> Faqja pare > 5.NDIKIMI I PLANETËVE > Planetët sundues

Planetët sundues

 

Cili planet dominon jetën tuaj?

astro

 

Sundues quhet planeti që udhëheq shenjën ashendent. Një sundues i dytë është ai që drejton shenjën diellore.

 

 

 

 

Ja cilët janë sunduesit e shenjave:

Dashi – sundohet nga Marsi

Demi dhe Peshorja  – sundohen nga Venusi

Binjakët dhe Virgjëresha sundohen nga Merkuri

Gaforrja sundohet nga Hëna

Luani sundohet nga Dielli

Akrepi sundohet nga Plutoni (edhe nga Marsi)

Shigjetari sundohet nga Jupiteri

Bricjapi sundohet nga Saturni

Ujori sundohet nga Urani (dhe nga Saturni)

Peshqit sundohen nga Neptuni (dhe nga Jupiteri)

 

Planetet si dominues

    DIELLI – karakter pasionant, idealist, natyrë fisnike dhe krenare dhe shpesh me sedër, me ego të zhvilluar, person që rrezaton lehtë dhe që pëlqen të vlerësohet.

   HËNA – personalitet më shumë ëndërrimtar, i ëmbël dhe pajtues, paksa i paqëndrueshëm, i ndikueshëm, pasiv ose tepër i nënshtruar. Ka nevojë për siguri emocionale dhe siguri në shtëpi.

   MERKURI – nevojë për të komunikuar, të shkëmbejë idetë me të tjerët. Natyrë e shkathët dhe e lëvizshme. Aftësi për t’u përshtatur. Ka dëshirë të mësojë sa më shumë, por është i shpërndarë.

  VENUSI – natyrë e shoqërueshme, e dashur, paqësore, emotive, që pëlqen kënaqësitë dhe gjërat e mira të jetës. Dashuria luan një rol primar për këtë person. Ndjen një nevojë të domosdoshme për të dashuruar dhe për t’u dashuruar nga të tjerët. Ka bukuri të rrallë.

  MARSI- Karakter i eger, natyrë impulsive, guximtare. Zemërohet lehtë dhe kërkon t’i bëjë gjërat sa më shpejt. Energji e madhe, forcë fizike, rezistecë. I pavarur, i pëlqen të marrë iniciativa të rrezkshme.

  JUPITERI – karakter i shoqërueshëm, zemër hapur, që vlerëson rehatinë dhe mishin e mirë ose tërhiqet nga çështjet filozofike dhe ka nevojë të përmirësohet vazhdimisht. Nga ana negative personi ka prirje për ta tepruar, ekzagjeruar dhe mbivlerëson aftësitë e veta.

  SATURNI – karakter i matur, i pjekur, me një prirje për të qenë pesimist ose me mungesë besimi tek vetja. I pëlqen disiplina dhe kufizimet. Tregohet i duruar, i përpikët, këmbëngulës dhe i fshehtë.

 URANI – karakter origjinal, i pazakonshëm, madje eksentrik dhe i paparashikueshëm. Tërhiqet pas risive (gjërave të reja) dhe nga gjithçka që del nga normat. Natyrë e pavarur që e merr për keq kur i themi se si të sillet. Ka nevojë për ndryshim.

 NEPTUNI – Ndjeshmëri e fortë dhe mirëkuptim. Ky person e “ndjen” lehtë atmosferën dhe depërton brenda saj. Frymëzimi i tij dhe sensi i tij i mëshirës (dhembshurisë) janë zhvilluar, por ka prirje t’i shmanget realitetit.

 PLUTONI – natyrë magnetike (tërheqëse), sekrete, që kërkon t’u hyjë thellë gjërave (të shkojë në fund të gjërave), përtej mundësive. Ka dëshirë për transformimin, dëshirë për t’u shndërruar dhe shpesh ka etje për pushtet dhe për të sunduar të tjerët.

Për shembull nëse keni si ashendent shenjen e Gaforres, ateherë sunduesi juaj eshte Hena. Dhe nëse Hena, për shembull,  është vendosur te Virgjeresha në harten e lindjes, kjo do të thotë se Hëna (sunduese e shtepisë se parë/Ashendentit) ndodhet në shtepinë e tretë. Shtëpia e parë është Gaforrja, e dyta luani, e treta Virgjëresha e kështu me radhë.

 

Sunduesi i shtepisë së parë ndër shtëpi

–          Sunduesi i shtepisë së parë në shtepinë e tij të parë: Sunduesi i Ashendentit në shtepinë e parë tregon një jetë të gjatë dhe me fat, zakonisht të mbushur me harmoni, nëse nuk ka aspekte negative.

–          Sunduesi i shtepisë së parë në shtepinë e e dytë: merita personale, që vijnë nga vet i linduri: fitime tregëtare.

–          Sunduesi i shtepisë së parë në shtepinë  e tretë: udhëtime fitimprurëse;marrëdhënie të harmonishme me njerëzit përreth; arsimim i mirë, aftësi për studime.

–          Sunduesi i shtepisë së parë në shtepinë  e katërt: një jetë shtepiake e qetë dhe e lumtur; rritje e trashëgimisë (pasurisë).

–          Sunduesi i shtepisë së parë në shtepinë e pestë: pozicion i mirë për spekulime (meditime), lojra fati, kënaqësi. Edhe fëmijët tuaj do t’ju dhurojnë kënaqësi.

–          Sunduesi i shtepisë së parë në shtepinë e gjashtë: pozicion jo i mirë për shëndetin; tregon trashëgueshmëri jo të kënaqshme, sëmundje kronike.

–          Sunduesi i shtepisë së parë në shtepinë e shtatë Opozitë me Ashendentin tregon telashe të mëdha që vijnë nga bashkëshorti/ja apo nga partneri ; pengesa, humbje e pozitës.

–          Sunduesi i shtepisë së parë në shtepinë e tetë: Një jetë e shkurtër, ose një vdekje e dhunshme, në përputhje me planetin. Martesë e pasur.

–          Sunduesi i shtepisë së parë në shtepinë e nëntë: udhëtime të gjata; lidhje me një të huaj; vdekje jashtë shtetit.

–          Sunduesi i shtepisë së parë në shtepinë e dhjetë: shumë i favorshmëm për t’u ngritur në pozitë.

–          Sunduesi i shtepisë së parë në shtepinë e njëmbëdhjetë: Pozicion i mirë për miqësi.

–          Sunduesi i shtepisë së parë në shtepinë e dymbëdhjetë: probleme të mëdha në fillim të jetës, dhe një fund të lumtur.

 

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.