> Faqja pare > Aksidentet & vdekja > Vdekja e papritur në astrologji

Vdekja e papritur në astrologji

ikarius

Tranzitet e vdekjes aksidentale

 

 

 

Zakonisht planeti Uran është ai që duhet të sjellë vdekjen e papritur sipas teorisë astrologjike sepse në zodiak ai i kundravihet Diellit që simbolizon jetën, krijimin e jetës. Pra Dielli sundon shtëpinë e pestë që përfaqëson lindjen e fëmijëve ndërsa e kundërta e kësaj shtëpie është shtëpia XI që sundohet nga Urani, pra jeta dhe e kundërta e saj, vdekja.

Ne po studjojmë vdekjen jo pa saktësuar paraprakisht që konstatimi i aspekteve vdekjeprurëse sipas një eksperience është gjithmonë mjaft i dukshëm por që është shumë më pak në një ushtrim të pastër parashikues sepse ajo që përfundon këtu me një vdekje do të kishte mundur, në kuadrin e një tjetër individi,të nënkuptojë vështirësi të mëdha ose një transformim të thellë të brendshëm. Nga ana tjetër, është e sigurt se të gjithë personat absolutisht “ astrologjikisht binjakë” ( persona të lindur në të njëjtën datë, orë edhe vend, si personi që kemi marrë si shembull) nuk kanë vdekur atë ditë. Por mund të garantojmë se ishte një ditë e rëndësishme dhe e vështirë për të gjithë.

1. Protokolli i studimit:

Studimi ynë zhvillohet në tre faza:

– Studimi i temës së lindjes (23.11 1958 ora 23.00 ne Avignon)

– Studimi i Revolucionit Diellor (RD )duke nisur nga 23.11 1973 deri tek vdekja.

– Studimi i tranziteve për ditën në shqyrtim.

Kjo grua vdiq në një aksident me makinë.

 

Studimi i temës së lindjes (ose radix):

Katër pika të dukshme janë zbuluar në temë:

1. 1-Urani (aksidentet) në shtepinë e 12-të (analizat, spitalet, plagosjet e rënda) kundër Marsit (dhuna, ajo që lëndon mishin dhe kundër Jupiterit (mbrojtjes).

2. 2 – Merkuri (lëvizjet) përkrah Saturnit (problem, pengesa, ngjarje madhore, fatkeqësi).

3. 3 -Nyja Jugore (pesha/rëndësia e karmës) në Dash dhe në shtepinë e nëntë (udhëtimet).

4. 4 – Jupiteri në aspekte negative.

Pra, mund të themi se tema është e predispozuar vërtet me aksidente shumë të rënda (1), kryesisht ne nivelin e lëvizjeve (2&3) automobilistike (edhe 1) pa asnjë mbrojtje (4).

Përcaktojmë ende për vazhdimin e analizës se dominuesit janë Hëna (kulminante), Urani (Përkrah AS), Neptuni (përkrah FC) dhe Plutoni (në shtepinë e parë).

 

Studimi i Revolucionit Diellor:

Studjojmë në fillim Revolucionin siç është:

5 – Grumbull planetesh në shtepinë e tetë (shtepi tradicionalisht e vdekjes): Merkuri, Hëna, Dielli, Neptuni.

6 – Marsi në Dash dhe shtepinë e parë(që nxit sjellje impulsive dhe të dhunshme kundër Uranit (aksidenteve të paparashikueshme).

7 – Shtepia e tretë tek Binjakët (lëvizjet) dhe Zoti i kësaj shtepie, Merkuri, në shtepinë e tetë.

8 – Nyja veriore (fati) përkrah MC (kulmi i jetës)

RD duke qënë i tillë tregon pra një mundësi të vërtetë vdekjeje (5) i shoqëruar me sjellje që të vënë në rrezik dhe një klimë e favorshme për aksidente të dhunshme (6) sidomos gjatë lëvizjes 7 (automobilistike (edhe 6) dhe ky fat e ndjek personin (8).

Megjithatë. RD duhet detyrimisht të krahasohet me temën e lindjes për të pasur kuptim:

9 – AS i Revolucionit Diellor (gjallëria dhe shëndeti i vitit) në shtepinë e tetë të lindjes.

10 – Shtepia e 6-të e RD në shtepinë e 12-të lindjes (dhe anasjelltas): prova të shëndetit.

11 – Urani RD përkrah Nyjes Veriore të lindjes: ngjarje që trondisin rrjedhën e jetës.

12 – Plutoni RD (zot i shtepisë së tetë) ekzaktësisht përkrah vijës ku fillon shtepia e 3-të (lëvizjet).

13 – Marsi RD në shtepinë e nëntë.

Kuptimi i RD konfirmohet pra nga krahasimi i temës së lindjes.

 

Studimi i tranziteve:

Përfundimet e nxjerra duhet tashmë të përmbushet nga tranzitet (T).

Çfarë vëme re me 15 prill 1974 rreth mesditës?

14 – Dielli T zhvendoset në 24 gradë në Dash mbi aksin e nyjave (fatit) dhe kundër Çerës (shëndetit).

15 – Merkuri T (lëvizjet) në 05 gradë te Dashi transit në shtepinë e tetë (varrezat e Zodiakut).

16 – Venusi T (që është zot i NN në Peshore) është përkrah cepit të shtepisë së tetë në 8 gradë tek Peshqit.

17 – Mars T (akt brutal, dhunë) në 26 gradë tek Binjakët kundërshtohet me aspektin përkrah të lindjes Merkur/Saturn (shiko domethënien e saj në shtepinë e dytë.

18 – Jupiteri T është ekzaktësisht përkrah Venusit, duke përforcuar veprimin mbi shtepinë e tetë.

19 – Saturni T ( përkrah Merkurit të lindjes) është 29 gradë tek binjakët dhe ai gjithashtu kundër bashkimit Merkur/Saturn duke lëshuar veprimin e Marsit. Bashkimi qiellor Mars/ Saturn duke u vendosur kundër bashkimit Merkur/ Saturn të lindjes ka një efekt të frikshëm.

20 – Urani T gjendet 25 gradë në Peshore, kundër me Diellin T të aksit nyjor (qendror).

21 – Plutoni T në 5 gradë në Peshore është përkrah cepit të shtepisë së tretë.

22 – Aksi nyjor është mbi aksin 21 gradë Binjak/Peshore duke ardhur e duke përforcuar akoma, ashtu siç ishte Mars/Saturn T kundër Merkur/ Saturnit të lindjes.

 

2. Përfundimi:

Shohim pra që një grumbull i rëndësishëm faktorësh (22) vërtetojnë të njëjtën gjë: një rrezik vdekjeprurës nga aksidentet nga lëvizja.

Kemi respektuar një procedure të domosdoshme për të arritur në këtë përfundim:

Tema e lindjes tregon se kjo është e mundur, RD tregon një atmosferë të kësaj natyre, dhe tranzitet e aspekteve vërtetojnë diagnozën.

Vini re në kalim shumë pika jo të rastësishme: faktorët e dhunës Saturni dhe Marsi, faktorët e lëvizjes (udhëtimit) Merkuri, shtepia e tretë, shtepia e nëntë dhe faktorët e shëndetit, faktorët karmikë.

Të arrijmë në përfundimin e dy gjërave të rëndësishme:

Së pari, tranzitet janë aq efektive ngaqë forcojnë këtu pozicionin më të rrezikshem të temës së lindjes.

Së dyti, është e rëndësishme këtu të nënvizojmë se Trekëndëshi i vet Jupiterit, që teorikisht tregon fat dhe mbrojtje është katastrofik këtu sepse Jupiteri i lindjes është shumë i sulmuar: Mbajeni mend se kur një planet bën tranzit me vetveten nuk bën tjetër veçse përforcon temën e lindjes.

Në të gjitha rastet e figurës në parashikim, dhe akoma më shumë pa dyshim kur bëhet fjalë për të parashikuar ngjarje kaq të rënda është e rëndësishme të ndjekësh një rrugë strikte port ë thjeshtë që po përsëris akoma këtu:

A/ studioni temën e lindjes cilat janë mundësitë që parashtron?

B/ Studioni Revolucionin diellor dhe krahasojeni me temën e lindjes.

C/ Studioni tranzitet duke mbajtur mend që këto të fundit të mos aktivizojnë tjetër veçse atë të temës së lindjes, sidomos nëse kjo duket edhe tek RD. (Për më tepër shembulli që jep Jupiteri këtu, mund të studjojmë edhe Uranin: ai është në shtepinë 12 të lindjes dhe përkrah AS, përkrah Nyjes Veriore në RD dhe më në fund në shtepinë e tetë të lindjes+ vet i katërkëndësh në transit.)

D/ Duke matur rëndësinë e ngjarjeve duke përcaktuar nëse dominuesit e temës radix janë të pranishëm dhe nëse po në çfarë raporti.

Kjo skemë mund të përmblidhet në rrugën intelektuale që vijon:

A/ inventari rezultateve

B/ vënia në dukje e disa prej këtyre rezultateve.

C/ konfirmimi i aktivizimit të rezultateve të vëna në dukje.

D/ Vlerësimi (gjykimi) i forcës së rezultateve që duken më përpara.

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.