> Faqja pare > 3.SHENJAT ZODIAKALE > Binjakët

Binjakët

Binjakët  BINJAKËT

(20 maj – 20 qershor)

Binjakët janë shenja e tretë e zodiakut. Është shenjë ajri, e paqëndrueshme, pozitive-mashkullore, e drejtuar nga Mërkuri. Është një shenjë që ka simbol njerëzor, të tjerat janë Virgjëresha dhe Ujori. Kjo është shenja e gjallërisë, e lëvizjes, e paqëndrueshmërisë. Sipas astrologjisë ezoterike, shenja e Binjakëve përfaqëson natyrën dyfishe të qenies: shpirtin dhe materien.

Cilësitë: të mësuarit shpejt, shumëanshmëria, gojëtaria.

Të metat: shpërqëndrimi, shumë interesa, të natyrave të ndryshme.

Armiku: ata që pretendojnë që ju të respektoni datat dhe afatet e skadimit.

Miku: ata që ju lënë të shkoni e të vini sipas qejfit.

Dashuria: për ju është një fjalë e abuzuar.

Çfarë urreni: që hakmerreni duke përdorur ironinë dhe që harroni padrejtësitë.

Ideja fikse: keni shumë dhe i ndërroni shpesh.

Deshira e fshehtë: të realizoni një vepër të pavdekshme.

Pika e bobët: të flisni shumë për idetë tuaja… dhe t’jua vjedhin.

Karakteristika të përgjithshme:

Njerëzit e lindur nën shenjën e Binjakëve janë shpesh herë nervozë, inteligjentë, të lëvizshëm, shumë të shoqërueshëm, aktivë, të mprehtë, kuriozë, të hapur, fjalëshumë, oratorë, të komunikueshëm, të sipërfaqshëm, të shkathët, të pavendosur, energjikë, të këndshëm, të paduruar dhe shumë bujarë e zemërgjerë. Ata duan ndryshimet, udhëtimet, profesionet jo të zakonshme. Shpesh herë gjallëria e tepruar i bën të paqëndrueshëm. Binjakët janë të përshtatshëm për të gjithë rrethanat e jetës dhe duan ta shijojnë 100% atë që u jep jeta. Kanë aftësi drejtuese dhe shumë dëshirë për të mësuar. Tek ata arsyeja kontrollon ndjenjat. Bien shpesh në pesimizëm, u pëlqen shumë t’i përkëdhelin dhe mund të influencohen në këtë drejtim. Duke qenë se nuk ngurojnë është shumë lehtë të njihesh me ta. Binjakët janë tipa që flasin shumë, llafazanë të pashoq, por prapa llafazanerisë së tyre fshihet një mendje inteligjente, e hapur për informacion, prandaj gjejmë shumë gazetarë tek kjo shenjë. Binjakët preferojnë shkëmbimin e informacionit dhe janë të zgjuar, hazër – xhevap dhe janë shpirti i çdo feste. Kanë gjithashtu intuitë dhe imagjinatë të fortë. Shpesh marrin përsipër shumë gjëra njëherësh dhe nuk i çojnë deri në fund. Një karakteristikë e Binjakëve është se e ndryshojnë shumë shpejt gjendjen shpirtërore. Përshtaten mirë me situatat dhe mund të merren me shumë probleme njëkohësisht. Në shkollë shumë nga Binjakët japin shumë por nganjëherë rrezikojnë të rrëzohen, të humbasin. Binjakët përshtaten më shumë me jetën sesa me emocionet dhe i përshtaten objekteve me situata të reja. Ata janë këmbëshpejtë, elokuentë, të cekët, të shpërndarë, të dashur, mendjehollë, të aftë dhe kanë gjithmonë një shpirt rinor. Binjakët janë egoistë dhe intelektualë dhe i duan sfidat intelektuale. Ata kurrë s’i marrin gjërat seriozisht dhe janë flirtues. Megjithëse flasin shumë u pëlqen gjithashtu të dëgjojnë e të mësojnë, madje të dëgjojnë shumë me vëmendje. Në punë ata dallohen për mendime të qarta dhe japin mendime dhe sugjerime llogjike. Ata janë valutë për çdo kolektiv, freskia e tyre mendore i bën të duken gjithmonë të rinj dhe fëmijënorë (të papjekur), prandaj konsiderohen si shenja e rinisë, nuk e ndjejnë mplakjen. Si fëmijët edhe Binjakët janë të lumtur nëse iu ecën por mund të jenë dhe imoralë dhe nevrikë, kur nuk iu ecën punët mirë. Për të jeta e tyre është një festë dhe s’ju pëlqejnë punët e rënda dhe rutina. E kanë shumë të vështirë të japin premtime dhe t’i mbajnë ato. Janë të ngrohtë, xhentilë dhe ndihmojnë të varfrit. E përdorin mirë pamjen e tyre të jashtme dhe janë gati të përdorin çdo armë edhe gënjeshtër për të arritur qëllimet. Shpesh për dështimet e tyre ua hedhin fajin të tjerëve. Në momentet e tyre më të mirë arrijnë të jenë dhe të ndershëm, por në çdo rast venë në plan të parë interesin personal. U pëlqen intriga dhe janë plot batuta humori.

Pëlqejnë: të flasin, lajmet e reja, variacionin, të lexojnë, të ndjekin shumë projekte njëkohësisht.

Urrejnë: punën në një vend, edukimin, budallenjtë.

Prirjet profesionale:

Femra e kësaj shenje ka nevojë të veprojë në një dozë të mirë autonomie. Ajo është shumë ambicioze por disi e pavendosur. Për më tepër, për shkak të natyrës së saj të dyfishtë, ajo është e prirur të zhvillojë njëkohosisht dy lloje veprimtarish. Për të ky aspekt i fundit mund të bëhet burim i një shpërndarjeje mjaft të madhe dhe sidomos në punë.
Femra e Binjakëve është e prirur të merret me çdo lloj veprimtarie që kërkon llogjikë, arsye, aftësi për të bindur dhe gatishmëri; shoqërueshmëri dhe lëvizje të gjitha këto cilësi që tek ajo janë të lindura. Ja përse profesionet më të përshtatshëm për të janë: tregëtia në përgjithësi, avokatura, gjithçka që ka të bëjë me turizmin dhe artin, ndërmjetësia, ndërlidhja dhe gazetaria. Mund të bëhen këngëtarë, politikanë, poetë dhe mjeke. Nganjëherë femra e Binjakëve rrezikon që projektet e saj të mos e shohin dritën e realizimin, pikërisht ngaqë është tepër e përhapur, pavarësisht nga dhuntia e saj për të nuhatur dhe shkathtësia e saj.
Mashkulli i Binjakëve është veçanërisht eklektik, dinak dhe i mprehtë në punë. Ka mundësi të mira për t’u afirmuar që konsiderohet edhe natyra e tij e përshtatshme, megjithatë ai gjithmonë gjen kohë për jetën private dhe parapëlqen një profesion që i lejon njëfarë lirie veprimi. Për Binjakët rekomandohen sektorët e marrëdhënieve publike, marketingut dhe financës por dhe me veprimtari që lidhen me artin e të shkruarit. Ai mund të bëhet një aktor i mirë, shitës, gazetar, prezantues, dipllomat, politikan, këngëtar, piktor, astronom, agjent burse. Por ka edhe Binjakë që bëhen mashtrues dhe ndjekin artet okulte. Mashkulli i Binjakëve duhet të shmangë veprimtaritë metodike që kërkojnë rregullsi sepse ai i urren gjithçka që është e përsëritshme dhe e vazhdueshme. Ata s’duan të punojnë vetëm dhe nuk kanë rezistencë të madhe ndaj lodhjes fizike. Janë dhe imitues të mirë.

Njerëz të famshëm të Binjakëve:
Sokrati, Merilin Monro, Xhon Kenedi, Dante Aligeri, Pipo Baudo, Anxhelina Zholi, Nikol Kidman, Kajli Minog, Xhoni Dep, Rafaela Karra, Kolin Farell, Ban Ki Mun, Meril Strip, Izabela Roselini, Helen Hunt, Brus Dern, Klint Istvud, Pol Adrian, Mishel Platini, Oliver Kahn, Kafu, Jorgo Papandreu, Kenan Imirzalioglu, Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Ardit Gjebrea, Jorgo Papingji, Meda, Lulëzim Basha, Ornela Bregu, Redi Jupi.

Pasaporta astrologjike e Binjakëve: f72a
Periudha diellore: 22 maj – 21 qershor;
Planeti sundues: Merkuri;
Gjinia: Mashkullore, pozitive;
Elementi: Ajri;
Cilësia: E ndryshueshme (e dyfishtë);
Gjatësia zodiakale: 60° – 90 gradë;
Stina: Fundi i pranverës;
Dita: E Mërkurë;
Numri: 3 dhe 5;
Guri i çmuar: Agati, opali;
Motoja (shprehja): “Unë mendoj”;
Metali: Argjendi, merkuri, amalgami;
Ngjyra: E verdhë, e argjendtë.
Analogjia: Shtëpia e tretë zodiakale (III);
Anatomia e trupit: Mushkëritë, krahët, shpatullat, sistemi nervor, dora e djathtë.
Shtetet: SHBA, Afrika e Jugut, Armenia, Egjipti i Ulët, Greqia, Islanda, Kuvajti, Uellsi, Norvegjia, Sardenja.
Qytetet: Bruges, Londra, Nuremberg, San Francisko, Nju York, Versajë, Melburn.
Pemët: Limon, akacia, arra, lajthia.
Bimët/lulet: Fieri, zambaku i luginave, mimozat, glikanxo, mërsina, fierlisi, trumza e butë, urthi, laverdhëza.
Ushqimet: Arrat, lajthia, perimet, lakrat.
Fjalët kyçe: Komunikimi, paqëndrueshmëria, rinia, inteligjenca, lëvizja.
Kafshët: Majmuni, shqarthi, papagalli, mëllenja, laraska, dhelpra.
Sporti: Hipizmi, tenisi, ecja (shëtitja);
Lënda mësimore: Gjuhë-letërsia.
Festa: 1 qershori ( festa e fëmijëve).

 

Binjakët – mjeshtër të komunikimit

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.