> Faqja pare > Perëndi dytësorë > Astraios dhe perënditë e erës

Astraios dhe perënditë e erës

Astraios

Astraios (1)

ASTRAIOS (latinisht: Astraeus) ishte perëndia titane e yjeve, planetëve, dhe e artit të astrologjisë. Ai është i biri i Kriusit dhe Euribisë. Astraios ishte gjithashtu perëndia i muzgut dhe, si i tillë, u martua me perëndeshën e agimit. Sëbashku ata linden shumë fëmijë të cilët shfaqen më shumë gjatë natës, pra ata krijuan të gjithë yjet e qiellit dhe katër erërat stinore: Zefirus, Boreas, Notus, Eosforus (ylli i mëngjesit). Ardhja e këtyre Erërave u lajmërua nga lindja e disa yjësive. Astraios kishte gjithashtu një vajzë të quajtur Astrea (Astraia) e cila ishte perëndesha e yllësisë së Virgjëreshës. Emri Astraios shfaqet bashkë me shumë titanë të tjerë në listën e gjigantëve, të cilët bënë luftë me perënditë e Olimpit, dhe luante një rol kryesor.

Vetë fjala ‘Aster’ nga greqishtja përkthehet “yll”, prej së cilës rrjedhin fjalët astrologji dhe astronomi. Prandaj “Astraios” ka kuptimin “me shumë yje”.

 

Perënditë e erërave (2)

Në mitologjinë greke perënditë e erës (të njohur si Anemi = erërat), ashtu si shenjat e zodiakut janë 12 në numër.

Boreas (Aparkrias), perëndia e erës së veriut dhe dimrit.era-veriore
Zefiri, perëndia e erës perëndimore.
Eurus,perëndia e erës juglindore. 
Notos, perëndia e erës jugore.
Euronotos, perëndi e erës jug-juglindore.
Mesis, perëndia i erës veri-lindore.
Kaihias (Elispondias), perëndi i erës veri-verilindore.
Thraskias, perëndi e erës veri-perëndimore.
Apelioti, perëndia e erës lindore.
Argesti (Skironi), perëndi e erës veri-veriperëndimore.
Lipsi, perëndia i erës jugperëndimore.
Libonoti, perëndia e erës jug-jugperëndimore.

perendite-eres

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento