> Faqja pare > Astrologjia indiane > Astrologjia indiane/ vedike

Astrologjia indiane/ vedike

 

25113Astrologjia vedike
Astrologjia Hindu ( e njohur gjithashtu si astrologjia indiane dhe së fundmi si astrologjia vedike) është sistemi i lashtë indian i astronomisë dhe astrologjisë.
Astrologjia indiane është një shkencë e vjetër e bazuar në njohuritë e trashëguara nga dijetarët e lashtë indianë në ndikimet planetare. Ajo është zhvilluar shumë kohë më përpara lindjes së astronomëve dhe astrologëve perëndimorë. Rrënjët e saj i ka në Vedas dhe daton 1500 vjet para Krishtit.

Jyotish-Jyothisha ose Drita
Asnjë shkencë tjetër nuk mund të jetë më interesante, udhëzuese dhe e dobishme për njerëzimin për të ndihmuar në përparimin moral dhe material sesa astrolgjia indiane. Astrologjia indiane bazohet në parashikimet e së ardhmes tek individet, kombet apo ngjarje të tjera që lidhen me lëvizjet planetare. Në sanskritisht, njihet si Jyotisha ose Drita.
Astrologjia indiane interpreton së çfarë thuhet për të ardhmen e njerëzimit në bazë të kohës së lindjes.

Degët e astrologjisë indiane
Astrologjia vedike ka tri degë kryesore:
1. Siddhanta (Astronomia): astronomia dhe përdorimi i saj në astrologji.
2. Samhita (Astrologjia e zakonshme): Parashikon ngjarje të rëndësishme lidhur me vendet si luftrat, tërmetet, ngjarjet politike, astro-meteroologjia (moti), gjendet financiare, përzgjedhjet, kafshët, paralajmërimet dhe oguret.
3. Hora (astrologjia parashikuese):
Kjo degë ka disa sile:
– Njaatak Shaastra / Hora Shaastra : parashikimet në bazë të horoskopit individual.
– Muhurt or Muhurtha (astrologjia e përzgjedhjes): përzgjedhja e kohës së dobishme për të nisur një aktivitet, për të marrë realizimin maksimal nga veprimtaritë e jetës.
– Swar Shaastra (astrologjia fonetike): parashikime bazuar në emra dhe tinguj.
– Prashna (astrologjia horare): Parashikime të bazuara në kohën kur bëhet pyetja.
– Ankjyotisha / Kabala (Numerologji): Një fushë e astrologjisë bazuar tek numrat.
– Astrolgjia Nadi: një udhërrefyes mesimor e lashtë që bën parashikime të detajuara.
– Tajik Shaastra / Varsha Phal (Horoskopi vjetor): Astrologji e bazuar në rikthimet vjetore të Diellit.
– Jaimini Sutras: Një metodë e pazakonshme për parashikimin e ngjarjeve e bazur te astrologu I famshëm Indian, Acharya Jaimini.
– Nastjaatakam (Horoskopi i humbur): arti i gjetjes apo ndërtimit të horoskopëve të humbur.
– Streejaatak (astrologjia femërore): degë e veçantë e astrologjisë që përputhet me lindjen e femrave.

Nadi
Pavarësisht nga këto shkolla të astrologjisë në Indi, kemi atë që mund ta quajmë astrologjia Nadi ose Nadi Shastra e cila na jep imazhin dhe fatin e jetës tek njerëzit e lindur në intervalet e 12,24,48 sekondave. Këto janë shkruar nëpër palma nga dijetarët e lashtë. Vetëm shumë pak ekspertë mund t’i lexojnë dhe t’i kuptojnë ato. Por rezultatet dhe parashikimet kanë dale çuditërisht të sakta.

Nakshatras (yjesitë)
Studimi i astrologjisë indiane përbëhet nga 27 Nakshatra (yjesi) në 12 shenjat e zodiakut. Lëvizja e dy ndriçuesve Diellit dhe Hënës, e pesë planetëve kryesorë, Marsi, Jupiteri, Saturni, Venusi dhe Merkuri dhe dy pikat e Nyjeve të Hënës d.m.th Rahu dhe Ketu. Planetët e jashtëm si Plutoni, Neptuni dhe Urani nuk njihen nga astrologjia indiane.

Hëna dhe Rasi/Rashi
Hënës i jepet shumë rëndësi në astrologjinë indiane meqënëse është më afër me tokën dhe ushtron shumë ndikim tek ne. Rritjet dhe zvogëlimet e Hënës lidhet me baticat dhe zbaticat, ndikojnë tek bimët, kafshët si dhe njeriu preket shumë nga këto efekte. Pozicioni i Hënës në hartën e lindjes së një individi quhet Rasi ose shenja hënore. Dhe kjo bashkë me Nakshatrën përdorën për parashikime.

Teknikat astrologjike indiane përdoren shumë në Indi dhe botë për parashikimin e lindjeve, natyrës së martesave, karrierën, financën, sëmundjet, vdekjen e njerëzve. Përdoret gjithashtu në analizat e zakonshme (mundane) për të parashikuar të ardhmen e vendeve, katastrofat natyrore.
Astrologjia indiane përdor një zodiak ndryshe nga astrologjia perëndimore dhe është degë e shkencës vedike. Në Indi besimi në astrologji është shumë i përhapur dhe përdoret plotësisht në jetën e zakonshme. Në perëndim kjo astrologji nisi të nxiste interes në fillim të viteve 90.

Ndryshe nga astrologjia perëndimore, astrologjia vedike lidhet më shumë me shkaqet natyrore dhe nuk përdoret per llotari dhe numra fati. . Siddhanta, Samhita dhe Hora janë baza e astrologjisë vedike dhe së bashku ato parashikojnë ngjarje natyrore si tërmetet, shirat, gjendjen ekonomike etj dhe kohët e përshtatshme për ngjarjet e ndryshme të jetës së përditshme.
Kohët e fundit, shkencëtarët indianë kanë propozuar që paratë e shtetit të përdoren edhe për kërkime në astrologjinë vedike meqë është pjesë e trashëgimisë indiane dhe një shkencë që vazhdimisht mësojmë prej saj.

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.