> Faqja pare > Ç'është astrologjia > Astrologjia shkencore

Astrologjia shkencore

equino-2014

Astrologjia shkenca për unitetin e hapësirës

Astrologjia mundet të jetë shkenca më e lashtë, por, në të njëjtën kohë, edhe më e panjohura. Ajo ka ekzistuar që prej kohësh aq të hershme, me aq sa jemi në gjendje ne ta ndjekim historinë e njerëzimit, njerëzit gjenin mbishkrime astrologjike në mbetjet e kockave të civilizimit sumer, i cili ka ekzistuar 25 000 vjet para erës sonë. Për ta janë ruajtur shënime astrologjike dhe skica të orbitës hënore në qiell.


Mirëpo në Indi kjo shkencë është më e lashtë. Në Riguedë përmenden konstelacione të cilët mund të shiheshin në qiell 95 000 vjet më parë. Duke u nisur prej kësaj, Llokmania Tillak nxori konkluzionin se Veda duhet të ishin shkruar akoma edhe më përpara: pozicioni i yjeve, përshkrimi në Vedë, mund të kish vend në një moment të caktuar 95 000 vjet më parë. Mirëpo kjo do të thotë se ky përshkrim duhet të ishte lënë në të njëjtën kohë, nëse jo më parë.
Kjo pjesë e Vedëve nuk mund të ishte shtuar më vonë. Breza të tjerë, më të vonshëm, nuk mund të llogarisnin pozicionin e yjeve, të cilët kanë ekzistuar shumë vite më pare. Kurse tani ne kemi metoda shkencore, të cilat na lejojnë të përcaktojmë se ku ndodheshin yjet në të kaluarën e largët.
Ligjet më të thella të astrologjisë u zbuluan për herë të parë në Indi. Faktikisht, vetëm në sajë të astrologjisë lindi matematika. Për të bërë llogaritjet astronomike, duhej matematika fillestare.
Shifrat e përdorura në matematikë, – shifrat nga njëshi deri te dhjeta, të cilat janë të pranishme në të gjitha gjuhët e botës, fillimisht linden në Indi. Në të gjithë botën u pranua sistemi metrik i llogaritjes: ai lindi për herë të pare në Indi, kurse pastaj, pak nga pak, u perhap nëpër të gjithë botën. Kur ju thoni në anglisht “najn” (nëntë) – ky është thjesht modifikim i fjalës sanskrite ‘nau’. Kur ju thoni në anglisht “ejt” (tetë) – ajo është fjala e ndryshuar sanskrite ‘eht’. Numrat nga një deri në dhjetë, të cilët janë huazuar nga të gjitha gjuhët e Tokës, u shfaqen në botë vetëm në sajë të ndikimit të astrologjisë indiane.
Të dhënat e para mbi ekzistencën e astrologjisë depërtuan në civilizimin sumer nga India. Sumerët për herë të pare ia happen dyert astrologjisë perëndimore që 6 000 vjet para erës sonë. Sumerët vendosen bazën për studimin shkencor të konstelacioneve (yllësive). Ata ndërtuan një kullë gjigande me një lartësi prej 700 futesh, prej së cilës njerëzit e shquar të shkencës vëzhgonin gjatë 24 orëve qiellin.
Metafizikët sumerë arritën pas pak te mendimi se gjithçka që ndodhte me njerëzimin, në konkluzion të fundit ishte lidhur me njëfarë mënyre me yjet – ata ishin burimi.
Gjatë njëmijë viteve para erës sonë sumerët e dinin tashmë se kurdo që të shfaqej sëmundja, kurdo që të ndodhte epidemia, kjo kishte lidhje me yjet (trupat qiellorë). Në ditët tona një ligjësi e tillë mori bazë shkencore. Dhe sot, ata që marrin vesh në shkencën e astrologjisë, thonë se historia njerëzore ka filluar me civilizimin sumer.

Sipas hulumtimeve të zhvilluara në Francë vitin e kaluar, 47% e popullsisë beson se astrologjia është shkencë.
Karl Jung ka thënë dikur se tre shekujt e fundit për astrologjinë kanë qënë të mbyllura dyert e universiteteve europiane, mirëpo në 30 vitet e ardhshme këto dyer do të hapen përsëri dhe astrologjia do të futet në universitete. Kjo ka për të ndodhur sepse ato hipoteza astrologjike, të cilat deri më tani ka qënë e pamundur të vërtetoheshin, tani mund të vërtetohen.
Paracelsi, zbuloi se njeriu sëmuret vetëm atëherë kur prishet lidhja harmonike mes tij dhe yllësisë, nën të cilën ai ka lindur. Ky pohim ka nevojë për një shpjegim të shkurtër. Shumë përpara Paracelsit, rreth 600 vjet para erës sonë, Pitagora i dha jetë një parimi shumë të rëndësishëm të harmonisë planetare.
Pitagora besonte se çdo yll, planet dhe satelit lëshon në proçesin e tyre të zhvendosjes në hapësirën kozmike vibrime unike. Çdo lëvizje e yjeve shoqërohet me vibrime dhe çdo trup qiellor lëviz sipas trajektores së tij individuale. Vibrimet e yjeve krijojnë bashkë një harmoni muzikore, të cilën ai e quajti harmoni e universit.
Melodia, e krijuar prej yjeve në momentin e lindjes suaj, është fiksuar në mendjen tuaj – mendje, e cila ka qënë në gjendjen më të freskët, më të ndjeshme dhe më të paprishur. Gjatë tërë jetës suaj ajo do të përcaktojë gjendjen tuaj. Nëse ju jetoni të bashkëintonuar me harmoninë muzikore fillestare, e cila ka ndodhur në momentin e lindjes suaj, atëherë ju jeni i shëndoshë. Dhe çdo herë kur kjo bashkësintoni prishet, ju sëmureni.
Në lidhjen e dhënë, Paracelsi bëri një punë shumë të rëndësishme. Ai nuk i shkroi asnjë recetë pacientit derisa u njoh me ‘kundalin’ e tij, hartën astronomike të lindjes. Dhe çuditërisht, pas kësaj Paracelsi ishte i aftë të shëronte edhe pacientët e pashërueshëm, prej të cilëve kishin hequr dorë mjekët e tjerë. Ai thoshte: Për sa kohë që unë nuk e di pozicionin e yjeve në momentin e lindjes së njeriut, unë nuk kam për t’i marrë vesh se cilat janë notat e harmonisë së tij të brendshme. Dhe, meqënëse unë nuk e di rendin e harmonisë së tij të brendshme, e si mund ta bëj një njeri të tillë të shëndoshë? Por çdo të thotë shëndet? – Shëndeti është natyra jonë; sëmundja është një sulm ndaj natyrës.
Që nga koha e Paracelsit kanë kaluar 500 vite dhe zbulimet e tij u lane në harresë. Por gjatë këtyre 40 viteve të fundit astrologjia doli përsëri nga hija. Gjatë këtyre viteve lindi një shkencë e re.
Në vitin 1950 lindi kimia kozmike. Themelues i saj u bë Georgi Hiardi, një prej njerëzve më të rëndësishëm të shekullit tonë. Pas zhvillimit të eksperimenteve të shumtë laboratorikë, ky njeri vërtetoi se i gjithë universi përfaqëson në vetvete një tërësi organike, se i gjithë universi është një trup. Nëse mua më dhemb gishti, kjo ndikon në të gjithë trupin tim. Në trup asnjë pjesë e tij nuk ekziston e veçantë, të gjitha pjesët trupore janë të ndërlidhura. Nëse mua më dhemb syri, atëherë edhe gishti i madh i këmbës e ndjen këtë dhimbje. Nëse të dhemb këmba kjo dhimbje arrin deri në zemër. Kurse nëse është e sëmurë mendja, atëherë i gjithë trupi do të çekuilibrohet. Trupi është një unitet organik: prekeni atë në në cilëndo pjesë të tij dhe i gjithë trupi do të fillojë të vibrojë (të dridhet), të gjitha pjesët e tij do të vihen në veprim. Pra, kimia organike pohon se i gjithë kozmosi përfaqëson në vetvete një trup: gjithçka është e ndërlidhur. Sado larg të jetë një trup qiellor (sidomos në sistemin tonë diellor), kur në të ndryshon diçka, atëherë ndryshon dhe rrahja e zemrës sonë. Nuk ka aspask rëndësi sa larg prej nesh ndodhet Dielli, kur në të ndodhin trazira, kjo do të shkaktojë prishjen e qarkullimi të gjakut në trupat tanë. Çdo 19 vjet në Diell ndodh shpërthimi atomik. Hera e fundit kur kjo ndodhi, mjeku japonez, me emrin Tamatto, bëri një zbulim të habitshëm. Ky mjek, gjatë 20 viteve analizoi gjakun e grave. Gjaku i femrës ka një cilësi unike, që mungon te burrat. Gjatë menstruacionit, gjaku i femrës bëhet më i hollë, atëherë kur gjaku i meshkujve ka dendësi të përhershme. Gjaku i femrës hollohet gjatë periudhës së menstruacionit dhe gjatë shtatëzanisë. Tamatto ka mendimin se ky është ndryshimi themelor mes gjakut të femrës dhe gjakut të meshkujve. Mirëpo kur në Diell ndodhin shpërthime bërthamore, hollohet edhe gjaku i burrave. Ky është një fenomen krejt i panjohur. Deri në këtë cast askund nuk flitej se aktiviteti diellor ndikon te cilësia e gjakut të meshkujve. Dhe nëse ai ndikon te gjaku, atëherë ai ndikon edhe tek të gjitha të tjerat. Dihet që çdo bimë rritet nën ndikimin e rrezeve të Diellit. Vetëm Dielli e zgjon farën dhe e detyron atë të jape filiza. Vetëm Dielli e provokon embrionin e bimës drejt jetës dhe stimulon rritjen e saj.
Thuhet se astrologjia është një shkencë, e cila, për shkak se ka lindur prej shumë kohësh, nuk mund të zhvillohej më tej. Por sipas pikëpamjes sime, situata është krejt e kundërta. Astrologjia ka qënë një shkencë e zhvilluar në mënyrë të pakufizuar në disa civilizime shumë të përparuar, por këto civilizime mbaruan dhe në ditët tona na kanë rënë në duar vetëm fragmente të kësaj shkence.
Astrologjia – është një shkencë e re, e cila ka nevojë për zhvillim, por një shkencë e cila ka qënë në kohën e vet shumë e zhvilluar. Mirëpo civilizimi që e ka përpunuar atë, është zhdukur. Tani shkenca ka arritur te pika, kur ajo është e gatshme të pranojë faktin se e gjithë jeta në tërësi i nënshtrohet ndikimit të trupave qiellorë.

Libri “Dijet e fshehta” – OSHO

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.