> Faqja pare > SINASTRIA > Çfarë është sinastria

Çfarë është sinastria

cift
Fjala Sinastri vjen nga greqishtja, “syn” do të thotë “bashkoj” dhe “astron” nënkupton “yjet (trupat qiellorë)”. Është bashkimi i yjeve (planetëve) në qiellin e përbashkët, bashkimi i dy apo më shumë masave energjie që priren të shkrihen së bashku drejt të njëjtit qëllim. Sinastria nuk është gjë tjetër veçse kahasimi i dy hartave të dy individëve të ndryshëm.
Ajo na bën të kuptojmë marrëdhëniet midis dy personave duke studiuar ndërveprimet planetare në dy hartat e lindjes. Sinastria na shpjegon se pse dy persona e shkojnë aq mirë me njëri-tjetrin, ose në të kundërtën, pse nuk dinë të merren vesh me njëri-tjetrin?

Sinastria është një degë e astrologjisë që analizon ndërveprimet qiellore që ndikojnë midis individëve, që janë ose nuk janë të dukshme. Duke jetuar me të tjerët ne mund të njohim të metat dhe vlerat tona. Pra, nëpërmjet marrëdhënieve mund të mësojmë të bëhemi vërtetë më të përkryer. Edhe pse momentet e vetmisë na bëjnë të kuptojmë më thellë veten tonë, prapëseprapë është ndryshe kur kemi dikë përballë. Kështu mund të shohim në veprim shumë pjesë të personalitetit tonë, duke njohur forcat dhe dobësitë tona dhe duke i vënë ato në diskutim. Studimi i sinastrisë na mundëson të vlerësojmë shkallën e përputhshmërisë ndërmjet dy personave si edhe tipin e përshtatshmërisë që do të jetë i nevojshëm në mënyrë që të vendoset një marrëdhënie harmonike. Por përpara se të studjojmë nëse dy persona shkojnë mirë bashkë, do të ishte më mirë që në fillim të shikonim nëse secili zotëron aftësi në marrëdhënie». Individit që përfshihet së pari i pëlqen jeta në çift, apo ai preferon, për arsye të ndryshme, të jetojë vetëm? A është ai në gjendje të përjetojë një lidhje të shëndetshme dhe të pasur apo është e pamundur për personin tjetër? Çfarë lloj marrëdhënieje kërkon ai? A mund t’u japë ai diçka të tjerëve dhe të marrë atë që ka nevojë? Pra, është i nevojshëm një studim paraprak i aftësive të çdo individi që jeton në çift.

Është e rëndësishme, ndërsa krahasojmë dy tema, të shikojmë nëse dominuesit përkatës (të dy partnerëve) përputhen ndërmjet tyre. Nëse ato kanë natyrë shumë të ndryshme, kjo rrezikon të jetë më e vështirë. Preferohet që planetët këndor (përkrah AS, MC, DS ose FC) të të dyja temave të jenë të ndryshëm, përndryshe, kjo mund të shkaktojë mospërputhje. Ai thotë gjithashtu që një planet i vetëm sipër apo poshtë horizontit duhet të mbështetet në mënyrë të favorshme nga një planet i temës tjetër, sepse ai përfaqëson një faktor psikologjik tepër të theksuar dhe është e nevojshme që ky faktor të formojë aspekte të mira me temën tjetër.
Astrologjia na tregon me anë të sinastrisë se cili është personi ideal për një lidhje dashurie apo martesë. Për të bërë një studim të plotë midis marrëdhënies së dy personave, nuk mjafton vetëm shenja zodiakale, por duhen marrë në konsideratë të gjithë planetët, këndet dhe shtëpitë zodiakale.
Ndëraspektet kryesore që duhen analizuar më shumë janë ato midis planetëve personalë: Diellit, Hënës, Merkurit,Venusit, Marsit, gjithashtu edhe Ashendenti dhe Deshendenti.
Ndërhyrjet e Mërkurit tregojnë më shumë një marrëdhënie miqësore ose intelektuale; nëse Venusi është shumë i theksuar marrëdhënia është sentimentale dhe trupore (fizike); me Marsin ajo do të ketë raporte force, seksuale apo thjesht do të jetë dinamike; plot emocione dhe dhembshuri me Hënën; serioze dhe jetëgjatë me Saturnin.
Kur krahasojmë dy tema, mund të marrim në konsideratë edhe marrëdhënien reciproke. Nëse dikush, për shembull, ka Diellin përkrah Saturnit, ai do të ketë përputhshmëri me dikë që ka Diellin në Bricjap. Dikush që ka Hënën në shtëpinë e nëntë do të mund të harmonizohet me një tjetër që ka Hënën e tij në Shigjetar, ose një burrë që ka Hënën përkrah Uranit do të ketë mundësi të lidhet me një femër që ka Uranin përkrah një këndi apo shenjën e Ujorit dominues.

Në përgjithësi, njerëzit janë të prirur drejt asaj që stimulon aspektet e tyre harmonike dhe e kanë më të vështirë të vendosin një komunikim harmonik me ata me të cilët kanë aspekte konfliktuale. Megjithatë, kur dy persona kanë aspekte tensionuese ndërmjet planetëve të njëjtë, secili mund të identifikohet fort me vështirësitë e tjetrit. Kjo lidhje u mundëson pra të dy personave të përfshirë të njohin disa tipare psikologjike të vështira tek ata dhe kështu të mësojnë t’i kontrollojnë më mirë ato. Sidoqoftë, nëse njëri nga të dy nuk do t’ia dijë për këto tipare shqetësuese, ai mund të acarohet kur t’i gjejë ato tek tjetri.

Ndodh shpesh që të kundërtat të tërhiqen. Një individ, për shembull, tek i cili tema tregon një sens fuqie, dominimi, pavarësie, mund të lidhet me dikë që theksohet nga karakteristika të kundërta: nënshtrim,, varësi, posesivitet. Por nëse të kundërtat janë tepër të kundërta, partnerët nuk kanë asgjë të përbashkët dhe rezultojnë në një mospërputhje të thellë.
Nëse marrim dy njerëz, ku njëri është shumë ekspresiv dhe i hapur dhe tjetri i rezervuar dhe i fshehtë, mund të presim konflikte, pak rëndësi ka numri i aspekteve harmonike, për shkak të një mospërputhjeje të thellë në nivelin e personalitetit. Kjo nuk do të thotë që nuk do të arrijnë të jetojnë së bashku, por nuk do të nxjerrin gjë në dritë.

Zbuloni sa përfiqnd e shkoni mirë me partnerin:

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.