> Faqja pare > Ylli Sirius > Sirius dhe Kalendari egjiptian

Sirius dhe Kalendari egjiptian

pyramids2Ylli më i ndritshëm në qiellin e natës, Sirius është regjistruar në dokumetat më të hershme astronomike. Çdo vit, ai zhduket për shtatëdhjetë ditë para se të rishfaqet në qiellin e natës pak para lindjes së Diellit. Zhvendosja e tij nga ekliptika shkakton shfaqjen e tij heliakale për të qënë jashtëzakonisht i rregullt në krahasim me yjet e tjerë, me një periudhë thuajse 365.25 ditë që e mban atë konstant në krahasim me vitin diellor. Kjo ndodh në Kajro më 19 korrik, duke e vendosur atë pak para solsticit të verës dhe në fillim të përmbytjeve vjetore të Nilit gjatë antikitetit.

Për shkak të parregullsisë së përmbytjes, saktësia ekstreme e kthimit të yllit e bëri atë të rëndësishëm për egjiptianët e lashtë, që e adhuronin atë si perëndesha Sopdet (greqisht: Sothis), garantuese e pjellorisë së tokës së tyre. Kalendari civil egjiptian me sa duket filloi të kishte Vitin e Ri të vet “Mesori” të përputhej me shfaqjen e Siriusit, megjithëse mungesa e viteve të brishta nënkuptonte se kjo harmoni ruhej vetëm për katër vjet derisa data e saj filloi të shkonte prapa gjatë muajve. Egjiptianët vazhduan të shënonin kohën e kthimit vjetor të Siriusit, i cili mund t’i ketë çuar në zbulimin e ciklit Sothik 1460-vjeçar dhe ndikoi në zhvillimin e kalendarëve Julian dhe Aleksandrin.

Fillimi i vitit  me 1 Thout të kalendarit koptik (që përkon me 11 shtatorin Gregorian apo 29 gushtin e kalendarit Julian) përkonte me stinën e shirave dhe mbante emrin e Thotit. Kjo ditë përkonte me festën e lumenjve. Përmbytja e Nilit është festuar nga egjiptianët si një festë për dy javë rresht duke nisur nga 15 gushti, njohur si Wafaa El-Nil. Është festuar gjithashtu në Kishën Kopte në mënyrë ceremoniale ku një relikë e një martiri hidhet në lumë, nga ku vjen emri Gishti i Martirit (dëshmorit).

Priftërinjtë do t’u tregonin surfëve (burrave që punonin tokën) se dielli ishte «perëndi». Megjithëse shumica e priftërinjve besonin se dielli fizik nuk ishte në të vërtetë vetë “qenia supreme”, por në vend të tij ishte shpirti që kalonte përmes diellit fizik . Megjithatë, kishte edhe një nivel tjetër që priftërinjtë madje nuk e dinin … dhe se niveli më i lartë i priftërinjve e dinte se megjithëse energjia shpirtërore kalonte përmes diellit, burimi origjinal i çdo gjëje vjen nga ylli Sirius. Me fjalë të tjera, ashtu si mënyra se si dielli e mban botën tonë fizike të gjallë, Siriusi mban botën shpirtërore të gjallë. Është lidhur me hyjnoren dhe madje konsiderohet si shtëpia e “mësuesve të mëdhenj” të njerëzimit.

Disa studiues besojnë që Siriusi ishte ylli që dijetarët (magi) ndoqën rrugës për në vendlindjen e Jezusit. Thuhet se Siriusi ngrihet në lindje, prandaj njihej si yll i Lindjes.

Egjiptianët e lashtë fillimisht përdornin një kalendar me 12 muaj nga 30 ditë secili, për një total prej 360 ditë për vit. Rreth vitit 4000 pr.e.s ata shtuan pesë ditë shtesë në fund të çdo viti për ta bërë atë të përputhshëm me vitin diellor. Këto pesë ditë u bënë festë sepse mendohej se ishte fatkeqësi të punoje gjatë asaj kohe.

Egjiptianët kishin llogaritur që viti diellor ishte në të vërtetë 365 e 6 orë, por në vend që të kishin vetëm një ditë të brishtë çdo katër vjet për ta llogaritur për ditën e pjesshme (mënyrën që ne njohim), ata e lanë një çerekshin e ditës të grumbullohet. Pas 1460 vitesh diellore, apo katër periudha me nga 365 vite, kishin kaluar 1461 vite egjiptiane (Pra çdo 365 vjet ata ktheheshin një stinë mbrapa).  Kjo do të thotë që pasi vitet kalonin, egjiptianët dilnin nga sinkronizimi me stinët, kështuqë muajt e verës përfundimisht binin në dimër. Vetëm çdo 1460 vitesh kalendari i tyre përputhej saktërisht me vitin diellor (pra binte përsëri me 19 korrik).

Përveç kalendarit qytetar, egjiptianët kishin gjithashtu një kalendar fetar që bazohej në 29,5 ditë cikli hënor dhe lidhej më shumë me ciklet bujqësore dhe lëvizjen e yjeve.

Një vit hënor civil, që nuk lidhej me Siriusin, shtohej çdo katër vjet për të llogaritur ditën shtesë të nevojshme për të ekuilibruar kalendarin diellor me kalendarin egjiptian. Ky njihej si vit endacak, apo annus vagus. 19 korriku ishte viti i ri egjiptian, kjo ishte data kur Siriusi rishfaqej në horizotin lindor pas 70 ditësh mungesë, dhe data kur Nili niste të përmbytej.

Kur kalendari civil egjiptian u fut në përdorim për herë të parë, dita e parë e vitit të ri egjiptian ra në ditën e parë të lindjes vjetore të Siriusit (“Yllit Qen”) mbi horizont. Nuk e dimë saktësisht se në cilin vit kalendari u miratua për herë të parë, por Siriusi shfaqet pothuajse paralelisht me pozicionin e Diellit krahasuar nga toka, kështu që dita e parë e vitit në vitin e parë të kalendarit civil pothuajse me siguri duhet të ketë ndodhur me korrik 16 të kalendarit Julian (të përdorur nga romakët e lashtë), ose diku midis 20 korrikut dhe 30 korrikut sipas kalendarit tonë modern Gregorian.

Mirëpo, kalendari egjiptian nuk kishte vite të brishtë, kështu që ai zhvendosej “prapa” nga një ditë në çdo katër vjet. Në vitin e parë të përdorimit të tij, ditëlindja e Horusit, për shembull, festohej më 12 korrik sipas kalendarit Julian. Katër vjet më vonë, festohej më 11 korrik. Katër vjet të tjerë më pas, më 10 korrik, etj. Çdo 1461 vite egjiptiane (ose 1460 vite Juliane), Viti i Ri Egjiptian përkonte edhe një herë me lindjen vjetore të Siriusit në mes të korrikut. Kjo periudhë njihet si cikli Sothik. (Zakonisht Hëna binte pothuajse gjithmonë në Shigjetar në këtë kohë).

Cikli sothik u vu re fillimisht i nga Eduard Meyer në vitin 1904, i cili kishte pastruar me kujdes mbishkrimet e njohura egjiptiane dhe materialet e shkruara për të gjetur ndonjë përmendje të datave të kalendarit kur Siriusi ishte ngritur në agim. Ai gjeti gjashtë prej tyre, në të cilat bazohen datat e shumicës së kronologjisë konvencionale egjiptiane. Një lindje heliakale e Siriusit është regjistruar nga Censorinus që kishte ndodhur në Ditën e Vitit të Ri egjiptian midis viteve 139 dhe 142. Dokumenti në të vërtetë i referohet 21 korrikut të  vitit 140 pas Krishtit, por llogaritet në mënyrë astronomike si 20 korrik 139. Kjo përputh (lidh) kalendarin egjiptian në kalendarin Julian. Dita e brishtë ndodh në 140 pas Krishtit, dhe kështu viti i ri në 1 Thout është 20 korrik 139 pas K. por është 19 korrik për vitet 140-142 pas Krishtit. Kështu, ai ishte në gjendje të krahasonte ditën në të cilën Siriusi u ngrit në kalendarin egjiptian me ditën kur Sirius duhet të ngrihej në kalendarin Julian, të numëronte numrin e ditëve të nevojshme shtesë dhe të përcaktonte sa vite ishin midis fillimit të një cikli dhe vrojtimit.

Pra, viti i ri 1 thoth (apo lindja heliakale e Siriusit) në vitin 139 ka ndodhur me 20 korrik ndërsa në vitet 140-142 viti i ri (1 Thout) ka ndodhur me 19 korrik (22 gradë Gaforre), për shkak të vitit të brishtë në 140. (Çdo 4 vjet shkon një ditë prapa). 20 korriku i vitit diellor  (astronomik) 139 llogaritet si 21 korrik (1 thoth) 140 i kalendarit egjiptian, meqë pas çdo 1460 vjet diellore jepnin 1461 vite egjiptian. Kalendari ka nisur fillimisht me datën 19 korrik.

sirius.

Vrojtimet zyrtare u bënë në Heliopolis ose në Memfis afër Kajros, Tebës, dhe Elefantinës pranë Asuanit, me ngritjen e Siriusit vërejtur në Kajro rreth 8 ditë pasi ai u pa në Asuan. Meyer konkludoi nga një tabletë fildishi nga mbretërimi i Djerit që kalendari civil egjiptian u krijua në 4241 pr.e.s, një datë që shfaqet në shumë libra të vjetër. Por kërkimet dhe zbulimet kanë treguar që dinastia e parë e Egjiptit nuk ka filluar para vitit 3100 pr.e.s, dhe pretendimi që 19 korriku 4241 pr.e.s (22 gradë Binjakët) është “data më e hershme e fiksuar” që prej asaj kohe është i pabesueshëm. Shumica e studiuesve ose lëvizin vrojtimin mbi të cilin ai e bazoi këtë më përpara me një cikël të Siriusit deri në 19 korrik 2781 pr.e.s  (2 gradë Gaforre)  ose refuzojnë fare supozimin se dokumenti në fjalë tregon një lindje të Siriusit.

Tre vëzhgime të veçanta të lindjes heliakale të Siriusit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për kronologjinë egjiptiane. E para është tableti i fildishtë i lartpërmendur nga sundimi i Djerit, i cili me sa duket tregon fillimin e një cikli Sothik, ngritjen e Siriusit në të njëjtën ditë me vitin e ri. Nëse kjo do të tregojë fillimin e një cikli Sothik, duhet të datojë rreth 17 korrikut 2773 pr.e.s. Sidoqoftë, kjo datë është tepër vonë për mbretërimin e Djerit, kështu që shumë studiues besojnë se kjo tregon një korrelacion (lidhje) midis ngritjes së Siriusit dhe kalendarit hënor egjiptian, në vend të kalendarit civil diellor, që do ta bënte tabletën thelbësisht pa vlerë kronologjike.

Vëzhgimi i dytë është qartazi një referencë për një lindje heliakale, dhe besohet të jetë në vitin e shtatë të Senusretit III. Ky vëzhgim u bë pothuajse me siguri në Itj-Tawy, kryeqytetin e Dinastisë së Dymbëdhjetë, e cila do të datonte Dinastinë e Dymbëdhjetë nga 1963 deri në 1786 pr.e.s.

Vrojtimi i tretë ishte në sundimin e Amenhotepit I, dhe, duke supozuar se ishte bërë në Tebë, e daton mbretërimin e tij midis 1525 dhe 1504 pr.e.s. Nëse bëhet në Memfis, Heliopolis, ose në ndonjë vend tjetër të Deltës, në vend të kësaj, siç argumentojnë një pakicë studiuesish, e tërë kronologjia e Dinastisë së 18-të duhet të zgjerohet me rreth 20 vjet.

20-Jul-139-Memphis

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komento