> Faqja pare > 3.SHENJAT ZODIAKALE > Peshqit

Peshqit

Peshqit       P E S H Q I T

( 19 Shkurt – 20 Mars )

Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut; shenjë e ujit, e ndryshueshme, femërore-negative që drejtohet nga Jupiteri dhe Neptuni. Peshqit janë shenjë e ndjeshmërisë së madhe, gjithmonë në kërkim të idealeve; tërhiqen gjithnjë nga çdo gjë e re dhe njëkohësisht largohen gjithmonë. Është shenja e ëndërrimtarëve dhe e njerëzve që janë jashtëzakonisht të gatshëm për të ndihmuar të afërmit.

Cilësitë: intuita dhe aftësia për të shfrytëzuar situatat.

Të metat: emotiviteti dhe pavendosmëria.

Armiku: prirja për të adoptuar idetë e personit të parë që takoni.

Miku: kush ju lejon ta ngushëlloni, dhe pse s’ka nevojë.

Dashuria: ndjenja që ju bën të ndiheni gjallë.

Urrejtja: parapëlqeni të torturoni personat që ju kanë bërë të vuani.

Ideja fikse: të qënit i përndjekur nga fati.

Deshira e fshehtë: të tregoni se sa organizatorë jeni.

Pika e bobët: të merrni përsipër përgjegjësi më të mëdha se forcat tuaja.

Karakteristika të përgjithshme:

Të lindurit në shenjën e Peshqve janë të sjellshëm, të ndjeshëm, ëndërrimtarë, altruistë, bujarë, simpatikë, intuitivë dhe me plot fantazi. Peshqit janë tipa shpirtërorë, të fokusuar në botën e tyre të brendëshme, i japin shumë rëndësi ndjenjave të tyre dhe janë të mëshirshëm. Të gjithë të lindurit e kësaj shënje janë njerëz të drejtë, të mirë, imagjinativë, impresionues, mistikë, të mirëkuptueshëm dhe romantikë. Janë idealistë me shumë intuitë dhe jetojnë në një botë iluzioni. Fakti që këtë shenjë e simbolizojnë dy peshq në drejtime të kundërta, tregon se ata mund të kenë dy personalitete, mund të kalojnë nga ndërgjegja tek jo ndërgjegja (këtë e bëjnë më shumë edhe për të provokuar njerëzit), prandaj është vështirë të kesh të bësh me ta. Ata konsiderohen si kameleonët e zodiakut. Të lindurit Peshq ndihmojnë të tjerët dhe venë shpesh interesat e të tjerëve mbi ato personale. Kombinimi i planeteve Jupiter dhe Neptun i bën Peshqit me energji unikale. Janë të orientuar shpirtërisht, janë të devotshëm, të duruar, zemërdlirë, të ndershëm, krijues, modestë, të thjeshtë, autokritikë, besnikë dhe të ndrojtur. Ata kanë ideale te larta dhe hera-herës s’e ndajnë fantazinë nga realiteti dhe vazhdojnë të ëndërrojnë me sy hapur dhe kur shohin që ëndërrat e tyre nuk realizohen, bien në pesimizëm dhe letargji, gjatë kësaj kohe reflektojnë mirë. Shumë Peshq janë besimtarë, altruistë dhe kanë dëshirë të ndihmojnë të varfërit e të vobektit. Pëlqejnë të konfondohen dhe rrallë i ndërrojnë mendimet e tyre. Janë disi të lehtë dhe shpesh veprojnë në mënyrë të pamenduar dhe të tepruar. Pëshqit janë emocionalë, tipa artistikë dhe pëlqejnë gjithçka që është e bukur, fisnike, romantike. U pëlqen shumë natyra, luksi, kënaqësia dhe udhëtimet në vendet ekzoterike. Të lindurit e kësaj shënje janë të paqëndrueshëm kur realizojnë projekte që nuk i tërheqin dhe janë ngulmues për të çuar në fund atë që iu pëlqen. Në familje nuk është e lehtë t’i kuptosh, nganjëherë mbyllen në vetvete dhe nuk i duan vendet me zhurmë. Nuk duan të shqetësohen sepse preken lehtë dhe nuk durojnë kollaj. Në qoftë se trajtohen me butësi dhe ëmbëlsi përgjigjen me dashuri të sinqertë. Peshqit nuk janë të dhënë shumë pas punës, por megjithatë arrijnë të sigurojnë një pozicion të mirë ekonomik në sajë të këmbënguljes dhe forcës së vullnetit. Kalojnë periudha lodhjeje dhe plogështie, por nuk nxiten shumë, sepse për ekuilibrin e tyre psikofizik kanë nevojë për këto periudha qetësie, për të gjetur energji te reja. Nuk iu pëlqen rutina dhe orari fiks i punës, por kërkojnë njëfarë pavarësie. Peshqit nuk kënaqen kurrë plotësisht dhe meqë kanë talent krijues, kërkojnë punë që mund t’iu sjellë sukses dhe para. Të lindurit e shenjës së Peshqve janë respektues, vëzhgues të mirë, konservatorë, kryeulët dhe shumë mikpritës për njerëzit e dashur. Janë tipa teorikë, me imagjinatë dhe rrallë herë kanë sensin praktik. Kuptojnë shpejt dhe i thithin shpejt idetë dhe tendencat e reja. Shumë njerëz të kësaj shenje janë të prirur drejt arteve, poezisë dhe janë shumë të talentuar sidomos në muzikë, letërsi apo pikturë. Në lidhjet personale s’janë kurrë egoistë dhe janë shumë bujarë me ato që duan dhe respektojnë dhe kur ia venë syrin dikujt duan ta bëjnë sa më shpejt atë për vete. Peshqit janë irracionalë, misteriozë, plot sekrete dhe nganjëherë naivë dhe vetmashtrues. Meqë janë shenjë e ujit ata janë të paparashikueshëm si uji. Gjithashtu ata nuk ndërhyjnë shumë për të zgjedhur probleme. Janë ta adaptueshëm në shoqëri dhe kërkojnë qetësi dhe simpati nga të tjerët.

Pëlqejnë: vetminë për të ëndërruar, sekretet, misterin, gjërat “qesharake”, ripërtëritjen, të humbasin.

Urrejnë: mburravecët, mosmirënjohjen, të kritikohen, vështirësinë, pedanterinë, qartësinë.

Prirjet profesionale:

Meqënëse femra e lindur në këtë Shenjë është veçanërisht intuitive dhe e ndjeshme ajo do të arrijë suksese në të gjitha ato veprimtari që kërkojnë këto karakteristika. Ajo mund t’ia dilte mbanë lehtësisht në fushën e kërkimeve, në psikologji, në mjekësi, në farmaceutikë, në riedukim, mbasi ka një shpirt sakrifice të jashtëzakonshëm. Edhe në fushën e artit, femra e Peshqve ka mundësi të mira për të triumfuar si artiste ose si shkrimtare, sepse zakonisht ajo ka shumë talent artistik, por duhet të bëjë përpjekje të mposhtë ndrojtjen e saj të lindur. Mund të punojë kollaj edhe sekretare dhe mund të bëhet aktore e mirë. Ndërkohë ajo duhet të përpiqet të shmangë cdo profesion në të cilin nevojitet njëfarë agresiviteti, që nuk bën pjesë aspak në temperamentin e saj.
Mashkulli i lindur në shenjën e Peshqve tërhiqet gjithmonë nga të papriturat dhe fantastikja e me natyrën e tij të durueshme dhe shumë intuitive mund të ushtrojë me sukse ato profesioni që kanë të bëjnë me kolektivitetin, si: tregtinë, artin, punët që lidhen me financë (bursë, etj). Kjo shpjegohet me faktin se mashkulli i Peshqve ka një intuitë me të vërtetë të vlefshme. Duhen të shmangen ato punë që kërkojnë një luftë konstante, siguri e vendosmëri. Në fakt ky mashkull nuk di dhe nuk do të luftojë e mbi të gjitha e ka në karakter që të shmangë tensionet. Në punë, duan të punojnë për hesap të vet dhe s’duan shefa mbi kokë. Mund të punojnë si sekretarë dhe llogaritarë por jo shefa. Meqë janë të ndjeshëm mund të punojnë në shoqata bamirësie, mund të bëhen mjekë, veterinerë. Nuk mungojë peshqit aktorë, arkitektë, medicinë, dedektivë, shkrimtarë, këngëtarë, muzikantë me që kanë fantazi mund të bëhen dhe krijues regjisorë apo organizatorë. Një këshillë: kujdes, mos lejoni që puna të thithë të gjitha forcat fizike që për Peshqit janë shumë të kufizuara.

Njerëz të famshëm të Peshqve:
Kostandini i Madh, Nikolla Kopernik, Galileo Galilei, Xhorxh Uashington, Car Aleksandri i III, Albert Ajnshtajn, August Renuar, Elizabet Tejlor, Mikelanxhelo, Viktor Hygo, Liza Mineli, Ornela Muti, Frederik Shopen, Sharon Ston, Xhon Bon Xhovi, Mishel dë Montenj, Gabriel G. Markez, Edgar Keisi, Aleksandër Volgin, Çak Norris, Maite Perroni, Bojan Bjelic, Billi Zane, Rihana, Xhastin Biber, Beren Saat, Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Qemal Stafa, Aleksandër Xhuvani, Aleksandër Meksi, Xhevahir Spahiu, Violeta Manushi, Hajrie Rondo, Birçe Hasko, Artur Gorishti, Leonora Jakupi, Arta Dade, Nik Xhelilaj.

Pasaporta astrologjike e Peshqve:f83a
Periudha diellore: 19 shkurt – 20 mars;
Planeti sundues: Neptuni (dhe Jupiteri);
Gjinia: Femërore, negative;
Elementi: Uji;
Cilësia: E ndryshueshme (e dyfishtë);
Gjatësia zodiakale: 330° – 360 gradë;
Stina: Fundi i dimrit;
Dita: E Enjte;
Numri: 9 dhe 12;
Guri i çmuar: Guri i hënës, akuamarina, kristali, korali, argjendi i praruar.
Motoja (shprehja): ”Unë besoj – shpëtoj”
Metali: Nikeli, kallaji, zinku.
Ngjyra: Jeshile e detit, vjollcë, blu.
Analogjia: Shtepia e 12-të zodiakale (XII)
Anatomia e trupit: Këmbët, sistemi limfatik, qarkullimi i gjakut, venat, sëmundjet mendore.
Shtetet: Azia e Jugut, Bullgaria, Danimarka, Ishujt e Mesdheut, Portugalia, Normandia, Vendet Skandinave, Tunizia.
Qytetet: Aleksandria e Egjiptit, Saharaja, Sevilia, Ratisbana, Santiago, Nubia.
Pemët: Pemët afër detit si dhe frashëri, pishat, gështenja, shelgu, lisi.
Bimët/lulet: Zambak uji, manushaqja, manjola, sherbela, lulebliri, fieri, lulkuqe, alga deti.
Ushqimet: Kastravecat, pjepri, (si dhe ato të Shigjetarit).
Fjalët kyçe: Krijimtari, mëshirë, sakrificë, ndjeshmëri, misticizëm, besim, intuitë, romancë, imagjinatë, bujari, zhgënjim.
Kafshët: Balena, delfini, ylli i detit, mjelma, pinguini, hipopotami, pelikani, kali i detit.
Sporti: Noti, sërfi, vozitja, vrapimi.
Lënda mësimore: Vizatimi, poezia.
Festa: 7-8 Marsi dhe Dita e Verës.

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.