> Faqja pare > 3.SHENJAT ZODIAKALE > Bricjapi

Bricjapi

Bricjapi      BRICJAPI

(22 dhjetor – 20 janar)

Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut; shenjë e tokës, themelore, femërore-negative, që drejtohet nga Saturni. Kjo është shenjë e të menduarit, e pjekurisë, e mbylljes në vetvete dhe e vetmisë. Uni i Bricjapit është shumë i fortë, me prirje për të komanduar dhe që kërkon me ngulm shumë të madh të arrijë synimet e veta.

Cilësitë: përqëndrimi, shpirti praktik, qëndrueshmëria.

Të metat: skepticizmi, paragjykimet, melankolia dhe pesimizmi.

Armiku: ndjenja e tepruar e përgjegjësisë dhe e detyrës.

Miku: është i padukshëm, por i pranishëm.

Dashuria: dashuroni lidhjet e qëndrueshme, nuk ju pëlqen të ndryshoni.

Urrejtja: i jepni fund duke e hedhur helmin mbi ata që ju zhgënjejnë.

Ideja fikse: të bëni gjithçka vetëm, pa kërkuar asgjë.

Deshira e fshehtë: të çmoheni për atë që vleni.

Pika e bobët: të ngurroni së tepërmi.

Karakteristika të përgjithshme:

Të lindurit në shenjën e Bricjapit janë praktikë, ambiciozë, të matur, të heshtur, të duruar, të vëmendshëm, të rezervuar dhe tipa të mbyllur. Janë punëtorë të palodhur dhe e kuptojë se duhet shumë punë për t’ia dalë mbanë. Gjithashtu të lindurit e Bricjapit janë të vendosur për t’ia arriur qëllimit, realistë, të ftohtë, të disiplinuar, të turpshëm, pesimistë, të ngurtë, seriozë dhe shumë kërkues. Janë mjeshtër për biznes, pragmatikë, të fshehtë, të besueshëm dhe besnikë. Bricjapët në përgjithësi janë pak të ndjeshëm dhe të mendueshëm. Janë të pajisur me fantazi dhe kanë një karakter të mbyllur që nuk u lehtëson miqësitë, janë shpesh të vetmuar, por kur arrijnë të komunikojnë bëhen dhe simpatikë, duke u tërhequr vëmendjen atyre që u afrohen. Janë të sjellshëm, dashamirës dhe të shoqërueshëm. E duan lirinë dhe pavarësinë dhe nuk tolerojnë që të huajt të merren me problemet e tyre. Nuk kanë qejf të bëjnë punë të rëndomta por preferojnë diçka që kërkon reflektim dhe studim. Nuk entuziazmohen lehtë, preferojnë një profesion të lirë që nuk i lidh shumë. Janë herë ekonomiqarë të zellshëm, herë plot shpresa, herë të sigurtë për fitoren por shpesh janë dhe pesimistë. Shumë prej tyre kanë tendenca të shquara artistike dhe shpesh herë kanë dhe fat. Simboli i kësaj shenje është cjapi që i pëlqen të ngjitet në majë ku ajri është i pastër. Po kështu të lindurit e Bricjapit synojnë majat, suksesin, famën dhe paratë. Por të arrish majat është vështirë dhe mund të humbasin gjatë rrugës. Bricjapët janë intuitivë, eficientë, të organizuar, veprojnë me pjekuri dhe arsye të shëndoshë, dy cilësi që i ndihmojnë drejt suksesit, kur arrijnë suksesin s’i harrojnë njerëzit që i kanë ndihmuar në qëllimin e tyre. Janë tipa tradicionalë dhe konservatorë. Meqë janë shenjë e tokës ata jetojnë me këmbë të mbështetura fortnë tokë. Ata çohen herët çdo mëngjes dhe e kanë mendjen tek puna, a e kanë bërë mirë punën sot dhe si do ta bëjnë nesër. Hera herës janë pak materialistë dhe grykës por nuk e teprojnë e duan traditën dhe shoqërinë duan të duken të sjellshëm dhe shoqërore. U pëlqen të bëjnë pazar por ta marrin çdo gjë sa më lirë. Janë mjaft të matur dhe kurrë nuk rrezikojnë. Të lindurit në këtë shenjë kërkojnë nder, respekt, dhe kanë tendencë të jenë shumë të emocionuar në lidhjet personale. Bricjapët duan të jetë udhëheqës por e dinë që këtë titull s’jua dal kush dhe duhet ta fitojnë vetë. Bricjapi është shenja më e serioze e zodiakut janë të pastër, të pakorruptueshëm, të qëndrueshëm, me shumë veti të çmuara. Zakonisht janë dhe të sigurt në vetvete me vullnet të fortë, por janë dhe pak të ngathët dhe s’u pritet. Janë këmbëngulës dhe çojnë me çdo kusht punën në fund por kur arrijnë sukseset bëhen dhe mendjemëdhenj. Dinë të kursejnë pa u bërë kurnacë dhe arrijnë rezultate të mira pa shumë energji dhe shpenzime. Ndryshimet e humorit janë një nga arsyet pse të lindurit në këtë shenjë bëhen kapriçiozë. Shumë Bricjapë janë të prirur drejt botës okulte. Gjithashtu kanë një kujtesë të mirë dhe dëshirë të pafund për të mësuar. Por ka dhe Bricjapë që janë inatçorë, egoistë, arrivistë, fatalistë, tepër konvencionalë, sanguinë, krenarë që u japin rëndësi zgjidhjeve sociale që kanë të bëjnë me atë vetë. Nëse pesimizmi i tyre arrin në ekstrem mund të bien edhe në depresion.

Pëlqejnë: besnikërinë, profesionalizmin, të kenë një qëllim, themele të forta, të bëjnë fotografi.

Urrejnë: projekte të parealizuara, punët pa bereqet, turpin, fantazitë e kota, gjërat qesharake.

Prirjet profesionale:

Është e qartë se serioziteti, shkathtësia, sensi praktik, rregulli dhe metoda në punë, të gjitha këto karakteristika të femrës së Bricjapit, e ndihmojnë atë t’ua dalë në krye atyre veprimtarive që kërkojnë këto lloj dhuntish. Sidoqoftë mësuesia, puna kërkimore dhe puna në fushën e ekonomisë janë veçanërisht të përshtatshme për femrën e kësaj shenje, e cila i kushtohet e tëra profesionit, sepse për të ka rëndësi që në punë njeriu të shquhet dhe të ketë sukses. Nganjëherë këto femra kanë shumë të dhëna për të interpretuar me sukses dhe për t’u bërë aktore të mira, gjë për të cilën i ndihmon ambicia dhe ngulmimi. Ndërsa veprimtaritë e tjera që kërkojnë fantazi, frymëzim madje dhe njëfarë aftësie për të improvizuar, kanë pak gjasë të jenë të përshtatshme për femrat e shenjës së Bricjapit, që nuk janë tipa të gjithanshëm, ndonëse gjithsesi të suksesshme në fushat ku kontribuojnë mund të zgjedhin ato profesione që kanë të bëjnë me matematikën më shumë si: bankierë, ekonomistë por mund t’i hyjnë edhe politikës falë prirjeve të tyre për debat.
Duke qënë se për nga natyra mashkulli i Bricjapiit është njeri serioz dhe i qëndrueshëm, i aftë të vërë në përdorim arsyen, mirë është ai të ushtrohet në profesione të tilla që duan zell dhe këmbëngulje siç është bujqësia, mësuesia, arkeologjia, mjekësia, politika, burokracia, drejtësia, noteria e majde edhe karriera ushtarake; jo rrallë të lindurit e shenjës së Bricjapit bëhen dhe mjeshtër të mirë, artistë dhe muzikantë me emër, tregtërë të ndershëm, spekulatorë, drejtor ndërmarrjesh ose shkollash, filozofë e mbledhës antikash, ndërsa natyra e tyre e ftohtë u jep epërsinë të jenë shoferë të sigurtë. Është e qartë se të gjithë të lindurit në këtë shenjë kërkojnë t’i shmangin profesionet ose punët që paraqesin rreziqe të mëdha (sepse ato i kanë frikë ato) nga pikëpamje ekonomike, sepse nga mosbesimi i tepruar të lindurit Bricjapë mund të bëjnë gabime shumë të mëdha në vlerësim. Një këshillë edhe në marrëdhëniet e punës do të ishte mirë që të bënin përpjekje për të qenë më të hapur e më të drejtpërdrejtë.

Njerëz të famshëm të Bricjapit:
Kleopatra e Egjiptit, Mark Antoni, Henri IV i Francës, Nostradamus, Isak Njuton, Luis Pastër, Elvis Presli, Adriano Çelentano, Domeniko Modunjo, Zhan d’Ark, Riçard Nikson, Molier, Johan Kepler, Martin Luter King, Stefen Hauking, Riki Martin, Mikael Shumaker, Zhan Dikson, Kevin Kostner, Boris Tadiç, Dragana Mirkoviç, Nikolas Sparks, Sakis Ruvas, Mel Gibson, Zherar Depardië, Orlando Blum, Nikolas Keixh, Denzel Uashington, Burak Ozçivit, Ismail Qemali, Fan Noli, Isa Boletini, Lasgush Poradeci, Mehmet Shehu, Fatos Kongoli, Kadri Roshi, Sandër Prosi, Robert Ndrenika, Avni Mula, Eliza Dushku, Sejfulla Myftari, Ben Blushi, Hamdi Salihi, Alketa Vejsiu.

Pasaporta astrologjike e Bricjapit:f80a.
Periudha diellore: 22 dhjetor – 20 janar;
Planeti sundues: Saturni;
Gjinia: Femërore, negative;
Elementi: Toka;
Cilësia: Themelore (kardinale);
Gjatësia zodiakale: 270° – 300 gradë;
Stina: Fillimi i dimrit;
Dita: E Shtunë;
Numri: 4 dhe 10;
Guri i çmuar: Oniksi, qelibari;
Motoja: “Unë përdor – bëj – këshilloj”;
Metali: Plumbi, bronzi;
Ngjyra: E zezë, kafe, gri.
Analogjia: Shtëpia e dhjetë zodiakale (X), Mesqiellori (MC);
Anatomia e trupit: Gjunjët, kockat, lëkura, dhëmbët, thonjtë, flokët.
Shtetet: Shqipëria, Belgjika, Lituania, Kameruni, Maqedonia, Polonia, Suedia.
Qytetet: Tokio, Brukseli, Delhi, Oksfordi, Kostanca, Meklenburgu, Port Said, Meksiko Siti, qendrat administrative të të gjitha kryeqyteteve.
Pemët: Pisha, plepi, shelgu, qiparizi, kaktusi, ftoi, lisi, bredhi.
Bimët/lulet: Shqopa, lulja e gjembaçit blu, thekri, manushaqja, shtara, kukuta.
Ushqimet: Mjalti, mishi, ushqimet si niseshte (të grira), kosi.
Fjalët kyçe: Ambicje, maturi, përqendrim, durim, këmbëngulje, seriozitet, disiplinë, kufizim.
Kafshët: Deveja, elefanti, brumbulli, cjapi, hijena, korbi.
Sporti: Alpinizmi, skitë, xhogingu, golfi.
Lënda mësimore: Matematika, fizika.
Festa: Krishtlindja, Viti i Ri.

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.