> Faqja pare > Etimologji, GJITHÇKA PËR DIELLIN > Prejardhja e fjalës ‘Amen’ dhe “Amanet’

Prejardhja e fjalës ‘Amen’ dhe “Amanet’

Ra-the-Sun-God
Fjala “Amen” dhe “Amanet” vijnë nga zoti i lashtë egjiptian Amen-Ra (ose Amon Ra).
Amen-Ra ishte perëndia-Diell i Egjiptit, i quajtur gjithashtu Horus. Kur njerëzit luteshin në tempullin e tij ata në fund të lutjes thonin “Amen”, ku ende thonë edhe sot nëpër kisha e xhamia (tempujt modernë të kultit). Ra do të thotë Diell.

Pra, fjala “Amen” (ose Amin) e përvetësuar nga fetë monotesite duke i dhënë kuptimin “ashtu qoftë”, nuk është gjë tjetër veçse një term që nënkupton perëndinë egjiptiane të Diellit, Amenin (Amonin). Po kështu edhe fjala ‘Aman’ (Amon në dialektore) ose ‘Amanet’ në disa krahina përdoret edhe sot me kuptimin “të lutem” që dikur thuhej “pash Diellin /Zotin”.

Shembull: “Amanet ma jep mua = të lutem ma jep mua = pash Zotin (Diellin) ma jep mua”. Ose Aman mos ik = të lutem mos ik = pash Zotin mos ik (ku zoti në lashtësi ishte Dielli).

Në disa vende të Lindjes fjala ‘Aman’ përkthehet edhe sot “për Zotin”.

Amoni ishte një perëndi e Tebës së lashtë, sëbashku me gruan e tij Amanetin. Kjo dëshmohet që prej mbretërisë së vjetër. Me dinastinë e 11të (shekulli 21 pr.e.s), ai u ngrit në pozitën e hyjnisë kryesore mbrojtëse të Tebës duke zëvëndësuar Monthun.
Pas kryengritjes së Tebës kundër Hyksosit dhe me sundimin e Ahmosit I, Ameni fitoi rëndësi kombëtare, të shprehur në shndërrimin e tij në perëndinë Diell, Ra, si Amen-Ra (Amon-Ra).
Amen-Ra e ruajti rëndësinë e tij prej udhëheqësi në Panteonin egjiptian gjatë gjithë Mbretërisë së Re (me përjashtim të ‘Herezisë Ateniste’ nën sundimin e Akhenatenit). Amen-Ra në këtë periudhë (shekujt 16 -11 pr.e.s) mbajti pozicionin e të përjetshmit, të vetëkrijuarit, hyjnisë krijuese “mbi gjithë të tjerët”. Ai ishte përkrahësi i të varfërve dhe hallexhinjve dhe kryesori për besimin e thellë personal. Pozicioni i tij si mbreti i zotave (perëndive) u zhvillua deri në pikën e monoteizmit virtual, saqë perënditë e tjera i nënshtroheshin atij. Sëbashku me Osirin (zotin e botës së nëndheshme), Amon-Ra është zoti më i adhuruar në Egjipt. Si perëndia kryesore e perandorisë egjiptiane, Amon-Ra do të adhurohej edhe jashtë Egjiptit, në Libinë e lashtë dhe në Nubi, dhe si Amon-Zeus ai u identifikua më vonë me Zeusin e Greqisë së Lashtë. Pra, ishte gjatë Epokës arkaike greke (ndërmjet shekullit VIII pr.e.s dhe vitit 480 pr.e.s) që Ameni egjiptian u asimilua në perëndinë greke Zeus. Janë cireneasit (banorët e një qyteti të vjetër grek në Libinë e sotme), që do ta bënin të njihej si Amon-Zeus. Faltorja e tij profetike (e orakullit) në oazin e Sivas është e treta për nga rëndësia pas Delfit (tempullit të Apollonit) dhe Dodonës (orakullit që i dedikohet Zeusit). Aty Aleksandri i Madh u shpall i biri i Amon-Zeusit në vitin 331 pr.e.s.
Ameni dhe Amaneti përmenden në tekstet e piramidës së Egjiptit të Vjetër. Ata formonin ¼ e Ogdoadës së Hermopolisit të lashtë, duke përfaqësuar konceptin primitiv të elementit të ajrit ose padukshmërisë, kështuqë funksioni i Amenit më vonë si hyjnia e Erës, dhe emri Amen nënkuptojnë “të mistershmen”. Mendohej që Ameni krijoi vetveten, dhe pastaj gjërat që e rrethojnë.

 

 

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.