> Faqja pare > Zeus-Jupiteri > Odini – ekuivalent i Zeusit

Odini – ekuivalent i Zeusit

Statuja e Odinit (Wotan) në Denkal, Hanover, Gjermani

Wotan_Hannover1
Në gojëdhënat (traditat) gjermanike dhe nordike Odini (nga norvegjishtja e vjetër Óðinn) është një perëndi që nderohet gjerësisht. Odini në anglishten dhe saksonishten e vjetër njihej si W?den, dhe në gjermanishten e vjetër (të zhvilluar) si Wuotan apo Wodan, që të gjithë rrjedhin nga teonimi i rindërtuar proto-gjermanik *wodanaz. Odini përshkruhet me një sy dhe me mjekër të gjatë, shpesh duke mbajtur një shtizë,Gungnir, dhe një mantel të zi, blu të mbyllur dhe të gjelbër dhe një kësulë të gjerë. Ai zakonisht paraqitet i shoqëruar nga disa kafshë – ujqit Geri dhe Freki dhe korbat Huginn dhe Muninn, të cilët i sjellin atij lajme nga i gjithë Midgardi – dhe Odini i grah kalit fluturues tetë-këmbësh Sleipnir nëpër qiell dhe në botën nëntokësore. Odini dëshmohet të ketë shumë djem me gruan e tij Frigg, ku më i famshmi është perëndia Bald, dhe njihet me mbi 100 emra. Odini shpesh merr njohuri në disa mënyra, madje dhe si i maskuar. Nganjëherë ai vë baste me gruan e tij Frigg, dhe njihet për aktet e tij heroike. Ai merr pjesë në krijimin e botës, duke vrarë qënien fillestare Ymirin, si edhe sjell në jetë dy njerëzit e parë të botës, Ask dhe Embla. Odini ka lidhje të veçantë me Kërshëndellat (Yule), dhe njohja e njerëzimit me gërmat e alfabetit të lashtë dhe poezinë i atribuohet gjithashtu atij. Odini është zot i luftës dhe vdekjes, por gjithashtu dhe zot i poezisë dhe mençurisë. Ai rrinte varur për nëntë ditë mbi shtizën e tij ngulur në pemën e botës. Aty ai mësoi nëntë këngët e fuqishme, dhe 18 runat (gërmat e alfabetit të lashtë) Odini bën të vdekurit t’u përgjigjen pyetjeve më të mençura. Nga froni i tij në Asgard ai vrojton gjithçka që ndodh në nëntë botët. Lajmet i vijnë nga dy korbat e tij Huginn and Muninn. Ai jeton gjithashtu në Valhalla, ku mblidhen luftëtarët e vrarë.
Odini për nga rëndësia dhe disa karakteristika barazvlerësohet me Zeusin grek apo Jupiterin romak. Dita e mërkurë mban emrin e tij Wednesday (Woden’day).

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento