CILËS YJESIE I PËRKISNI?

Zbuloni dhjetëditshin dhe yjësinë  tuaj sipas astro-mitologjisëyjesite

Grupe të caktuara yjesh që i ngjajnë një imazhi të caktuar formojnë atë që quhet yjesi (konstelacion). Dijetarët e lashtë dhe të mëvonshëm kanë emërtuar gjithsej 88 yjesi me emra mitologjik. Çdo shenjë zodiakale ndodhet përballë yjësive të caktuara. Rrethi zodiakal ka gjithsej 360 gradë, i ndarë me dhjetëditshe i bie të ndahet me 36 yjësi korresponduese. Zbuloni se në cilën yjesi keni lindur. Secila shenjë ndahet me nga tre dhjetëditsha, pra me nga tre yjesi.

Shenjat ndahen: 6 në mashkullore dhe 6 në femërore, pra duke nisur nga Dashi mashkullore, Demi femërore e kështu me radhë, një mashkullore e një femërore pa e prishur rregullin. Dhjetëditshat e parë të shenjave mashkullore shkojnë mirë me njëri-tjetrin, kurse ato femërorë [..]

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Mitologji dhe etimologji vendesh

Cyclops_Polyphemus_&_Galatea_Family_Tree_(Greek_Mythology)_(English)Shumica e emrave të vendeve të ndryshme përreth Mesdheut rrjedhin nga mitologjia greke. Megjithatë, nuk dihet nëse vendasit e këtyre popujve e quanin veten me të njëjtin emër siç i quanin dhe historianët greko-romakë nëpër dokumenta të ndryshme. Për shembull, grekët e quajnë veten “helenë”, ndërsa bota u thërret “grek”. Ne e quajmë veten shqiptar, por bota na thërret “Albanë”. Emërtimet e mëvonshme të kombeve janë latine. Ja t’i hedhim një sy vendeve që na interesojnë më shumë:

ILIRIA – rrjedh nga emri Ilirios,(latinisht: Illyrius). Sipas mitologjisë greke Ilirios, që në shqip e përshtasim Iliri, ishte i biri i Kadmit dhe Harmonisë i cili përfundimisht sundoi në territoret ilire dhe u bë paraardhësi eponim i gjithë popujve të Ilirisë. Iliri pati shumë fëmijë të cilët ishin: [..]

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Astraios dhe perënditë e erës

Astraios

Astraios (1)

ASTRAIOS (latinisht: Astraeus) ishte perëndia titane e yjeve, planetëve, dhe e artit të astrologjisë. Ai është i biri i Kriusit dhe Euribisë. Astraios ishte gjithashtu perëndia i muzgut dhe, si i tillë, u martua me perëndeshën e agimit. Sëbashku ata linden shumë fëmijë të cilët shfaqen më shumë gjatë natës, pra ata krijuan të gjithë yjet e qiellit dhe katër erërat stinore: Zefirus, Boreas, Notus, Eosforus (ylli i mëngjesit). Ardhja e këtyre Erërave u lajmërua nga lindja e disa yjësive. Astraios kishte gjithashtu një vajzë të quajtur Astrea (Astraia) e cila ishte perëndesha e yllësisë së Virgjëreshës. Emri Astraios shfaqet [..]

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Historia e Shqipërisë

Historiku i shtetit shqipëtar

Shqipëria njihej si Iliri nga romakët të cilët pushtuan këtë vend në vitin 168 pr.e.s. Pas rënies së perandorisë perëndimore romake në 467, ajo bëhet pjesë e Perandorisë së madhe Bizantine. Fiset serbe dhe bullgare pushtuan këtë krahinë (në Maqedoni, Mal i zi, Kosovë) në shekullin IX ( e nëntë) dhe ndërmjet viteve 1271 dhe 1368, Shqipëria udhëhiqej nga mbretëria e Siçilisë. Shqipëria ra në duart e ushtrive osmane në 1468, pas vdekjes së Skënderbeut, dhe ishte në të vërtetë e panjohur si shtet deri me 28 nëntor 1912.

Tirana u themelua në vitin 1614 nga turqit osmanë. Tirana e shpalli pavarsinë me 26  nëntor 1912 dhe u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë me 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushjes dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet me 11 shkurt 1920.  Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese.

 

Epiri-i-ri

ALBANIA APO EPIRI I RI?

Emri Albania vjen nga nje fis ilir i quajtur “Albanet” qyteti i te cileve quhej Albanopoli dhe qe shtrihej prane Krujes (sot fshati Zgerdhesh). Ky vend dhe ky fis permendet per here te pare nga Ptolemeu (shek.II e.s).

Permendja e pare e padiskutueshme e e shqiptareve si nje grup etnik (me emrin arber/Albanians) ne dokumentat historike daton nga gjysma e dyte e shekullit te 11te, ku ata njihen si banore te Arbanonit ne Shqiperine qendrore. Principata e pare e Arbrit e njohur si Arbanon ose Albanon u formua ne 1190 dhe zgjati deri ne 1255 me kryeqytet Krujen. Gjate kesaj kohe, permendja me e hershme e shqiptareve ne zonen e e Epirit eshte shenuar ne nje dokument venecian te vitit 1210 ku thuhet qe ata ishin banore ne zonen perballe ishullit te Korfuzit. Megjithate, levizjet e medha te popullatave shqiptare ne kete zone nuk permenden para vitit 1337. [..]

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Kush janë Pellazgët?

 Problemi pellazgjik

“…Më të rëndësishmit ndër helenët (grekët) janë Athinasit dhe Spartanët (Lacedemonianët). Të parët vijnë nga fisi jonik, të dytët – nga fisi dorik. Jonianët janë me origjinë pellazge, ndërsa Dorianët – me origjinë helene”  (I, 56.)

Ky informacion i përket Herodotit, i cili shkroi “Historinë” e tij në shekullin V pr.e.s. Pellazgët nuk hasen shpesh në dorëshkrime të ndryshme të hershme greke saqë ne nuk dyshojmë se ata jetonin faktikisht në Greqi. Teoria më e përhapur në lashtësi ishte që pellazgët ishin popullsi para-greke në Ballkanin Jugor dhe në ishujt e Egjeut. Autorët grekë e vendosnin vendbanimin e tyre kryesisht në Thesali, në Greqinë veriore dhe atë qëndrore, dhe në pjesën më të madhe në Detin Egje.

Sipas grekëve, në shekujt V dhe IV pr.e.s. Pellazgët jetonin ende në disa zona të Greqisë, në disa ishuj, dhe flisnin një gjuhë që helenët nuk e kuptonin dot. Më vonë ata u asimiluan krejtësisht, duke mos lënë në fakt asnjë mbishkrim, asnjë libër, asnjë shenjë të gjuhës së tyre në Greqi, në përjashtim të disa përshkrimeve që grekët i bënë vetë pas tyre.

Pelasgians

Vendbanimi me i besuar i pellazgeve

Por a ishin ata indo-europianë?

Dihet mirë që vala e parë e migrantëve indo-europianë që erdhi për t’u vendosur në Kretë, ishujt e Egjeut dhe në Greqinë kontinentale nga Azia e Vogël ishin Akejtë (Achaeans), të ashtuquajturit “vala e parë e migrantëve grekë”, rreth 1900 vjet pr.e.s. [..]

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Shenjat dhe lumturia

Çfare ju ben me te lumtur sipas shenjes suajhappy

DASHI – Sfida.

Nuk ka asgje qe mund ta gezoje nje Dash me shume se sfidat e perditshme. Jane te paret qe hidhen ne bast, qe hapin nje loje te rrezikshme. E adhurojne adrenalinen dhe risine.

DEMI-Pushimi

Demi e ka te nevojshme paqen. E dashuron ndjesine e relaksit dhe qetesise, kohen per te menduar dhe analizuar. Prandaj demet duan te kene gjithmone nje axhende te qendrueshme, ku te perfshihet patjeter edhe koha e relaksit.

BINJAKET – Bisedat

Nese nuk flasin, Binjaket duan patjeter te lexojne, shkruajne mesazhe apo edhe artikuj ne bllogje. Nuk ka gje qe Binjaket ta shijojne me shume se venia e imagjinates ne levizje, kurioziteti dhe ideja se mund te thone dicka interesante ne bisede.

GAFORRJA – Nje perqafim i ngrohte

Gaforret nuk duan asgje me shume ne bote se ndjesia se dikush i çmon, i do, kujdeset per te. Vete Gaforres i pelqen t’i ndihmoje te tjeret e te kujdeset per ta, por e kerkon kete edhe tek ata. Eshte shenje tejet familjare; lumturia e Gaforreve varet nga siguria qe i krijohet.

LUANI – Komplimentat [..]

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Plis apo lëvozhgë veze?

leda-kastor-polux.

Vëllezrit Dioskuri janë figura të mitologjisë greko-romake të njohur në gjuhën latine si Kastori dhe Poluksi. Emrat e tyre në mitologjinë greke janë Kastor dhe Polydeukes. Ata ishin vëllezrit e Helenës së Trojës prandaj paraqitën të tre shpesh me të njëjtën pamje, domethënë, me gjysëm-lëvozhgën e vezës në kokë. ‘Dioskuri’ rrjedh nga greqishtja e lashtë  që ka kuptimin “djemtë e Zeusit” (‘Dios’ = Zeusi, në formën gjinore dhe ‘kuroi’ = djalë, bir). Po ç’kuptim ka gjysëm-lëvozhga e vezës mbi kokën e tyre e cila ngjan si plis? [..]

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

FËMIJËT E ZEUSIT

Pasardhësit e Zeusitmitologjia-greke

Ndonëse fillimisht i martuar me Metisën titane dhe më vonë i martuar me Herën, Zeusi ishte një “donzhuan” në lidhjet e tij kurorëshkelëse, gjatë të cilave ai e shndërronte veten në forma të ndryshme mishërimi për të joshur prenë e tij. Prandaj, ai pati shumë pasardhës të cilët janë:

*Me Herën (gruan legjitime): ai lindi Hefestin, Aresin, Heben dhe Eileithian;

•Me Metisën: ai lindi Athinën e cila doli nga koka e Zeusit pasi ky i fundit i kishte ngrënë të ëmën;

•Me Letonë: ai lindi Apollonin dhe Artemisën (perëndinë e Diellit dhe të Hënës); [..]

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Etimologjia e emrave te famshem

heroj-grek

KUPTIMI I EMRAVE TE HERONJVE DHE UDHEHEQESVE TE GREQISE ANTIKE (Perfshire qytet-shtetet greke, Maqedonine, Epirin dhe Egjiptin)

*Herkuli = ne greqisht njihet si Herakles qe ka kuptimin “Lavdia e Heres” (Hera = bashkeshortja Zeusit & Kleos = Lavdi).

*Leonidas = ka kuptimin “Bir i Luanit” (ne greqisht: leon = luan & idas = bir). Kete emer mbante nje nga mbreterit me te lavdishem luftetar te qytet-shtetit grek te Spartes.

*Kleomenes = Lavdi e fuqishme (Kleo = lavdi & menes= fuqi). Kete emer mbante nje nga mbreterit e Spartes.

*Akileus = Emer qe rrjedh nga Akelous, perendia greke e ujrave. Akili eshte nje nga heronjte e luftes se Trojes. Gjithashtu dhe nena e Akilit, Thetis, njihet si nimfa e ujit. Nje version tjeter thote qe rrjedh dhe nga fjala “Akej”, greket e pare.

*Patrokles = Lavdia e babait (greqisht: Pater=baba & Kleos = lavdi). Kete emer mbante shoku me i mire i Akilit. [..]

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Shpirti sipas konceptit ateist

ÇFARË ËSHTË SHPIRTI SIPAS KONCEPTIT ATEIST?AJRI

Dihet tashmë që, sipas përshkrimeve fetare, filozofike dhe mitologjike, SHPIRTI është një thelb apo esencë jomateriale e një qënieje njerëzore. Sinonim i fjalës fantazmë, hije.

Teologu katolik Thomas Akuinas i atribuonte “shpirt” (anima) të gjithë organizmave por argumentonte që vetëm shpirtrat njerëzorë janë të pavdekshëm. Hinduizmi dhe Jainizmi thonë që çdo organizëm biologjik ka shpirt, kështu mendonte dhe Aristoteli, ndërsa ka pasur mendime që dhe entitetet jobiologjike (si malet, lumenjtë, etj) zotërojnë shpirtra. Ky besim [..]

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook