> Faqja pare > ASTROLOGJI TË TJERA, Shenja apo yjesi > CILËS YJESIE I PËRKISNI?

CILËS YJESIE I PËRKISNI?

Zbuloni dhjetëditshin dhe yjësinë  tuaj sipas astro-mitologjisëyjesite

Grupe të caktuara yjesh që i ngjajnë një imazhi të caktuar formojnë atë që quhet yjesi (konstelacion). Dijetarët e lashtë dhe të mëvonshëm kanë emërtuar gjithsej 88 yjesi me emra mitologjik. Çdo shenjë zodiakale ndodhet përballë yjësive të caktuara. Rrethi zodiakal ka gjithsej 360 gradë, i ndarë me dhjetëditshe i bie të ndahet me 36 yjësi korresponduese. Zbuloni se në cilën yjesi keni lindur. Secila shenjë ndahet me nga tre dhjetëditsha, pra me nga tre yjesi.

Shenjat ndahen: 6 në mashkullore dhe 6 në femërore, pra duke nisur nga Dashi mashkullore, Demi femërore e kështu me radhë, një mashkullore e një femërore pa e prishur rregullin. Dhjetëditshat e parë të shenjave mashkullore shkojnë mirë me njëri-tjetrin, kurse ato femërorë me njëri-tjetrin, po kështu llogariten dhe dhjetëditshat e dytë e të tretë. Për shembull: Dhjetëditshi i parë i Dashit, që i korrespondon yjësisë së Trekëndësisht korrespondon me dhjetëditshin e parë të Binjakëve, Luanit, Peshores, Shigjetarit dhe Ujorit (pra shenjave mashkullore), e kështu me radhë.

ZONA E DASHIT
21 mars – 30 mars = Trekëndëshi
31 mars – 9 prill = Eridani
10 prill – 19 prill = Perseu

ZONA E DEMIT
20 prill – 29 prill = Lepuri
30 prill – 9 maj = Orioni
10 maj – 20 maj = Karrocieri

ZONA E BINJAKËVE
21 maj – 30 maj = Arusha e Vogël
31 maj – 10 qershor = Qeni i Madh
11 qershor -21 qershor = Arusha e Madhe

ZONA E GAFORRES
22 qershor – 1 korrik = Qeni i Vogël
2 korrik – 11 korrik = Hidra (Kuçedra)
12 korrik – 22 korrik = Anija e Argonautëve

ZONA E LUANIT
23 Korrik – 1 gusht = Kupa
2 gusht – 11 gusht = Centauri
12 gusht – 22 gusht = Korbi

ZONA E VIRGJËRESHËS
23 gusht – 1 shtator = Bariu i Lopëve
2 shtator – 11 shtator = Herkuli
12 shtator – 22 shtator = Kurova Veriore

ZONA E PESHORES
23 shtator – 2 tetor = Gjarpri
3 tetor – 12 tetor = Dragoi
13 tetor – 22 tetor = Ujku

ZONA E AKREPIT
23 tetor – 1 nëntor = Gjarpërmbajtësi
2 nëntor – 11 nëntor = Altari
12 nëntor – 21 nëntor = Kurora Jugore

ZONA E SHIGJETARIT
22 nëntor – 1 dhjetor = Lira (vegël muzikore)
2 dhjetor – 11 dhjetor = Shqiponja
12 dhjetor – 21 dhjetor = Shigjeta

ZONA E BRICJAPIT
22 dhjetor – 31 dhjetor = Mjellma
1 janar – 10 janar = Delfini
11 janar – 20 janar = Peshku Jugor

ZONA E UJORIT
21 Janar – 30 janar = Kali i vogël (mëzi)
31 janar – 9 shkurt = Pegasus (kali me flatra)
10 shkurt – 19 shkurt = Balena

ZONA E PESHQVE
20 shkurt – 29 shkurt = Kefeu
1 mars – 10 mars = Andromeda
11 mars – 20 mars = Kasiopea

yjesite

Orioni – yllësia më e bukur dhe më e shndritshme në qiellin dimror

Orioni

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento