> Faqja pare > HARTA QIELLORE > Analizimi i hartës

Analizimi i hartës

zodiaku

Ka disa menyra per te analizuar harten tuaj te lindjes (horoskopin) te bazuar ne 12 pjeset gjeometrike. Ketu kemi paraqitur disa faktore kryesore…

Gjinia: Mashkullore dhe Femerore: te njohura gjithashtu si pozitive dhe negative, te hapur dhe te mbyllur, dinamike dhe perceptuese, elektrike dhe magnetike, tek ose çift, etj.

Shenjat mashkullore ose me numer tek u perkasin grupeve te Zjarri dhe te Ajrit: qe jane: 1.Dashi, 3.Binjaket, 5.Luani, 7.Peshorja, 9.Shigjetari, dhe 11.Ujori dhe paraqesin energji pozitive, dinamike dhe te fuqishme.
Shenjat femerore apo me numer çift u perkasin grupeve te Tokes dhe Ujit, qe jane: 2.Demi, 4.Gaforrja, 6.Virgjeresha, 8.Akrepi, 10.Bricjapi, dhe 12.Peshqit dhe peraqesin energji negative, magnetike, apo perceptuese.

Botekuptimi: Subjektiv dhe Objektiv: Gjashte shenjat e para te zodiakut – Dashi, Demi, Binjaket, Gaforrja, Luani, dhe Virgjeresha njihen si shenjat subjektive sepse ne parim shqetesohen (interesohen) me shume per veten e tyre dhe nuk duan t’ia dine shume per te tjeret ashtu sic bejne gjashte shenjat e mbetura.
Gjashte shenjat e fundit te zodiakut – Peshorja, Akrepi, Shigjetari, Bricjapi, Ujori, dhe Peshqit njihen si shenjat objektive sepse shqetesohen me shume per te tjeret sesa per veten e tyre.

Stili: i thjeshte dhe i perpunuar: Shenjat e Zjarrit dhe te Tokes njihen si shenjat e thjeshta sepse jane elemente astrologjike pa pervoje dhe te pamesuar nga te cilat cdo gje tjeter merr forme. Nga bashkeveprimi i Elementeve te Zjarrit dhe Tokes rrjedhin shenjat e perpunuara te grupeve te Ajrit dhe Ujit qe kane me shume ndjeshmeri dhe sofistikim ose finese.

Cilesia ose katerfishesia: Themelore, Fikse,dhe e Ndryshueshme: Shenjat themelore jane: 1.Dashi, 4.Gaforrja, 7.Peshorja, dhe 10.Bricjapi dhe paraqesin energji, force dhe veprimtari. Shenjat fikse jane 2.Demi, 5.Luani, 8.Akrepi, dhe 11.Ujori dhe paraqesin qendrueshmeri, synime dhe materialitet apo permbajtje. Shenjat e ndryshueshme jane 3.Binjaket, 6.Virgjeresha, 9.Shigjetari, dhe 12.Peshqit dhe paraqesin fleksibilitet, pershtatshmeri, komunikim dhe ide.

Evolucioni: Primare, Individuale, Universale: Kater shenjat e par ate zodiakut: -Dashi, Demi, Binjaket, dhe Gaforrja quhen shenjat primare sepse me ato nisin elementet dhe konsiderohen te thjeshta ose primitive ne sjellje. Kater shenjat e mesit te zodiakut – Luani, Virgjeresha, Peshorja dhe Akrepi quhen shenja individuale sepse shprehin nje nivel me human apo te qyteteruar duke qene nje perzierje e grupit te pare dhe te fundit. Kater shenjat e fundit te zodiakut – Shigjetari, Bricjapi, Ujori dhe Peshqit quhen shenja universal per shkak te natyres se tyre me te ditur (te informuar) dhe kolektive.

Elementet ose Trefishesia: Zjarri, Toka, Ajri, dhe Uji: Shenjat e Zjarrit jane 1.Dashi, 5.Luani, dhe 9.Shigjetari dhe paraqesin energji, aksion, shprehuri dhe jete. Shenjat e Tokes jane 2.Demi, 6.Virgjeresha, dhe 10.Bricjapi dhe paraqesin permbajtje, materialitet, dhe prodhimtari. Shenjat e Ajrit jane 3.Binjaket, 7.Peshorja, dhe 11.Ujori dhe paraqesin inteligjence, shoqerueshmeri, dhe llojshmeri. Shenjat e Ajrit jane 4.Gaforrja, 8.Akrepi, dhe 12.Peshqit dhe paraqesin ndjenja, emocione dhe kujtese.

Stinet: Pranvera, Vera, Vjeshta, dhe Dimri: Tre shenjat e para – Dashi, Demi dhe Binjaket, jane shenjat e pranveres ne te cilat bejne pjese cilesite e stines: fillime te reja, pjellori, freski (rini). Shenjat e veres jane Gaforrja, Luani dhe Virgjeresha dhe paraqesin rritje, krijim, shtim dhe permbushje. Shenjat e vjeshtes jane Peshorja, Akrepi dhe Shigjetari dhe perfaqesojne pjekuri, prodhim, konsumim apo vdekje (fund) si dhe rimbjedhje apo rilindje. Shenjat e dimrit jane Bricjapi, Ujori dhe Peshqit dhe perfaqesojne menjanim, mbarim, ftohtesi dhe gjume.

Polariteti apo Akset: Identitet, pasuri, ide, siguri, dashuri, dhe sherbim: Aksi Dash-Peshore lidhet me identitetin personal te vetes dhe te te tjereve. Aksi Dem-Akrep lidhet me burimet (pasurite) apo zoterimet e vetes dhe te te tjereve. Aksi Binjake- Shigjetar lidhet me idete qe burojne nga vetja apo nga te tjeret. Aksi Gaforrje- Bricjap lidhet me sigurine dhe rrenjet (prejardhjen) private dhe publike. Aksi Luan-Ujor lidhet me dashurine per veten dhe te tjeret. Aksi Virgjereshe-Peshq lidhet me sherbimin per veten dhe per te tjeret.

Palet apo çiftet: Nje nder gjashte: cifti Dash-Dem – keto jane dy shenjat baze te zodiakut, pa njeren apo tjetren ju humbisni shkelqimin apo thelbin (permbajtjen) dhe nuk ju ben shume pershtypje. Çifti Binjake-Gaforre jane shenjat zhive qe e perdorin zgjuarsine tyre femijenore dhe pershtypjet per te mbijetuar. Cifti Luan-Virgjereshe: punet e shtirura dhe kombo “adulte”. Cifti Peshore-Akrep: marredheniet dhe nevojen per bashkim apo per lidhje personale. Shigjetar-Bricjap: cift shoqeror (nderkombetar) dhe boteror. Ujor-Peshq: cifti nderplanetar dhe galaktik apo i botes tjeter.

Veçantia e shenjave te zodiakut: Dashi- vet-identitetin, Demi- zoterimet materiale, Binjaket- mendimet dhe idete, Gaforrja-ndjenjat dhe emocionet, Luani- kenaqesine dhe krijimtarine, Virgjeresha-detyren dhe sherbimin, Peshorja- harmonine dhe marredheniet, Akrepi-vdekjen dhe deshiren, Shigjetari – besimin dhe zhvillimin, Bricjapi- poziten dhe arritjet, Ujori-miqesine dhe te verteten (faktet), Peshqit- shkrirjen (bashkimin) dhe universalitetin.

Shtrirja : ne sa shenja te zodiakut ndodhen planetet tuaj? ky eshte numri juaj i “shtrirjes” – aftesia per t’u shtrire apo lidhur me sa me shume aspekte te jetes. Idealja eshte 12 por mesatarja e pranishme eshte 6 deri ne 8.

Suksesi: Kjo bazohet ne sa planete jane vendosur ne pozicion te mire nga shenja, elementi, apo thjesht gjinia, qe nga ana tjeter varet nga sunduesit planetare. Shume njerez bien mesatarisht ne kategorine pese deri ne tete.

Dinjiteti: Planete ne shtepine e tyre ose ne shenjat qe sundojne: Marsi/Dashi, Venusi/Demi-Peshorja, Merkuri/Binjaket-Virgjeresha, Hena/Gaforrja, Dielli/Luani, Plutoni/Akrepi, Jupiteri/Shigjetari, Saturni/Brcjapi, Urani/Ujori, Neptuni/Peshqit,Toka-Ashendenti. Keto jane vendosje shume te fuqishme dhe mund te dominojne harten. Edhe planetet ne elementin e tyre jane te forte.

 

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.