> Faqja pare > HOROSKOPI > Çfarë është horoskopi

Çfarë është horoskopi

horoskop

Fjala Horoskop vjen nga fjalët greke “hora” = orë dhe “skopos” = vëzhgoj, pra në kuptimin “vëzhgoj (shqyrtoj) orën e lindjes”. Horoskopi më i lashtë i ruajtur deri më sot daton nga viti 410 para erës sonë. Në shekullin e shtatë para erës sonë, babilonasit e lashtë ndanë një sistem të plotë të astrologjisë, një kalendar bindës. Dhe që nga ajo kohë astrologjia u përhap dhe u bë më e njohur. Horoskopi quhet ndryshe “Harta qiellore e lindjes”

dhe merr në konsideratë, përveç datës së saktë, edhe orën dhe vendin e saktë të lindjes. Pra, horoskopi ose harta e lindjes është diagrama që tregon pozicionin e saktë të planeteve në bazë të momentit të lindjes së një individi (apo ngjarje). Lëvizjet planetare, ose energjitë që kanë vepruar në momentin kur keni lindur janë unike. Horoskopi është projektplani i karakterit dhe potencialeve tuaja, pra portreti ynë kozmik.
Dielli dhe planetet lëvizin në rrugën e Ekliptikës (udha imagjinare rreth Tokës) me një gjatësi prej 360 gradësh. Sa më e saktë të jepet ora e lindjes aq më i saktë do të dalë parashikimi i një astrologu. Në fakt moskorrektësia e orës nuk duhet t’i kalojë 15 minuta për të parashikuar saktë të ardhmën, por karakteri përcaktohet edhe pa orën e lindjes. Me njohjen e orës së lindjes ne dimë se kush është shenja jonë Ashendent e cila është po aq e rëndësishme sa edhe shënja Diellore (zodiakale), dhe në bazë të saj përcaktohen 12 shtëpitë zodiakale të horoskopit. Sot fjala horoskop përdoret nëpër gazeta duke zëvendësuar fjalën “parashikimi i fatit”, por kuptimi i vërtetë është ai që përmendëm më sipër. Nëse nuk njihni orën e lindjes, në bazë të datave të sakta të ngjarjeve që ju kanë ndodhur në jetë, astrologjia mund ta zbulojë atë.
Në horoskopët “ditorë” (apo javorë, mujorë e të përvitshëm) që jepen nëpër media të shkruara apo vizive nuk rezulton parashikimi i saktë sepse në pamundësi të marrin në konsideratë momentin e orës së saktë të lindjes ata studiojnë vetëm efektet e Diellit, por kjo është e pamjaftueshme. Pra këto parashikime bëhen në bazë të shenjës suaj diellore që zakonisht e njohim si shënjë zodiakale e jona, (edhe kjo ka krijuar mosbesim tek astrologjia). Por përveç kësaj kemi dhe shenjën Ashendent, shenjën hënore dhe shenjën e çdo planeti tjetër, që do t’i gjeni në faqet që vijojnë, dhe secila prej tyre ka interpretimin e saj unik. Po të përdoren të gjithë këto faktorë me saktësi, astrologjia mund t’i përgjigjet çdo pyetjeje të mundshme, por varet se sa i aftë është astrologu. Në të vërtetë nuk duhet tepruar me pyetje të tilla, si: “më thuaj emrin e personit që më do? Kush më ka inat më shumë?- Ku ndodhet ai/ajo?… Astrologjia nuk jep siguri, por zbulon prirje dhe tendenca: është e dobishme pra për t’u konsultuar me të për të parë më mirë brenda nesh se kush jemi dhe çfarë dëshirojmë dhe për të përballuar të ardhmen me vetëdije. Ajo ka aftësi për të treguar ty se çfarë prirjesh ke dhe çfarë karriere duhet të zgjedhësh; në çfarë fushe jeni më i aftë; kur janë kohët e vështira dhe periudhat më të lumtura, sa përputheni dhe kombinoni me dikë tjetër që ju intereson, kohët përshtatshme për të nisur diçka, për të marrë vendime të rëndësishme; për sëmundjet, punën, dashurinë, familjen… Horoskopi nuk ju thotë se sot do t’ju digjet shtëpia, por thotë se mund t’ju ndodhë një fatkeqësi. Pra ajo na ndihmon në shumë aspekte duke na paralajmëruar në mënyrë që të përgatitemi. Megjithatë astrologjia horare merret me pyetje specifike, por ajo nuk është përfshirë në këtë libër pasi ajo kërkon një libër më vete. Një gjë mos harroni: Astrologjia është e saktë po aq sa është i shkathët astrologu.

Horoskopi ka tre komponentë kryesorë: planetët, shenjat, shtëpitë. Planetët tregojnë se çfarë do të ndodhë, shenjat tregojnë se si do të ndodhë, ndërsa shtëpitë tregojnë se ku do të ndodhë.

 

Me shigjetat mund të ndërroni datat për të parë pozicionin planetar të datave të ndryshme

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.