mundohuni të punoni për një qëllim të vjetër gjatë kësaj kohe dhe t’i jepni një shans tjetër.

 

FAMILJA DHE SHTËPIA

Urani për pak muaj do ta përfundojë kohën e tij në sektorin e shtëpisë dhe familjes, duke qënë aty deri në mes të muajit maj dhe përsëri në fillim të nëntorit. Ka mundësi që vitet e fundit të keni përjetuar shumë ndryshime në shtëpi dhe me familjen gjatë viteve. Mund të keni ndërruar shtëpi apo të keni përjetuar ndryshim me pjesëtar të familjes. Ky ndikim do të përfundojë këtë vit, megjithëse Merkuri do të jetë retrogradë në këtë sektor nga mesi i marsit deri në mes të muajit prill dhe kjo mund të jetë një periudhë e vogël ndryshimi apo koha e duhur për t’u marrë me zgjidhjen e disa çështjeve që kanë dalë në shtëpi ose me familjen.

Urani fillon të lëvizë në sektorin që sundon fëmijët tuaj në mes të majit deri në fillim të nëntorit, dhe nëse keni ndonjë fëmijë, mund të përjetoni ndryshime me ta dhe ata mund të bëhen më të pavarur. Marrëdhënia juaj me ta mund të pësojë ndryshime gjatë viteve të ardhshme. Ju mund t’u jepni atyre më shumë hapësirë për të qenë vetvetja dhe lërini ta eksplorojnë më shumë veten.

 

GJENDJA MENDORE

Neptuni mbetet në një nga sektorët që drejton mendjen tuaj si vit, dhe ju mund të vazhdoni të zhvilloni një inteligjencë intuitive dhe të jeni karizmatik në komunikimet tuaja. Marsi është në këtë sektor nga mesi i nëntorit deri në dhjetor dhe ju mund ta mbyllni vitin me një mendje dhe imagjinatë aktive, me shumë ide dhe plane të reja, dhe mund të ngazëlleheni nga ajo çka propozoni dhe ndiqni.

Marsi do të jetë në sektorin që sundon mendjen tuaj subkoshiente nga fundi i janarit deri në mes të marsit dhe mund të punoni për çështje, motive dhe dëshira të fshehta, duke u përpjekur të zgjidhni problemet, për t’u shkëputur nga e kaluara dhe për të hequr barren e rëndë që ju ka penguar. Jupiteri hyn në këtë sektor duke nisur nga fillimi i nëntorit, dhe ju filloni një periudhë njëvjeçare ku mund të përfitoni nga të kuptuarit e mendjes suaj subkoshiente dhe mund t’ju duket më e lehtë për ta bërë këtë. Ndoshta kjo nuk mund të ndodhë menjëherë pasi Merkuri do të jetë retrogradë në këtë sektor në gjysmën e dytë të nëntorit dhe mund t’ju duhet të trajtoni disa çështje që doni t’i shmangni më shumë, por ato duhet të dalin në dritë tani.

 

UJORI NË PËRGJITHËSI NË 2018f129

Marsi është në shenjën tuaj duke filluar nga mesi i majit, duke ju shtuar energjinë, stimulimin dhe entuziazmin, por kthehet retrogradë në fund të qershorit deri në mes të gushtit. Gjatë kthimit mbrapsht ai mund t’ju bëjë të jeni më impulsiv, të irritoheni lehtësisht dhe të jeni gati të godisni dikë apo diçka nga inati. Ju duhet të gjeni një aktivitet për të shfrytëzuar gjithë këtë energji për të mos lënduar askënd dhe për të mos i krijuar më shumë problem vetes. Marsi do të kthehet mbarë në shenjën tuaj nga mesi i shtatorit deri në mes të nëntorit dhe ju më në fund mund të merrni në dorë disa nga planet tuaja dhe të punoni me to, duke vënë në zbatim idetë tuaja që deri tani ishin thjesht mendime.

Jupiteri hyn në sektorin e ëndrrave në fillim të nëntorit dhe ju mund të kaloni vitin e ardhshëm duke u fokusuar në ndjekjen e mundësive për të bërë ëndrrat tuaja të realizohen, duke dalë jashtë të zakonshmes dhe duke u bërë më të pavarur. Merkuri lëviz retrogradë në këtë sektor në gjysmën e dytë të nëntorit, kështu që ju mund të kenI nevojë të përqëndroheni më shumë në ndonjë ëndërr të vjetër se sa të re.

 

DASHURIA DHE LIDHJET

Eklipsi hënor më 31 janar ndodh në sektorin tuaj të marrëdhënieve dhe mund të punoni në eliminimin e problemeve sentimentale, partnerore apo martesore, të bëheni më të përkushtuar ndaj njerëzve që ju interesojnë, ose të shihni dikë të largohet nga jeta juaj. Nëse jeni vetëm, mund të jeni shumë serioz për t’u fejuar shpejt, dhe nëse jeni të lidhur, mund të analizoni marrëdhënien tuaj. Mërkuri lëviz mbrapsht (retrogradë) në sektorin tuaj të marrëdhënieve në fund të korrikut deri në mes të gushtit dhe mund të shihni që dikush kthehet në jetën tuaj ose ndonjë problem i vjetër në lidhje me  marrëdhëniet sentimentale rishfaqet. Një eklips diellor ndodh më 11 gusht dhe ju mund të rilidheni me njerëzit e dashur dhe të jeni më të përkushtuar ndaj tyre.

 

PUNA DHE PARAJA

Neptuni mbetet në sektorin tuaj të parave gjatë gjithë vitit, dhe mund të jeni më human dhe bujarë dhe mund ta keni të vështirë të mbani një rregull të caktuar me paratë here pas here. Marsi do të jetë në sektorin tuaj të parave nga mesi i nëntorit deri në dhjetor dhe ju mund të punoni në ndjekjen e mundësive financiare, të krijoni mundësi të reja fitimi për veten, të bëni një punë të dytë për para shtesë, apo një hobi që sjell përfitime.

Eklipsi diellor më 12 korrik ndodh në sektorin tuaj të punës dhe ju mund të përqendroheni në mundësi të reja pune, projekte të reja pune dhe sipërmarrje, dhe doni të bëni punë që i keni me pasion, kështu që nëse nuk ju pëlqen shumë ajo që po bëni, ju mund ta ndryshoni e t’i futeni diçkaje që ju pëlqen më shumë.

Jupiteri është në sektorin tuaj të karrierës që para fillimit të vitit deri në fillim të nëntorit 2018, dhe Marsi është gjithashtu në këtë sektor muajin e janarit. Prandaj ju do ta nisni vitin në këmbë të djathtë, duke arritur një pikë më lart, duke ngjitur hapat tuaj, duke përjetuar sukses dhe duke bërë përparim. Do të jeni optimist për atë që mund të bëni, dhe ju mund të njiheni gjerësisht për atë që keni bërë ose do të bëni përshtypje të mirë tek personi i duhur. Venusi lëviz retrogradë në këtë sektor në gjysmën e parë të nëntorit dhe ju mund ta keni të vështirë të përqendroheni dhe t’ju mungojë disiplina, doni më shumë të relaksoheni se sa të punoni. Merkuri lëviz retrogradë në këtë sektor në javën e parë të dhjetorit, dhe ju mund të përqëndroheni përsëri në qëllimet e vjetra.

 

FAMILJA DHE SHTËPIA

Urani fillon të hyjë në sektorin tuaj të shtëpisë dhe familjes këtë vit, duke qëndruar këtu nga mesi i majit deri në fillim të nëntorit dhe këtu fillon një kohë ndryshimi për shtëpinë ose jetën familjare. Ju mund të ndryshoni marrëdhëniet tuaja me familjen tuaj ose të sillni njerëz të rinj në familjen tuaj apo të ndryshoni vendbanim; ju mund të bëni ndryshime në banesën tuaj ku jetoni, të rinovoni ose të blini mobilje të reja. Ka mundësi ta ndryshoni përkufizimin tuaj se çfarë do t’ju thotë shtëpi dhe familje. Ngjarje të pazakonshme do të ndodhin në shtëpinë tuaj vitet të vijim.

 

GJENDJA MENDORE

Urani po e mbaron kohën e tij në një nga sektorët që sundojnë mendjen tuaj, duke qëndruar këtu deri në mes të majit dhe duke u kthyer në fillim të nëntorit. Ju ndoshta keni qenë më të hapur me mendje me Uranin këtu, dhe keni pasur shumë shkëlqim nga brenda. Merkuri lëviz retrogradë në këtë sektor nga mesi i marsit deri në mes të prillit, dhe ju mund ta keni të vështirë të përqendroheni dhe të kontrolloni veten nga nervat, megjithëse do të ishte mirë të vini në zbatim ide të vjetra.

Venusi lëviz retrogradë në sektorin tjetër që sundon mendjen tuaj në tetor dhe mund të përpiqeni të shihni anën pozitive të situatave ose ta shihni pak më mirë. Mos bëni premtime që nuk do t’i mbani ose nuk mund t’i realizoni.

Plutoni dhe Saturni mbeten në sektorin që sundon mendjen tuaj të nënndërgjegjeshme gjatë gjithë vitit dhe ju mund të merreni seriozisht tashmë me problemet e vjetra, duke punuar për t’i zgjidhur ato. Gjatë kësaj kohe mund të përpiqeni të çliroheni nga pesha e rëndë e se shkuarës, dhe të eleminoni pengesat, duke shkuar përpara. Marsi është në këtë sektor nga mesi i marsit deri në mes të muajit maj, dhe mund t’ju japë më shumë energji dhe t’ju nxisë për ta bërë gjërat e lartpërmendura, por lëviz prapa në këtë sektor në gjysmën e dytë të gushtit dhe ju mund të luftoni me çështjet e vjetra, apo detyrimet që keni. Marsi qëndron në këtë sektor deri në mes të shtatorit dhe ju mund të përparoni shpejt duke dalë nga vështirësitë.

 

PESHQIT NË PËRGJITHËSI NË 2018f130

 

Sunduesi juaj, Neptuni, mbetet në shenjën tuaj gjatë gjithë vitit, dhe ju mund të ndjeheni më mirë me aftësitë tuaj të natyrshme, dhe të jeni më të mëshirshëm, mirëkuptues, imagjinativë dhe sakrifikues. Ata që kanë lindur nga 1 deri më 7 mars mund të ndiejnë më shumë ndikimin e Neptunit në vitin 2018.

Marsi do të jetë në shenjën tuaj nga mesi i nëntorit deri në dhjetor, kështu që ju do ta mbaroni vitin 2018 me shumë energji, stimulim dhe entuziazëm, dhe mund të filloni projekte të reja, të punoni në plane të reja dhe të kërkoni mundësi të reja për 2019.

Plutoni dhe Saturni ndodhen në sektorin tuaj të miqësisë dhe ëndrrave këtë vit, dhe ju mund të merreni më seriozisht me ëndrrat tuaja, duke u përqëndruar në ëndrrat që ju mendoni se janë më realiste dhe duke punuar shumë për t’i bërë ato të realizohen dhe do të përqëndroheni më shumë në miqësitë tuaja, duke dashur në jetën tuaj vetëm njerëzit që mund ta marrin seriozisht miqësinë dhe të bëjnë gjënë e duhur. Marsi është në këtë sektor nga mesi i muajit mars deri në mes të majit, duke i sjellë më shumë energji dhe stimulim ëndrrave e miqësive tuaja dhe retrogradon në këtë sektor gjysmën e dytë të gushtit, kështu që këtu mund të hasni vështirësi dhe të vini në diskutim ëndrrat tuaja ose të hyni në konflikt me miqtë apo grupet ku bëni pjesë. Marsi është në këtë sektor deri në mes të shtatorit dhe mund të punoni për të rregulluar gjithçka përsëri pasi planeti të jetë në lëvizje direkte.

 

DASHURIA DHE LIDHJET

Eklipsi diellor më 12 korrik ndodh në sektorin tuaj të dashurisë dhe mund të fokusoheni për të ndarë me dikë dashurinë që ndjeni, duke qenë më të dashur dhe të ëmbël dhe duke sjellë më shumë dashuri në jetën tuaj. Nëse jeni vetëm, mund të kënaqeni me marrëdhënie intime të rastësishme, dhe duke lënë opsionet tuaja të hapura, ndërkohë që nëse jeni në një marrëdhënie, ju mund ta bëni atë sikur po përjetoni takimin e parë dhe planifikoni më shumë kohë për t’u argëtuar së bashku.

Venusi retrogradon (lëviz mbrapsht) në sektorin tuaj të intimitetit në tetor dhe mund ta keni të vështirë të lidheni emocionalisht ngusht me të tjerët, duke ndjerë se jeni pak të ftohtë dhe më të shmangur me partnerin. Mundohuni të mos lejoni humorin tuaj të rëndohet dhe qetësohuni para se të bërtisni.

 

PUNA DHE PARAJA

Urani e përfundon kohën e tij në sektorin tuaj të parave deri në mes të majit dhe më pas kthehet  aty përsëri në fillim të nëntorit, dhe ju mund të përjetoni ndryshime në mënyrën se si e fitoni, kurseni paranë, se si mendoni për paranë apo si e përdorni paranë gjatë viteve. Merkuri retrogradon në këtë sektor nga mesi i marsit deri në mes të prillit dhe kjo mund të jetë një periudhë e ndryshimeve të mëtejshme dhe mund të keni nevojë të punoni për të zgjidhur problemet financiare.

Eklipsi hënor i 31 janarit ndodh në sektorin tuaj të punës dhe ju mund të përfundoni projektet e punës, të eleminoni problemet në punë ose me bashkëpunëtorët (kolegët), apo mund të stresoheni më shumë nga puna dhe të keni nevojë të lehtësoni ngarkesën. Merkuri retrogradon në sektorin tuaj të punës në fund të korrikut deri në mes të gushtit dhe ju mund të përqendroheni në përsëritjen e projekteve të punës, por mund të keni nevojë për më shumë kohë për të bërë gjërat, duke kaluar kështu afatet dhe duke e pasur të vështirë për t’iu përmbajtur orarit. Një eklips diellor ndodh në sektorin tuaj të punës me 11 gusht gjatë lëvizjes retrogradë, dhe kjo mund të jetë një kohë e mirë për t’iu kthyer një pune në të cilën keni punuar përpara, t’i riktheheni një pune të lënë përgjysëm ose të punoni për dikë për të cilin keni punuar më parë.

Jupiteri hyn në sektorin e karrierës në fillim të nëntorit dhe ju do të keni përpara një periudhë njëvjeçare ku mund të arrini, të keni sukses dhe të përparoni me qëllimet dhe ambiciet tuaja. Merkuri lëviz retrogradë në këtë sektor në gjysmën e dytë të nëntorit, kështu që ky nuk është rasti i duhur të përqëndroheni menjëherë përsëri në qëllimet e vjetra. Marsi është në këtë sektor më herët gjatë vitit, nga fundi i janarit deri në mes të marsit dhe mund të punoni shumë për gjërat që dëshironi dhe të përpiqeni të qëndroni në rrugën e duhur.

 

FAMILJA DHE SHTËPIA

Eklipsi diellor më 12 korrik ndodh në sektorin që sundon fëmijët, kështu që nëse keni ndonjë (ose jeni kujdestar fëmijësh), ju mund t’i kushtoni më shumë vëmendje atyre, ose ata mund të jenë në qendër të vëmendjes për disa arsye apo të ndjekin mundësi për veten e tyre. Ju mund të jeni përkrahësit e tyre, dhe të punoni në përmirësimin e marrëdhënies tuaj me ta, duke qenë më bujarë dhe duke i lejuar ata të ndriçojnë vetë.

 

GJENDJA MENDORE

Urani fillon të hyjë në një nga sektorët që sundojnë mendjen tuaj, duke ardhur këtu nga mesi i majit deri në fillim të nëntorit, dhe ju mund të filloni ta shikoni botën me një perspektivë të ndryshme, të keni një këndvështrim të ri në situata dhe të interesoheni për një shumëllojshmëri temash të pazakonta , dhe jokonformiste. Ju mund të eksploroni mendjen dhe aftësitë tuaja mendore gjatë viteve të ardhshme.

Jupiteri vazhdon të jetë në një sektor tjetër të mendjes deri në fillim të nëntorit dhe mund të gëzoni zgjerimin e mendjes, të mësoni gjëra të reja dhe të ndani studimet (dijet) tuaja me të tjerët. Venusi lëviz mbrapsht në këtë sektor në gjysmën e parë të nëntorit, dhe ju mund të keni një kohë të vështirë të gjeni hapësirën që dëshironi dhe për të cilën keni nevojë. Merkuri lëviz retrogradë në këtë sektor javën e parë të dhjetorit, dhe ju mund të përpiqeni me çdo kusht të fokusoheni në atë që dëshironi, dhe ta keni të nevojshme të shmagni premtimet që nuk do t’i mbanit.

Marsi do të jetë në sektorin që sundon mendjen tuaj subkoshiente (intuitive), duke filluar nga mesi i majit, dhe mund të keni më shumë energji dhe nxitje për të drejtuar çështjet, motivet dhe dëshirat e fshehta (e paplanifikuara), por Marsi është retrogradë në këtë sektor në fund të qershorit deri në mes të gushtit dhe ju mund të ndesheni me problee të së kaluarës, çështjet subkoshiente, dhe mund të ndiheni plotësisht të rënduar nga pesha e bagazheve. Marsi kthehet drejt në këtë sektor nga mesi i shtatorit deri në mes të nëntorit, dhe ju mund të punoni për të çuar përpara atë që ju nevojitet.

 

 

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komento