> Faqja pare > Partneri ideal > Çifti ideal

Çifti ideal

mars-venusPolariteti Mars-Afërditë

Të kundërtat tërhiqen thonë ligjet e fizikës. Të njëjtën gjë thotë dhe astrologjia. Në rrethin e shenjave të zodiakut secila shenjë ka përballë atë që i ngjan më shumë në disa pikëpamje. Shenjat opozitë (ballë për ballë) janë shenjat që kanë një tërheqje të fortë midis tyre. Për shembull një person qe ka lindur me 4 maj (Demi) duhet të tërhiqet me një person që ka lindur me 4 nëntor (Akrepi), pra muaji maj është përballë nëntorit, ose Demi përballë Akrepit.

Sa më afër datat përballë, aq më e fortë do të jetë tërheqja fizike dhe simpatia midis tyre. Shenjat përballë (opozitë) quhen shenja të kundërta dhe janë pasqyra e njëra-tjetres. Ndonëse ka mjaft mospërputhje karakteresh midis tyre, ata e gjejnë pikën e përbashkët në aspekte të tjera, sidomos në aspektin fizik. Tërheqja është reciproke dhe e fortë. Këtyre çifteve u përshtatet shprehja: “bashkë nuk bëjmë, por pa ty nuk jetoj dot”. Këto shenja mund të bien në dashuri me shikim të parë midis tyre. Nëse do të arrinin të gjenin gjuhën e përbashkët, do të formonin çiftin ideal.

Ja cilat janë çiftet opozitare në zodiak:
Dashi – Peshorja
Demi – Akrepi
Binjakët – Shigjetari
Gaforrja – Bricjapi
Luani – Ujori
Virgjeresha – Peshqit

ose me muaj:

Janar – korrik
Shkurt – gusht
Mars – shtator
Prill – tetor
Maj – nëntor
qershor – dhjetor

 

Çifti Shigjetar-Binjakë

brad-angelina

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Çifti Virgjëreshë-Peshqit

william-maite

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.