> Faqja pare > Astro-teologjia, HISTORIKU I KALENDARIT > Sirius dhe kalendari egjiptian

Sirius dhe kalendari egjiptian

canis-major

SIRIUS & DITËT E QENIT

Ditët e Qenit të verës janë koha më e nxehtë dhe më e zjarrtë e vitit në hemisferën veriore. Studiuesit e kalendarëve kanë mendime të ndryshme në lidhje me kohën  e kësaj periudhe, e cila zgjat diku nga katër deri në gjashtë javë … nga mesi i korrikut deri në fillim të shtatorit. Disa kalendarë anglezë tani e rendisin atë si periudhë nga 3 korrikut deri më 11 gusht.

Pse i quajmë këto ditë “Ditët e Qenit”?

Këto ditë qenore e marrin emrin e tyre nga Ylli Qen, Sirius, ylli më i ndritshëm në yjësinë e Qenit të Madh (Canis Major). Në këtë kohë të vitit Siriusi zhduket në shkëlqimin e Diellit. Të dy trupat qiellorë janë përkrah njëri-tjetrit, njëri duke lindur dhe tjetri duke perënduar pothuajse në të njëjtën kohë. Astronomët e lashtë mendonin se nxehtësia nga Siriusi, ylli më i ndritshëm në qiell, e kombinuar me nxehtësinë e Diellit, shkaktonte motin më të nxehtë të vitit! Edhe pse Sirius është më i nxehtë se Dielli ynë, është shumë larg për të ngrohur planetin tonë.

Egjiptianët e lashtë e shihnin Siriusin si një dhënës jete për shkak se ai gjithmonë rishfaqej në kohën e përmbytjeve vjetore të Nilit. Kur ylli ulej në perëndim dhe zhdukej nga qielli i natës, mbetej i fshehur për 70 ditë para se të dilte në lindje në mëngjes. Kjo shihej si një kohë vdekjeje dhe rilindjeje. Egjiptianët e imitonin këtë periudhë në ceremonitë e tyre të varrimit. Kur një mbret vdiste, trupi i tij mumifikohej, pastaj varrosej në një piramidë apo në ndonjë varr tjetër. Sipas zakonit, varrimi bëhej 70 ditë pas vdekjes, kur mbreti “rilindte” në yje.

Ylli Qen, Sirius është i njohur edhe si Dielli ynë Shpirtëror, ezoterikisht zemra kozmike e Diellit tonë fizik. Gjatë Ditëve të Qenit kur Siriusi zhduket në dritën e fortë të Diellit, mund të thuhet se Dielli ynë fizik po përqafon Diellin tonë Shpirtëror! Pas një bashkimi të tillë qiellor, mund të pritet një rilindje ose ringjallje.

Kjo është periudha kohore kur Siriusi zhduket nga qielli – që përfshihet në mitin ku perëndesha Isis fshihet deri në lindjen e djalit të saj, Horus – përfundimisht ylli rishfaqet pas lindjes së Horusit – ringjalljes.

Sirius ishte astronomikisht themeli i sistemit fetar egjiptian. Ishte mishërimi i perëndeshës Isis, motrës dhe bashkëshortës së Osirit, e cila shfaqej në qiell si Orioni.

Festa e Siriusit, që njihet ndryshe si Festa e Luanit, kremtohet globalisht në Hënën e Plotë gjatë periudhës së shenjës së Luanit (23 korrik -23 gusht). Kjo ditë feste ofron mundësi të mëdha për të kontaktuar me forcat Siriusiane.

Bashkimi i Siriusit dhe Diellit nuk ndodh në të njëjtën kohë në të gjitha gjerësitë gjeografike, dhe nuk është konstant në të njëjtën zonë për një periudhë të gjatë, gjë që sjell ndryshimin në kalendarët lidhur me kufijtë e Ditëve të Qenit. Disa thonë se periudha e Ditëve të Qenit zgjat 20 ditë para dhe pas bashkimit të Siriusit me Diellin. Ky bashkim quhet lindja heliakale e Siriusit (nga helios = diell).

Në vitin 2017 në Zonën kohore të Paqësorit, Siriusi u shfaq para Diellit në ditën e fundit të korrikut, por mbeti i fshehur në shkëlqimin e tij verbues (të verdhë). Kur Siriusi ngrihet mbi Diellin në një lartësi prej 7 gradësh, ai mund të shihet. Kjo lindje heliakale e Siriusit ndodhi më 8 gusht 2017 në San Francisko, ndërsa në Kairo me 3 gusht 2017. Në Shqipëri lindja heliakale e Siriusit në 2017 ka ndodhur rreth datës 12-13 gusht. Pra kjo varet nga gjerësia gjeografike.

Kur flitet për lindjen e një ylli, zakonisht nënkuptohet ngritja e tij heliakale (përkrah Diellit). Në Egjiptin e lashtë, lindja heliakale e Siriusit përkonte me rritjen vjetore të Nilit në Memfis.

Perëndimi ( i fundit) heliakal i Siriusit në San Francisko ndodhi më 22 maj 2017, kështu që Sirius u fsheh nga pamja për 77 ditë në San Francisko gjatë vitit 2017.

Në ditën e parë të rishfaqjes së Siriusit, egjiptianët e lashtë prisnin korrje (prodhime) të bollshme, nëse ylli shfaqej i shndritshëm dhe i qartë. Nëse Siriusi dukej i turbullt dhe i kuq, do të rezultonte një prodhim i dobët.

Siriusi është ylli më i ndritshëm në qiellin e natës. Në thelb, Sirius është mbi 20 herë më i shndritshëm se Dielli ynë dhe mbi dy herë më i madh. Ndërsa Sirius është 8.7 vjet dritë larg, nuk është sistemi më i afërt yjor – sistemi Alfa i Centaurit e mban këtë veçori. Sirius quhet Ylli Qen për shkak të dukshmëisë së tij të theksuar në konstelacionin e Qenit të Madh (Canis Majoris). Në vitin 1862, Sirius u zbulua se ishte një sistem yjor binar me një yll shoqërues, Sirius B, 10.000 herë më i dobët në shkëlqim sesa ylli kryesor i ndritshëm, Sirius A. Sirius B është ylli i parë xhuxh i bardhë zbuluar.Pozicioni i Siriusit në qiell shtrihet rreth 14 gradë në shenjën e Gaforres.

 

Kalendari i 13 muajve hënorë

Dita e parë e Kalendarit me 13 hëna, Vitit të Ri, fillon më 26 korrik. Kjo datë fillimisht lidhej me lindjen heliakale të Siriusit në 19.5 gjerësi në veri.

Kalendari i 13 Hënave, kalendar 28 ditor ka qenë në përdorim për më shumë se 5500 vjet. Nga Inkasit, deri në llogaritjet druide, egjiptiane, esene, maja, polineziane, kalendari 13 hënor  është përdorur gjatë gjithë para-historisë si standart harmonik dhe tani po ndiqet në të gjithë botën nga mbrojtësit e kulturës galaktike!

Kalendarët që fillojnë më 26 korrik, mund të ruajnë mesazhe nga ylli Sirius, përmes Diellit, në Tokë … Kalendarët që fillojnë më 1 janar, mund të qarkullojnë energji nga Siriusi dhe Vega, pasi Dielli rreshtohet me këto dy yje në atë kohë.

Sirius, Ylli i Vitit të Ri, është në kulmin më të lartë mbi Diellin në mesnatën e 31 dhjetorit, ndërsa Vega ndodhet drejtpërdrejtë përballë, nën horizont, nën këmbët tona!

Ndërsa Sirius ngrihet në lindje, Vega po zbret në perëndim.

 

Dita jashtë kohe – Çdo vit 25 korrik

Dita e fundit e vitit galaktik, në Kalendarin Maja dhe atë Galaktik është 25 korriku  (13 hëna nga 28 ditë = 364 ditë ~ dita shtesë, dita e 365-të, është 25 korriku, “Dita e Jashte Kohe”). Kjo është një ditë e veçantë për rituale, meditim dhe lutje. Në vitin 2017, Viti i Ri Galaktik (26 korrik) është viti i pestë në ciklin 7-vjeçar nga 2013-2020 të Hapjes së Shtatë Portave të Dritës. Këtë vit (nga 26 korriku) ne kemi hapur Portën e Pestë të Dritës!

Viti i Farës së Verdhë të Kristaltë: 26 korrik 2017 – 25 korrik 2018

 

stars.

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento