> Faqja pare >Posts Tagged ‘pellazget

Pellazgët që u asimiluan në grekë

PELLAZGËT DHE ARDHJA E GREKËVE NGA EGJIPTI
atika

Rreth dy mijë vjet para lindjes së Krishtit, në ditët kur Isaku biblik donte të zbriste në Egjipt, Greqia ishte e banuar nga një racë e egër njerëzish të quajtur Pellazgë. Ata jetonin në pyje, ose në shpella të gërryera nga mali, dhe gjuanin kafshë të egra me shkopinj të mëdhenj dhe shigjeta prej guri të mprehtë dhe shtiza. Ata ishin aq të vrazhdë dhe të egër sa nuk hanin tjetër përveç mishit të gjallë, manaferrave dhe rrënjëve që i shkulnin me dorë apo i këpusnin me gur të mprehtë.

Për veshmbathje, Pellazgët përdornin lëkurat e kafshëve që kishin vrarë; dhe për të mbrojtur veten kundër egërsirave të tjera, ata mblidhehin së bashku në familje ose fise, secila me një kryetar që udhëhiqte në luftë dhe në gjueti. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Kush janë Pellazgët?

 Problemi pellazgjik

“…Më të rëndësishmit ndër helenët (grekët) janë Athinasit dhe Spartanët (Lacedemonianët). Të parët vijnë nga fisi jonik, të dytët – nga fisi dorik. Jonianët janë me origjinë pellazge, ndërsa Dorianët – me origjinë helene”  (I, 56.)

Ky informacion i përket Herodotit, i cili shkroi “Historinë” e tij në shekullin V pr.e.s. Pellazgët nuk hasen shpesh në dorëshkrime të ndryshme të hershme greke saqë ne nuk dyshojmë se ata jetonin faktikisht në Greqi. Teoria më e përhapur në lashtësi ishte që pellazgët ishin popullsi para-greke në Ballkanin Jugor dhe në ishujt e Egjeut. Autorët grekë e vendosnin vendbanimin e tyre kryesisht në Thesali, në Greqinë veriore dhe atë qëndrore, dhe në pjesën më të madhe në Detin Egje.

Sipas grekëve, në shekujt V dhe IV pr.e.s. Pellazgët jetonin ende në disa zona të Greqisë, në disa ishuj, dhe flisnin një gjuhë që helenët nuk e kuptonin dot. Më vonë ata u asimiluan krejtësisht, duke mos lënë në fakt asnjë mbishkrim, asnjë libër, asnjë shenjë të gjuhës së tyre në Greqi, në përjashtim të disa përshkrimeve që grekët i bënë vetë pas tyre.

Pelasgians

Vendbanimi me i besuar i pellazgeve

Por a ishin ata indo-europianë?

Dihet mirë që vala e parë e migrantëve indo-europianë që erdhi për t’u vendosur në Kretë, ishujt e Egjeut dhe në Greqinë kontinentale nga Azia e Vogël ishin Akejtë (Achaeans), të ashtuquajturit “vala e parë e migrantëve grekë”, rreth 1900 vjet pr.e.s. Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook