> Faqja pare > Merrni përgjigje > Çfarë përgjigje do të kem?

Çfarë përgjigje do të kem?

Përdorimi i qepëve për t’ju përgjigjur pyetjeve të rëndësishme
sun-rays-1
Jo shumë veta e dinë që qepët mund të përdoren për parashikime ose profetizime. Ju mund të përdorni qepët në përputhje me instruksionet e mëposhtme për të marrë një vendim të drejtë në një situatë të vështirë kur nuk jeni i sigurtë. Mund t’i përdorni qepët gjithashtu për t’i dhënë një përgjigje të drejtë ose të saktë çdo pyetjeje të vështirë ose për të parashikuar të ardhshmen. Veproni si më poshtë: 1.

Merrni aq qepujka qepësh sa janë edhe përgjigjet e mundshme ndaj një pyetjeje që ju keni në mendje. Kjo do të thotë se, në qoftë se keni një pyetje dhe, për këtë pyetje keni katër përgjigje alternative të mundshme atëhere ju duhet të merrni katër qepujka (qepë të vogla) identike në formë, madhësi etj. Qepët do të vendosin për ju se cila nga ato përgjigje është përgjigja më e mirë dhe më e saktë ndaj pyetjes suaj, duke marrë parasysh rrethanat dhe interesat tuaja personale. 2. Tani uluni, çfarëdo momenti të ditës, përpara qepujkave, dhe shkruani në aq copa letrash sa qepujka keni përgjigjet e ndryshme. Një copë letër, një përgjigje. Copat e letrave duhet të jenë identike në lloj, madhësi, formë etj. Shkruani me rezervë. 3. Pas kësaj ngjisni letrat pas qepujkave me zamkë, një qepujkë një letër, dmth një përgjigje. I mbani qepujkat përpara, mbi tavolinë, mbyllni sytë dhe përsërisni disa herë me vete pyetjen që ju mundon. Pastaj hapni sytë, merrni të gjitha qepujkat dhe shkoni t’i mbillni pranë njëra tjetrës në kopshtin tuaj. 4. Shënoni vendin ku keni bërë mbjelljen. Në qoftë se nuk keni kopësht ose në qoftë se moti është i tillë që nuk ju lejon t’i mbillni qepujkat jashtë, atëhere mund,t’i mbillni pranë e pranë në një vazo të madhe lulesh. Në këtë rast mos harroni t’i ujitni. 5. Kontrollojeni vendin e mbjellur çdo ditë dhe qepujkën e parë që mbin nxirrenidhe lexoni copën e letrës që ka të ngjitur. Ajo do të jetë përgjigja e saktë ndajpyetjes suaj. Qepujkat e tjera mund t’i hiqni tashmë ose mund t’i lini për të parë secila është përgjigja e dytë më e mirë për ju, dmth cila do të mbijë e dyta e kështu me radhë. 6. Pa dyshim, çdo njeriu të sotëm kjo do t’i dukej një mënyrë idioteske për të gjetur përgjigjen e vërtetë ndaj një pyetjeje, por kjo metodë është përdorur me sukses për shekuj me radhë për të ndihmuar në marrjen e një vendimi ose bërjen e një parashikimi.

Rasti Nr. 1 mbi përdorimin e metodës

Janisa zgjedh midis dy partnerëve të saj burrin e ardhshëm.

Janisa W. ishte shumë konfuze, ashtu siç mund të jetë konfuze një vajzë e bukur kur bëhet fjalë për të vendosur për martesë. Janisa jeton në Londër dhe kishte dy shokë, Sem L. dhe Martin J. Ajo tregon, “Të dy donin të martoheshin me mua. Ju mund të vrisni mendjen se si arrija unë që t’i mbaja ata larg nga njëri tjetri pa e njohur kurrë njëri tjetrin? Po ja që Londra është qytet i madh dhe unë mendoj se një vajzë mund të manovrojë në se di të planifikojë.” “Unë nuk isha e sigurtë se cilin doja më shumë. Të dy më bënin të lumtur. Ishte gallatë të rrije me Semin që ishte i pashëm dhe kishte një veturë të madhe. Kurse Martini më bënte shumë për të qeshur dhe më jepte shpesh dhurata.” Janisa ishte kaq e pasigurtë sa që vendosi të shfrytëzojë metodën me qepëpër të zbuluar se cili prej të dy djemëve do të ishte burri më i përshtatshëm për të. Ajo tregon, “I shkrova emrat e tyre në dy copa letrash, veç e veç, dhe i ngjita secilën në një qepujkë. Pasi e mendova pyetjen disa herë me vete me sy mbyllur, i mbolla qepujkat pranë e pranë dhe i kontrolloja çdo ditë. Qepujka e parë që mbiu ishte ajo me emrin e Martinit.” Janisa ndërpreu shoqërinë me Semin dhe u martua me Martinin. Pas katër muajve ajo e kuptoi se kishte vepruar drejt duke mos u martuar me Semin sepse, ky i fundit, u arrestua dhe u burgos për disa vjet si kryetar i një grupi trafikantësh droge. Janisa thotë e habitur, “Ai nuk dukej fare si i tillë. Dhe të mendosh se mund të ishte burri im!”

Rasti Nr. 2 mbi përdorimin e metodës.

Sherman M. refuzon një ofertë pune në dukje të mirë.

Sherman M. zv/president i financave në Phoenix (Arizona, SHBA) në një shoqëri manifakturash ishte në një dilemë. Nuk dinte se çfarë duhej të bënte. Po pse? Shermanit sapo i kishin ofruar një punë tjetër që dukej shumë me leverdi nga një shoqëri tjetër në Tuskon. Thotë 42 vjeçari Sherman: “Dukej një ofertë e shkëlqyer. Rroga ishte pothuaj sa dyfishi i asaj që kisha. Përveç kësaj, kompania në Tuskon sapo ishte krijuar dhe ky fakt ishte shumë tërheqës për mua. Sidoqoftë, unë nuk vrapova që ta merrja punën e re, por po e përtypja mirë.” Dhe Sherman vendosi të përdori metodën me qepë për të mësuar në ia vlente që ta merrte punën e re. Përgjigja ishte “jo” kështu që Sherman qëndroi në punën që kishte. Nuk kaloi as një vit dhe Sherman mësoi se kompania në Tuskon falimentoi dhe ishte i lumtur që nuk kishte vajtur atje me punë.

Një tjetër përdorim i qepës

Një tjetër përdorim pak i njohur i qepës, që nuk lidhet drejt për së drejti me Kromniomansinë,është ai që ju ndihmon ju në realizimin e dëshirave tuaja. Procedura është kjo: Sa herë që doni t’ju realizohet ndonjë dëshirë, thojeni dëshirën duke djegur brenda sobës ose mbi zjarr disa luspa të thata qepësh.

Përsëriteni këtë në disa raste duke thënë të njëjtën dëshirë. Pas realizimit të dëshirës së mësipërme mund të përsëritni të njëjtën procedurë për një dëshirë tjetër. Në qoftë se dëshira e parë ka qënë një dëshirë afat-gjatë ju mund të mos prisni realizimin e saj për të bërë një dëshirë të dytë.

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.