> Faqja pare > Tranzitet planetare > Tranzitet planetare

Tranzitet planetare

transits

Tranzitet planetare përfaqësojnë sistemin teknikisht më të thjeshtë të parashikimit (gjithçka që duhet, janë efemeridet e sakta), i thjeshtë teknikisht, por jo nga pikëpamja e interpretimit. Për interpretimin, në fakt, duhet të merret gjithmonë parasysh situata e planetit të caktuar në hartën e lindjes. Kështu, për shembull, nëse në temën e lindjes Jupiteri ndodhet në aspekt negativ, Jupiteri i tranzitit, nuk do të sjellë efekte me deomos pozitive; nga ana tjetër, nëse Jupiteri i temës së lindjes ndodhet në aspekt pozitiv, një aspekt jo harmonik i tranziteve nuk duhet të interpretohet me deomos negativisht.

Përveç kësaj, çdo aspekt, nuk duhet të analizohet kurrë i vetëm, duhet marrë në konsideratë, edhe pozicioni i tij i temës së lindjes, edhe aspektet që formon ky planet me planetët e tjerë të tranzitit. Kështu, për shembull, Jupiteri i tranzitit mund të jetë trekëndësh me dy ose më shumë planetë të temës së lindjes, por, në të njëjtën kohë, të jetë në opozitë, me Saturnin e tranzitit dhe në mërgim te Binjakët. Do të bëhej fjalë pra, për një Jupiter më tepër të dobët, me efekte jo shumë pozitive. Jo domosdoshmërisht, nga ana tjetër, një tranzit jep efekte sa pritet apo sa shpresohet. Për shembull, një tranzit i Jupiterit përkrah Mesqiellorit dhe mbi Diellin e lindjes, mund të na tregonte shpërblime pune dhe ekonomike për individin në fjalë, por edhe t’i jepte atij formën e një mjeshtri, të një këshilltari për personat që njeh, në situatat e përtshatshme me simbologjinë e Jupiterit dhe, megjithatë mund të funksiononte vetëm në një sens të tillë! Efektet më domethënëse, siç shihet, prodhohen nga tranzitet e planetëve të ngadaltë (Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni); tranzitet e planetëve të shpejtë zgjasin mjaft pak, kanë pasoja të përkohshme (kalimtare) dhe të dobëta. Marsi qëndron ndërmjet planetëve të ngadaltë dhe atyre të shpejtë, prandaj, tranzitet e tij duhen konsideruar me një farë vëmendje. Përveç kësaj, është e nevojshme të tregohet kujdes në interpretimin e planetëve të tranzitit në lidhje me Ashendentin apo Mesqiellorin: për shkak të mungesës së saktësisë së orës së lindjes, në fakt, nuk mund të jemi asnjëherë të sigurtë 100% për saktësinë e pozicionit të këtyre pikave të ndjeshme në horoskop. Zakonisht një tranzit shfaqet midis një orbite prej dhjetë gradësh në kalimin e opozitës dhe aspektit “përkrah”, me 7-8 gradë në kuadrat dhe trekëndësh. Por, në disa raste, mund të jenë të rëndësishme distancat në orbitat e lartpërmendura, sidomos kur kombinojnë shumë tranzite bashkë. Si t’i dallojmë tranzitet pozitive nga ato negative, sidomos në rastin e aspektit “përkrah”? Duhet të përdorim intuitën për të kuptuar zhvillimin e një situate të caktuar. Për shembull, tranziti i Uranit përkrah Diellit të lindjes, mund të jetë negativ ose pozitiv në varësi të rrethanave. Për një person në moshë të re ky event mund të jetë shumë i favorshëm, si sjellës i ndryshimt në natyrën e tij, ndërsa për një person më të pjekur që nuk do të ndryshojë, ky tranzit transformohet lehtësisht në një ngjarje negative. Kuadrati dhe opozita janë, nga natyra, më të rëndë sesa trekëndëshi dhe gjashtëkëndëshi, por mos të harrojmë se të gjithë tranzitet ndryshojnë jetën dhe, nën një farë aspekti, e bëjnë, pra, më të vështirë. Aspektet e quajtuara të trefishta, d.m.th kur një planet, nën një aspekt retrogradë, kalon tre herë në të njëjtën pikë, janë më të rëndësishme nga të thjeshtat. Natyrisht, është shumë e vështirë të përcaktohet nëse efektet, pozitive apo negative të tranzitit, janë më domethënëse herën e parë, të dytë apo të tretë. Planetët e tranzitit në shtëpi, edhe në ato boshe, kanë një rëndësi të madhe. Është tashmë një pyetje që sigurisht na intereson të gjithëve. Si mundet që të “shpëtojmë” nga tranzitet negative? Mënyra më e mirë për të përballuar këto kalime është të kuptojmë simbolizmin e tyre. Nëse një tranzit na tregon, për shembull, ndryshime në punë, do të jetë mirë ta promovojmë (nxisim) këtë mundësi, sesa të presim dhe të përpiqemi t’i rezistojmë kësaj ngjarjeje, duke rrezikuar kështu, të na bien tjegullat mbi kokë!

Tranzitet dominues:

  • Të gjithë tranzitet e planetëve dominues (sidomos i sunduesit të Ashendentit dhe i shenjes diellore);
  • Planetët që formojnë tranzit me planetët tuaj sundues;
  • Tranzitet e aspekteve ‘përsëritëse’ të temës së lindjes; nëse p.sh. në hartën tuaj të lindjes Dielli është përkrah Uranit, atëherë çdo tranzit i Diellit me Uranin, apo Uranit me Diellin do të jetë domethënës. Kjo vlen edhe për aspektet e tjera të hartës.
  • Të gjithë tranzitet në aspekt me një kënd (AS, MC, DS, FC);
  • Çdo tranzit i një planeti të ngadaltë (apo tjetër planet retrogradë) në aspekt me Diellin dhe Hënën.
  • Çdo tranzit i secilit planet në aspekt me një grumbull planetësh.
  • Tranzitet që formojnë aspektin ‘përkrah’ ose opozitë.
  • Tranzitet e planetëve retrogradë (sidomos planetët e shpejtë që janë retrogradë edhe në temën e lindjes)
  • Kur një planet formon njëkohësisht dy apo më shumë aspekte (tranzite), ai që është më afër këndit ekzakt ka më shumë fuqi.

separatori_16

Tranzitet planetare dhe pozicionet e lindjes nxisin vetëm prirje, por kur, në të njëjtën pikë, bëhen disa prirje së bashku ato kthehen në forca detyruese duke i bërë ngjarjet konkrete.” – Nikolas Herceku

 

soleilSi lart, ashtu edhe poshtë

Astrologjia nuk është një sekret, magjike, psiqike, apo diçka shpirtërore. Ajo është realiste. Është shkencë, apo studim (vrojtim), se si Dielli, Hëna dhe planetët bashkëveprojnë, dhe si këto bashkëveprime na prekin neve në Tokë. Ashtu si shkenca fizike, astrologjia analizon bashkëveprimin ndërmjet lëndës dhe energjisë. Jo domosdoshmërisht astrologjia vulos fatin tuaj. Astrologjia dhe astrologët nuk duhet të ngatërrohen me fallin, psiqiken, apo çdo lloj tipi të spiritualitetit. Astrologjia nuk është një fe, apo sistem besimi, ndonëse shumë njerëz janë përpjekur ta kthejnë në një supersticion të tillë. Astrologjia është informacion i papërcaktuar për botën në të cilën jetojmë.  Ky informacion i papërcaktuar nuk duhet të shihet si “e mirë” apo “e keqe”. Për shembull, kur shikoni re të hirta, mund të thoni që do të bie shi. Nuk është diçka magjike apo aftësi psiqike që ju po “parashikoni” shiun. Kështu funksionon astrologjia.  Vendosja e planetëve në momentin e lindjes na bën të kuptojmë të gjitha pjesët e karakterit dhe potencialit tonë. Mijëra vite vrojtimi na kanë dhënë një pasuri të gjerë informacionesh që ne quajmë astrologji.

Nuk është e panatyrshme të mendojmë që konfigurimi i planetëve, Diellit, dhe Hënës na “prek” neve në Tokë. Ne e dimë që orbita e Hënës përkon me baticat e oqeaneve. Njeriu është 70% ujë; natyrisht edhe Hëna duhet të ketë ndikim tek ne. Sidoqoftë, mos gaboni – planetët, Dielli dhe Hëna nuk shkaktojnë gjëra që na ndodhin neve, por na tregojnë çfarë do të përjetojmë. Më saktë, gjithçka ndodh në sinkronizim. Në vend të “shkak dhe efekt”, ajo që ndodh në qiell është përshkruese e asaj që ndodh këtu në Tokë.  Është sikur qielli të jetë një pasqyrë kozmike e asaj që përjetojmë në Tokë. Astrologjia nuk ka të bëjë me çështjen pse gjithçka është kaq e organizuar dhe lëviz si një mekanizëm (kjo është detyra e teologëve dhe filozofëve). Ne, si astrologë, thjesht vrojtojmë dhe përfitojmë shumë nga të dhënat e zbuluara, që i përdorim për të arritur potencialin tonë të plotë. Gjithçka ndodh njëherësh. Kjo është e bukura që është vrojtuar për mijëra vjet. Si lart, ashtu edhe poshtë.

 

tranzite

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.