> Faqja pare > ASTRO-MITOLOGJI > Sirenat

Sirenat

SIRENATmermaid.

Një sirenë është një krijesë legjendare ujore me kokën dhe trupin e një njeriu dhe me bishtin e një peshku. Sirena në gjuhën angleze quhet ‘mermaid’ që rrjedh nga fjala “mer” = det, dhe ‘maid’ =vajzë, pra me kuptimin “vajzë deti”; në gjininë mashkullore përdoret si ‘merman’ (djalë deti).
Sirenat shfaqen në folklorin e shumë kulturave në mbarë botën, përfshirë Lindjen e Mesme, Europë, Afrikë dhe Azi. Historitë e para të sirenës shfaqen në Asiri rreth vitit 1000 pr.e.s.Perëndesha Atargatis, nëna e perëndeshës asiriane Semiramis, u dashurua me një njeri (bari) dhe padashje e vrau atë. E turpëruar, ajo u hodh në liqen dhe mori formën e një peshku, por ujrat nuk e prishën bukurinë e saj. Më pas, ajo mori formën e një sirene – nga mesi e lart njeri, nga mesi e poshtë peshk. Grekët e njihnin perëndeshën Atargatis me emrin Derketo. Pak para vitit 546 pr.e.s, filozofi miletian Anaksimandri hodhi mendimin që njerëzimi kishte ardhur nga një lloj kafshe ujore. Ai mendonte se njerëzit, të cilët e fillonin jetën me një fëmijëri (njomësi) të gjatë, nuk do të mund të kishin mbijetuar ndryshe.
Sirenat lidhen nganjëherë me ndodhi të rrezikshme siç janë përmbytjet dhe shtrëngatat. Në gojëdhënat e tjera popullore, ato mund të jenë miqësore, bamirëse, ndihmuese apo që bien në dashuri me njerëzit.
Një legjendë popullore thotë se e motra e Aleksandrit të Madh, Thesalonika, u shndërrua në një sirenë pas vdekjes së saj, duke jetuar më pas në detin Egje. Atje, ajo do të pyeste çdo lundërtar anijesh që do të takonte: “A është gjallë mbreti Aleksandër?”, dhe përgjigja duhej patjetër të ishte: “ai jeton dhe mbretëron dhe pushton botën”. Kjo përgjigje do t’i pëlqente asaj, prandaj ajo do të qetësonte ujrat që anijet të lundronin qetë. Nëse përgjigja do t’i jepej ndryshe, ajo do tërbohej dhe do ngrente dallgë të fuqishme ku do të ishte e pamundur që lundërtarët të kalonin.
Përtej miteve, ka patur raportime që njerëzit kanë parë me të vërtetë krijesa të tilla edhe në kohët moderne, megjithatë kjo mbetet e paprovuar zyrtarisht.

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komento