> Faqja pare >Posts Tagged ‘sirenat

Sirenat

SIRENATmermaid.

Një sirenë është një krijesë legjendare ujore me kokën dhe trupin e një njeriu dhe me bishtin e një peshku. Sirena në gjuhën angleze quhet ‘mermaid’ që rrjedh nga fjala “mer” = det, dhe ‘maid’ =vajzë, pra me kuptimin “vajzë deti”; në gjininë mashkullore përdoret si ‘merman’ (djalë deti).
Sirenat shfaqen në folklorin e shumë kulturave në mbarë botën, përfshirë Lindjen e Mesme, Europë, Afrikë dhe Azi. Historitë e para të sirenës shfaqen në Asiri rreth vitit 1000 pr.e.s.Perëndesha Atargatis, nëna e perëndeshës asiriane Semiramis, u dashurua me një njeri (bari) dhe padashje e vrau atë. E turpëruar, ajo u hodh në liqen dhe mori formën e një peshku, por ujrat nuk e prishën bukurinë e saj. Më pas, ajo mori formën e një sirene – nga mesi e lart njeri, nga mesi e poshtë peshk. Grekët e njihnin perëndeshën Atargatis me emrin Derketo. Pak para vitit 546 pr.e.s, filozofi miletian Anaksimandri hodhi mendimin që njerëzimi kishte ardhur nga një lloj kafshe ujore. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook