> Faqja pare > Aksidentet & vdekja > Të përcaktosh vdekjen nga horoskopi

Të përcaktosh vdekjen nga horoskopi

“Nuk kam frikë nga vdekja. Kam qenë i vdekur për miliarda e miliarda vite përpara se të lindja dhe s’kam pasur as shqetësimin më të vogël.”
— Mark Tuein

“Vdekja është gjumë pa ëndrra” – Napoleon BonapartiLucifer

 

 

Vdekja pothuajse gjithmonë përfshin një kombinim të disa faktorëve të mëposhtëm:

 

Shtëpia e tetë

Përfshirja e të paktën njërit prej këtyre faktorëve:

* Pika e shtëpisë së tetë

* Sunduesi i shtëpisë së tetë

* Planetë në shtëpinë e tetë

Ashendenti

Ashendenti përshkruan trupin fizik, kështuqë duhet të jetë i aktivizuar në momentin e vdekjes.

Ai do të përfshijë të paktën një nga këta tre faktorë:

*  Gradën e Ashendentit;

*  Sunduesin e Ashendentit

*  Aspekte ekzakte që përfshijnë Ashendentin.

 

Shtëpia e katërt

Shtëpia e katërt përshkruan fundin e një çështjeje dhe meqë vdekja  është fundi i jetës fizike në Tokë, shtëpia e katërt duhet të aktivizohet.

Kjo do të përfshijë të paktën një nga këto faktorë:

*  Aspektet ekzakte që përfshijnë pikën e shtëpisë së katërt.

*  Sunduesin e shtëpisë së katërt;

*  Planetë në shtëpinë e katërt.

 

Një aspekt pesëzodësh që përfshin këto shtëpi apo sunduesit e tyre

Pesëzodshat (aspekti 150 gradë) shpesh tregon një kohë ndryshimi në jetë dhe vdekja  është një ndryshim madhor.

 

Pjesa e Vdekjes

Pjesa e vdekjes  është Ashendenti + pika e shtëpisë së tetë – Hëna.

Pjesë të tjera në lojë janë:

Pjesa e fatalitetit:  Ashendent+ Saturn – Diell  dmth. pozicioni i Saturnit në hartën e ekulibrit diellor.

Pjesa e vdekjes 2:  Ashendent + Saturn – Hënë

Dhe faktorë të tjerë që mund të përshkruajnë tipin e vdekjes, dmth. vetëvrasjen; aksidentet, sëmundjet; vrasjet; etj.

 

Tranzitet, progresionet, direksionet dhe veçanërshit cikli i gjatë i dashave (periudhave planetare) apo Fidaria

Duke përfshirë ashendentin, shtëpia e katërt dhe e tetë në të paktën njërën nga këto do të tregojë mundësi.

per me shume per periudhat planetare vizitoni www.firdaria.com

 

Ritmet vjetore dhe ditore të moshës

Ritmet (harmonics) janë kohëmatës të shkëlqyer për të përcaktuar vitin dhe ditën e vdekjes.

 

Orbi i të gjithë aktivizimeve të të gjithë këtyre pikave  është një gradë apo më pak, munutat e orbeve janë të zakonshme. Kudo kjo do të tregojë një periudhë të ndryshme në jetë.

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento