> Faqja pare > Sol Invictus > AURELIANO – themelues i kultit diellor

AURELIANO – themelues i kultit diellor

AURELIANO – Perandori romak me origjine ilire i cili fuqizoi kultin e Diellit (Sol Invictus ne Perandorine Romake>

aureliano-monedhaPas vdekjes së papritur të Klaudit II, perandoria romake u sundua nga viti 270 në 284 nga disa perandorë “ilirë”, të cilët ishin gjeneralë të mirë dhe që përpiqeshin me mënyra energjike të vendosnin ekuilibër. Më i shquari ishte Aureliani lindur në vitin 214 në Iliri (në Sremska, pranë Mitrovicës serbe jo asaj te Kosoves). Ai së pari arriti fitore të mëdha mbi fiset gjermanike Alemani dhe Juthungi, të cilët kishin zaptuar provincat alpine dhe Italinë veriore. Për të gëzuar banorët e Romës, të cilët ishin në panik, ai filloi ndërtimin e një stomi mbrojtës të njohur si Muri i Aurelianit. Dhe ndërsa kalonte në provincat danubiane, para se të marshonte kundër Palmirës, ai vendosi një evakuim (boshatisje) të organizuar të Dakisë, një zonë e pambrojtur që ishte zaptuar nga barbarët që nga koha e Gallienit (rreth vitit 260). Në Lindje, ai mundi lehtësisht trupat e Zenobias dhe zaptoi Palmirën në vitin 272. Menjëherë pas kësaj, një kryengritje shpërtheu në Egjipit nën nxitjen e një tregtari të pasur, i cili, ashtu si një pjesë e madhe e popullsisë, ishte një përkrahës i mbretëreshës së Palmirës. Në përgjigje të kësaj, Aureliani ndërmori një fushatë të dytë, duke plaçkitur Palmirën dhe nënshtruar Aleksandrinë. Mirëpo, këto trazira sëbashku me shkatërrimin e një qyteti të madh karavanesh, do të pengonin seriozisht tregtinë romake në Lindje. Më vonë, duke u kthyer në perandorinë gale të pasuesve të Postumit (komandant romak), ai lehtësisht mundi Tetrikun (perandorin gal), një njeri paqësor jo shumë i gatshëm për luftë, pranë Kabilloniumit. Bashkimi i perandorisë u realizua, dhe Aureliani festoi një fitore madhështore në Romë. Ai gjithashtu rivendosi rregull në shtet, shtypi egërsisht një protestë të artizanëve në Romë, organizoi sigurimin e qytetit duke vendosur ushtarë në disa korporata (furrtarët, tregtarët e mishit të derrit), dhe u përpoq të ndalonte inflacionin, duke stampuar një antoninian (monedhe romake) të një vlere më të fortë. Politika e tij fetare ishte origjinale (e veçantë): në mënyrë që të forconte unitetin moral të perandorisë dhe pushtetit të tij, ai e deklaroi veten si apostull të Sol Inviktusit (Diellit të Pamposhtur) dhe ndërtoi një tempull madhështor për këtë perëndi me materiale palmirene. Aureliani nganjëherë quhej gjithashtu zyrtarisht ‘dominus’ dhe ‘deus’ (zot): principata (periudha e parë e perandorisë romake) përfundimisht pati sukses nga “dominate” (perandori romak). Në 275 Aureliani u vra nga disa oficerë të cilët gabimisht mendonin se jeta e tyre ishte në rrezik.

Aureliano

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.